27 maggio 2014

Gramsh: Ujëvara e Sotirës, destinacion turistik pa infrastrukturë may/2014



Ujevara e Sotires
Ujevara e Sotires
GRAMSH, 26 Maj /ATSH-Miranda Sadiku /.- Një nga perlat e natyrës Ujëvara e Sotirës ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj vetëm rreth dy vjet më parë.
Ajo ndodhet rreth 20 kilometra larg qytetit të Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më shumë se dy orë më këmbë. Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara, që dikur ka qenë me 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme. Asnjehere nuk eshte investuar per tab ere kete destinacion te vizitueshem nga te gjithe edhe pse shume here eshte premtuar.
Edhe pse është folur shumë për këtë perlë të natyrës shqiptare, deri tani asnjë nuk është interesuar për të kryer një investim në këtë rrugë.
Por edhe pse me një infrastrukturë tejet të amortizuar, në fundjavë ekipit të Alpinistëve në Elbasan i janë bashkuar rreth 180 persona të të vizituar këtë mrekulli të natyrës. Ujëvara ndodhet rrëzë malit të Tomorrit me dy rrjedha të mëdha uji të cilat burojnë nga shkembi. Ajo ka mahnitur vizitorët e shumtë ku nuk mungonin dhe të huaj.
Rruga per ne ujevaren e Sotires
Rruga per ne ujevaren e Sotires
Dikur vite më parë kjo ujëvarë vizitohej kryesisht nga banorët e Gramshit dhe zonave përreth për shkak të infrastrukturës së keqe. Ka qenë iniciativa e trajnerit të alpinizmit në Elbasan, Artur Guni, i cili nëpërmjet rrjetitsocial “Facebook”, i ftoi të gjithë adhuruesit e natyrës t’i bashkohen eksplorimit të kësaj zone të mrekullueshme.
Ftesës iu bashkuan 160 të rinj e të reja, një pjesë e të cilëve të huaj.
Një qytetare amerikane i është bashkuar këtij grupi të këndshëm eksplorues, duke deklaruar se “ më pëlqen të eksploroj natyrën shqiptare, pasi ka vende të mrekullueshme.
rruga per ne ujevaren e sotires 2Foto MMë pëlqen të shijoj rrezet e diellit në prani të qindra miqve. I bashkohem ekipit te alpinisteve 2-3 herë në muaj dhe së bashku me ta kam vizituar vende të mahnitshme”.
Ndërsa për trajnerin e Alpinistëve Artur Guni, Ujëvara e Sotirës është një nga vendet që frekunetohet më shumë të vizitohet nga turistë të ndryshëm jo vetëm nga vendi por edhe bota dhe europa. Ujëvara e Sotirës   është e rrethuar nga lëndina dhe pyje që i japin më tepër hijeshi të gjithë zonës./z.t/./a.g/http://www.ata.gov.al/vezhgim-gramsh-ujevara-e-sotires-destinacion-turistik-pa-infrastrukture-117310.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate