24 maggio 2014

Zbulo Shqipërinë turistike. Edhe pse vetëm 28 mijë kilometra katrorë

Zbulo Shqipërinë TuristikeTIRANE-Zbulo Shqipërinë turistike. Edhe pse vetëm 28 mijë kilometra katrorë, ky vend kaq i vogël ofron kaq shumë për të eksploruar. Jo vetëm për të huajt, por dhe për vetë vendasit. Në një set fotosh panoramike ne ju sjellim Shqipërinë e bukur, një seri peizazhesh që nuk kanë nevojë të shkruash, sepse flasin vetë, dhe vërtetojnë cfarë përralle është Shqipëria në cdo stinë. 

“Fotografia është pjesa që më mbush më së shumti. Jam i dashuruar me natyrën dhe me bukuritë e vendit tim”, shprehet Ardian Fezollari, fotografi artist që nuk ngurron të verë në dispozicion të BalkanWeb, punën e tij. 
“Dëshiroj me shpirt të shoh që turistët të zbulojnë atdheun tonë. Nuk kemi vetëm peisazhe, kemi tradita kulturore vec këtyre. Por nëse turistët mrekullohen pas peizazhit teksa do i vizitojnë këto vende do zbulojnë traditën tonë, kulinarinë, mikpritjen, veshje, zakone. Do na zbulojnë ne shqiptarët si jemi në të vërtetë”, thotë z Fezollari. 
http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/zbulo-shqiperine-turistike-190818.html
Zbulo Shqipërinë Turistike
Zbulo Shqipërinë Turistike
Drilon

(d.b/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate