29 novembre 2013

“Festë aziatike” me Flamurin e Pavarësisë shqiptare në majën e Dajtit Një ditë në malin pranë Tiranës

29 nëntor 2013 18:36
Te shumte kane qene qytetaret e Tiranes, qe kete te premte, kane shfrytezuar motin me diell, pushimin dhe boren e Dajtit, per te ndryshuar rutinen e perditshme. Mes tyre kamera e ABC News, ka fiksuar nje grup aziatikesh, qe festonin me simbolet kombetare shqiptare.
E kane marre “Dajtin” ne kembe me qellimin qe ne 29 nentor te ngrene flamurin ne kete lartesi. 
Simbolika i jep vlere festes se ketij grupi alpinistesh. 
Simbolet kombetare shqiptare i mbajne aziatiket. Festojne njesoj si vendasit, pavaresisht se me cfare emri e “pagezojne” festimin... 
Te tjere kane perfituar nga dita e pushimit. 
Bora i ka mbledhur ne “Dajt”.
Dikush zgjedh te beje nje xhiro me kale, nje tjeter te beje babagjyshin prej debore. 

Sfidojne kushtet atmosferike dhe momentet i fiksojne ne foto. 
Pas disa oreve te kendshme larg zhurmes se Tiranes, kthehen, per te rinisur ritualin kryeqytetas.

28 novembre 2013

Medieval Art Museum [Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar] Korçe, Albania


Leonard Qylafi sjell “Muzeu i Natyrës”, Një përpjekjë për tiu drejtuar njerëzve me gjuhën e faunës

28 nëntor 2013 14:53
Diçka njerëzore nga bota e kafshëve në ekspozitën personale të Leonard Qylafit. Është drita që shfaqet në kanavacë si pjesë e natyrës së vetë faunës apo e njeriut që i ka studiuar ato. Rezultat që ka ardhur në dy vjet në vaj në kanavacë duke pikturuar me përpikëmëri foto nga koleksionet e ngrira të muzeut të natyrës. 
Ekspozita e hapur në Galerinë Zeta deri më 10 dhjetor, nxit një pyetje të vjetër: Ç’është natyrë në art? Çfarë mbetet e pandryshuar në natyrën e sendeve me gjithë evoluimin e formës?
Gjatë këtyre viteve Leonard Qylafi është marrë me video, fotografi, është fitues i Çmimit “Ardhje”, konkursi i përvitshëm për të rinjtë e artit bashkëkohor, ka fituar disa përvoja në Nju Jork, Goteborg e Vjenë ku dhe ka ekspozuar.
Personalja e tij “Subjekte të konservuara në pikturë, Muzeu i natyrës” nuk është megjithatë cikël krejt i shkëputur nga krijimtaria e deritanishme. Është akoma kurioziteti për vende dhe gjëra që pësojnë transformim të ngadaltë, gjurmën shtegtuese nëpër kohë, e kapshme vetëm nga syri i artistit.

Reportazh mbi disa nga Bukurite Natyrore te Treves se Elbasanit . AST Elbasani Shqiperi Albania


on Nov 28, 2013
Shoqata AST Elbasani jo vetem zhvillon aktivitete sportivo-kulturore , por ajo promovon dhe vlerat historiko-kulturore e turistike te Treves se Elbasanit

Korabi nga Ajri dhe Toka / Korabi from Air and from Land

Turizmi, kërkohet liberalizim vizash për vendet që sjellin numër të lartë pushtuesish

27 Nëntor 2013
10% - Masa për uljen e TVSH-së për turizmin. Ministrja e Turizmit tha se po përgatitet një propozim, i cili do t’i dorëzohet Ministrisë së Financave
Vizat - Biznesi kërkoi rishikim të mundësisë për të zgjatur në kohë periudhën e sezonit turistik dhe të liberalizohen vizat për disa vende nga të cilat vijnë më shumë turistë
bregasiMinistrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të “Biznes Albania”, ku është njohur nga afër me kërkesat e biznesit në fushën e turizmit dhe zhvillimit urban. Në takim është diskutuar për mundësinë e uljes së TVSH-së për turizmin në masën 10%, për certifikimin e hoteleve dhe vendosjen e standardeve, për mundësinë e zgjatjes së sezonit turistik apo çështje të tjera që lidhen me planifikimin e territorit dhe zhvillimin urban. Po ashtu, ndër prioritetet e takimit ishte dhe diskutimi për çështjen e liberalizimit të vizave dhe përfaqësuesit e “Biznes Albania” kërkuan që të shikohet mundësia për të zgjatur në kohë periudhën e sezonit turistik dhe të liberalizohen vizat për disa vende nga të cilat vijnë më shumë turistë. Ministrja Gjermeni shprehu angazhimin e ministrisë dhe të qeverisë për një bashkëpunim të ngushtë publik-privat, duke theksuar se pa këtë bashkëpunim nuk mund të funksionojë asnjë sektor i ekonomisë. Në lidhje me propozimin e bizneseve për uljen e TVSH-së për turizmin në masën 10%, Gjermeni theksoi se po përgatitet një propozim nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i cili do t’i dorëzohet Ministrisë së Financave. Ministrja Gjermeni kërkoi angazhim dhe bashkëpunim nga ana e biznesit për të luftuar informalitetin në sektorin e turizmit. Ministrja Gjermeni deklaroi se problemet e certifikimit dhe standardizimit, për guidat, hotelet, operatorët turistikë, do të adresohen përmes rishikimit të ligjit për turizmin, i cili do të bëhet pas konsultimeve që parashikohet të nisin në muajin dhjetor me përfaqësues të shoqatave të turizmit dhe gjithë aktorët e fushës.
Gjermeni theksoi gjithashtu se ministria synon të hartojë një masterplan të përgjithshëm kombëtar për turizmin dhe strategjinë 2014-2020, për zhvillimin e turizmit në bashkëpunim me biznesin dhe të gjitha grupet e interesit, si edhe me ndihmën e Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO).
Ministrja Gjermeni theksoi se në fushën e zhvillimit urban, ministria është duke mbledhur mendime dhe sugjerime nga grupet e interesit në procesin përfshirës të konsultimeve për rishikimin e ligjit të planifikimit të territorit, për të dalë me propozime konkrete për një ligj të ri të zbatueshëm nga të gjitha palët dhe për të adresuar të gjitha problemet e evidentuara në ligjin ekzistues.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/11/27/turizmi-kerkohet-liberalizim-vizash-per-vendet-qe-sjellin-numer-te-larte-pushtuesish/

“Nata e Muzeve”, tashmë dhe në Shqipëri

Teatër, muzikë dhe art pamor gjatë një nate në Galerinë Kombëtare të Arteve

Rexhep_Ferri_37510Galeria Kombëtare e Arteve i bashkohet për herë të parë 120 qyteteve europiane, të cilët kanë tashmë traditën e “Nata e Muzeve” e praktikuar që nga viti 1997. Kjo histori lindi në Berlin. Të gjithë muzetë e qytetit do të qëndronin hapur për t’u vizituar nga artdashësit deri në mesnatë. Kjo natë u quajt “Lange nach der museen” dhe pati aq sukses sa u kthye në traditë. Kësaj tradite do t’i bashkohet edhe Shqipëria për herë të parë më 29 Nëntor. Gjatë kësaj nate, vizitorët në Galerinë e Arteve do kenë mundësi të shikojnë falas ekspozitat dhe shfaqje të tjera të bashkëlidhura për këtë natë të veçantë. Në këtë mënyrë, piktura, skulptura, video arti, arti alternativ, muzika dhe festa shqiptare do të jenë të prekshme si për ata persona që vijnë për herë të parë në të tilla ngjarje, por dhe për turistët, të cilët do të njihen më nga afër me kulturën tonë kombëtare. Në këtë mënyrë, për Galerinë e Arteve “Nata e Bardhë” kthehet në “Natën e Muzeve”.
Dyert e Galerisë do të hapen dhe të gjitha sallat do të jenë në dispozicion të vizitorëve. Në sallën e ekspozitave të përkohshme vizitorët mund të shohin ekspozitën që vazhdon të jetë e hapur të artistit nga Kosova, Rexhep Ferri “Afër dhe larg”. Në ekspozitë paraqiten 50 vepra në pikturë, në teknikën vaj mbi pëlhurë. Veprat janë një pjesë e krijimtarisë së tij 50-vjeçare. Vepra më e hershme është e vitit 1967, me titull “Porosia”. Atmosfera e ekspozitës ndërtohet në idenë e titullit të saj: “Larg dhe Afër”, si një ndjesi e natyrshme dhe e gjeneruar nga hapësira e zhvillimit të arteve pamore në të dy vendet tona shqipfolëse, që në fillim të shek. XX. Një tjetër hapësirë që mund të vizitohet nga publiku është Linja Muzeore e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve me 5 salla (Salla Fillesat e Pikturës në Qytetet Shqiptare 1883-1930; Salla Shkolla e Vizatimit; Salla Piktura/Skulptura akademike dhe tabloja me temë historike 1950-1986; Salla Realizmi Socialist, ndërtimi i modeleve të njeriut të ri; Salla Piktura Formaliste e Realizmit Socialist 1969-1974). Një kuartet harqesh me repertor klasik do të jetë në ambientet e brendshme të Galerisë. Nuk do të mungojë gjatë kësaj mbrëmjeje të gjatë dhe teatri. Regjisorja Arjeta Dhima dhe trupa e saj do të organizojnë performancën “Një pikë e kuqe”. Ermal Rodi, saksofonisti i mirënjohur do të performojë në sallën e realizmit socialist. Në orët e vona të mesnatës dhe deri ditën tjetër në mëngjes, Art Kontakt dhe TICA do të shfaqin punë artistësh bashkëkohorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë në video, në ambientet e jashtme/brendshme të Galerisë.

27 novembre 2013

Debora mbulon veriun e vendit, probleme ne qarkullimin e makinave, beni kujdes nese niseni per pushime keto dite festash

Wednesday, 27 November 2013 10:45
Debora mbulon veriun e vendit, probleme ne qarkullimin e makinave.
Reshjet e para të dëborës të cilat kanë sjellë edhe temperaturat e akullta, kanë bërë që të bllokohen disa akse rrugore në mbarë vendin, kryesisht në veri.Në qarkun e Shkodrës është bllokuar komuna Dukagjin, rruga drejt Vermoshit dhe disa fshatra të tjerë, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës të cilat kanë shënuar një trashësi prej disa dhjetëra centimetër.Ndërkohë edhe në rrethin e Pukës, në rrugët nacionale qarkullohet me vështirësi.
Beni shume kujdes nese do niseni per pushime keto dit festash, kontrolloni mire makinen tuaj, merni me vete badanije, uje dhe biskota te thata ne raste bllokimi rruge nga reshiet e debores.
- See more at: http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=74962:debora-mbulon-veriun-e-vendit-probleme-ne-qarkullimin-e-makinave&Itemid=617#sthash.mxX1PDgU.dpuf


Reshjet e borës bllokojnë Veriun dhe Juglindjen, vështirësi në qarkullim

Ulja e ndjeshme e temperaturave 2 ditë e fundit ka sjellë reshje të shumta dëbore në zonat veriore dhe juglindore të vendit, duke shkaktuar vështirësi të shumta në qarkullimin mjeteve dhe izolimin e banorëve të fshatrave dhe komunave të thella.
Kështu që prej ditës së djeshme, aksi rrugor Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Shllak paraqet vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve të cilat mund të lëvizin vetëm me zinxhirë.
Gjithashtu, në komunat Lëkurë, Kalaja e Dodës dhe Kastriot të Dibrës dëbora ka sjellë vështirësi të shumta, të cilat bëhen dhe më serioze me mungesën e energjisë elektrike që prej mbrëmjes së djeshme.
Po ashtu, aksi rrugor Shkodër-Dukagjin është e bllokuar nga dëbora. Të bllokuara paraqiten edhe rruga e Vermoshit dhe rruga e komunës Shllak.
Reshje të dendura dëbore janë shënuar edhe në komunat e Elbasanit. Aksi rrugor Librazhd- Stërblevë paraqet vështirësi serioze në qarkullim, pasi trashësia e borës arrin në 15 cm.
27 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com)

Revista angleze TNT editorial dedikuar Shqiperise turistike 26/11/2013

Destination: Albania

26th Nov 2013 11:42am | By Megan Hogarth
Revista angleze TNT editorial dedikuar Shqiperise turistike.
“Destinacioni: Shqipëri”, është editoriali i revistës më të njohur angleze TNT e fokusuar në udhëtimet, guidat gastronomike dhe jetës së natës anembanë botës. Në editorialin e sotëm TNT thotë se “Shqipëria është vendi i mistereve”. Sipas TNT-së, ka shumë për të zbuluar në Shqipëri, duke përfshirë vargmalet mbresëlënëse, plazhet mahnitëse dhe nje jetë te ngadaltë tradicionale. Të udhëtosh drejt Shqipërisë, sipas anglezëve të TNT-së është lehtësisht e suprizueshme, por më e mira të mos e planifikosh udhëtimin tënd, kohë më parë.
Destination: Albania
Albania is a bit of a mystery. Holidaymakers in this region are too busy hopping around the Greek Islands or exploring the history-riddled former Yugoslavia to consider Albania and its…., well, exactly. Nobody knows much about this country. Yes, there are lots of Mercedes and donkeys. But there’s so much more to discover in Albania, including impressive mountain ranges, stunning beaches and a slower, more traditional way of life.
Travelling in Albania is surprisingly easy, although it’s best not to plan far ahead. There are many more accommodation options than advertised online and while the mini buses, known as furgons, can get you most places you’ll need to go, the schedules can be difficult to determine in advance. If all else fails, ask a local. Everyone in Albania seems to know someone with a taxi, restaurant or guesthouse and is eager to call them on your behalf. 

Vlora:

Vlora is cosmopolitan coastal city, with more year-round atmosphere than Saranda.
What to do:
If you can be tempted from the beach, walk along the palm-tree lined Boulevard Ismail Qemali and climb to Kuzum Baba (visitvlora.com/city/kuzum-baba-kuz-baba-vlore) for the best (and free) view over the city. The National Museum of Independence ( 355 332 9419) was the headquarters of Albania's first government.
Where to stay:
Hotel Martini ( 355 6920 38877) is centrally located on one of the busiest roads in the city, plus it’s better priced than the waterfront hostels
Going out:
Most cafes in Albania have a mostly male clientele and rarely serve food, so Pasticeri Kafe Izraelite ( 355 6840 67229) is a welcome change. The cakes and Israeli-inspired desserts are worthy of more than one visit. Irish Time ( 355 6968 33785) and Club Pizeri Itarus ( 355692676430) are popular watering holes in the evening.

Shkodra:

Shkodra is an interesting mix of traditional ways of life and modern influences. One minute you’ll be walking along a rubbish-lined gravel road and pass a family sitting with a goat in a donkey-led wagon. The next you’ll be sipping coffee in a cafe while jazz music plays in the background.
What to do:
Get a taxi to take you to Mes Bridge, which was built almost 250 years ago during the Ottoman Empire. Keep your taxi driver for the trip to Rozafa Castle (albaniantourism.com/shkoder/about-shkodra). Visit in the late afternoon to admire the view over Lake Shkodra and watch the sunset.  If you can brave the seemingly lawless Albanian roads, hire a bike and ride out to Lake Shkodra (albaniantourism.com/lake-shkodra). The mountain village of Theth in the Albanian Alps is about three hours away by bus and a trip there is best organised from Shkodra.
Where to stay:
Florian’s Guesthouse ( 355 6823 35921) is a short taxi ride from the centre, but worth it for the garden-sourced vegetarian dinner and homemade wine. You’ll see a different side of the city on a walk around the neighbourhood where people will come out of their houses to say hello.
Going out:
Arti'Zanave ( 355 6737 66211) is one of the best places in Shkodra for traditional Albanian food. Another popular haunt is Bar San Francisco ( 355 6655 52552), which has a more international flavour.
.

Tirana:

With its large shopping centres, modern bars and colourful buildings, Tirana is probably the least Albanian part of Albania.
What to do:
Albania’s capital doesn’t require more than a day, in which time you can visit the National Gallery of Arts (gka.al), the National History Museum (hist.tirana.cchnet.it), admire the frescos inside the Et'hem Bey Mosque and visit Tirana Park on the artificial lake, which is exactly what the name suggests. If you find yourself here for longer head to Mount Dajti (dajtiekspres.com) and ride the cable car in the national park.
Where to stay:
Walking into the incredibly cool Trip’N’Hostel (tiranatripnhostelalbania.com) makes you wonder if you crossed a border somewhere. It’s hidden behind a large gate on a small side street and its funky décor and cosy feel is unexpected.
Going out:
Oda restaurant (+355 4224 9541) is one of Tirana’s best-known restaurants and much loved for its homely feel. Era (+355 4226 4475) is another Tirana staple. It has an up-market atmosphere, but is still cheap. After dinner visit Tirana’s nightclub district, Blloku.

Saranda:

People visit Saranda to party, lie on the beach, or for a base to explore more interesting sites nearby.
What to do:
There’s little to do in the city itself, but you can reach quite a few cool attractions by bus. The Blue Eye (visitsaranda.com/html/thingsToDo.html) is a natural spring 15km from Saranda. Its sparkling water is 10 degrees and up to 50m deep. The more adventurous visitors dive from a rusty platform above the spring. Allow a few days to visit the ancient city of Butrint (whc.unesco.org/en/list/570), the islands at Ksamil (albaniantourism.com/ksamili-islands), the UNESCO town of Gjirokastra (gjirokastra.org/home.html) and even Greece. The Greek island of Corfu is just a 30-minute ferry ride away (ionian-cruises.com/lines.php).
Where to stay:
The Hairy Lemon (hairylemonhostel.com/saranda) is a small but social hostel a few streets from the centre. It’s not uncommon for the guests to cook a family-style dinner and eat together. It isn’t open in winter, but SR Backpackers is (backpackerssr.hostel.com/index.php), which is more central, but lacks the atmosphere of the Hairy Lemon.
Going out:
Saranda is a summer destination – many cafes, restaurants and clubs close for the off-season. Limani (+355 6820 77471) serves up reasonably priced Italian food, and ask your hostel for directions to Plazha Ri to try traditional dishes such as stuffed peppers and eggplants. Finish the evening by joining the party at Mango Beach (discomango.com), the biggest club in Saranda.
..

Berat:

Nicknamed the City of a Thousand Windows, Berat is one of the most beautiful towns in Albania. It may be old fashioned compared to the country’s larger cities, but that’s half the charm of coming here.
What to do:
From the top of the 13th-century fortress (whc.unesco.org/en/list/569) you’ll have a good view of Berat’s famous white Ottoman houses, which are featured on the UNESCO World Heritage List. When you’re back on level ground, cross the Gorica bridge and explore the narrow, cobbled streets of the Gorica Quarter.
Where to stay:
Berat Backpackers (beratbackpackers.com) in the Gorica Quarter is refreshingly clean and well-equipped.
Going out:
Berat is more traditional than Albania’s larger cities and the options for entertainment are limited. Boulevard Republika, which is closed to traffic at night, is lined with cafes, although there are few women here at that time. You’ll find a more inclusive atmosphere and good food on the rooftop of Hotel Tomori (hoteltomori.com).
..https://www.tntmagazine.com/travel/top-guides/destination-albania

Muzeu Kombëtar merr dhuratë 40 portretet e firmëtarëve

27 Nëntor 2013 - 09:49 Muzeu Kombëtar merr dhuratë 40 portretet e firmëtarëve

TIRANE-Muzeu Kombëtar do të ekspozojë për herë të parë fotografitë e 40 firmëtarëve të Pavarësisë. Imazhet e tyre i janë bërë dhuratë nga studiuesi Niko Kotherja. Mund të tingëllojë e çuditshme, por vetë muzeu, si një ndër ngrehinat më të rëndësishme të kujtesës kombëtare, deri më sot, nuk i kishte këto portrete. E megjithëse ky përvjetor i 101-të i shpalljes së Shqipërisë të mosvarme duket se do të jetë i vakët, institucioni sot në drekë sjell para publikut një ekspozitë me fotoportretet dhe firmat e atdhetarëve që më shumë se një shekull më parë e bënë vendin e copëtuar shtet!

Kotherja, i njohur si koleksionist e studiues, prej vitesh ka punuar për të mbledhur tok, imazhe të rilindasve: herë të humbura, herë të harruara e herë tjetër, vështirë të identifikueshme me emrat e firmat në deklaratën e Pavarësisë. Më së fundmi, ia doli t’i mbledhë një vit më parë e sot i dorëzon pranë MHK-së. Firmëtarët janë: Firmëtarët (sipas një artikulli të botuar nga A. Meksi) janë: Ismail Qemal Beu, Ilias Be’ Vrioni, Hajredin Be’ Cakrani, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimitër) Tutulani, Myfti Vehbi Efendiu (Agolli), Abas Efendi (Çelkupa), Mustafa Agai (Hanxhiu), Dom Nikoll Kaçorri, Shefqet Be’ Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu (Karaosmani), Midhat Be’ Frashëri, Veli Efendiu (Harçi), Elmas Efendiu (Boce), Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu (Pejani), Salih Xhuka (Gjuka), Abdi Be’ Toptani, Mustafa Asim Efendiu (Kruja), Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be’ Vokopola, Nebi Efendi Sefa (Lushja), Zyhdi Beu (Ohri), Dr. Myrtezai (Ali Struga), Nuri Efendi Sojli, Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Deliallisi), Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jani Minga, Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja (Emanuil), Dhimitër Beratti, Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua, Luis Gurakuqi.

FESTIMET Ky 101-vjetor duket se do të jetë tejet i vakët. Asgjë nuk është lajmëruar të jetë parashikuar nga institucionet kulturore, veç në mos janë lënë “surprizë” e çasteve të fundit. Ekspozita e Kotheres duket të jetë e vetmja që përkujton Pavarësinë, ndërsa Çlirimin, që shënohet më 29 nëntor, MHK e shënon duke qenë i hapur 24 orë për publikun. Nata e Bardhë është ajo që rikthehet, duke u shërbyer më së shumti bizneseve, që presin klientë për të rritur fitimet e tyre. Po në MHK, në sallën “Unesco” do të shfaqen filma shqiptarë me temë nga lufta. Hyrja do të jetë falas.

(a.n/ Gazeta Shqipatre/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/muzeu-kombetar-merr-dhurate-40-portretet-e-firmetareve-160745.html

Dhe... Shfaqen për herë të parë 5 fotoportrete të firmëtarëve të pavarësisë
Koleksionisti Niko Kotherja ia dhuron Muzeut 
Pesë fotoportrete të firmëtarëve të pavarësisë Nuri Sojliu, Xhemal Dealiallisi, Ymer Dealiallisi, Lef Nosi, dhe Dhimiter Berati bëhen publike për herë të parë nga koleksionisti Niko Kotherja. Fotot mendohet se janë shkrepur para dhe pas shpalljes së pavaresisë së vendit.

Fotoportretet e 40 nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë, Kotherja ia dhuroi muzeut Historik Kombëtar, për t’i ekspozuar në pavionin e periudhës së pavarësisë.
Kjo ekspozitë vjen në kuadër të festave të nëntorit në Muzeun Historik Kombëtar dhe do të qëndrojë e hapur për 3 ditë në hollin qendror.
http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/36684


Paganini i Çiftelisë Shqiptare dhe vështirsit të gjesh një mjeshtër të çiftelisë apo të fyellit

NGA: FATMIR LUARASI
Ndue Shyti, Paganini i Çiftelisë ShqiptarePUKE-Sot është e vështirë të gjesh një mjeshtër të çiftelisë apo të fyellit. Dikur e kishim. E kemi fizikisht edhe sot Artistin e Madh. E kemi harruar 80-vjeçarin Ndue Shyti, i cili njihet ndryshe edhe si Paganini i çiftelisë shqiptare. Askush si ai nuk dhuroi tinguj kaq të harmonishëm prej drurit dhe telave, apo fyejve; askush si ai nuk e solli artin dhe shpirtin e popullit në skenat më të mëdha të botës. E ky shkrim synon për të shlyer sadopak mëkatet tona të përditshme që bëjmë me të kaluarën e artë. Artisti i Popullit gjallon dhe sfidon me shpirt heshtjen tonë, duke sjellë kujtime që shumë prej të rinjve nuk i kanë dëgjuar kurrë; madje ato mund të duken edhe si legjenda…

Mrekullia në Dizhon të Francës

“Para se të niseshim për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të vitit 1970, në Dizhon të Francës, bëmë shumë prova në Ansamblin e Këngëve e Valleve në Tiranë dhe ‘qepëm’ një koncert që do të zgjaste 80 minuta”, – thotë Artisti i Popullit, Ndue Shyti. Kur mbërritëm në Dizhon na ndryshoi plani…. Na thanë se koncerti ynë (si çdo shtet tjetër) do të reduktohej në vetëm 15 minuta. Pra, duheshin hequr pjesë të ndryshme të programit. Mua më thanë që ‘ta qethja’ melodinë time. Rashë në mendime se çfarë të hiqja? Atëherë vendosa të shpejtoj ritmin. Nga shtatë minuta duhet ta bëja tre. Më erdhi radha. Dola në skenë. Fillova të luaj në çiftelinë që më kishte bërë Gjin Shkoza (mësuesi im i parë si instrumentist). Gishtat lëviznin lehtë dhe me shpejtësi si asnjëherë. Duhet ta mbyllja në kohën e caktuar, ndryshe grupi skualifikohej. (Kështu ishte rregulli). Binte gongu, pjesa mbyllej. Unë që nuk e matja dot kohën, në ato momente emocionesh duke i rënë çiftelisë, fillova të tërhiqem nga skena. Gongu (topan i thotë Ndue Shyti) nuk po binte. Ndërkohë. kryetari i jurisë më bëri shenjë t’i afrohesha mikrofonit. U afrova dhe vazhdova t’i bie. Më ftoi të zbrisja nga skena për te juria. “Pasi këqyri bajagi çiftelinë, më shtrëngoi një dekik dorën dhe tha: ‘Bravo Albania! Fituat’.
Tish Daia ma përktheu. ‘Mersi boku’, – iu përgjigja unë (kështu na kishin mësuar të thoshim sa herë na lavdëronin)”.

Çiftelia asht shqiptare
“N’atë dekik m’u kujtua se dikur, në Turqi një fansi jem (politikan turk), kur u kënaq me melodinë e çiftelisë time e që mësoi se jam albanez, më tha: ‘Kemi kujtuar se çiftelia ka lindur në Anadoll, por njëtash u binda se e paska origjinën nga Albania. Po ku bie kjo Albania, axheba?’ Ndërsa sot Albaninë le ta marrë vesh e gjithë bota mbarë”.

“Aty në Dizhon morëm Gjerdanin e Artë (3 kg e 860 gramë) – jo unë, por grupi”, – thotë Ndueja me modesti. “Si mos fitonim na, tu pas në krye Besim Zekthin e Ibrahim Tukiçin?”

Ndueja përdor shpesh një shprehje mirditore: “Asht ma e mirë gjasa se kapucari”, – që do të thotë: “Më e saktë është ajo që ndodh, sesa kjo që thuhet”. Pra, nuk mund të rrëfehet ajo që ndodhi në Dizhon të Francës më 30 gusht – 4 shtator 1970. Çaste të bukura, të paharruara. Ansamble, të mbledhura nga e gjithë bota, do të parakalonin para personaliteteve kryesore franceze. Shqiptarët me Gjerdanin e Artë mbanin mbi supe shqiponjën e kërcimit, artistin Besim Zekthi. Bulevardi u bllokua 60 minuta sepse njerëzit që kishin mbushur dy anët e rrugës donin të përqafonin fituesit. Ata brohorisnin: “Albania… Albania!”. Në përfundim të parakalimit Ndue Shytit iu desh të përballej me pesë profesorë të muzikës franceze. Ata do të kontrollonin me rrënjë e degë instrumentin magjik. (Atë çiftelinë që kokën e kishte me dru mani e bishtin me dru ahu). Profesorët nuk i jepnin kënd si e qysh dhe çfarë magjie ka brenda vegla që lëshon ato tinguj të ëmbël.

Tinguj bjeshke
Artisti i Popullit, Ndue Shyti, lindi 80 vjet më parë në Gojan, në një fshat të Pukës. Ishte veçse 3 vjeç kur e mori çiftelinë për herë të parë në dorë. Teksa vitet kalonin telat e çiftelisë çdo ditë e më shumë prodhonin tingujt të harmonishëm dhe ngjyra mahnitëse nëpër gishtat që rriteshin. Artisti i vogël shoqëronte të rriturit me veglën muzikore. Kur dilte në stane, lart në bjeshkë, ai merrte me vete çiftelinë dhe fyellin; pjesën e pandarë të jetës së vet. Për herë të parë dha një koncert para grupeve vullnetare, që po ndërtonin hekurudhën Elbasan-Peqin, në vitin 1950. Ata e kishin marrë artistin 15-vjeçar që t’u binte veglave në orët e dëfrimit. Kaq deshi që tingujt e dalë nga çiftelia e tij të merrnin dhenë. Aty ndjeu dhe kënaqësinë e duartrokitjeve. Në ato vite të vështira Ndueja punonte me sharrëxhinjtë dhe në vaktet e drekës, çlodhte punëtorët me meloditë që krijonte nëpër telat e çiftelisë. Ai kujton se këtë kënaqësi e kishte ndjekur përgjatë gjithë viteve, edhe në kohën kur ishte në shërbimin ushtarak. Aty provoi diçka më tepër; provoi t’i binte çiftelisë para mikrofonit. Tani talenti i tij kishte rënë në sy. Çdo ditë njihej ndërsa dhuntia perfeksionohej. Një ditë ai do të përballej me vlerësimin e ekspertëve të muzikës. Me gjithë sigurinë që kishte në veten e tij, ende nuk i harron ato emocione që provoi.

Ishte viti 1958 kur doli për herë të parë në skenën e Festivalit Folklorik të rrethit. Aty mori diplomën e parë për talentin dhe punën e akumuluar ndër vite mbi dy tela çiftelie. Rritej djaloshi, rritej dhe nami i tij.

Një ditë, nga skena e Pukës do të dilte në një ngjitej në një tjetër skenë, kësaj radhe më të madhe, do të shfaqte talentin e tij për artdashësit e kryeqytetit. “Ndihesha i gëzuar, por me më shumë përgjegjësi”, – thotë Ndueja. Përveç çiftelisë, aty i ra edhe bilbilit (instrument që e kishte përgatitur vetë). Në sallë ishte edhe Enver Hoxha. Ndueja thotë se Enveri i ngjit në skenë dhe iu drejtua: “Ndue, si quhet ky instrument?”. “Bilbil”, – iu përgjigj Ndueja. Më pas ai thotë: “Të lumtë! Në duart tuaja fishkëllen si pishat tona krenare”. Ndueja kishte me vete një grup me 104 instrumentistë popullorë pukjanë. Ata kishin për mësues Ndue Shytin. Teksa largohej nga skena, Enver Hoxha tha se “edhe Franca nuk ka një artist që të luajë si malësori ynë, me dy tela e një bilbil”. “Nji kjo çifteli e ky bilbil, – thotë Ndue Shyti, – më bënë të njohur dhe më kanë shtrënguar dorën burra shteti, që nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Ramiz Alia, e deri te Sali Berisha”. Ai kujton se tingujt e çiftelisë kanë mahnitur edhe Mao Ce Dunin dhe Çu En Lain, të cilët i kanë shtrënguar dorën.

Histori të rralla

Artisti i Popullit Ndue Shyti dhe çiftelia e tij i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë. Ai është bërë i njohur me interpretimet e tij nëpër skenat botërore, në Kinë, Francë, Turqi, Suedi, Jugosllavi etj. Kudo ka marrë duartrokitje e fjalë të ngrohta. Një gazetë franceze shkuan për të: “Ndue Shyti, një shqiponjë që luan me dy tela, por që tingëllon si një simfoni”. Ndërsa bashkëshortja e Mao Ce Dunit thoshte në një nga gazetat kryesore kineze: “Një shqiptar virtuoz i vërtetë”. Një media maqedonase në Ohër thoshte shumë vite më parë: “Ndue Shyti është një nga instrumentistët më të mëdhenj të Ballkanit”.

Fama e Ndue Shytit jehoi nga Bjeshkët e Tërbunit deri në Pekinin e largët. Ai interpretoi në sallën ku ndodhej udhëheqësi komunist Mao Ce Duni, një pjesë instrumentale kineze. “Salla gjigante më shoqëronte me këngë e thirrjet përsëritëse ‘ci go jo’, ‘ci go jo’”, – kujton me mallëngjim Artisti i Popullit.

Kujtime që nuk vdesin

cifteli
Në karrierën e tij artistike Ndue Shyti ruan shumë kujtime. Ai tregon se teksa luante në një skenë në Turqi, në mes të melodisë, i këputet njëri nga telat e çiftelisë. “Vazhdova me një tel deri në fundin e pjesës muzikore. Ndihesha keq, por u ngroha shumë nga duartrokitjet me ovacione të mëdha. Ambasadori ynë atje më tha: ‘Kur nuk e mora unë vesh se ti i re çiftelisë me një tel, edhe salla nuk e dalloi’”, – thotë artisti. Ai rrëfen një tjetër histori.

“Në Jugosllavi u fikën dritat në krejt sallën, por unë vazhdova t’i bija çiftelisë dhe dukej sikur tingujt shpërndanin dritë”. Ndue Shyti i njeh shumë mirë instrumentet popullore, sidomos çiftelinë dhe fyejt. Çuditërisht interpreton pa partiturë. Madje më mirë se artistët e mëdhenj që punojnë me partitura. Por ai ka edhe një gjeni tjetër të veçantë: Ndueja i përgatit vetë instrumentet, vetë kompozon, organizon grupin dhe dirigjon. Edhe këtu pa partiturë.

Arti dhe politika

“Tingujt e mi nuk kanë pyetur për politikën”, – thotë Ndue Shyti. Në atë kohë e kanë dëgjuar të gjithë ata që kishin veshë, si komunistët, ashtu edhe kulakët. “Çiftelinë time ma ka pëlqyer edhe Enver Hoxha, edhe Sali Berisha. Për mua, si njëri dhe tjetri janë dashamirës – fansa – njëherësh politikanë”, – thotë Artisti i Popullit. Ai kujton një koncert, bashkë me Fatime Sokolin. “Sa kishim dalë nga një koncert dhe takuam Sali Berishën, doktor me zë, dhe na ftoi për kafe”, – thotë Ndueja, i cili kujton fjalën që tha: “Me ju krenohet Malësia”.

Mjeshtri i çiftelisë thotë se e ka takuar edhe një herë tjetër zotin Berisha, kur u bë kryetar i Partisë Demokratike në qytetin e Pukës. “Rastësisht më takoi dhe më tha fjalë të mira”, – shprehet artisti i përjetshëm i malësisë.

Tri magjitë e çiftelisë 
Çiftelia e Ndue Shytit nuk ka një, por tri magji: Instrumenti i prodhuar nga kryemjeshtri Gjin Shkoza; melodia që buron në gurrën popullore dhe së treti, por mbi të gjitha, vetë dhuntia që i fali Zoti Ndue Shytit. Në karrierën e tij ka një mal me dekorata, diploma, certifikata etj. Janë të regjistruara mbi 450 koncerte brenda vendit dhe me dhjetëra të tjerë jashtë vendit. Sot. në moshë të thyer, është vlerësuar me titujt “Artist i merituar” dhe “Artist i Popullit”, “Krenaria e qytetit të Pukës” dhe me vlerësim në vendin e lindjes së tij.

Ai jeton dhe luftën në heshtjen e përditshme, me harresën e madhe, larg zhurmës dhe famës së dikurshme, në Lagjen Nr. 14 të qytetit të Durrësit. Prej 15 vitesh lufton me sëmundjen e paralizës. Shpirti prej artisti dhe familja e tij e ndihmojnë të sfidojë sëmundjet e moshës. Artisti i Popullit nuk ka nevojë për ne. Ne kemi nevojë për artin dhe talentin e tij. Gjithçka që Ndue Shyti bëri për artin popullor do ta bënin të meritueshme edhe titullin “Nderi i kombit”, pasi gjithë jetën ai e nderoi vendin e vet, në skenat brenda dhe jashtë vendit; sepse përçoi anembanë identitetin e shqiptarit. Heshtja e Artistit të Popullit është më e madhe sesa harresa jonë.


(d.b/BalkanWeb)

“Nata e bardhë” 2013, Kthehet në natën e gjatë të muzeve, teatrit, cirkut dhe kukullave...


27 Nëntor 2013 - 11:55
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka dhënë sot detaje lidhur me festimet dhe aktivitetet që janë organizuar nga kjo ministri për “Natën e bardhë” të 29-nëntorit. Kumbaro në një deklaratë për shtyp bëri me dije se “Nata e bardhë” do të kthehet në një natë e gjatë e muzeve, teatrit, kukullave, kinemasë dhe cirkut. Ministrja bëri me dije se në 29 nëntor muzetë do të qëndrojnë hapur gjatë gjithë natës bashkë me teatrot e kukullave, ekspozitat dhe Cirku i Tiranës.
“Nata e bardhë”, Kumbaro: Kthehet në natën e gjatë të muzeve, teatrit, cirkut dhe kukullave 
“Për herë të parë në Tiranë do të jetë “Nata e Gjatë në Muze”. Konkretisht për këtë, Galeria Kombëtare e Arteve për të parën herë e bashkon Tiranën me 120 qytete evropiane, të cilat kanë tashmë traditën e “Natës së Muzeve”, e praktikuar kjo që nga viti 1997. Natë, që ka pasur kudo shumë sukses dhe që në këtë traditë i bashkohemi edhe ne në natën e 29 Nëntorit. Gjatë kësaj nate, vizitorët në Galerinë e Arteve do të kenë mundësi të shikojnë falas ekspozitat dhe shfaqje të tjera të bashkëlidhura për këtë natë të veçantë. 

Piktura, skulptura, videoarti, arti alternativ, muzika dhe festa shqiptare do të jenë të prekshme si për ata persona që vijnë për herë të parë në të tilla ngjarje, por dhe për turistët e huaj të cilët ndodhen në Tiranë. Në këtë mënyrë, për Galerinë e Arteve “Nata e Bardhë” kthehet në “Nata e Gjatë e Muzeve”, ku do t’i bashkohen edhe aktivitete të organizuara nga Muzeu Historik Kombëtar. 

Qendra Kombëtare për Fëmijë ofron një “Natë të Bardhë” për fëmijët dhe prindërit e tyre. Por, dua të theksoj këtu që do të jenë edhe hapësira të tjera, jashtë institucioneve, siç janë rrjeti i kinemave “Imperial” që ofron filma me çmime të reduktuara, si dhe të gjitha baret dhe restorantet, të cilat do të kenë etiketën e “Natës së Bardhë”, ofrojnë një jetë të larmishme dhe të gëzueshme gjatë orëve të natës, me çmime të favorshme edhe nën kosto”,- deklaroi Kumbaro.
 
Përsa i përket festimeve të 28-nëntorit Kumbaro deklaroi se qeveria ka parashikuar një program aktivitetesh që do të organizohen kryesisht në qytetin e Vlorës. “28 nëntori është ditë e flamurit dhe për këtë qeveria dhe kryeministri kanë organizuar një axhendë të posaçme në Vlorë që do ju bëhet e ditur.”,- deklaroi Kumbaro. Ministrja deklaroi se për festimet e “Natës së bardhë” nuk është një buxhet ekstra, por një buxhet i organizuar brenda buxhetit të institucioneve .


(a.n/BalkanWeb)

Ja programi i aktiviteteve për festimin e 28 nëntorit nga Bashkia e Tiranës


27 Nëntor 2013 - 15:42
Bashkia e Tiranës: Ja programi i aktiviteteve për festimin e 28 nëntorit
TIRANE - Me rastin e festave kombëtare, Pavarësia e Shqipërisë dhe Çlirimi i Atdheut, më datë 28 Nëntor 2013, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh festive e kulturore. 
Programi i propozuar për këtë ditë festive nis me homazhe tek varrezat e Dëshmorëve, në orën 10:00
Më tej në orën 11:00 do të zhvillohen homazhe dhe tek Memoriali i Komandantit Legjendar Adem Jashari tek rruga e Durrësit. Ndërkohë në rrugën pedonale "Murat Toptani' do të hapet Panairi, i vizitueshëm nga të gjithë qytetarët. 

Gjatë të gjithë ditës së nesërme do të zhvillohen lojëra popullore në ambientet e parkut “Rinia”, duke u bërë kështu pika e takimit mes të rinjve, adoleshentëve dhe qytetarëve të Tiranës që duan të ndajnë mes tyre dinamikën e lojërave popullore, të inkuadruar nga animatorë profesionistë. 

Gjithashtu Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave, për t’i shtuar frymën festive të gjithë qytetarëve të cilët do të mbushin rrugët në qytet, për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë. Ansambli do të vendoset në sheshin para monumenteve të Vëllezërve Frashëri në orën 11.00-12:00, dhe në sheshin para Galerisë Kombëtare në orën 12:00-13:00

Ndërkohë Banda e qytetit do të performojë një sërë këngësh patriotike si dhe një repertor të përzgjedhur enkas për këto festime, përgjatë rrugës pedonale "Murat Toptani" dhe bulevardit "Dëshmorët e Kombit". 

Si çdo vit, Aktorët e Teatrit të Metropolit do të vishen me veshje të personazheve historike, si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, etj., në një background me imazhe që të kthejnë në kohë, në vitet e ngritjes së flamurit dhe do të krijojnë kështu këndin e fotografisë, ku qytetarët do të mund të bëjne foto me këto personazhe. 

(er.nu/BalkanWeb)

Divjakë, qeveria japoneze financon projektin për mbrojtjen e Parkut kombëtar te Karavastasë


27 Nentor 2013 - 21:16
DIVJAKE- Parku kombëtar i Divjakë-Karavastasë pritet t’i nënshtrohet një projekti për mbrojtjen dhe menaxhimin e tij në shërbim të turizmit. Ky projekt financohet nga qeveria japoneze dhe synon ruajtjen e parqeve kombëtare.

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me atë japoneze po harton një plan për mbrojtjen e parkut kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Gjatë një seminari të zhvilluar në qytetin e Divjakës, përfaqësues të pushtetit vendor në këtë zonë, po vihen në zbatim të një projekti për mbrojtjen dhe menaxhimnin e këtij parku në shërbim të turizmit, pa dëmtuar vlerat e tij.

Projekti është i financuar nga qeveria japoneze dhe synon ruajtjen e parqeve kombëtare dhe shfrytëzimin me kriter të këtyre resurseve në vendin tonë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/divjake-qeveria-japoneze-financon-projektin-per-mbrojtjen-e-parkut-188889.html#sthash.f37S96QQ.dpuf

Durrës, portal online për promovimin e turizmit bregdetar


27 Nentor 2013 - 21:23
DURRES- Nëse një turist kërkon të vizitojë qytetin e Durrësit informacionet se çfarë ofron ky qytet bregdetar për të janë shumë të kufizuara. Përfaqësues të pushtetit vendor kanë ngritur shqetësimin se mungon marketingu për qytetet bregdetare në vend, sidomos gjatë sezonit veror.

Kështu, për të krijimin e një sistemi të përbashkët turistik dhe informativ të vendeve turistike që lagen nga deti Adriatik në Durrës, është diskutuar zbatimi i projektit “Star", pjesë programit IPA nga Komuniteti Europian.

Projekti “Star” do të mbledhë informacione të gjithanëshme nga të gjitha zonat tursitike, të cilat do t’i verë në dispozicion të atyre që dëshirojnë të bëjnë turizëm në hapësirën e Adriatikut.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/durr-s-portal-online-p-r-promovimin-e-turizmit-bregdetar-188891.html#sthash.zhZhnLKR.dpuf

Turizmi Dimeror (Malore) dhe pritshmerite e ketij sezoni dimerore 2013-2014 per Turistet

25 novembre 2013

“Gërmimet arkeologjike, probleme në restaurim dhe konservim”

25.11.2013 | 11:21
Gjatë Kongresit Ndërkombëtar të Studimeve Arkeologjike Shqiptare arkeologët nga mbarë bota, radhitën zbulimet e reja në këtë fushë, por dhe disa nga problemet kryesore që hasen gjatë gërmimeve

Valeria Dedaj 
Para disa ditës në Kongresin Ndërkombëtar të Studimeve Arkeologjike Shqiptare u diskutua mbi zbulimet në arkeologjinë shqiptare. Luan Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologjisë bëri një përmbledhje të të gjitha kërkimeve arkeologjike. Sipas tij, instituti që ai drejton, ka punuar në mënyrë sistematike për të bërë zbulime të reja si dhe për përqasjen e Monumenteve të Kulturës si zona të mirëfillta turistike. Ndër monumentet që kanë bërë jehonë sipas Përzhitës janë; qyteti antik i Grazhdanit të Maqellarës, zbulimet në Koman, Orik, Bylis, Hadrianopolis etj. Disa nga zbulimet e 15 viteve të fundit që Luan Përzhita radhiti ishin: “Në Shqipërinë Juglindore është zbuluar një qytet antik me sipërfaqe 40 ha, që ndodhet në fshatin Grazhdan të Maqellarës, Peshkopi. Ky qytet është rrethuar me mure rreth 5 km. Ku muret janë 3,5 metër të gjëra dhe ka tre porta me rreth 1200 metër katrorë secila portë hapësirë dhe rreth 40 e ca kulla të mëdha”. Ky zbulim sipas Përzhitës, është bërë falë Rrugës së Arbrit, ku evidentohet si zbulim arkeologjik. Zbulimi i përket fundit të shekullit të tretë dhe fillimit të shekullit të katërt, pas Krishtit.
“Mundësia për t’i kthyer këto Monumente të Kulturës në pika të vizitueshme janë të mëdha. Janë bërë përpjekje për zbulime të reja në monumentet dhe gërmimet e fundit që po bëhen në Koman të Pukës. Kjo është një nga qendrat më të mëdha nga ka marrë edhe emrin, “Kultura e Komanit” ose “Kultura arbërore shqiptare”. Aty përveç varrezave janë zbuluar një sërë kishash mesjetare”.
Gama e punimeve të Institutit Arkeologjik është e gjerë, pasi bëhen kërkime në të gjithë territorin e Shqipërisë, prandaj dhe mbulimi kohor i këtyre siteve është shumë i madh, që nga Paleoloti, rreth 40 mijë vjet më parë, në periudhën mesjetare pra atë të pushtimit Osman. “Që nga viti 2000 kemi bashkëpunime me Kosovën, me Maqedoninë, Malin e Zi pra kemi një shtrirje shumë të madhe edhe në aspektin gjeografik. Por prioritetet kryesore shkojnë në ato qytete tradicionale, që kanë në vazhdimësinë e tyre, si në Apolloni, Bylisi, Butrinti, Finiqi, Antigonea, Sofratika, në Vlorë për zbulimin e murit (rrethues të qytetit të vjetër të Aulonës) që ndodhet prapa Memorialit të Pavarësisë, në Durrës, ku bëhen kërkime të reja për murin rrethues, kërkime për qytetet e kohës ilire të Mbretit Gent, por dhe në qytetin e Shkodrës dhe Lezhës.
Pra, kemi një sërë kërkimesh që kanë në fokusin e tyre, përveç anës shkencore dhe historike edhe sistemimin e këtyre monumenteve për lejimin e turizmit në këto zona”. Këto gërmime janë që nga lashtësia dhe deri në kohët e sotme, kështu që falë zhvillimeve të vrullshme, këto monumente janë në fokusin e goditjeve të ndryshme dhe për to duhet një ndërhyrje emergjente. Kërkimet nuk kanë më si qëllim vetëm zhvillimin e arkeologjisë shqiptare, por dhe zhvillimin e projekteve të ndërkombëtarëve, nga Franca, Italia, Gjermania etj. “Zbulimet arkeologjike nuk janë vetëm pjesë e Shqipërisë, por e gjithë hapësirës së Europës. Kjo vjen mbas një sërë bashkëpunimesh që ne si institut kemi me një sërë institutesh të tjera europiane, ku këtë vit kemi dhe 100 -vjetorin e bashkëpunimit arkeologjik me Francën. Janë 22 projekte arkeologjike prej të cilave 90 për qind e tyre janë bashkëpunime me këto institucione arkeologjike”. Komuniteti i arkeologëve nuk është mbledhur në një kongres që prej vitit 1986. Që nga viti 1986 kur u mbajt Kongresi i dytë i studimeve ilire, nuk ka pasur një prezantim në nivel të tillë ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e studiuesve vendas dhe nga universitetet analoge franceze, italiane, gjermane, britanike, amerikane. http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=35388&kat=94

24 novembre 2013

"Shpërthen" Oda Dibrane, performojnë artistë nga të gjitha trevat shqiptare

Ne kompleksin muzeal "Ndre Mjeda"


Nov 23, 2013
Sot, në Kompleksin muzeal "Ndre Mjeda", ne fshati Kukel te Komunes se Bushatit, studiues dhe autoritete vendore perkujtuan 147 vjetorin e lindjes se poetit dhe klerikut te njohur Ndre Mjeda si dhe 100 vjetorin e ndertimit prej tij te ketij kompleksi muzeal. Me kete rast, u paraqit edhe tavolina e restauruar e Mjedes, i vetmi objekt i trasheguar prej tij, si dhe vellimi i nente me studime kushtuar Ndre Mjedes, me autor studiuesin Mentor Quku. Korrespondenti i Zerit te Amerikes, Pellumb Sulo, ishte sot ne Kukel, ku pergatiti kroniken

“Natën e Bardhë” ne Tiranë, ky lloj organizimi në 24 orë në datën 29 nëntor rikthehet serisht me aktivitete të ndryshme deri në të gdhirë

23/11/2013
“Nata e Bardhë” ose siç njihet zyrtarisht si festa e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit fashistë do të festohet këtë vit nën kujdesin e qeverisë shqiptare. Një traditë e vendosur nga Edi Rama kur ishte kryetar inata e bardhe Bashkisë së Tiranës ky lloj organizimi në 24 orë në datën 29 nëntor me aktivitete të ndryshme deri në të gdhirë do të rikthehet sërish nga Rama, tashmë kryeministër. Ky aktivitet nuk u zhvillua vetëm vitin që shkoi. Dje kryeministria ka bërë publike vendimin për organizimin e kësaj feste duke ofruar bashkëpunim me restorantet dhe bizneset që do të bëjnë skonto në këtë ditë duke iu bashkuar festimeve. Në faqen e hapur në Facebook me emrin “Nata e Bardhë” shkruhet: “Ju kishte munguar? Asnjë problem! Nata e bardhë rikthehet në datën 29 Nëntor! Më e madhe, më e bukur, më e larmishme, më e gjatë! Koncerte, filma, shfaqje, muzikë dhe argëtim përgjatë një nate që nuk mbaron. Dhe mos harroni: Çdo restorant apo bar me tabelën “Këtu festohet Nata e Bardhë” do të ofrojë shërbim nën kosto në datën 29 Nëntor, nga ora 10 e darkes deri në 4 të mëngjesit.”
29 nëntori është një datë që i ndan çdo vit të majtët dhe të djathtët në Shqipëri megjithëse zyrtarisht kjo datë njihet si data e çlirimit.

Mes Artit dhe Protestës, në mbrojtje të lumit Vjosë

22/11/2013
1455036_557151161032862_1690196718_n
Në protestë për mbrojtje të natyrës artisti Ilir Kaso në bashkëpunim me “Miza Galeri” shfaqi  videon “I am the river”. Një mbrëmje që ftonte vizitorët të bëheshin pjesë e një diskutimi rreth një dokumenti të nënshkruar më 8 korrik të këtij viti, nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës së bashku me Ministrinë e Mjedisit në Greqi. Ky dokument që bëhet publik nga artisti si një protestë qytetare, zbulon se përfaqësuesit e ministrive të dy vendeve kanë nënshkruar një dokument, ku aprovohet një projekt për devijimin e lumenjve në veri të Greqisë dhe pasurimin e ujërave të liqenit në Janinë. Në këtë listë lumenjsh ndodhet edhe lumi Vjosë, i cili fillon rrugëtimin e tij diku në Vuvusa, në veriperëndim të Greqisë dhe vazhdon rrjedhën e tij natyrale drejt detit Adriatik, në Vlorë, jug të Shqipërisë. Sipas këtij dokumenti të nënshkruar mes dy ministrive, 70 milionë metër kub ujë duhet devijuar çdo vit nga burimi i lumit të Vjosës që është diku në zonën Vovousa në Greqi, që vazhdon në veriperëndim e ku ajo derdhet në veriperëndim të Vlorës.
Ilir Kaso proteston artistikisht me një video-instalacion. Sipas tij, edhe pse projekti nuk po zbatohet, ai shkel konventat ndërkombëtare dhe prek drejtpërdrejt jugun e Shqipërisë. Në mënyrë simbolike Kaso e titullon video-instalacionin “Unë jam Lumi”, dhe bashkë me vizitorët që vijnë të shohin punën e tij në “Miza Galeri”, ai apelon për dëmin e madh që mund t’i shkaktohet natyrës nëse projekti i ministrive greke vihet në zbatim.
Në pak minuta video, përmes rrëfimeve të banorëve nga fshatrat e Përmetit apo Tepelenës, artisti përpiqet të tregojë sesi jeta e tyre është e lidhur ndër shekuj me lumin Vjosë. Mjetet shprehëse të krijimtarisë së Ilir Kasos janë animacioni, fotografia dhe video-instalacioni. Kombinimi i këtyre instrumenteve është një urë që përcjell mesazhin thelbësor të artistit, ndërsa teknologjia është një element thelbësor i tregimit. Ilir Kaso ka lindur në Shqipëri në vitin 1982. Ai është diplomuar në arte grafike në vitin 2005, në Universitetin e Arteve në Tiranë. Fitues i ‘Special Diploma’ për eksperimente në animacion grafik dhe të vizatuara në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit ‘Ballkanima’, edicionin e dytë në vitin 2005. Çmimin “Artisti më i Mirë Bashkëkohor” në vitin 2007. Fitues i ‘Public Award’ në TIFF, në vitin 2009 etj. Veprat e tij artistike shqyrtojnë realen dhe jorealen, ëndrrën dhe realitetin si një gjendje e vazhdueshme ankthi artistik, personal dhe universal. Ilir Kaso u lind në vitin 1982 në Përmet dhe aktualisht jeton dhe punon në Tiranë. Është fitues i disa çmimeve kombëtare për filmin e animuar.

Berati monitorohet per gjetjen dhe pastrimin e zonave te ndotura, në kuadër të programit “SENIORA”

22 November 2013 12:18
Berati monitorohet per gjetjen dhe pastrimin e zonave te ndotura.
Në kuadër të programit “SENIORA”, financuar nga qeveria suedeze, Berati është përfshirë në një fushatë monitorimi që i është bërë qyteteve si Vlora, Fushë-Kruja, Elbasani dhe Shkodra, përsa i përketë ndotjes nga bizneset private. Ne bashkepunim per kete program kane qene shoqata Mbrojtja e Mjedisit Natyror në Berat në bashkëpunim me qendren EDEN. Në Berat gjatë periudhës Maj-Nëntor 2013 është monitoruar situata dhe si pika të nxehta me ndotje të lartë kanë rezultuar ish uzina e baterive dhe fabrika e përpunimit të lëkurave. Pritet qe te nise menjehere rehabilitimi I ketyre zonave ne Berat,  qytet i cili ka potenciale te medha edhe per zhvillimin e turizmit.
- See more at: http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=74886:berati-monitorohet-per-gjetjen-dhe-pastrimin-e-zonave-te-ndotura&Itemid=617#sthash.r7v45LaT.dpuf

Arkeologët: Pushteti vendor i shmanget përgjegjësisë, Ndihma e të huajve mbetet vendimtare

23 nëntor 2013 17:07
Kongresi Ndërkombëtar i Studimeve Arkeologjike Shqiptare krijoi në dy ditë një dosje të plotë të kërkimeve dhe studimeve në njëzet vitet e fundit. Ka një bilanc të rejash në zona të gërmuara rishtas siç e dëshmon numizmatja Shpresa Gjongecaj Apo zbulimi i një siti të tërë Adrianopoli nga misioni italo-shqiptar.

Të gjithë bien dakord se në këtë nivel të 65 viteve arkeologji, ka një rritje cilësore e shënuar nga bashkëpunimi me të huajt, si në traditën e paraluftës me misionet e Leon Rey-t dhe Luigi Ugolinit. 


Bashkëpunimi me Kosovën pati një nga rezultatet më të mëdha krijimin e hartës arkeologjike të Rrafshit të Dukagjinit dhe më 2015-ën është gati e gjithë harta arkeologjike e Kosoëvs.

Bashkëjetesa e trashëgimisë me vendasit është orientuar për nga shkatërrimi. A mund t’i bindin njerëzit arkeologët për dobinë e punës së tyre? Dhe këta besojnë se vetëm ndjeshmëria e pushtetit vendor ka për të qenë vendimtare për të ardhmen e trashëgimisë.

“Një park arkeologjik nuk mund të ketë të ardhme nëse ne mendojmë që territori mund të zhvillohet në mënyrë të pavarur nga ecuria e të trashgëimisë kulturore. Nëse bëjmë, pra nëse ju bëni një projekt zhvillimi për gjithë territorin e rajonit të Gjirokastrës dhe Luginës së Drinos që të bazohet në vetëdijen se kultura është pjesë përbërëse e zhvillimit shoqëror, atëherë do t'ia dalim të krijojmë një zhvillim social-ekonomik nisur nga arkeologjia.” http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/36563

22 novembre 2013

Te pastrojme shqiperine, Let's Do It AlbaniaTourismLowCost & Shkolla kombetare Hoteleri-Turizem


Nov 22, 2013
Ne aktivitetin Te pastrojme Shqiperin ne nje dite, shkolla kombetare hoteleri-turizem tirane mori pjese ne kete iniziative duke pastruar teritorin rreth shkolles dhe lagjeve, ne video jane nxenesit e klases XI-10 dhe stafi i HoteleriTurizemAlbania.blogspot.com prane kopshtit 45

DARDHA TURISTIKE – NJË MIKPRITJE E PËRHERSHME, UDHËTIM MES NGJYRAVE TË VJESHTËS 2013 DHE TRADITËS SË MREKULLUESHME DARDHARE




WRITTEN BY FLORA XHEMANI BABA ON WEDNESDAY, 20 NOVEMBER 2013. POSTED IN REPORTAZH
Dardha  turistike – një mikpritje e përhershme

Udhëtimi
Jemi në vjeshtën e vonë dhe rrugët e Tiranës janë mbushur me gjethet e fundit të blireve, rrepeve e gështenjave të egra, që kërcasin nëpër këmbët e kalimtarëve, apo që i merr shiu i këtij fundnëntori, si për të na kujtuar se po hyjmë zyrtarisht në stinën e dimrit.
Ne vendosëm që të udhëtojmë sërish drejt Korçës, kësaj radhe për në Dardhë, një fshat shumë i njohur e karakteristik, që përveç bukurive natyrore, ofron edhe kulturë e traditë, ashtu siç në fund të fundit e ofrojnë nga pak të gjitha fshatrat e Korçës.
Pasi kemi përshkuar për rreth tri orë e gjysëm itinerarin e gjatë Tiranë-Korçë, vazhdojmë, në dalje të qytetit, në drejtimin që të çon për Ersekë. Lemë pas rrugën kryesore dhe marrim në të majtë, aty ku tabela turistike shkruan e bardhë mbi kafe “Dardhë-pikë turistike”. Fshati ndodhet rreth njëzet km nga Korça dhe gjithë rruga për atje, është një gjarpërim mbi kodrina të buta, që ashpërsohen gradualisht, derisa përfundojnë në male, gjithnjë të mbushur me bimësi e pemë. Peisazhi vjeshtor është ngjyra-njgyra, ku i gjelbër, ku i verdhë e ku i kuqërremtë, sipas ngjyrave që stina i ka dhënë bimësisë. Por surprizat më të bukura, natyra na i ka rezervuar në fshat, rrethinat e të cilit janë të gjitha të mrekullueshme e dhurojnë panorama të veçanta.
 Sapo hyjmë në fshat, bashkë me ne ndalon edhe një autobus plot me udhëtarë.
Banorët, na përshëndesin miqësisht, duke ngritur dorën ose duke buzëqeshur. Edhe ne buzëqeshim vetvetiu, sepse mikpritja e tyre na krijon një ndenjë ngrohtësie. Në qendër takojmë kryeplakun e fshatit, i cili na ftoi në shtëpinë e tij. Oborri i shtëpisë së gurtë, ishte plot me lule, të të gjitha stinëve. Kur i thamë se kishim ardhur të bënim një reportazh për Dardhën, ai hyri në shtëpi e na nxori një libër të vjetër. Ishte një guidë turistike për Dardhën, botuar nga intelektualë dardharë e korçarë, në vitin 1938, nën kujdesin e Mitrush Kutelit, dhe drejtoreshës së atëhershme të Turizmit, Princeshës Maxhide Zogu. U habitëm kur pamë një guidë turistike në atë vit e në atë kohë kur mendohej se në Shqipëri kishte vetëm varfëri e luftë.
E shoqja e kryeplakut na qerasi me ëmbëlsira dhe një pije që e kishte bërë vetë. Atyre u dukej krejt normale që të qeraseshin miqtë. Gjithmonë kishin diçka gati për ta, madje edhe dhomën për fjetje. Ata e dinin se fshati ka vizitorë gjithë vitin. Madje kjo kishte ndodhur edhe para 90-ës, në vitet e diktaturës, kuptohet me njëfarë kujdesi. Vizitorët ose turistët priteshin e përcilleshin si miq ose farefis. Atëhere ishte e ndaluar të thoshe se kishe shkuar për turizëm. Por sot, banorët më në fund mund të ishin të lirë të mirëprisnin këdo që vinte për të vizituar Dardhën.
***
Si fshat turistik Dardha ka qenë i përmendur dhe i preferuar shumë kohë më parë, gjë që e vërtetojnë edhe shumë dokumente e botime të kohës. Përveçse destinacion i mirëfilltë turistik, Dardha rrezaton edhe një kulturë intelektuale e popullore që e bën atë të gëzojë traditë të pasur në vlera. Dardha si shumë fshatra të tjerë të juglindjes së Shqipërisë, ka shtëpitë se saj karakteristike të ndërtuara me pllaka guri, rrugicat me kalldrëm, portat e zbukuruara me motive artistike e oborret plot me lule. Në Dardhë dikur ndodheshin njëqind burime të kthyera në çezma të bukura, ndërtuar nga mjeshtra të ndryshëm, që udhëtarët të freskoheshin e të shuanin etjen. Akoma edhe sot disa prej këtyre burimeve ndodhen nëpër rrugët e fshatit.
Mikpritja e banorëve të Dardhës është e përmendur edhe shumë larg kufijve të saj, duke filluar që nga përshëndetja më e thjeshtë që u drejtohet të gjithëve, e deri tek gatimet e mrekullueshme të zonës, që mahnisin çdo vizitor. Të gjitha stinët janë të bukura në Dardhë, por pranvera është një festë e vërtetë pasi gjelbërimi dhe lulet që Dardha i ka me shumicë, mbulojnë rrugicat e kalldrëmta dhe muret e shtëpive të bukura. Të jetosh në Dardhë mund të konsiderohet një bekim, siç pohojnë banorët e zonës, por edhe ta vizitosh Dardhën, është një kënaqësi e vërtetë, që duhet provuar të paktën një herë në jetë.
Turistët që vijnë në Dardhë, mahniten nga rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që në shumicën e kohës, janë të mbushura edhe me një shtresë bari.
Akomodimi
Në Dardhë të gjitha shtëpitë e banorëve janë të përshtatshme për akomodim, me kushte komode e mjaft të rehatshme. Nga ana tjetër, ka edhe hotele që ju ofrojnë akomodim dhe restorant gjithashtu, me kushte shumë të mira dhe çmime të përshtatshme. Struktura ekzistuese përfshin edhe ish-shtëpinë e dikurshme të pushimit, që funksiononte me fletët e famshme të kampit. Sot ajo është kthyer në hotel e restorant.
Së fundi në Dardhë janë ngritur të paktën dy komplekse të mëdha turistike me parametra modernë, që do të ofrojnë përveç cilësisë së shërbimeve, edhe një kapacitet më të madh akomodues. Njëri prej tyre ndodhet në hyrje të luginës dhe ju mund ta shikoni teksa jeni rrugës për të hyrë në Dardhë, ndërsa tjetri është në qendër të fshatit. Panorama që ju ofron nga dritaret ky kompleks qe ka marrë edhe emrin e fshatit, është e mahnitshme. Është e pamundur të vini në Dardhë dhe të mos e shikoni strukturën e bukur alpine të Hotel Alpin Dardha.
Gastronomia
Pa dyshim që karakteristikë e kuzhinës dardhare është lakrori me dy petë. Gjithashtu, ju duhet të provoni patjetër edhe pjata të tjera të amvisave të Dardhës, pa lënë mënjanë gatimet e tjera të zonës së Korçës, si oshmaret, kërnackat, mishin e pjekur të zonës etj. Por edhe produktet e zgarës, duhen provuar, ato sidomos marrin shije tjetër, nëse i konsumoni gjatë një pikniku në natyrë.
Për ski në Dardhë
Dimri është në prag dhe të gjithë ata që duan të shkojnë për ski në Dardhë, mund të pajisen me informacion dhe me instruktorë, duke pyetur për ta në çdo shtëpi fshati. Pista e skive është në funksion të plotë, dhe është sot një nga pikat më tërheqëse dimërore të fshatit.
Të vizitoje Dardhën ishte vërtet një bekim. Ne madje, do të shtonim, se Dardha duhej vizituar jo një, po katër herë, nga një herë në të gjitha stinët. Se duhej provuar shushurima e pyllit dhe këngët e zogjve në pranverë, se duhej parë gjithë ai ansambël lulesh të mrekullueshme në verë, se duheshin parë gjyrat e saj mbresëlënëse në vjeshtë, sidomos mbi Gurin e Vjeshtës, e se përveç skive, duhej provuar edhe oxhaku i ngrohtë ku piqeshin gështenja dimrit, apo duhej pirë një gotë verë tek Hotel Alpin Dardha, ndanë zjarrit. Për të gjithë ju që nuk e keni provuar ende, themi se diçka keni humbur, e se duhet të shkoni patjetër…
Të dhëna të dobishme për turistët
Korça ndodhet rreth 185 km larg nga Tirana, nën një itinerar që përshkon qytetet Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Pogradec-Korçë.
Dardha ndodhet rreth 20 km në dalje të Korçës, në të majtë të rrugës nacionale Korçë-Ersekë. Rruga për në destinacion është në gjendje shumë të mirë dhe mund të përshkohet me çdo lloj automjeti. Nëse udhëtoni me mjete publike bileta kushton 500-700 lekë të reja.
Pjesë nga guida turistike e Dardhës, guidë e botuar në vitet ’30, nën kujdesin e Patroneshës së Turismit zonjës Maxhide Zogu
Dy fjal  përmi turism
Një nga vijat që ndan e që çquan Shqipërinë e sot – me nga Shqipëri e  parë është se kjo Shqipëri -  anë e kënd – ështe e ç’ do shqipëtari. Jo vetëm në mënyrë theorike, si shtet i organizuar dhe unitar po  edhe në mënyrë praktike. Më fort në mënyrë praktike. Kësilloj sot bukuritë e tokës  shqiptare, fort të pajosur nga dora e Zotit, mund të shijohen prei cilit – do: deti prej atyre që banojnë lark tij, pylli prej atyre që banojë në fusha e anëdete. Dobitë që rjedhin nga  kjo gjëndje janë të shumta e të mbëdha..Dobira ekonomike, dobira shëndetësore, dobira shoqërore e kombëtare e sa e sa të tjera .Rrugët e sotme, një nga objektet e para të kujdesis të Shtetit, si dhe mjetet e qarkullimit kanë  afruar pranë e pranë  viset e njerëzit që  gjer aty e disa vjet ishin të larguar fort. Sepse gjer aty e disa vjet për tiranasin a për dursakun ish m i afërmë një stacion  klimaterik  i huaj, në një mijë e sa kilometra,  sesa Dardha shqipëtare. Se qe nga Durrsi gjer në Dardhë  lipseshe të bënjë tri a katër dit  rrug me karvan e me frikën e kusarëve në gji ( nuk keni dëgjuar si ç’ vishej karvani aty e disa vjet ?) Sot punët u ndryshuan fort.  Nisesh në mëngjes nga vëndi ku vapa të tret të gjallë e pas mes dite je brenda në pyllin e Dardhës ku mbretëron boriga e vgjeri.  Këtu gjen gjith komoditetet e jetës të qytetit  t’ ënd  pranë e pranë me erën e  pastër, me ujën e ftohtë e gjelbërin e pyllit. Një çip parajsi  i sbritur në dhe, ku të shlodhet edhe shpirti edhe trupi.  Këtë çip parajsi ky pyllin e kini ne dera vizitoje – ni  vit për vit për të përmbajtur e për të plotësuar shëndenë tuaj. Kësilloj u lutet një i mërguar që fati e ka hedhur fort larg ë që nuk ka mundësinë  ti shijojë bukuritë e dobitë veç  se rall e tek. Po në dëshirat e vet , në ëndërimet e vet, e ka gjithmonë  përpara.
 
 
Organizata  Shoqërore Dardhare  që përkujdesen  për mbarëvajtjen e Dardhës
Në Shqipëri:
Shoqëria “ Shpresa “ -  Dardhë
Dega e “ Gruas Shqipëtare” – Dardhë
Në Rumani
Shoqëria “ Bashkimi” – Bukuresht
Në Amerikë
Vëllazërija “ Bleta” Boston
Ky album u shtyp në Atelierët E Topografisë Albania,  në Konstancë, Rumani nënë kujdesjen e M. Kutelit

Search

Translate