27 maggio 2014

Fier, rruga që të çon në Apoloni në fakt të pengon ta vizitosh May/2014

FIER - Parku i arkeologjik i Apoloninë është ndër destinacionit turistike më atraktive në qarkun e Fierit, por aksi rrugor që të çon në këtë park prej vitesh nuk njeh gjuhën e investimeve.

Ky segment rrugor ndonëse është vetëm tre kilometra, në gjithë gjatësinë e tij është i mbushur me gropa dhe cilësia e dobët e punimeve e ka dhënë impaktin e saj negativ.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 REPORT japin një panoramë të qartë të gjendjes në këtë segment rrugor, ndërsa drejtori i parkut arkeologjik të Apolonisë, Marin Haxhimihali, pohon për AI REPORT së në këtë rrugë pushteti lokal nuk ka investuar prej vitesh.

Sezoni turistik tashmë është çelur, ndërsa turistet e shumtë të cilët do përballen më gjendjen e këtij segmenti rrugor më siguri që do mendohen gjatë përpara se të vizitojnë sërish këtë park.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/fier-rruga-qe-te-con-ne-apoloni-ne-fakt-te-pengon-ta-vizitosh-216678.html#sthash.Ol6EYef6.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate