13 maggio 2014

Vlorë, operatorët turistikë: "Çelja e sezonit 2014 jo në lartësinë e duhur"

13 Maj 2014 - 12:14
VLORE - Çelja e sezonit turistik nuk e gjen në lartësinë e duhur pushtetin vendor në Vlorë. Të këtij mendimi janë opratorët turistik në qytetin bredegtar, të cilët shprehen se nga ana e tyre janë marrë të gjitha masat për një sezon turistik të suksesshëm.

Problemet kryesore që rendisin operatorët turistik janë ato që kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e infrastrukturës rrugore, veçanërisht në sinjalistikë çka sipas tyre është element që të huajt i japin shumë rëndësi.

Ndërkohë edhe prania e mbetjeve urbane në pikat turistike si kalaja e Kaninës apo zona të tjera është një fenomen shqetësues.

“Kemi akoma punë për të bërë në ditët në vazhdim në kalanë e Kaninës për ta pastruar. Kemi akoma punë për të bërë në Zvërnec. Kemi akoma punë në infrastrukturën e rrugëve, heqja e mbeturinave apo vizimet e vijave të bardha që për fat të keq në Vlorë mungojnë. Për këtë kërkojmë mbështetje sepse këto tre muaj sezoni janë muajt që mbajnë ekonominë e këtij qyteti.” u shpreh Vasil Bedini 

Operatorët turistikë shprehen se kanë besim që sygjerimet e tyre do e nxisin pushtetin vendorë të marrë masa.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/vlor--operator-t-turistik---elja-e-sezonit-jo-n--lart-sin--e-duhur-214443.html#sthash.NtKOug59.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate