27 maggio 2014

Sarandë,Albania summer 2014... zbresin 100 turistët e parë suedezë, rezervimet vazhdojnë



26 Maj 2014 - 20:40
SARANDE - Në terminalin e portit të Sarandës ka mbërritur grupi i parë i turistëve suedezë, që këtë verë do të jenë me fluks të shtuar për të pushuar në brigjet e Sarandës.

Mbërritja e tyre në Sarandë u realizua pas fluturimit me avionë charter të linjës Stokholm - Korfuz; në Korfuz ata kanë qëndruar vetëm pak minuta, pasi destinacioni i tyre turistik eshte Saranda. 

Ardhja e këtij fluksi turistësh suedezë mundësohet nga ambasada suedeze, në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës. Në portin e Sarandës është organizuar pritja e tyre zyrtare, ku kanë marrë pjesë autoritete portuale, kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa, drejtorja e agjencisë kombëtare të turizmit, Julinda Dhame etj.

Mësohet se turistët suedezë kanë prenotuar 6 ndër hotelet më të mira të Sarandës, me tendencën që verën e ardhshme numri i tyre të shtohet dukshëm.

Turi i tyre nisi më 26 maj dhe do të vijojë deri në fillimin e muajit tetor, duke ndikuar ndjeshëm në zgjerimin e kufijve të sezonit turistik në Sarandë. Në këtë mënyrë numri i tyre shkon në total në më shumë se 1.000 vetë, ndërkohë që rezervimi javor në hotelet e përzgjedhur vijon dhe numri është ende i hapur.

Çdo grup i turistëve suedezë është programuar të qëndrojë një javë në Sarandë, ndërkohë që guida e tyre turistike përfshin hapësirën Sarandë-Gjirokastër dhe asetet natyrore, arkeologjike, natyrore dhe turistike të këtij rajoni.

Kryebashkiaku Stefan Çipa ka vlerësuar faktin që suedezët janë surpriza e kësaj vere për turizmin e Sarandës si dhe faktin që praninë e tyre do ta ndjejë qyteti edhe në planin ekonomik, pasi çdo shpenzim përveç akomodimit në hotele, do të bëhet prej tyre jashtë organizimeve standarde në grup, duke u lënë ushqyerjen dhe suveniret etj. në zgjedhje preferenciale.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
  - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/sarand--zbresin-100-turist-t-e-par--suedez--rezervimet-vazhdojn--216584.html#sthash.voApRi1L.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate