Fundjava është një mundësi e mirë për tu kaluar në qytetin bregdetar të
Durrësit. Falë edhe shkurtimit të ndjeshëm të kohës për të përshkuar
distancën nga Kosova drejt Durrësit, shumë qytetarë nga zona të ndryshme
të Kosovës preferojnë ta kalojnë fundjavën në plazhet mes Durrësit dhe
Kavajës, por edhe në jug të vendit. Ndonëse jo të shumtë në numër, ata
kanë zgjedhur plazhin e Durrësit për të kaluar dy ditët e pushimit këtë
fundjavë.Duke qenë se në plazhin e Durrësit është zgjidhur përfundimisht
problemi I kanalizimeve të ujërave te zeza, tashmë ky plazh pritet të
jetë më I pastër për këtë vit dhe në vazhdim. Pushuesit shprehen të
kënaqur për këtë, ndërkohë që bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe
përkushtim nga të gjithë.Në fund të këtij muaji pritet që bashkia e
Durrësit të çelë zyrtarisht sezonin turistik, I cili bazuar edhe në
masat e marra në nivel qendror dhe vendor, pritet të ketë kushte më të
mira. Nga ana tjetër bashkia e Durrësit ka bërë të ditur edhe nisjen e
një investimi të rëndësishëm për zonën e plazhit në rrugën kryesore,
duke shtuar një korsi biçikletash dhe më shumë gjelbërim....
Nessun commento:
Posta un commento