27 maggio 2014

A duhet menduar edhe për turizëm mitologjik ne shqiperi?

TomorriTIRANË, 27 Maj /ATSH -Nikolla Lena/- Të gjitha përrallat nisin me një burim dhe një kuçedër që e zotëron  ujin.
Kjo nuk është më përrallë por e vërtetë. Kush nuk e beson, të ngjitet në Malin e Tomorrit. Mitet shqiptare janë të çuditshme, të bukura në llojin e tyre, befasuese, unike dhe të shumta.
A duhet menduar edhe për turizmin mitologjik?!
Mitologjia është një pasuri kombëtare dhe duhet vlerësuar si e tillë.
ATSH nisë sot një cikël rrëfimesh e përshkrimesh për atë që quhet kulti mitologjik shqiptar.
Paksa e vështirë nga duhet t’ia nisësh!Ti drejtohesh Veriut apo Jugut, apo Shqipërisë së mesme?Janë të mbushura me tregime e gojëdhëna të mrekullueshme.
Por sa të vërteta ka brenda tyre?! A janë autoktone dhe si janë trashëguar?! A ka më rrëfimtarë të zotët që t’i mbajnë gjallë dhe t’i përhapin si objekt i trashëgimisë kulturore,për të përfunduar në një pyetje: A është në axhendën e Ministrisë së Turizmit- Turizmi mitologjik?
Burimi i kuçedrës në Malin e Tomorrit
Këtë mal e njohim të gjithë, është Olimpi Shqiptarë. Edhe këtu ka një debat historianësh-Olimpi ka ekzistuar në  trevat parahelene, apo në pellazgjinë Ilire, në Tomorr?!
My beautiful picture
“Nëse Olimpi, mali i përmendur i Greqisë së vjetër, ka rëndësi historike sot, ca më shumë Tomorri i Shqipërisë duhet të jetë më i përmenduri si selia parahistorike e Perëndive të vjetra të stërgjyshëve tanë Pellazgo-Illyrianë dhe duhet të ketë një rëndësi historike më shkëlqyese për kohën e vjetër.
Tomorri për Shqipërinë është një monument i madh kombëtar…”! Shprehet Perikli Ikonomi, historian i vjetër. “A nuk e dini ju se shënimet historike të Herodotit, Hesiodit, Pliniusit, Pindarit, Plutarkut, Dionys Perigjitiut, Athanas Stagjiritit, Didymosit, Eustathit dhe shënimet gjeografike të Strabonit, Skymnos Hiosit, të Meletios e Barthelemyt e sjellin këtej në veri të Toskërisë, në Tomorin e Shqipërisë Dodonën Dimërkeqe.Unë i kam studiuar këto libra, i kam studiuar për  shumë vite me radhë dhe nxjer këtë konkluzion: “Mali Tomorr e ka trashëguar vetë emrin e tij,Tomorri i Zotit të Pellazgëve.
T3Dodona dimërkeqe është mali i Tomorit. Dodonën dimërkeqe  e përmend dhe Homeri në librat e tij. Ja çfarë thotë ai te Iliada: 234): Aqilehti,(Akili) i çoi aso kohe një përshëndetje Zeusit të Dodonës pelazgjike e i thotë në formë lutje: “O Zot, mbret Dodonas pelazgjik që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe…”. A nuk është ky mali i Tomorrit? A nuk bën atje një dimër i keq dhe i ashpër?
Ne që të gjithë e dimë që është kështu!. Fjala greke e Homerit “dhisqimeros”, që në shqip do të thotë “dimërkeqe”, zë plotësisht vend kur flitet për klimën e ftohtë që ka vetë mali Tomor dhe rrethinat e tij.
”Atje bën një dimër i keq. Dëbora e mban malin të mbuluar pothuajse gjithë vitin. Mbi atë mal fryn një erë e ftohtë si akullimë. Është një tmerr i vërtetë. Atje gjen dëborë të pashkrirë kurrë ndonjëherë. Dëbora është shekullore. Banorët e atjeshëm thonë se mali ushton e gjëmon herë pas herë. Ushtima e tij është e tmerrshme dhe përhapet si jehonë, madje thonë se ai gjëmon edhe për së kthjellti. Në këto raste dridhet i gjithë vendi. Kjo është arsyeja që në atë vend njerëzit betohen: “Për atë Mal që vret në të kthjellët”. Atëherë si mund të thuhet se Dodona Pellazgjike ndodhet në vend tjetër ku nuk ka një dimër të tillë?!Tom2
Dodona dimërkeqe (dhisqimeros) në malin Tomor, ka pranë lumin Dodon dhe një burim, që bën çudira.
Burimi i Dodonës, ka cilësinë që të zbrazeshin ujërat e tij në kohë mesdite dhe të mbushej prapë me ujra deri në mesnatë; kjo farë çudije përsëritjej gjithnjë.
Këtë e thotë edhe Plinusi, duke shtuar se në malin e Dodonës rrjedhin 100 burime.
Dhe vërtetë, atje ka kaq shumë burime dhe  nga ujërat e tyre, krijohen dy përrenj të mëdhenj ose dy lumenj: njëri është lumi i Tomorricës dhe tjetri lumi i Zagorës. Por Tomori ka edhe dy lumenj të tjerë të mëdhenj; Osumin dhe Devollin, emri i këtij të fundit vjen nga fjala latine, Deo-lum- Deoli, prej fjalës Deus-perëndi që do të thotë “lumi i Zotit”.
Prej gjeologëve austriak më 1917 është thënë se Tomorri ka brenda një liqen të madh dhe uji brenda tij shkakton burime të shumta. Një nga burimet e çuditëshme është ai i Sulovës, një burim tepër i thellë e i çuditshëm, pastaj  burimi i Lubeshës që ka një ujë të ftohtë si akull, burimi i Vitalenit që gjendet në krye të Tomorrit, Qafa e Dhodhonit dhe që emri i tij ka një shpjegim: vitalis –jetë, Vitalenis- jetëdhënës,  burimi me emrin “Konti”, e plot burime të tjera, por edhe burimi çudibërës që ne e quajmë “Burimi i Kuçedrës”.
Ky burim herë sjell ujë dhe herë e ndërpret atë. Mund të të ndodhë që të jesh duke pirë ujë dhe atë çast të shterojë. Për këtë arsye banorët e thërresin me emrin Burimi i kuçedrës, sepse kur kuçedra nuk donte të të jepte ujë e zinte (bllokonte) atë. Ky fenomen ndodh edhe sot e kësaj dite. Që të gjitha këto tregojnë se Burimi çudibërës i kuçedrës është një vend turistikomitologjik që duhet vizituar dhe vende të tilla që jetojnë midis gojëdhënës dhe realitetit, duhen bërë objekt i turizmit tonë.
t8 Historishkruesit e vjetër shkruajnë se fathënësit e Dodonës quheshin Tomuri, fat-thënat e tyre, Tomure dhe Tomuros, por kush nuk e di që të gjitha këto fjalë janë të gjuhës shqipe, që duan të thonë: Të mirat ose Të mirët. Prej këtyre fjalëve ka marë emrin dhe mali Tomor, që do të thotë mali i Të mirëve ose i Të mirave. Fatthënat quheshin edhe pelje ose pelea. Gjeografi Meletios thotë: Pëllumba (pelje) quheshin gratë e tempullit, të cilat ishin barbare (me gjuhë jo greqishte) dhe dukeshin si zogj ndër të huajt”.
Ndërsa në shënimet e tij, Barthelemy thotë se prej dy pëllumbash të ikur nga Theba e Egjiptit, njëri erdhi në Dodonë të Epirit dhe tjetri qëndroi në Libi të Afrikës. Pëllumbi quhej me emrin Pelje, që në gjuhën e fiseve të vjetra të Epirit kallëzon emrin “plakë”. Të gjitha këto thënie të çojnë në Shqipëri. Peljet apo plakat përmenden edhe sot e kësaj dite në rrethinat e Tomorit, madje ekziston edhe legjenda e tri plakave, ku njëra prej plakave përfqëson datën 30 mars, e dyta 31 marsin dhe e treta 1 prillin. Në këto tre ditë në gjithë shqiptarët nuk punohej për nder të tyre, madje nuk punohet edhe sot”.t10
Sipas historishkruesve, nga Tomure ka rjedhur fjala Tomuriase që tregon krahinën e malit Tomorr e që nuk është gjë tjetër veçse Tomorrica e Skraparit (rrethina e malit Tomorr). Në këtë vend asgjë nuk gjen mangut përsa i përket orakullit të Dodonës.
Në faqen jugore të Tomorrit, mbi katundin Bargullas, gjen qafën e Dhodhonit, po në këtë fshat ekziston edhe pllaka e Dodonit, ku nuk mungojnë as burimet me ujë të ftohtë, ndërsa në majën veriore të Tomorrit gjendet çuka e Peljes (peleas), fatthënëseve të orakullit të Dodonës. Nuk ka asnjë dyshim se kur gjeografi Meletos përmend emrin pelje e ka patur fjalën për tri plakat fatthënëse. Por mbi Tomor gjendet edhe një fshat tjetër që ka emrin, Mrakull, apo Mbrakull që do të thotë (mbë)Orakull, (te)Orakulli ose shkoj mbë Orakull. Edhe në këtë fshat janë gjetur statuja të stilit primitiv. Po, mali i Tomorrit është vendi ku lindën perënditë pelazgjike dhe duhet konsideruar si një vend i mirfilltë pelegrinazhi jo vetëm religjoz por edhe për turzmin natyror e mistik.
akilllllAkili, te lufta me Trojanët, i drejtohet Zotit: “O Zot, mbret Dodonas pelazgjik që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe, për rreth teje banojnë Selijtë, Dragomanët (fatthënës) këmbëzbathur e gjumëpërdheas….”. Pra Akili është Kryetar i lapathëve, lapëve( lebërve të sotëm) dhe ai i drejtohet Zeusit të Dodonës dimërkeqe për ndihmë që e kishte vendqëndrimin në Malin e Tomorrit.
Sa shumë mite, sa shumë histori, sa të verteta dhe të pa vërteta enden në këto troje.
Sa pak vëmëndje për t’i mësuar e soditur këto bukuri të rralla.
Guidat dhe infrastruktura mendoj se janë njëri nga shkaqet.
Nisma për rregullimin e rrugës Berat-Skrapar, do të na afrojë më shumë me natyrën e bukur dhe mistike të kësaj zone./a.g/http://www.ata.gov.al/a-duhet-menduar-edhe-per-turizem-mitologjik-117803.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate