09 maggio 2014

Bashkëpunim me "China Radio International" për të promovuar Turizmin

Postuar më: 09 Maj 2014
Ministrja Gjermeni priti sot në një takim të posacëm delegacionin e kryesuar nga z. Wang Gengnian, Presidenti i China Radio International dhe Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës z. Ye Hao.
Ministrja falënderoi miqtë nga Kina, për vëmendjen dhe dëshirën e tyre të veçantë ndaj bashkëpunimit me MZHUT dhe më gjerë, me Shqipërinë, në fushën e zhvillimit të turizmit dhe mbështetjes përmes investimeve kineze. Konkretisht u diskutua dhe u vendosën piketa të bashkëpunimit në disa drejtime.
Mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairin e Ningbo ku Shqipëria do të synojë të prezantojë jo vetëm produkte, vlera, traditë por edhe paketa turistike për qytetarët kinezë. “Duke qenë të vetëdijshëm që interesimi i qytetarëve kinezë, për vende si Italia, shumë pranë nesh është mjaft i lartë, do të donim të përfitonim edhe ne, duke nxitur interesimin e tyre edhe për Shqipërinë”,- u shpreh znj. Gjermeni.
Përmes realizimit të një filmi dokumentar, promovues për Shqipërinë dhe për potencialin e saj turistik ku do të evidentohet rruga dhe transformimi rrënjësor i Shqipërisë.
Në fund të takimit, znj. Gjermeni, përfitoi t’i ftojë miqtë kinezë, të shohin sa më shumë nga bukuritë e vendit tonë që ofron një natyrë të mrekullueshme, vlera kulturore, ushqim të shijshëm e natyral, njerëz miqësorë. http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/bashkepunim-me-china-radio-international-per-te-promovuar-turizmin&page=1

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate