25 aprile 2016

Operatorët italianë: Shqipëria, destinacioni turistik përtej Adriatikut per 2016

krTIRANË, 22 Prill/ATSH/.- Kruja ishte ndër vendet e para që u vizitua nga 50 përfaqësuesit e agjencive turistike italiane që kanë mbërritur në vendin tonë për të promovuar turizmin shqiptar.
Ata patën mundësinë të njihnin nga afër një pjesë të rëndësishme të historisë dhe kulturës në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik, Krujë.
Ata u shprehën ndër të tjera që “jemi këtu për t’iu thënë turistëve italianë që, nga ana tjetër e Adriatikut është një destinacion shumë i mirë turistik”.
kry50 operatorë turistik italianë kanë mbërritur në vendin tonë për të promovuar turizmin shqiptar. Është hera e parë që një numër kaq i madh kompanish të huaja shfaqin interes për Shqipërinë. Pas mbërritjes në vendin tonë, takimin e parë përfaqësuesit e agjencive e patën në ministrinë e Ekonomisë. Gjatë këtij takimi zv. Ministri Ervin Mete shprehu gatishmërinë për t’u vënë në dispozicion gjithçka që do t’u nevojitet këtyre agjencive për të realizuar qëllimin.
Përfaqësuesit e Agjencive turistike italiane vizituan edhe Bunkart, ku patën mundësinë të njihnin një pjesë të historisë së sistemit komunist përmes këtij bunkeri antiatomik./m.mhttp://www.ata.gov.al/operatoret-italiane-shqiperia-destinacioni-turistik-pertej-adriatikut/

22 aprile 2016

Riciklimi Një shembull frymëzues për një mjedis ekologjik dhe turistik



kukTIRANË, 21 Prill / ATSH /-  Një student i Inxhinierisë Agrare, drejtimi Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi, i quajtur Besart Halilaj, pasionin e tij për natyrën e ka shprehur përmes një inciative të shtyrë vetëm nga dëshira, pa asnjë mbështetje financiare nga dikush tjetër, por me të ardhurat e veta ka dhënë një shëmbull ekologjik tepër frymëzues.
Në fshatin Shtiqën, 10 minuta larg qytetit të Kukësit, një sipërfaqe prej 500-600 m2 është shndërruar në një mjedis ekologjik mbresëlënës.
Gjithçka është  realizuar me materiale të riciklueshme si, gomë, plastikë, qelq, bojëra, qe krijojnë një mjedis të këndshëm, paqësor, estetik dhe çlodhës për çdo vizitor që do të gjendet në oborrin e shtëpisë së Besartit, ku gomat e makinave janë shndërruar në vazo lulesh dhe tavolina dhe karrike ku çdo mysafir mund të shijojë një kafe nën ajrin e pastër që të ofron ky oborr dhe të shlodhë sytë në rezervuarin që pret të popullohet me peshq. Kjo zonë shfrytëzohet nga vizitore vendas e të huaj për turizmin ekologjik dhe atë të natyrës. /a.kehttp://www.ata.gov.al/nje-shembull-frymezues-per-nje-mjedis-ekologjik-dhe-turistik/

19 aprile 2016

Monumentet e natyrës në pyjet e Librazhdit edhe si atraksion turistik

lib1TIRANË, 19 Prill / ATSH / – Përpjekjet e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Elbasanit për ta kthyer Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë në një atraksion të vërtetë turistik janë të dukshme.
Ata informojnë vazhdimisht qytetarët dhe të apasionuarit e lëvizjeve në natyrë, turistët e vëzhgimit dhe të aventurës që të vizitojnë këtë mrekulli natyrore.
Një destinacion për turistët e aventurës dhe spelologët është dhe monumenti i natyrës “Shpella Kosharishtit” që gjendet në  këtë park. Po të nisesh nga qyteti i Librazhdit dhe të udhëtosh drejt saj, të duhen rreth 30 km rrugë automobilistike. Për të lehtësuar vizitën në këtë monument, sektori i menaxhimit ka hartuar një projekt për riparimin e rrugës ekzistuese dhe ndërtimit e një rruge këmbësore me gjatësi 120 metra, që do të shërbejë për vizitorët e shpellës. Kjo shpellë ka një historik të veçantë që ka mbërritur deri më sot nëpërmjet gojëdhënave. Miti dhe historia e bëjnë atë edhe më tërheqëse./m.mhttp://www.ata.gov.al/monumentet-e-natyres-ne-pyjet-e-librazhdit-edhe-si-atraksion-turistik/

Aktivistët e mjedisit vozitin për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit

vjosTIRANË, 19 Prill / ATSH / – Rreth 150 vozitës të kajakut nga e gjithë Europa nisën më 16 prill “turin e lumenjve të Ballkanit”, një fushatë sensibilizuese për të ndërgjegjësuar qeveritë e shteteve të Ballkanit të ndalojnë shkatërrimin e lumenjve.
Nën sloganin “Të shpëtojmë lumenjtë tanë – të ndalojmë digat”, ata e nisën vozitjen e tyre nga lumi Sava i Sllovenisë dhe do të vazhdojnë lundrimin për 35 ditë në 18 lumenj nga Sllovenia në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.
“Ky aktivitet unik tregon se lumenjtë e Ballkanit janë diçka më shumë se vetëm furnizuesit me megavat/orë”, tha Ulrich Eichelmann, koordinator i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Europës”.
“Ato janë ‘linjat e jetës’ që ofrojnë vlerë rekreative për njerëzit dhe habitate për speciet. Ne duhet ta mbrojmë këtë trashëgimi natyrore europiane nga lakmia e kompanive dhe bankave për fitim”, shtoi ai.
Kryesuar nga ish-sportisti olimpik slloven, Rok Rozman sportistët amatorë dhe profesionistë janë kundër ndërtimit të digave përgjatë lumenjve ballkanas, ku sipas tyre, priten të ndërtohen 2700 hidrocentrale nga Sllovenia në Shqipëri.
Aktivistët do të kalojnë 12 ditë të turit të tyre 35-ditor në tre lumenjtë kryesorë të Shqipërisë, Valbonë, Osum dhe vjos1Vjosë.
“Ne duam të parandalojmë ndërtimin këtyre digave dhe në vend të tyre jemi duke bërë përpjekjet tona për mbrojtjen e Vjosës në të gjithë gjatësinë e saj, si një Park Kombëtar. Ky do të përbënte të parin Park Kombëtar të një lumi natyror në të gjithë Europën”, deklaroi Thereza Schiller, koordinatore e fushatës.
150 kajakistët dhe të tjerë që do të vendosin t’i bashkohen gjatë vozitjes, do të finalizojnë misionin e tyre më 20 maj në Tiranë, ku do t’i dorëzojnë kryeministrit Edi Rama kërkesën e tyre për mbrojtjen e Vjosës.
Turi i lumenjve të Ballkanit është një aktivitet i organizuar në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, e cila është iniciuar nga “EuroNatur” dhe “RiverWatch” me qëllim për të mbrojtur lumenjtë e Ballkanit nga shkatërrimi përmes zhvillimit të pakontrolluar të ndërtimit të hidrocentraleve. /BIRN//m.mhttp://www.ata.gov.al/aktivistet-e-mjedisit-vozitin-per-mbrojtjen-e-lumenjve-te-ballkanit/

18 aprile 2016

Gjirokastra, qyteti i parë që çel sezonin turistik 2016

gjiroTIRANË, 16 Prill / ATSH / – Drejtori i Pergjithshem i Agjencise Kombëtare te Turizmit, Ardit Çollaku, mori pjesë në eventin e organizuar   në Bashkinë e Gjirokastrës për çeljen e sezonit turistik. Gjirokastra bëhet keshtu qyteti i parë që zyrtarizon hapjen e sezonit per te mirëpritur vizitorët e shumtë.
Gjirokastra si një qytet me mbrojtjen e lartë kulturore edhe arkeologjike të njohura nga UNESCO, sot është një nga pikat kryesore të zhvillimit të turizmit të vendit, duke ndikuar akoma edhe më shumë në zhvillimin ekonomik të qytetit.
Agjencia Kombëtare e Turizmit, jo vetëm promovoi turizmin dhe e vlerat e qytetit të Gjirokastrës, por ishte një ndihmë për bashkinë e këtij qyteti dhe subjekteve vendore të interesuara për t’i dhënë gjithë përfaqësimin dhe mbështetjen e duhur, të domosdoshme për dinjitetin dhe vlerat qe ky qytet përfaqëson. AKT gjithashtu shpërndau një sërë materialesh promocionale si dhe broshura të ndryshme informative për qytetarët.
Atmosfera festive që shoqëroi këtë event u pasua edhe nga një tryezë e përbashkët me operatorët turistike. Në fjalën gjiro2e tij, Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së,  Ardit Çollaku, vuri theksin në hapat konkrete që duhet të merren për koordinimin sa më të mirë mes sektorit publik dhe atij privat, si dhe kërkoi nga operatorët turistik dhe nga bashkia Gjirokastër një informacion të plotë dhe të detajuar mbi vendet turistike që mbulon ky qark.
Ai ftoi bashkinë e Gjirokastrës të bëhet pjesë e stendës së AKT-së në Panairin Ndërkombëtar të Shtutgartit në janarin e 2017 si dhe ofroi bashkëpunim maksimal për projekte të përbashkëta për rritjen e turizmit në Shqipëri. /a.kehttp://www.ata.gov.al/gjirokastra-qyteti-i-pare-qe-cel-sezonin-turistik/

Me pranverën mbërrijnë dhe turistët e parë në “Via Egnatia”

  • egna-1.jpg
  • egnatia-2.jpg
  • egnatia1-1.jpg
  • egnatia4-1.jpg
  • egnatia5-1.jpg
  • egna.jpg
egnatia4TIRANË,16 Prill / ATSH .N.Lena / – Me pranveren duket se kane mbërritur dhe  turistët e parë  te cilet  po vizitojne e pershkojne  rrugën antike  Egnatia, një rrugë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior. .
Përpjekjet e Agjencise Kombëtare të Bregdetit për rivitalizimin e rrugës antike “Via Egnatia”,  me sa duket po tërheqin interesimin e turistëve të cilët janë të dhënë pas aventurës dhe kulturës historike.
Ditët  e para të Prillit,  sollën turistë perëndimore që po ndjekin këtë itinerar në malësitë e Librazhdit duke ngjallur kuriozitetin e banorëve vendas. Ky është viti i parë që rruga antike  ka tabela të dedikuara itinerarit dhe shënime historike.
Ndërtimi i kësaj rruge nisi nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p.e.s., një vijë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior. Me rrugën Egnatia bashkohej një rrugë që vinte nga Epidaninos (Dyrrachium), e quajtur në mënyrë konvencionale nga studimet degë veriore e rrugës Egnatia. Një tjetër degë e saj fillonte në Apoloni dhe nëpërmjet kodrave të fushës së Myzeqesë,dilte në lumin egnatia1Shkumbin dhe bashkohej në Klodiana me atë që niste nga Durrësi, që më pas  ato përshkonin luginën e mesme të Shkumbinit dhe ngjitej deri në kodrën e Sopi Polis, në zonën e Haxhi Beqarit, ku rruga antike ishte e detyruar nga morfologjia e luginës të kalonte nga bregu i djathtë te bregu i majtë i lumit Shkumbìn që vazhdon në drejtim të Liqenit të Ohrit dhe më pas drejt Prespës.
Rruga vazhdon drejt qafave të maleve gjatë të cilave kalonte kufiri midis Ilirisë dhe Maqedonisë.
Në trasenë e rrugës Egnatia gjejmë teknikën e ndërtimit romak të rrugës. Arritja e qendrave në mënyrë më të drejtperdrejtë, komode, ekonomike, përpjekjeve për të evituar përmbytjet dhe uljet e terrenit me forcë. Megjithëse rruga Egnatia ka qenë një nga rrugët më të rëndësishme të komunikacionit me botën romake,  sot,kjo rrugë e vjetër është kthyer në një atraksion për vizitorët dhe turistët kurioz të historisë dhe të lashtësisë. Investimet që janë bërë në orientimin dhe në përgatitien e shoqëruesëve profesionistë të guidave turistike,kanë bërë që ajo të futet fuqishëm në itineraret turistike të vendit tonë.
/f.nhttp://www.ata.gov.al/me-pranveren-mberrijne-dhe-turistet-e-pare-ne-via-egnatia/

Tur çiklistik në Korçë për promovimin e turizmit të aventurës

111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111111TIRANË, 18 Prill / ATSH / – Nismës së Bashkisë së Korçës për promovimin e tureve çiklistike të organizuara në këtë qark, këtë fundjavë iu bashkua edhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.
Në këtë aktivitet morën pjesë grupe çiklistësh, nxënës shkollash dhe të tjerë të apasionuar mbas pedalimit duke përshkruar një nga inteneraret e përzgjedhur të guidës.
Në fjalën e tij rreth kësaj nisme, Ardit Çollaku, Drejtori i Përgjithshëm u shpreh se AKT mbështet këtë eveniment sportiv dhe kjo është një nismë e shkëlqyer e kësaj prefekture, të cilën ne duam ta shpërndajmë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë në kuadër të promovimit turistik të Shqipërisë.
Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të përfaqësohet në Panairin Ndërkombëtar të Shtutgardit, i cili është një nga panairet më të rëndësishëm në botë për sa i përket turizmit të aventurës, ku Agjencia Kombëtare e Turizmit do të jetë prezente me një stendë si “country partner” i këtij panairi.
Gjithashtu, Çollaku ftoi Bashkinë e Korçës që të jetë pjesë e stendës së AKT-së në Panairin Ndërkombëtar të Shtutgardit, që vendi ynë të ketë një prezantim sa më dinjitoz./m.mhttp://www.ata.gov.al/tur-ciklistik-ne-korce-per-promovimin-e-turizmit-te-aventures/

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe kujdesi ndaj tyre

  • petr.jpg
  • petr1.jpg
  • petr2.jpg
  • petr3.jpg
  • petr4.jpg
  • petr5.jpg
petr5TIRANË,18 Prill / ATSH- N.Lena/ – 18 Prilli është është caktuar si Dita ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve historike (International Day for Monuments and Sites)
Gjatë një mbledhje në Tunizi, më 18 prill 1982, ICOMOS (International Council on Monuments and Sites – Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike) krijoi ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe vendbanimeve historike (International Day for Monuments and Sites).
Në nëntor 1983 Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s u rekomandonte shteteve anëtare që të shqyrtonin mundësinë e deklarimit të 18 prillit të çdo viti “dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike”.
Ndërsa shumë vende dhe rajone kanë krijuar ditët e tyre të trashëgimisë, të tilla si Ditët e Trashëgimisë Evropiane (European Heritage days) që përkujtohen çdo vit në muajin shtator.
Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.petr1
Çdo vit një numër gjithnjë e në rritje i Komiteteve Kombëtare të ICOMOS-it në gjithë botën organizojnë aktivitete me rastin e 18 prillit.
Shqipëria është e pasur në monumente dhe vendbanime historike, por kujdesi ndaj tyre le për të dëshiruar. Shumë syresh janë dëmtuar rëndë ose janë grabitur. Monumente të trashëgimisë kulturore të dëmtuara apo të keqpërdorura I gjen dhe rreth Tiranës.
Duke konsideruar që Tirana së bashku me rrethinat e saj tërheqin numrin më të madh të vizitorëve vendas dhe të huaj, kujdesi ndaj vendbanimeve historike, monumenteve të kulturës duhet të jetë i lartë. Një nga këto është dhe Kalaja e Petrelës e ndodhur fare pranë kryeqytetit dhe që vizitohet gati çdo ditë nga kuriozët dhe ata që kërkojnë të kalojnë disa orë ndryshe nga ajri i rëndë i Tiranës, por më e vizitueshme kjo kështjellë bëhet në fundjavë. Ditën e djeshme drejt saj u ngjitën me qindra vizitorë aq më tepër që në sheshin e komunës Petrelë, ishte organizuar dhe një festë në prag sezonin turistik ku qytetarë dhe artistë të zonës i kishin dhënë një tjetër ngjyrim ditës.
Organizatorët vendas ishin kujdesur që të çelnin dhe një panair me produkte bujqësore dhe blegtorale të vendit, por mbi të gjitha dominonin punimet petr4artizanale të krahinës. Ky ishte një tjetër motiv që vizitorët të ngjiteshin drejtë kështjellës mesjetare.
Kalaja e Petrelës, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pasKrishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë.
Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. U ngrit kryesisht për qëllime ushtarake.
Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega DurrësTiranëElbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve. Po, tashmë kjo kështjellë me një histori të veçantë është kthyer në një kafene të zakonshme ku në vend të relikeve historike, gjen objekte të kohës, çadra dielli me reklama pijesh moderne, deformim gati deri në prishje të ambientit të brendshëm, të mureve të saj rrethues dhe mbi të gjitha për të ardhur keq është katandisur stereja e grumbullimit të ujit.
Ajo është një vepër arkitekturore dhe e inxhinierisë kimike e pa arritshme edhe sot. Uji i shiut duhej të grumbullohej aty e të ruhej për shumë ditë e mbase dhe vite e të mos prishej. Ajo është një petrobjekt muzeal i rëndësishëm për historinë dhe arkitekturën. Sot ajo është katandisur në një pus të zakonshëm mbuluar me dërrasa të kalbura e izoluar dhe e veçuar pa mundësi për ta vizituar. Më bënë përshtypje dje në këtë kështjellë, disa turistë gjerman.
I shoqëronte një djalë i ri dhe ata pyesnin për kështjellën dhe historinë e saj. Djali fliste në përgjithësi, shpesh herë me deformime dhe shmangte pyetjet. Në kështjellë mungonte një cicerone i vërtetë dhe kompetent. Pronari tashmë i kësaj kalaje apo edhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, duhet të mendojnë edhe për këtë. Kemi vlerat tona historike dhe nuk dimë ti shesim, nuk dimë ti reklamojmë. Pash që turistët gjerman nuk u kënaqën me shpjegimet amatoreske të qytetarëve të rastësishëm në këtë monument historik jo të rastësishëm, por që tregon historinë tonë.
Ata u larguan pa pirë asgjë nga shërbimi i atyshëm, u largova dhe unë pasi piva një kafe fshati.
Natyra e bukur, peizazhi, vendi historik,vet hija e saj e rëndë dhe historia që mbart, të emocionon ndërsa përkushtimi ose më mirë detyrimi për ta mirëmbajtur atë, le për të dëshiruar. /a.ghttp://www.ata.gov.al/dita-nderkombetare-e-monumenteve-dhe-kujdesi-ndaj-tyre/

Fundjava turistike dhe sportive në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

elbTIRANË,18 Prill / ATSH / – Administrata e Zonave të Mbrojtura në qarkun e Elbasanit,në bashkëpunim me struktura të tjera sportive te rrethit si dhe me pushtetin vendor, organizojnë fundjava turistike dhe sportive në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Ky park ofron mundësi të shumta për turizmin e natyrës, atë të aventurës, sportiv dhe të historisë.
Këtë të dielë, një grup prej më shumë se 50 vetash u ngjitën në majën e Shebenikut, me lartësi 2260 m.
Pjesëmarrësit u shoqëruan nga punonjësit e AdZM  dhe AST Elbasan.
Shfrytëzimi turistik i natyrës në këto ditë të ngrohta pranvere është shtuar pothuajse në të gjithë vendin. Të rinjë dhe familjarë kërkojnë t’i largohen rutinës së përditëshme dhe të shlodhen në natyrë.
Mundësitë janë por duhet një angazhim më konkret nga pushtetet lokale dhe strukturat e kujdesit turistik,që vendet e vizitueshme të paisen dhe me guidat orientuese siç janë tabelat përkatëse pse jo dhe drejtues të specializuar në vendet e aventurës.
/a.ghttp://www.ata.gov.al/fundjava-turistike-dhe-sportive-ne-parkun-kombetar-shebenik-jabllanice/

15 aprile 2016

Televizioni francez promovon Shqipërinë: Kjo perlë që nuk e kemi njohur

laTIRANE, 12 Prill /ATSH/- Në zbulim të Shqipërisë, vendit të Ballkanit që nuk është vlerësuar më parë.
Kështu e nis përshkrimin e Shqipërisë televizioni francez “Arte” në një analize në seksionin e guidave në faqen online.
Natyra e Shqipërisë dhe tradita mikpritëse a banorëve është paraqitur përmes dy videove, që tregojnë njëra veriun dhe tjetra jugun e vendit.
“Pjesa e parë e udhëtimit në veri të vendit, një zonë plot me pasuri natyrore: Alpet shqiptare. Drini që rrjedh mes luginave malore, ujërat e kaltra të liqenit të Komanit, bregdeti Adriatik dhe delta e mrekullueshme e Bunës, një parajsë për zogjtë dhe peshqit”, thuhet në videon e parë.
Në qendër të Shqipërisë gjendet kryeqyteti Tirana, ku banojnë pothuajse një e treta e banorëve të të gjithë vendit. Më në lindje, në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, gjendet liqeni i Ohrit, një nga më të lashtët në botë.
Ndërsa kalon mes bunkerëve që ende “ndotin” peizazhin, rruga të çon në Gjirokastër, qytetin e lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Më pas mund të shkosh në Butrint, siti arkeologjik më i rëndësishëm në vend, një qytet antik me tempujt e tij. Në fund zbulohet një prej traditave të maleve shqiptare, kënga polifonike. e,xh/ /a.kehttp://www.ata.gov.al/televizioni-francez-promovon-shqiperine-kjo-perle-qe-nuk-e-kemi-njohur/

Eksplorim nga toka dhe uji, mjeti amfib turistik në Shqipëri gati per guidat ne summer 2016

  • am-3.jpg
  • am-8.jpg
  • am-1.jpg
  • am1-1.jpg
  • am4.jpg
  • am5.jpg
  • am7.jpg
  • am-2.jpg
  • fo1.jpg
  • fo-2-1.jpg
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
am 8TIRANË, 14 Prill/ATSH-Maela Marini/.- Shqipëria do të mund të ofrojë këtë sezon turistik, një formë të re guide turistike me mjete amfibe, të afta të udhëtojnë në tokë dhe në ujë, duke u dhënë turistëve mundësinë e një eksplorimi aventurier për të njohur qytetet shqiptare.
Amfibe Tour Albania, i vetmi përfaqësues që ofron një tur të kësaj natyre në Ballkan, ka zgjedhur fillimisht qytetin e Pogradecit, në juglindje të vendit, për të stacionuar mjetin dyfunksional, që udhëton në tokë dhe në ujë.
Bëhet fjalë për një mjet epoke, i quajtur zil 485 Amfib, prodhim i vitit 1957 i importuar nga Rusia, i cili deri në vitin 2011 ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Pas restaurimit dhe kalimit të kontrollit teknik, mjeti është përshtatur për të ofruar tashmë një risi në guidat turistike.
amNë një prononcim për ATSH-në, Sokol Krasniqi sqaron se si inisiativa e tij, që lindi nga pasioni për mjetet antike, arriti të formësohet në një tur të mirëfilltë turistik. “Në vitin 2011 mjetet ishin nxjerrë jashtë inventarit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe ishin bërë gati për demontim. Me anë të një kërkese që i drejtova Ministrisë së Mbrojtjes, ministria vendosi t’i nxjerrë në ankand, ku unë arrita t’i blej si i vetmi i interesuar që isha”, thotë Krasniqi.
Momentalisht mjeti disponon të gjithë dokumentacionin ligjor për të udhëtuar dhe lundruar në bazë të ligjeve në fuqi. Projekti është në fazën përfundimtare të tij dhe muajin e ardhshëm do të prezantohet në bashkëpunim me bashkinë e Pogradecit.
Mjeti, që do të drejtohet nga specialistë, do të qëndrojë në liqenin e Pogradecit për 12 muaj dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve vendas e të huaj.
Amphibious vehicles – mjetet militare që janë vënë në shërbim të turizmit
fo 2Këto mjete janë kopje e modelit amerikan DUKW 353, i cili është prezantuar për herë të parë në atë që quhet ndryshe “D day”, (1944) sulmi i aleatëve në Normandi për çlirimin e Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Prej 15 vitesh, mjetet e tilla janë restauruar dhe kanë nisur të përdoren gjerësisht për turizëm në shtete si Amerika, Singapori, Anglia, Holanda, Gjermania etj.
Ndërkohë prototipe të reja mjetesh amfibe janë dizenjuar dhe janë vënë në funksion të turizmit. Në Roterdam përshembull, një nga turet më të veçanta është “Splashtours”, që ofron një guidë të qytetit me autobus unik amfib.
Përpjekjet për krijimin e mjeteve amfibe kanë nisur që në vitin 1770. Që nga viti 1920 dizajne të ndryshme të automjeteve amfibe janë krijuar për një gamë të gjerë të kërkesave, duke përfshirë rekreacion, ekspedita, operacione kërkim-shpëtimi, dhe ushtarake.http://www.ata.gov.al/eksplorim-turistik-permes-tokes-dhe-ujit-vjen-mjeti-amfib-ne-shqiperi/

Search

Translate