Ta Pastrojme Bregdetin – 23 Maj 2014
Ekipi “Ta Pastrojme Shqiperine” ne kuader te celjes se sezonit turistik 2014 organizon aksionin
“ Ta Pastrojme Bregdetin “ me 23 Maj 2014. Per te arritur nje sensibilizim dhe ndergjegjesim
me te gjere, por gjithashtu per tu njohur me mire mire me situaten aktuale te ndotjes ne vendet
bregdetare organizon “Green Tour”, nje fushate sensibilizuese 2 javore ne te gjitha keto qytete
dhe komuna.
partneret tane Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise,Ministria e Mjedisit, Agjencia
Kombtare e Turizmit, UN Albania, AMC, Kastrati, Albarent,Porsche Albania, Agna Group,
DigiPrint, The Post Academy, Banka Kombetare Tregtare, Native Studio, TrashOut, Alb Pastrim etj.
Si edhe gjithe mediat te cilat jane promotoret kryesore te kesaj nisme kombetare.
“Green Tour” do te nise udhestimin ne 5 Maj nga Tirana ne Vlore dhe do te vazhdoje ne Orikum,
Dhermi, Vuno, Himare, Qeparo, Borsh, Sarande, Ksamil, Gjirokaster, Tepelene, Shkoder,
Velipoje, Lezhe, Shengjin, Durres, Kavaje, Divjake, Fier, Seman dhe eventi do te permbyllet ne
Tirane me 16 Maj.
Ne datat 17 – 22 Maj do te zhvillohen aktivitet te ndryshme ne Tirane.
“Green Tour” gjate udhetimit do te kete ne fokus diskutime ne tavolina te rrumbullakta me
autoritetet lokale dhe rajonale (Prefektura, Bashki, Komuna, Agjensite Rajonale te Mjedist,
Inspektoriati i Mjedist, Agjensia Kombetare e Bregdetit, Agjensia Kombetare e Turizmit,
Drejtorite Arsimore dhe Shoqeria Civile) ne menyre qe te marrim mbeshtetje zyrtare per
bashkepunim, koordinimin e planit te aksionit ne diten e pastrimit dhe per te rritur sensibilizimin
e ndergjegjesimin ne shkolla, gjimnaze, universiteet dhe ne qendrat e qyteteve, jo vetem per te
pastruar qytetet e tyre por dhe per ta mbajtur paster ate.
Ekipi i Green Tour perbehet nga 20 vullnetar, te gjithe student nga qytete te ndryshme te
TIRANE- Të rinjtë e lëvizjes civile “Ta pastrojmë Shqipërinë” në bashkëpunim me agjencinë kombëtare të turizmit kanë nisur sot turin për të pastruar në mënyrë vullnetare qytetet bregdetare. Ndonëse me mjete dhe mundësi modeste, ata janë ambiciozë dhe shpresojnë që më 23 maj, kur në aksion për pastrimin e bregdetit të përfshihet edhe ushtria të bëhen 100 mijë vullnetarë.
“Ne ndërkohë të bëjmë një tur dyjavor, në të gjitha qytetet bregdetare dhe komunat ndërkohë për sensibilizim, ndërgjegjësim të pastrimit të bregdetit dhe normalisht dhe të lançimit të datës së aksionit që është 23 maj. Brenda një ditë, që është 23 maji, nga Shkodra deri në Sarandë të bëhet një pastrim të mbetjeve urbane nga vullnetarë të ndryshëm. Ndërkohë edhe agjensia kombëtare e në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, para datës 23 maj do të zhvillojnë edhe ata një aksion që do t’i paraprijë këtij aksioni të madh për të ndërhyrë aty ku nuk ndërhyjnë dot vullnetarët. Objektivi ynë është të bëhen 50-100 mijë vullnetarë.” tha Luli Shehaj, Kordinatore “Të pastrojmë Shqipërinë”.
Vullnetarët e mjedisit do të udhëtojnë në të gjitha qytetet bregdetare të vendit për të sensibilizuar pushtetin vendor dhe banorët për t’u bërë gati për sezonin turistik.
Ndërsa për të evidentuar pikat e nxehta të mbetjeve ata kanë ideuar edhe një aplikacion “trash out” që shërben si hartë e mbeturinave legale, të evidentuara gjatë aksionit nga të rinjtë vullnetarë, duke e bërë kështu më të lehtë bashkëpunimin për largimin e tyre. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/nis-turi-p-r-pastrimin-e-bregdetit-nga-mbeturinat-23-maji-aksion-komb-tar-213112.html#sthash.aHJod3Ek.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento