04 maggio 2014

Vlorë: Nis sistemimi i plazheve për sezonin turistik 10 maj/2014

pergatitja e plazheve ne VloreVLORË, 4 Maj/ATSH-Harilla Koçi/.-Bashkia e Vlorës ka nisur përgatitjen e plazheve për sezonin turistik 2014.
Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Ertel Shehu, thotë se, në plazhet përgjatë bregdetit, nga Skela në Ujin e Ftohtë, po punohet për pastrimin, rehabilitimin dhe sistemimin e hapësirës ranore, duke angazhuar mjete dhe punonjës të kësaj ndërmarrjeje. Pas kësaj, do të nisë puna edhe për përgatitjen e Plazhit të Vjetër.
Kujdes i veçantë i është kushtuar plazhit të afërsi të Akademisë së Marinës, ku përveç mbushjes me rërë dhe pastrimit, janë realizuar fonde të konsiderueshme për sistemimin.
Po ashtu, bashkia ka planifikuar edhe fonde për pastrimin dhe sistemimin e Plazhit të Vjetër.
Në mjedisin ranor përgjatë bregdetit në qytetin e Vlorës ndodhen një numër plazhesh publikë, ku spikasin Plazhi i Vjetër dhe Plazhi i Ri./a.gjonaj/ /a.ke/http://www.ata.gov.al/vlore-nis-sistemimi-i-plazheve-per-sezonin-turistik-2014-103102.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate