30 maggio 2014

konferencën e 6-te kombëtare të ATA, Zhvillimi i turizmit/ Formalizimi i sektorit do të rrisë cilësinë e shërbimeve





Konferenca e VI e ATA-s
Konferenca e VI e ATA-s
TIRANE, 30 Maj/ATSH/-Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, pjesëmarrëse në konferencën e 6 kombëtare të ATA, u shpreh se formalizimi dhe rritja e cilësisë së shërbimeve janë sfidat e këtij sektori.
Industria e turizmit organizon çdo vit përmes ATA-s, konferencën më të madhe kombëtare dedikuar turizmit.
Kjo konferencë është një platformë e rëndësishme komunikimi, ku marrin pjesë përfaqësues të industrisë turistike, të sektorit publik dhe mediave.
Në këtë aktivitet u ndanë çmimet e Markës së Cilësisë për 10 hotele si dhe u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të 105 të rinjve, të trajnuar në fushën e turizmit në kuzhinë, menaxhim e hoteleri.
“Turizmi sot në botë është në epokën e tij të artë, si sektori që krijon më shumë vende pune se çdo industri tjetër dhe ndikon në rritjen e mirëqenies së jetës së çdo qytetari. Prandaj e vlerësoj faktin që në titullin e eventit të sotëm ju keni lidhur turizmin me punësimin, sepse në fakt është një sektor që krijon mundësi punësimi edhe e nxit punësimin. Mendoj se një nga sfidat e mëdha për ne është, si zhvillimi i këtij sektori në Shqipëri mund të zgjerohet edhe forcohet duke krijuar më shumë mundësi punësimi e më shumë të ardhura”, tha Gjermeni.
Sipas saj, në mbarë botën të ardhurat për destinacionet nga vizitorët ndërkombëtarë u rritën me 5% në vitin 2013 dhe po ashtu dhe numri i turistëve.
Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni në konferencën e 6 kombëtare të ATA
Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni në konferencën e 6 kombëtare të ATA
Në Shqipëri, tha ajo, krahasuar me sektorët e tjerë të ekonomisë edhe pse i radhitur i pesti për nga kontributi në Prodhimin e Brendshëm Bruto, turizmi është sektori që ofron më shumë mundësi punësimi sidomos për të rinjtë dhe per gratë, duke filluar nga industria e udhëtimeve, agjencitë turistike, sektori i hotelerisë dhe restoranteve.
“Formalizimi i tregut dhe nxitja e një konkurrence të ndershme mbeten sfida për turizmin, jo vetëm në Shqipëri. Rritja e cilësisë së shërbimeve në këtë industri, pa dyshim që është sfida tjetër, të cilën të gjithë jemi të interesuar edhe angazhuar, që t’ja dalim mbanë. Cilësia e shërbimeve lidhet ngushtësisht me trajnimin dhe kualifikimin e stafeve që punojnë në këtë sektor, një proces kaq dinamik edhe që ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e turizmit”, theksoi Gjermeni.
Në këta 9 muaj qeverisjeje, vijoi Gjermeni, ju keni qenë pjesë e të gjitha nismave të ndërmarra nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, duke filluar nga rishikimi i ligjit për Turizmin, i cili përmban komponentë të rëndësishëm për të formalizuar tregun e turizmit në vend dhe për të rritur cilësinë e shërbimit të ofruar, Strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2014 – 2020 që vjen në një kontekst të ri , duke adresuar nevojën imediate të Shqipërisë për të siguruar një pozicion të konsoliduar në tregun rajonal dhe ndërkombëtar, si edhe përmirësimi i Imazhit të Shqipërisë turistike e promovimi më i mirë i vendit përmes një bashkëpunimi më të mirë mes të gjithë aktorëve.
Enver Mehmetaj  në konferencën e 6 kombëtare të ATA
Enver Mehmetaj në konferencën e 6 kombëtare të ATA
Sektori i turizmit gjatë viteve të fundit, edhe pse ka qënë prioritet për çdo qeveri, thuajse është rritur në mënyrë spontane.
Kjo jo vetëm nuk ka sjellë një zhvillim të qëndrueshëm, por ka ulur dhe konkurrueshmërinë me rajonin. Krahas mungesës ligjore, probleme që kanë shoqëruar këtë sektor janë mungesa e infrastrukturës rrugore, por edhe furnizimi me ujë apo energji elektrike gjatë sezonit.
Presidenti i ATA-s Enver Mehmetaj kërkoi mbështejten e qeverisë për zhvillimine turizmit. Sipas tij ky sketor nuk mud të zhvillohet vetëm nga privati. Gjithashtu tha ai mungesa e infrastrukturës penalizon ardhjen e turistëve. /a.gjonaj/./a.g/http://www.ata.gov.al/zhvillimi-i-turizmit-formalizimi-i-sektorit-do-te-rrise-cilesine-e-sherbimeve-119998.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate