DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
29 marzo 2014
Alarmi i kreut të UNESCO: Berati rrezikohet nga ndertimet pa leje
Published on Mar 29, 2014
BERAT- UNESCO jep alarmin se Berati rrezikon të dalë nga lista e trashëgimisë botërore. Sinjali është dhënë nga drejtoresha e UNESCO-s, Irina Bokova gjatë një aktiviteti ndërkombëtar "Urat e Ballkanit flasin" të organizuar në qytetin e një mbi një dritareve. Ajo tha se ndërtimet e reja që po ngrihen nga banorët rrezikojnë qytetin e Beratit të humbë autenticitetin dhe vlerat e tij kulturore.
"Ne nuk jemi forca policore, por rasti më ekstrem është çregjistrimi nga lista e trashëgimisë botërore gjë që nuk është gjë e mirë për qytetin e Beratit. Ju mund të ndërtoni hotele dhe ndërtime të reja por të mos jenë në kundërshtim me vlerat kulturore të qytetit. Nëse dëmtohen, vlerat kulturore të qytetit nuk mund të ndërtohen më. Është bindja ime më e thellës, që popullsia lokale luan rol shumë të rëndësishëm për ruajtjen e gjithë këtyre vlerave", tha Bokova.
Bukova ka apeluar që vlerat kulturore të ruhen përballë presionit të zhvillimit.
"Mesazhi im është që trashëgimia kulturore të Beratit duhet të ruhet. Autenticiteti i vlerave kulturore duhet të ruhet sepse ekziston edhe presioni i zhvillimit", tha Bokova.
E pranishme në këtë aktivitet, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se trashëgimia kulturore ka qenë e rrezikuar vitet e fundit, teksa i referohet kalasë së Krujës.
Ky aktivitet pritet të vijojë edhe të dielën, ku në epiqendër të diskutimeve është mbrojtja dhe ruajtja e vlerave të trashëgimisë kulturore.
28 marzo 2014
Magjia e ngjyrave në Kepin e Rodonit, Histori-Gojedhena-Ndertuesit dhe Mrekullite e Natyres qe duhet te vizitoni kete 2014-te
TIRANË, 27 Mars/ATSH- N.Lena-
Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit.Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin. Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse : të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.
Gojëdhëna
Redoni sipas mitologjisë Ilire ishte hyji i detit, njëlloj si Poseidoni i Grekëve apo Neptuni i Romakëve. Për një kohë të gjatë studiuesit janë përpjekur që të gjejnë elemente që të vërtetojnë se emrin e Redonit e mban sot Kepi i Rodonit. Me këtë problem janë marrë në të kaluarën arkeologët Hasan Ceka dhe Moikom Zeqo.
Sipas këtij të fundit Redoni ka qenë Perëndia kryesore zyrtare e shtetit Ilir.Ai ka qenë i vlerësuar nga Ilirët dhe figura e tij ishte përjetësuar në tempuj, emra njerëzish dhe simbole monedhash, si ato të qytetit të Lisit, të fiseve ilire të Labeatëve, Daorsëve dhe monedhat e mbretit Ilir Gent.
Ndërkohë në traditën tonë popullore nuk ekziston ndonjë e dhënë që të tregojë drejtpërdrejtë që kepi i Rodonit e ka marrë këtë emër nga ndonjë legjendë për perëndinë e detit Redon. Ndoshta emri Redon është përpunuar në Rodon gjatë shekujve, duke na treguar se sipas mitologjisë Kepi lidhej me legjendën e perëndisë Redon, zotit Ilir të deteve.
Historia
Kalaja e Rodonit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452 Ndërkohë që punime plotësuese në të u bënë edhe në vitin 1463, kur Skënderbeu solli disa mjeshtra raguzianë të ndërtimit.
Pas vdekjes së Skënderbeut kalaja u mor nën kontroll nga Venediku, i cili në vitet 1500, kur Durrësi nisi të kërcënohej nga osmanët, ndërmorën punime për rindërtimin e saj. Qëllimi I ndërtimit të kësaj kalaje ishte sigurimi i një daljeje komunikimi në bregdet, i cili kontrollohej nga Venecianët, të cilët gjithmonë e shikonin politikën e Skënderbeut me dyshim.
Ndërkohë kalaja do të shfrytëzohej ndoshta edhe si stacion i fundit i Skënderbeut për tu larguar drejt Italisë, në rastin e një sulmi fatal turk. Për këtë qëllim në 22 Janar 1462 në bisedimet e zhvilluara në Raguzë midis Ambasadorit të Skënderbeut Andrea Gazuli dhe Republikës Dalmate, Skënderbeu kërkoi ndihmë detare. Kjo gjë u sigurua në traktatin e 4 Shkurtit1462 ku Raguza në rast lufte do ti vinte në shërbim Skënderbeut limanët dhe flotën e saj për qëllime të luftës kundër turqve.
Vite më vonë pasi u pushtua prej turqve kalaja e Rodonit nuk u shfrytëzua më për qëllime ushtarake. Ajo u la pas dore dhe sot ka mbetur një relike e kohës së shkuar ku shuajnë kureshtjen e tyre historike turistë të shumtë.Vërtet pozicioni i saj ndodhet në një vend piktoresk e rrethuar me det dhe qiell.Në qoftëse dikur atë e shqetësonin gjylet e topave detar,sot ngacmohet nga blicet e aparateve dhe kamerave fotografike.
Ndërtuesit
Mbas kryengritjes Çlirimtare të vitit 1443, Skënderbeu ringriti Principatën e Kastriotëve dhe krijoi lidhjen e Lezhës në 2 Mars 1444. Për tu mbrojtur nga sulmet turke Gjergj Kastrioti nisi ndërtimet mbrojtëse duke riparuar kështjellat ekzistuese, dhe duke vendosur në to reparte të zgjedhura. Gjithashtu ai krijoi edhe një sistem mbrojtës në pjesën lindore të vendit. Më vonë Skënderbeu ndërtoi edhe disa Kështjella sipas interesave strategjike: si ato të Rodonit dhe Modricës, ndërsa kreu ndërtime fortifikuese në Krujë, Petrelë, Gurin e bardhë, Stelush, Balec.
Kështjella u ngrit nga Skënderbeu për të pasur një dalje në det duke mos qënë në varësinë e Venedikut, që kishte nën kontroll bregdetin. Por Skënderbeut i duhej edhe një pikë portuale për të zhvilluar aktivitet tregtar me perëndimin, pasi lufta shqiptaro-turke “gëlltiste” të ardhura të shumta, për të cilat ai kishte shumë nevojë. Dokumentat Venedikase dëshmojnë se edhe gjatë shekullit të XVI-të në Rodon ka ekzistuar një skelë detare e kompletuar që quhej në shumës “Dyert e Redonit”.
Pranë kështjellës së Kepit të Rodonit ndodheshin edhe katër manastire katolike të cilat kanë ekzistuar në këtë vend të vetmuar përpara se të ndërtohej kështjella. Të tilla manastire kanë qënë ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout. Ky i fundit ishte i vetmi objekt që ekzistonte deri përpara disa vjetësh në gjëndje rrënoje.Objekti ishte ndërtuar me një muraturë prej gurësh shtufi dhe tullash të lidhura me llaç gëlqereje, ku është përdorur teknika bizantine e kluasonazhit. Kisha i takon arkitekturës romane-gotike e cila shihet tek harqet e mprehta.
Njëri prej këtyre manastireve përmendet në një document të vitit 1488.Në të thuhet që, Papa Inoçenti VIII-të u lejon Minareve Observante të Dalmacisë të marrin rishtaz nën kujdesin e tyre manastirin e Rodonit pranë Currilave.
Mrekullitë e natyrës
Turistët e huaj shprehen se “Kepi dhe plazhi i Rodonit janë një mrekulli e natyrës shqiptare”. Atje bregdeti përbëhet nga shkëmbej, të cilët krijojnë gjire me rërë të cilat janë në vetvete miniplazhe të një cilësie të lartë, për shkak të pastërtisë së tyre dhe ujit kristal të detit. Deti me përbërje shkëmbore dhe me një florë e faunë nënujore të hatashme përmban pasuri për amatorët e zhytjeve. Ata që e kanë provuar këtë plazh dhe kanë parë bukuritë e Kepit të Rodonit, janë të paktë dhe të rrallë, por ngritja e një infrastrukture bashkëkohore do të krijojë shfrytëzimin masiv të këtij bregdeti.Kepi i Rodonit është futur në guidat turistike të Shqipërisë dhe axhendat e turistëve të huaj nga shumë vende të botës, janë të përherëshme dhe shtohen nga viti në vit.
Vendet e bukura për një biznes të mirëfillt turistik,nuk mungojnë në vendin tonë.Ajo që s’po kuptohet akoma është menaxhimi i këtyre pikave të papërsëritshme si burim fitimi dhe prezantimi në botën shqipëtare dhe jashtë saj.
Natyra e ka bërë punën e saj me mrekullitë që ka dhuruar në këtë vend, na ngelet ne që t’i vlerësojmë e t’i mirëmbajmë këto perla që të mos e humbin bukurinë.
Mungesa e investimeve të qëndrueshme dhe lënia e tyre në duar të rastësisë pa projekte konkrete zhvillimi,i le ato në harresë dhe pa vizitor. http://www.ata.gov.al/magjia-e-ngjyrave-ne-kepin-e-rodonit-83278.html
Të shohësh nga kalaja e Lezhës, një pozicion strategjik që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjinit në detin Adriati
TIRANË, 28 Mars/ATSH- N.Lena-Kalaja e Lezhës ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.
Qyteti i ndërtuar në kodër ka një pozicion strategjik që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjinit në detin Adriati,dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik qysh në shek.IV p.k. Me pushtimin romak Lezha do të administrohet nën provincën e Prevelitanit.
Në shek. VI,Lezha ishte një qendër episkopale me peshkop Gjonin, Në vitin 1107 ajo ishte nën pronarin Aleks Komneni.Në 1153 në krye të perandorisë ishte perandor Nonali.Kisha e Lezhës është e ritit Benediktin që varej direkt nga Papati.Me krijimin e shtetit të Arbrit në shek.XIII princ Dhimitri më 1208-1215 bëri një marrëveshje për shkëmbime tregtare me republikën e Raguzës.Më 1393 ra nën sovranitetin e republikës së Venedikut e cila vuri përsëri nën zotërimin e saj pas vdekjes së Skënderbeut më 1468.
Gjatë krijimit të shtetit të Arbrit qyteti i Lezhës ka luajtur një rol të rëndësishëm fetar, jo vetëm si qendër episkopale, por edhe për ngjarjet e kohës.
Kisha e Shën Kollit e shek.XIV është monument historik me rëndësi.
Vendi ku u mblodh Kuvendi I Lezhës 1444 nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.k me emrin qyteti i lashtë i Lisit.Këto janë mure të fuqishme me blloqe të mëdha guri. Rindërtimi i parë i kalasë datohet në shek. i p.k.
Më vonë në shek. XI-XII në pjesën e akropolit të qytetit ndërtohet kështjella mesjetare e Lezhës “Elission” me gurë të vegjël të gdhendur dhe me llaç. Kjo kështjellë u përforcua për të përballuar dyndjet e shteteve të para sllave që vinin nga veriu.
Në ndërtimin e kështjellës ka ndihmuar pozicioni gjeografik i kodrës.
Etapat e mureve dallohen qartë. Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndërtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit.
Si rezultat i tërmetit të vitit 1979 kalaja ka pasur disa dëmtime serioze që u riparian më vonë. Kalaja ka njohur shumë faza ndërtimi, për të ardhur në atë të fundit të vitit 1520, nga Sulltan Selimi i I-rë. në literaturën historike dhe arkeologjike kalaja e Lezhës njihet për një kohë të gjatë me emrin Kështjella e Elisonit. Ajo ka tre porta të cilat ishin mjaft të mbrojtura nga kulla e kthina të maskuara, të cilat të favorizuara nga pozicioni gjeografik e bënin atë të pamposhtur. Në vitin 2002 pas restaurimit të themeleve të Kalasë Mesjetare u vu re se trashesia e mureve arrinte deri në 4.30 m, nga 3.50m trashesi që mendohej të ishte më parë. Deri më sot janë zbuluar 12-porta dhe 48-kulla mbrojtese
Gurët Ilirë
Lissusi perfshin kalanë mesjetare, vendvarrimin e Heroit tone Gjergj Kastioti Skenderbeu e disa objekte të tjera me vlerë historike. Muret fortifikuese teë Lissit janë më të fuqishme se ato të apollonisë, duke bërë keshtu që ky qytet i lashtë të ishte ndër më të spikaturit në botën Iliro-Epiriote e më tej. Qyteti kishte dy porte, njeri detar, ai i “Nimfeumit”, Shëngjini i sotem si dhe Porti Lumor, buzë Oldrinit (Drini i sotem)
“Akrolisi”
Në juglindje të qytetit të Lezhës ngrihet maja shkembore e Shelbuemit, 408 m mbi nivelin e detit. Kurora e saj ka qenë rrethuar në lashtësi prej një muri të gjatë dhe dy kulla me gur të palatuar, duke formuar aty një kështjellë mjaft të mbrojtur. Gërmimet arkeologjike në këtë vendbanim kanë dhënë gjetje të shtresave kulturore përtej shekullit të 9-të p.e.r duke e berë këtë vendbanim parahistorik, ndër më të hershmet në Shqiperi e më gjerë. Akrolisi ka nevojë të gërmohet nga ekspeditat arkeologjike si dhe të pritet bimesia, që te shihen qartë muret dhe kullat.
Memoriali ose Vendvarrimi është ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku në vitin 1468 u varros Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ajo që shihet tani nuk ka të bëjë fare me ndertesën e dikurshme që i përket shek, 15-të. Pasi më 1478 turqit pushtuan qytetin e Lezhës shkatërruan dhe hapën varrin e Gjergj Kastriotit, vdekur më 17-janar 1468, duke mbështjellë eshtrat e tij me flori e argjend për ti përdorur si hajmali të pathyeshmërisë në beteja. Memoriali u ndërtua në vitin 1981. Në dyshemenë e anijates ngrihet busti i Skenderbeut, punuar nga skulptori i popullit Odhise Paskali. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronxi. Në brendësi të mureve ka një varg mburojash me stemat e fiseve që morën pjesë në Kuvendin e Lezhës.
Në juglindje të qytetit të Lezhës ngrihet maja shkembore e Shelbuemit, 408 m mbi nivelin e detit. Kurora e saj ka qenë rrethuar në lashtësi prej një muri të gjatë dhe dy kulla me gur të palatuar, duke formuar aty një kështjellë mjaft të mbrojtur. Gërmimet arkeologjike në këtë vendbanim kanë dhënë gjetje të shtresave kulturore përtej shekullit të 9-të p.e.r duke e berë këtë vendbanim parahistorik, ndër më të hershmet në Shqiperi e më gjerë. Akrolisi ka nevojë të gërmohet nga ekspeditat arkeologjike si dhe të pritet bimesia, që te shihen qartë muret dhe kullat.
Memoriali ose Vendvarrimi është ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku në vitin 1468 u varros Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ajo që shihet tani nuk ka të bëjë fare me ndertesën e dikurshme që i përket shek, 15-të. Pasi më 1478 turqit pushtuan qytetin e Lezhës shkatërruan dhe hapën varrin e Gjergj Kastriotit, vdekur më 17-janar 1468, duke mbështjellë eshtrat e tij me flori e argjend për ti përdorur si hajmali të pathyeshmërisë në beteja. Memoriali u ndërtua në vitin 1981. Në dyshemenë e anijates ngrihet busti i Skenderbeut, punuar nga skulptori i popullit Odhise Paskali. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronxi. Në brendësi të mureve ka një varg mburojash me stemat e fiseve që morën pjesë në Kuvendin e Lezhës.
Në qëndër te qytetit ndodhet nje monument qe eshte ngritur ne kujtim dhe ndertim te ngjarjes së rëndësishme që ndodhi në Lezhë në 2-Mars 1444. Me këtë datë heroi ynë Kombetar mblodhi në këtë qytet, zotërimin venedikas, shumicën e krereve feudal shqiptar, për ti bashkuar në luftën kundër perandorisë osmane. Kuvendi i Lezhës bashkoi forcat e shqiptarëve dhe emëroi Skenderbeun si udheheqës ushtarak të tyre. Kuvendi i Lezhës qe forma e parë e bashkimit juridik të princerve shqiptarë, duke kapërcyer cilësisht nga epoka e principatave të vecanta në epokën e bashkimit dhe njeëisë së kombit shqiptarë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje të vecantë është ndërtuar Obelisku në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skenderbeut. Më 2 Mars te cdo viti, Bashkia, banoret e Lezhes dhe personalitete të larta shteterore nderojnë dhe perkujtojnë me respekt pervjetorët e kësaj ngjarjeje me rëndesi të madhe kombëtare.Edhe këtë vit u mbajt një ceremonial madhështor në vitin përkujtimor.
Objektet që mund të vizi tohen në qytetin e Lezhës: Akrolisi,gërmadhat e Shëlbuemit,memoriali i vendvarrimit të Skënderbeut,ndërtuar mbi kishën e Shënkollit,obelisk i Kuvendit të Lezhës,Ura e vjetër,më e vjetra e ndërtuar mbi lumin Drin,shtëpia e Mlikajve në lagjen “Skënderbeu”,një banesë qytetare dykatëshe e shek.19-të,katedralja e qytetit,Kisha e Zojës Nunenciate(kasha e Dom LLeshit)>në shek.XIII-të,shën Francesku i Asizit,gjatë kthimit të tij nga Siri,ndali në Lezhë,ku themeloi të parin kuvend Franceskan në ShqipëriDy dekada më vonë ndërtohet kasha e Franceskanëve në kodrën përballë qytetit e cila ka patur një gur mbishkrimi në latinisht:”POC TEMPLUM FRATON MINORUM AEDIFIKATUM EST ANNO MCCXV’ që do të thotë: Ky tempull I vëllezërve minorë franceskanë është ndërtuar më 1240”.Kisha ortodokse ose kasha e Metamorfozës,ngrihet përballë kishës së shën Kollit.Xhamia e qytetit,Qëndra bamirëse grisa-Alsued, e të tjera vepra arti dhe të trashgimisë sonë kulturore.
Objektet që mund të vizi tohen në qytetin e Lezhës: Akrolisi,gërmadhat e Shëlbuemit,memoriali i vendvarrimit të Skënderbeut,ndërtuar mbi kishën e Shënkollit,obelisk i Kuvendit të Lezhës,Ura e vjetër,më e vjetra e ndërtuar mbi lumin Drin,shtëpia e Mlikajve në lagjen “Skënderbeu”,një banesë qytetare dykatëshe e shek.19-të,katedralja e qytetit,Kisha e Zojës Nunenciate(kasha e Dom LLeshit)>në shek.XIII-të,shën Francesku i Asizit,gjatë kthimit të tij nga Siri,ndali në Lezhë,ku themeloi të parin kuvend Franceskan në ShqipëriDy dekada më vonë ndërtohet kasha e Franceskanëve në kodrën përballë qytetit e cila ka patur një gur mbishkrimi në latinisht:”POC TEMPLUM FRATON MINORUM AEDIFIKATUM EST ANNO MCCXV’ që do të thotë: Ky tempull I vëllezërve minorë franceskanë është ndërtuar më 1240”.Kisha ortodokse ose kasha e Metamorfozës,ngrihet përballë kishës së shën Kollit.Xhamia e qytetit,Qëndra bamirëse grisa-Alsued, e të tjera vepra arti dhe të trashgimisë sonë kulturore.
Vizitori në qytetin e Lezhës mund të gjejë edhe vlera të tjera natyrore tejet të veçanta si kundër është Laguna e Lezhës me florën dhe faunën e saj të rrallë. Po kështu, shumë afër Lezhës është dhe një bregdet me një plazh të mrekullueshëm si ai i Shën Gjinit, me rërën e pastër dhe bregdetin e gjerë. Kulinaria është specifike sepse ruan traditat e zonës. Një kujdes më i madh nga organet kompetente të mirmbajtjes së veprave të trashgimisë kulturore dhe të natyrës, si dhe një infrastrukturë rrugore krahasuese,do ta ftonte vizitorin në të katër stinët në këtë vend të bukur./a.g/ http://www.ata.gov.al/te-shohesh-nga-kalaja-e-lezhes-84076.html
Pogradec, në prill/2014 pritet të aktivizohet linja e re ujore Ohër-Pogradec
Nga Ledjona Xheladinaj
28 Mars 2014 - 15:42
POGRADEC- Prej 14 prillit në liqenin e Ohrit në Pogradec do të aktivizohet linja ujore Ohër-Strugë -Pogradec.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e Transportit në bashkinë e qytetit liqenor, sipas së cilës pas më shumë 6 vitesh i lënë në harresë kjo linjë ujore, tashmë do të vihet serish në funksion.
Aktualisht Bashkia e Pogradecit është duke përgatitur molin ku do të ankorohet edhe trageti i parë me të cilin do të udhëtojnë një grup turistësh maqedonas.
Prej vitesh kryebashkiakët e tre qyteteve Pogradec Ohër dhe Strugë kanë apeluar qeveritë shqiptare dhe maqedonase për të vënë në funksion këtë linjë ujore që sipas tyre do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit tek te dy vendet.
Projekti ishte parashikuar të aktivizohej që në vitin 2011 por kjo nuk u realizua.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/pogradec-n--prill-pritet-t--aktivizohet-linja-e-re-ujore-oh-r-pogradec-207249.html#sthash.3k9TLqfi.dpuf
Shqipëri-Tunizi, bashkëpunim në fushën e turizmit
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni priti sot në një takim të vecantë Ambasadorin e Tunizisë, resident në Athinë, Z. Arek Saadi. Mundësia për bashkëpunim mes dy vendeve tona në fushën e turizmit, ishte kryefjala e takimit. Palët diskutuan mbi mundësinë e nënshkrimit të një marëveshjeje e cila do ti shërbente zhvillimit të këtij sektori me potencial për të dy vendet. Shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave mes dy vendeve do ti shërbente partneritetit publik dhe atij privat mes dy vendeve. Gjatë bisedës u ra dakord për vendosjen e mardhënieve të bashkëpunimit edhe midis Agjensive Kombëtarë të Turizmit të dy vendeve tona nëpërmjet pjesëmarrjes në panaire dhe veprimtarive promovuese të turizmit. Turizmi në Tunizi ofron 6.5% te GDP-së së vendit dhe ofron 340 mijë vende pune. Ambasadori u shpreh pozitiv edhe sa I takon bashkëpunimit me Institutin e Lartë të Studimeve Turistike në Tunizi I cili ofron trajnim të burimeve njerëzore për punonjësit e sektorit të turizmit. http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/shqiperi-tunizi-bashkepunim-ne-fushen-e-turizmit
Traveling With History...Albania by Hawaii Reporter
Traveling With History...Albania
Unexpected surprises in a once closed land.
Looking to add something exotic to an upcoming trip to Switzerland, I set out for Albania. Separated by politics as a Maoist ally of communist China,
its long history of isolation is bred of mountainous terrain and a will for independence. With Italy a mere 160 miles to the west, across the Adriatic, it had been incorporated into the Roman empire by 145. Greece is even closer at hand. The town of Sarande is only a few miles from the Greek island of Corfu, reached by ferry and hydrofoil.
It is mountains even more than the sea that define Albania. The valleys they create provide land for agriculture, with sloping hillsides planted in olives and pasture for goats and sheep, with sheep-herding still a traditional occupation in the rural south.
Five centuries of Turkish rule have left their mark on the people and the land. Music, dress, architecture, and religion were all Ottoman imports.
Hillsides were fortified to assure control of the valleys below. Towns like Berati and Gjirokastra preserve their fortifications and are UNESCO World Heritage sites.
I found nothing of the sort, never felt-threatened in any way. I found people focused on the rewards of freedom and the promise of greater prosperity beginning to take hold.
Family still defines things. “I will soon be getting married,” a 30-year-old waiter in Tirana told me. “My father is now adding a floor to his house that will belong to us.. My brother and his family already live there. This is very common in Albania.”
Islam, largely disempowered by decades of communist rule, has also separated Albania from its Christian neighbors, with Greek Orthodox to the south, Serbian Orthodox to the east, and Catholic Italy to the west. As part of the Ottoman Empire, with an influx of Muslim settlers, many Christian Albanians converted to Islam in the early Middle Ages. But Christian communities remained, with an obvious presence as we traveled south, driving through a landscape of steep hills radiating the blue-green of olive trees and the lovely sound of bells ringing from the necks of the sheep and goats that link southern Albania to Macedonia and Greece.
Driving in Albania provided some challenge, with roads only intermittently surfaced or smooth> That provided a challenge I enjoy, which was amplified on our last full day on a 6-hour-long drive along that's called the Albanian Riviera, a stretch about 60 miles of spectacular coastal mountains north of Sarande.
Not everyone has a car, and there are still cattle-drawn carts in the countryside, and even in Tirana. But change is in evidence everywhere, from stylish fashions in Tirana's shops to house construction in burgeoning Tirana and vicinity. Most are only partly finished, lower floors topped by tall concrete posts designed to additional floors when resources permit. Transportation infrastructure has only been marginally addressed by a cash-poor government.
My on-line choice of the centrally located Hotel Areela... small, but with full modern amenities, proved a perfect base in Tirana, a family-run hotel with warm, welcoming and helpful proprietors. Grown to more than a million people, Tirana lies at the foot of mountains that are already snow-covered on my mid-November visit.
In terms of weather, November certainly wasn’t the best time of year to go, with heavy rains interfering with driving and touring. Other days were blue-sky clear and scenic. Summer brings a flood of visitors, the majority crossing the Adriatic by car ferry from Brindisi or flying in from Rome. “There are more Italian restaurant than Albanian restaurants, our taxi driver remarked
when we asked him to recommend a restaurant featuring traditional Albanian food. Luckily we tracked some down in Tirana and Gjirokastra, where chef Defrim Gjoca prepared qilfi (eggs, rice, and cheese),
specate mbushura medjath (stuffed peppers with cheese), and a deliciously abudant mix of greens and goat feta. Fresh ingredients, fabulously tasty, washed down with a cold bottle of Korca, a refreshing local beer.
Italy’s links to Albania start in Roman times, with lands now part of Albania were part of the province of Macedonia. When the Roman Empire split, Albania became part of the Byzantine Empire until 1453 when it was overrun by the Ottoman Turks. Under Mussolini, Albania was annexed as a part of Italy in 1939, following a failed attempt at annexation of south Albania in 1920.
Zog, the Albanian king, fled to Greece, and Italy’s Victor Emanuelle III, was named King of Albania. That forced union
ended in 1944, when communist partisans secured control of the country. For the next 56 years it was Allied with the Stalinist Soviet Union and then Maoist China.
Albania offers bargain pricing on hotels and dining, It’s hard to spend $30, for two, at dinner and easy spend a lot less on lamb, pork, chicken, and deliciously fresh vegetables on the menu. Breakfast at our Tirana hotel was an elaborate offering of bread, eggs, ham, fruit, juice, cheese, coffee and more, included in the $39 nightly room rate, pricing matched elsewhere on our
travels. Rental cars are easy to find, we booked a comfortable and road-worthy Volkswagen that proved adequate to Albania’s notoriously rough roads. Gas was the budget exception, priced at more than $8/gallon, but driving allowed full access to the scenic southeast quarter of the country.
*****
Albania makes a great getaway from tourist-clogged Europe, an easy-to-reach alternative (it’s a 75-minute, $95 flight from Rome) alternative, with plenty to do to stay busy for a week or two, if you want to add northern Albania to the itinerary.
The Albanians proved to be open to outsiders, friendly and helpful when the need arises, that fact proven on a cold, dark night in Gjirokasta, when what appeared to be a road, proved to be a ditch, leaving the right front wheel spinning free over the inky black of a five foot deep ditch, with a stone wall mere inches from the rear of the car.
A knock on the door of a nearby house brought a call to three men who spent well over an hour, determined to free us from a very challenging problem that would have been made even worse by the rainy weather that followed the next morning. No one was home the next morning
when I returned with gifts, including macadamia nuts from Hawaii, likely an unknown taste treat.
The Basics
Travel: No visa required, passport stamped upon entry. The lek is the currency. It trades at about 100 to the dollar, which makes pricing simple. High fashion isn’t the thing here, unless you’re a bride, with wedding shops as ubiquitous as nail salons in the U.S. In some places dollars and Euro are accepted.
Credit cards are not widely in use, so coming with cash is the recommend.
Plenty of on-line resources with detailed information.www.albaniantourism.com.The well-written, informative, and useful Bradt Guide by Gillian Gloyer is an excellent resource. We made hotel reservations based on its recommends outside of Tirana, which worked for off-season travel.
Tirana : Google Hotel Areela, Tirana.
An excellent, conveniently located, quiet, inexpensive choice.
Car rental: Good service and well-maintained cars from
Iscriviti a:
Post (Atom)