Search

Loading...

Translate

04 July 2015

Gjirokastra e Berati, UNESCO: Jo më në listën e trashëgimisë në rrezik

04 Korrik 2015 - 08:40 | përditesuar në 09:04

TIRANE- Komiteti i UNESCO-s ka vendosur që siti i Gjirokastrës dhe Beratit nuk do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Sesioni i 39-të i Komitetit të UNESCO-s zhvillohet në Bon, Gjermani, nga 28 Qershori – 8 Korrik, i kryesuar nga Prof. Maria Böhmer, Ministre e Gjermanisë për Çështjet e Kulturës dhe të Edukimit.

Në një konferencë për median, ministrja e Kultuërs, Mirela Kumbaro, rikujtoi se gjatë viteve 2011, 2012-2013 misionet speciale të monitorimit të UNESCO-s kanë prodhuar raporte emergjence për qendrat historike të Gjirokastrës e Beratit. Ministrja ka cituar raportin e posaçëm të vitit 2013, ku thuhet se “përmasat e ndërtimeve pa leje në këto dy qytete janë alarmante” dhe konstatoi se nuk ka asnjë plan veprimi nga shteti palë për ta ndaluar këtë dëmtim.

Pasi kujtoi ankesat për moskomunikim gjatë viteve 2011-‘13 nga ana e shtetit shqiptar me UNESCO-n, Kumbaro tha më tej se “Komiteti, pasi vlerësoi progresin e arritur në menaxhimin e sitit të Gjirokastrës dhe Beratit gjatë dy viteve të fundit, vendosi në mënyrë unanime që kjo pasuri nuk do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.”

Në përgjigje të rezolutës që i kërkon qeverisë shqiptare: të miratojë e zbatojë sa më parë Projektligjin për Trashëgiminë Kulturore, si dhe Rregulloren e Re të Administrimit e Menaxhimit të Qendrës Historike të Gjirokastrës; të bashkërendojë Strategjinë për Zhvillimin e Turizmit me Planin e Menaxhimit të qendrave historike të Gjirokastrës e Beratit, etj, Ministria e Kultuërs në Shqipëri i përgjigjet se Projektligji për Trashëgiminë Kulturore “do të paraqitet brenda korrikut në qeveri”.

Kumbaro tha se: “Qeveria shqiptare do të dorëzojë në dhjetor 2015, pranë QTB, raportin e radhës të monitorimit të siteve të Gjirokastrës e Beratit, ku parashikojmë të kemi inventarin e plotë të monumenteve në masën 100%, listën e monumenteve të restauruara deri në atë fazë, dhe planin e menaxhimit”. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  
 - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/gjirokastra-e-berati-unesco-jo-m--n--list-n-e-trash-gimis--n--rrezik-302528.html#sthash.Lg70PDox.dpuf

Parku Kombëtar i Qafë- Shtamës ndodhet jo larg Tiranës dhe aeroportit “Nënë Tereza”, një pike nisje e afert si destinacion për turizmin natyror kete sezon veror 2015

qaf..1TIRANË, 3 Korrik /ATSH – N.Lena/  – Kur flasim për natyrën shqiptare, të gjithë flasim me pasion, por shumë pak bëjmë për ta ruajtur e mirëmbajtur atë. Edhe shumë pranë kryeqytetit, në lindje të tij, është një masiv i tërë pyjor që pjesërisht është i dëmtuar në vite, por që kohët e fundit ka fillur të mirëmbahet. Po kështu ka ndodhur edhe në masivin e Krujës, ku shtrihet masivi pyjor ndoshta më interesanti dhe më pak i eksploruari dhe i publikuari për turizmin shqiptar.
Parku kombëtar i Qafë-Shtamës, një vend piktoresk, ku teksa ndjen erën e pishave, ahut e dëllinjave, te thuash se është një mrekulli, duket pak. Me një sipërfaqe prej 2000 hektarësh dhe vendndodhje  në verilindje të qytetit të Krujës, ai mbetet një perlë malore, kaq pranë kryeqytetit. Duke konsideruar se turizmi malor është prioritet i qeverisë dhe një burim i mire fitimi ekonomik, kjo bukuri natyrore pak shfrytezohet edhe për shkak të infrastrukturës rrugore.
Ndonëse  kanë nisur punimet në rikonstruktimin në rrugën që të con në pikën turistike të Qafë-Shtamës, ajo nuk ka përfunduar dhe mbetet problematike për turistët. Ndër vite, një zonë e harruar, tashmë banorët e saj jetojnë me shpresën e realizimit të rikonstruksionit të kësaj rruge dhe hapjes së perspektivës për t’u lidhur me pjesën qaf...2tjetër të vendit, siç është Kruja dhe Burreli. Kjo është një zonë që merret kryesisht me blegtori dhe me bujqësi, por që prodhimet e tyre mbeten pa treg per shkak se nuk kanë mundësi komunikimi me zonat e gjera të konsumit. Ky është i vetmi burim ekonomik i kësaj zone, por një tjetër burim i rëndësishëm është edhe turizmi natyror. Pyjet, ajri i paster, ushqimi i freskët dhe tradicional e mbi të gjitha, uji i pijshëm  i kësaj treve, jane te veçantë.
Parku ka filluar të ruhet e të mirëmbahet nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor dhe nuk është prekur nga keqbërësit dhe pemët nuk janë dëmtuar. Një ndihmë të madhe mësohet se kanë dhënë edhe banorët e zonës, të cilët e ruajnë me fanatizëm parkun.
Qafa shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të. Gjithë zona dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, pranë Qafë-Shtamës, rreth 1.100 metra mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar. Emrin e ka marrë në vitet 1930-të, sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore, teksa një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë-Qafë-Shtamë. Uji i burimeve të Qafë-Shtamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por edhe i qaf..3pasur me magnez. Ndërsa Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare. Aty sot është ngritur një qendër kuruese për sëmundjet e mushkërive dhe një impiant për ambalazhimin e ujit të pijshëm. Edhe pse rruga për të shkuar është e vështirë dhe kërkon mjet të fortë, kjo zonë tërheq shumë vizitorë.
Hoteleria turistike është e tipit alpin dhe për bujtësit përdoren kryesisht bujtinat e banorëve vendas.
Parku Kombëtar i Qafë- Shtamës ndodhet jo larg Tiranës dhe aeroportit “Nënë Tereza”, nga ku vizitorët e huaj që mbrrijnë në vendin tonë dhe janë kurioze të sodisin natyrën e bukur të vendit tonë, Qafë- Shtama është destinacioni më i afër, ku gjejnë të ndërthurur natyrën me historinë. /a.ke/http://www.ata.gov.al/qafe-shtamanje-destinacion-i-afert-per-turizmin-natyrore-284680.html

Hamami i Meçites i ndërtuar në shekullin e 16-të në qytetin e Gjirokastrës, është një dëshmi e ndikimit të arkitekturës osmane.

Hamami i Meçites
Hamami i Meçites
TIRANË, 3 Korrik / ATSH / – Hamami i Meçites i ndërtuar në shekullin e 16-të në qytetin e Gjirokastrës, është një dëshmi e ndikimit të arkitekturës osmane.
Edhe vetë Instituti i Monumenteve të Kulturës e ka cilësuar objektin si një monument që bart vlera të teknikës së përdorur dhe kompozimit arkitektonik.
Në Lagjen Meçite, në Gjirokastër ndodhet një kompleks shumë interesant i besimit musliman që përfshin rënojat e një xhamije, 7 kroje dhe një hamam.
Hamami Meçite është një nga godinat tradicionale të ndërtuara në qytetin e Gjirokastrës në periudhën osmane që ka mundur të trashëgohet deri në ditët e sotme.
Edhe pse në përmasa modeste ai përfaqëson një dëshmi interesante në larminë e madhe të monumenteve dhe të arkitekturës vernakulare të periudhës osmane në Gjirokastër në bashkëekzistencë me dëshmitë e kulturave më të hershme mesjetare.
Hamami Meçite përfaqëson një ndërtesë arkitektonike të ngritur gjatë sundimit osman në Shqipëri që jep dëshmi të teknikave të larta, arkitekturës dhe vlerave kulturore të kohës.
Hamami mbart një vlerë të veçantë për komunitetin musliman shqiptar dhe njëkohësisht përfaqëson një monument me vlera të mëdha të traditës dhe historisë.

02 July 2015

Rruga mban “peng” parkun e Apollonisë, problemin e rrugës nuk dihet nese turistet a do tua sugjerojnë këtë vend të njohurve të tyre

FIER - Ndonëse Parku Kombëtar i Apolonisë në Fier është një ndër destinacionet turistike më atraktive në vend, pak është menduar për rrugën që të çon në këtë destinacion, e cila prej vitesh nuk njeh asnjë investim.
 
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A 1 Report në këtë segment rrugor nuk kanë nevojë për shumë koment, teksa japin një tablo të qartë të gjendjes së kësaj rruge. Shqetësimi ngrihet edhe nga drejtori i këtij parku, Marin Haxhimihali, i cili pohon së lidhur me këtë problem ka njoftuar instancat përkatëse dhe shpreson se ndërhyrja nuk do të vonojë.
 
Pavarësisht problemit të rrugës ky park çdo ditë është i tejmbushur nga turistë, të cilët duhet theksuar duke parë problemin e rrugës nuk dihet a do tua sugjerojnë këtë vend të njohurve të tyre.

Redaksia Online( Gre.M/Shqiptarja.com ) - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/fier-rruga-mban-peng-parkun-komb-tar-t--apollonis--302235.html#sthash.CWQKRQgR.dpuf...

Kanioni i “Grykës së Shejës” ne Bicaj-Gjalica,Albania një mundësi turistike pjese e parkut natyrore Korab-Koritnik

bicajTIRANË, 2 Korrik / ATSH/ – Kanioni i “Grykës se Shejës” në Bicaj, ndodhet në malin Gjalica dhe është një nga  monumentet e natyrës më të vizitueshëm të zonës Verilindore të Shqipërisë.
Kanioni është  pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik. Është një kanion madhështor me një pamje befesuese. Brenda e rreth tij gjenden edhe shumë specie të rendësishme bimore e shtazore. Kanioni ndodhet në lartësinë 2100 m  dhe futet te bukuritë natyrore monumentale të zonës verilindore.
Rruga drejt tij është e vështirë dhe vizitohet kryesishtë nga amatore të ngjitjeve malore, aventuriere të natyrës dhe spelologe. Por, drejt tij për vizitore të zakonshëm ngjitja mund të bëhet edhe me kafshë. Flora dhe fauna që rrethon kanionin janë një tjetër atraksion për vizitorin. /a.ke/http://www.ata.gov.al/kanioni-i-grykes-se-shejes-nje-mundesi-turistike-284158.html

Gazeta sllovene “Delo”: “Nëpër Shqipëri: çfarë bunkerësh, galeri moderne!”

11667507_850121281709006_7040231158696944748_nTIRANË, 2 Korrik /ATSH/ – Gazeta sllovene “Delo” ka botuar një artikull për Shqipërinë ku shkruan se, vendi ynë tashmë  nuk është më një vend i varfër në Ballkan, ku njerëzit luftojnë për mbijetesën e tyre, por shumë shqiptarë janë kthyer nga jashtë, me arsim dhe të holla, duke u përpjekur për të realizuar në Shqipëri ëndrrat e tyre.
Artikull per Shqipërinë në gazetën sllovene “Delo”
“Nëpër Shqipëri: çfarë bunkerësh, galeri moderne!”
“Shqipëria nuk është më një vend i varfër në Ballkan, ku njerëzit luftojnë për mbijetesën e tyre. Në të kundërt, shumë shqiptarë janë kthyer nga jashtë, me arsim dhe të holla, duke u përpjekur për të realizuar në Shqipëri ëndrrat e tyre. E kaluara e vështirë dëshmohet vetëm nga bunkerë të shpërndarë nëpër fusha, të ndërtuar në paranojën e Luftës së Ftohtë por, që tashmë, një pjesë e tyre janë kthyer në atraksione turistike, që tërheqin masivisht turistët evropianë.
Në Bllok, zona qëndrore e kryeqytetit, duket mes hekurave shtëpia e vjetër e diktatorit komunist E.Hoxha, i cili gjatë sundimit, që nga viti 1945 e shëndroi Shqipërinë një vend krejtësisht të izoluar nga bota, në një nga vendet më të varfra, në atë periudhë. Duket sikur nuk ka njeri ndër mend që ta prishë këtë shtëpi, duke e lënë aty ashtu siç është, të pa-ndryshuar, thjesht të harruar që ti mbijë bari. Hoxha e la vendin në një recesion të thellë, dhe që filloi ta marrë vehten në mesin e viteve nëntëdhjetë, dhe veçanërisht, në vitet e fundit.
Shqipëria sot është larg nga imazhet stereotipe të një Ballkani të pa-zhvilluar. Fjala shqiptar, edhe pse tek ne, vjen me një tjetër konotacion, në fakt e ka burimin e shpjegimit tek shqiponja, vendi i shqiponjave dhe shqiptarët e quajnë vehten bij të shqiponjës.
Një tjetër çudi e braktisur arkitektonike frymëzuese në mes të Tiranës është pramida e ndërtuar nga familjarët e Hoxhës, pas vdekjes së tij, si muze, por që më vonë u ndryshua destinacioni. Sot, ndërtesa monumentale e mbushur me mbishkrime përdoret nga fëmijët për argëtim. Duke folur për arkitekturën, një ndërtesë moderne është Skytoëer nga ku duket Tirana dhe fshatrat përreth e që i lë vend imagjinatës dhe shijeve të individëve. Ky këtë sfond panoramik një ndërtesë bardhë e blu, duket mjaft tërheqëse e që me siguri ndonjë ditë do të përfundojë në Lonely Planet.
Largohemi nga Tirana, ku është pak e vështirë të ecësh mes turmave, duke u përpjekur të kapësh rritmin e lëvizjes, dhe me trafik të madh, drejt Rivierës Shqiptare, drejt Durrësit, Dhërmiut dhe Himarës, në një autostradë të re, me hapësira të mjaftueshme për të gjitha llojet e lëvizjeve.
Ajo që bie në sy në këtë zonë janë ndërtimet e reja, hotelet fantastike, ndërtimi i të cilave përfundon në një kohë rekord. Përgjatë bregdetit shqiptar vijojnë ndërtimet. Uji i Detin Jon është si kristali.
11222377_850121138375687_1957102267825902090_oNdërkohë, lexojmë një artikull të gazetarit italian dhe shkrimtarit Roberto Saviano, që shkruan në lidhje me mafian italiane dhe shqiptare, bumin ekonomik në shtetin e vogël ballkanik, në modernizimin. Por ne si turistë, nuk kemi ndonjë problem me sigurinë. Njerëzit këtu në Himarë tregojnë se kanë punuar për shumë vite në Greqi dhe tani janë kthyer në vendlindjen e tyre ku merren me bizneset e tyre private, kryesisht hoteleri. Prodhimet vendase janë ato që përdoren kryesisht. Turistët zbresin nga Kroacia drejt bregdetit shqiptar. Na thanë se ka shumë turistë, kryesisht gjermanë dhe çekë. Këtu asgjë nuk mungon nga Kroacia madje çmimet janë më të favorshme. Realisht këtu dallon dashamirësi dhe mikpritje nga ana e njerëzve. Pronari i një prej restoranteve më të mira të fshatit pasi na sjell porosinë na thotë me buzëqeshje “karkalecat dhe rakia janë dhuratë nga lokali”.
Gjuha shqipe është e mrekullueshme. Ajo është gjuhë e vjetër ilire që nuk ngjason me asnjë gjuhë tjetër. Ka disa fjalë që për ne tingëllojnë të njëjta si “plazh” e “autoshkollë”. Fjalët që i dëgjon shpesh janë faleminderit dhe mirupafshim.
Me sa duket pija tradicionale e shqiptarëve është rakia. Gjithashtu shqiptarët pijnë shumë kafe, të zezë, të shkurtër, cilësore, që kushton më pak se 50 cent. Kafenetë i gjen kudo.
Në brendësi të vendit ndodhet një tjetër qytet i veçantë, Gjirokastra, qytet i lashtë me arkitekturë tipike turke, që është në listën e UNESCO-s. Në Gjirokastër kalojmë një pjesë të mirë të ditës, në kështjellë, në rrugët e ngushta prej guri, mes njerëzve të shumtë. Banorët flasin me krenari për qytetin e tyre, traditat, artizanatin e trashëguar brez pas brezi që e ruajnë akoma si burim të ardhurash dhe që e përdorin kryesisht për edukimin e fëmijëve të tyre.
Kafenetë në Tiranë janë mjaft moderne të dekoruara sipas stileve të fundit, plot lule, me muzikë pop, koktejle, të rinj të veshur sipas modës së fundit. Mbrëmjen e fundit takohemi me një mik nga Gjermania i cili na tha se vjen shpesh në Shqipëri pasi ka miq vendas. Së bashku me të dhe gjermanë të tjerë shkojmë të zbulojmë klubet e natës. Ndërkohë që shohim se ka shumë galeri për ekspozita dhe filma. Pra, nga gjithëçka që pamë, për një moment, na u duk vetja si të ishim në Berlin ose në ndonjë tjetër kryeqytet evropian. Edhe pse pimë pije të këndshme dhe birrë Heineken, unë dëshiroja të gjeja diçka Ballkanike, psh. raki që të më rrëzonte përtokë dhe të më bënte që të këndoja me zë të lartë … Por, jo! Ky është një tjetër stereotip që mesa duket unë duhet ta fshi nga koka!
Si, çfarë dhe sa? Deri në Tiranë është më lehtë të fluturosh nga aeroporti i Lubjanës, Bernik, për shkak se një fluturim i mirë merr vetëm një orë dhe bileta kushton nga 98 €. Udhëtimi në Shqipëri me transportin publik mund të jetë pak i vështirë kështu që është më mirë të marrësh një makinë me qera me çmimin nga 20 € në ditë.
Në këtë vend gjen një racion ushqimi me qofte, salcë kosi, simite dhe birrë me çmimin 3 € për person. Ushqim tipik shqiptar janë byreku, qoftet, lloje të ndryshme të mishit, kryesisht qingji dhe viçi. Ndjehet ndikimi nga guzhina greke. Ndër ëmbëlsirat tipike është bakllavaja dhe akullorja shtëpiake. Dhomat dyshe në shtëpitë dhe hotelet kushtojnë rreth 25 € për natë, me mëngjes. Dhomat janë të pastra, organizimi i mirë, njerëzit janë shumë miqësorë dhe ndihmues”. /gj.m/ /a.ke/http://www.ata.gov.al/gazeta-sllovene-delo-neper-shqiperi-cfare-bunkeresh-galeri-moderne-284456.html

01 July 2015

Albania: 300 milioni di dollari per lo sviluppo turistico per il 2015

Arben Ahmetaj - AlbaniaTrecento milioni di dollari per lo sviluppo turistico. È il budget a disposizione dell’Albania, secondo quanto riferisce ad AnsaMed il ministro per il Turismo, Arben Ahmetaj (nella foto). Il Paese è scelto per lo più da kosovari (38% degli arrivi), macedoni (14%), greci (10%), montenegrini (6%) e italiani (5%), ma s’iniziano a incrociare «visitatori dall’Est e dal Nord Europa».

L’obiettivo, ora, è migliorare le infrastrutture. «Insieme alla Banca Mondiale – informa il ministro – stiamo valutando diversi progetti per lo sviluppo delle reti portuale e stradale, ma anche aeroportuale». L’unico aeroporto oggi fruibile è quello di Tirana, ma si pensa già al secondo scalo a Saranda, nel Sud. «E stiamo valutando anche l’opportunità di realizzarne uno a Valona», oltre al ripristino di quello di Kukes. L’Albania ha 728 hotel per un totale di 29.700 posti letto.
- See more at: http://www.lagenziadiviaggi.it/notizia_standard.php?IDNotizia=180916&IDCategoria=1#sthash.C2qKbEI5.dpuf

Vlorë, karroca simbolike e Ismail Qemalit tashme mund ta vizitoni në Muzeun e Pavarësisë kete sezon veror 2015

VLORË- Karroca simbolike, me të cilën udhëtoi Ismail Qemali gjatë rrugëtimit të tij drejt Vlorës, në nëntor të vitit 1912, u vendos të dielën në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në qytetin e Vlorës.

Me këtë rast, në mjediset e këtij Muzeu u organizua një ceremoni për të improvizuar mbërritjen e kësaj karroce me ideatorin dhe Kryeministrin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku ishin të pranishëm qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve, gazetarë, artistë etj. Mes të ftuarve ishte edhe zoti Behar Selimi, ish deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ish gjeneral i Policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarët e Ansamblit Folklorik “Lidhja e Prizrenit”, nga Prizreni. Karroca e Ismail Qemalit ne Muzeun e Pavaresise, Vlore Foto Harilla Koçi

Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Istref Dobi, e cilësoi eveniment plotësimin e relikeve të këtij objekti, me një element të tillë sikurse është karroca simbolike, që solli në Vlorë Ismail Qemalin, në ato ditë të lavdishme të nëntorit të 1912-ës, për të organizuar Kuvendin Kombëtar dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai falenderoi firmën “Shehaj Metal” që realizoi ndërtimin e karrocës, të ngjashme me atë që shfaqet në filmin “Nëntori i Dytë”, si dhe zotin Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së, që mbështeti realizimin e këtij projekti.Karroca e Ismail Qemalit ne Muzeun e Pavaresise, Vlore Foto Harilla Koçi (2)]  Po ashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe zoti Behar Selimi që u ndal tek rëndësia që ka për të gjithë shqiptarët, Shpallja e Pavarësisë Kombëtare në 28 Nëntor të vitit 1912.

Ansamblet folklorike “Lidhja e Prizrenit”(Prizren) dhe “Ismail Qemali”(Vlorë), dhanë një koncert për të pranishmit. Karroca simbolike, do të qëndrojë në oborrin e godinës së Muzeut Kombëtar të Pavarësisë. Në këtë shesh, janë vendosur edhe bustet e anëtarëve të Qeverisë së Pavarësisë

KARROCA E ISMAIL QEMALIT

KARROCA E ISMAIL QEMALIT

(Marrë nga ATSH) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/vlore-karroca-simbolike-e-ismail-qemalit-ne-muzeun-e-pavaresise-301541.html#sthash.UQ1lZRu7.dpuf

Zbulohen themelet e një banese romake pranë Apolonisë

FIER - Themelet e një banese që i përket periudhës romake kanë dalë në dritë gjatë punimeve për ndërtimin e By –pasit Fier-Vlorë.

Banesa e ndërtuar në shekullin e parë mendohet të ketë qenë rreth 400 metra katror, ndërsa interesant është fakti se objekti ndodhet vetëm 3 kilometra larg qytetit antik të Apolonisë.

Arkeologu Vangjel Dimo jep më shumë detaje lidhur me këtë zbulim, të cilin e quan një dëshmi të rëndësishme të lashtësisë dhe periudhës romake.

Ndërkohe lidhur me vendimin për të ndryshuar drejtimin e rrugës, arkeologu shprehet se vendimi duhet te merret nga instancat përgjegjëse.

Zbulimi është bërë nga punonjësit e firmës që po ndërtojnë këtë segment rrugor gjatë javës që shkoi.


zbulohet ne fier romake
zbulohet ne fier romake
zbulohet ne fier romake

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
- See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/video--zbulohen-themelet-e-nj--banese-romake-pran--apolonis--301798.html#sthash.yOZfrriR.dpuf...

Korçë – Simpoziumi i gjashtë ndërkombëtar “Skulptura në gur, Shqipëri 2015″

TIRANË, 30 Qershor / ATSH / – Për të disatin vit radhazi, Korça do të mirëpresë artistë vendas dhe të huaj të përzgjedhur nga më shumë se 100 aplikantë, ku emra të njohur si, Salah Hammad (nga Egjipti), Liu Yang (nga Kina),  François Weil dhe Patrice Belin (nga Franca), apo shqiptarja Fiona Mali, do të jenë të pranishëm nga  data 1 deri më 12 korrik në Simpoziumin e 6-të Ndërkombëtar të Skulpturës 2015.
Aktiviteti i ideuar nga skulptori i njohur dhe njëkohësisht kuratori artistik i aktivitetit, Genti Tavanxhiu, mbështetur nga Bashkia e Korçës dhe Drejtorja e Qendrës së Kulturës “Vangjush Mio”,  Zamira Kita, në drejtimin teknik të Vladimir Topit, përgjatë 12 ditëve do të ketë në qendër të vëmëndjes gurin, i cili është një mermer grek (Kavalla 130 x 120 x 65 cm).
Këshilli i qytetit të Korçës do të paguajë 200,000 lekë për çdo skulptor, i cili do të realizojë punën e plotë në kohën përkatëse dhe në dimensionet e gurit prej 1 metër kub.
Qyteti i Korçës, ku tradita e veprave të artit gjen përfshirjen e saj më të mirë, është bërë vendi mikpritësi i daltës, stekës dhe skulptorëve lokalë, rajonale dhe ndërkombëtare për pesë vite(2008, 2009, 2010, 2011 dhe 2014), ku 36 skulptorë kanë marrë pjesë në pesë edicionet e kaluara të Simpoziumi Ndërkombëtar  “Skulptura e Parkut”.
Simpoziumi i Korçës “Skulpture Park”, ka filluar në vitin 2008 me ndërhyrjen e ish-kryetarit të Bashkisë Korçë, Niko Peleshi, aktualisht zv.Kryeministër i Shqipërisë, i cili përveç se ishte promovues dhe autor i saj për herë të parë në historinë e Shqipërisë, kontriboi në krijimin e një muzeu të artit bashkëkohor, duke regjistruar në kujtesën historike të qytetit, format e ndryshme të shprehjes artistike dhe duke mundësuar eksperimente lidhur mbi funksion e veprave të artit në hapësira e reja urbane.
/k.m/ /a.ke/

Dhame për Anadolu Agency: Potencialet turistike të Shqipërisë në sytë e të huajve

dhameTIRANË, 1 Korrik / ATSH/ – Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame, ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve Anadolu Agency, mbi turizmin në Shqipëri dhe pritshmëritë për rritjen dhe shtrirjen e tij në rajon.
Dhame ka thënë për AA se duke u nisur nga potencialet e mëdha turistike që ka Shqipëria, promovimi nga kjo agjenci është  bërë pak më ndryshe, pasi sipas saj, nuk është menduar të bëhen spotet e zakonshme 30 sekondëshe për Shqipërinë, por kemi preferuar të ftojmë operatorët e huaj turistikë dhe media të huaja që të shohin dhe pasqyrojnë Shqipërinë me sytë e tyre, ashtu siç e shohin dhe e ndiejnë ata.
Ajo shton se ky promovim ka rezultuar deri më sot i suksesshëm, sepse shkrimet që janë publikuar nëpër mediat e ndryshme kanë qenë pozitive për Shqipërinë.
Ndërsa pyetjes se çfarë është e veçantë në Shqipëri dhe kush janë destinacionet turistike, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit i përgjigjet se, “ne kemi të veçantë njerëzit, që është shumë e rëndësishme, kulinarinë, peizazhin, kulturën, por dhe çmimet favorizuese”.
View of Riviera
Dhame shprehet edhe për zgjatjen e sezonit turistik. “Kjo do të thotë jo vetëm 45 ditë det, por është edhe turizmi malor, që është pjesë e rëndësishme dhe për turistët. Ne kemi vende dhe male shumë të bukura, siç janë destinacionet Thethi, Valbona, Boga, por kemi edhe lumenjtë, liqenet, siç është lumi i Vjosës, lumi i Osumit, kanionet e Osumit, por kemi dhe Matin, Pukën, vendi mes maleve, liqeni i Ulzës, që është i jashtëzakonshëm, dhe jo vetëm liqenin e Ohrit, Pogradecit. Kemi vende të pazbuluara akoma nga shqiptarët, por edhe nga të huajt. Ne jemi unikë nën pjesën e ofrimit të kapaciteteve akomoduese që është tradita në pjesën e Guest House (bujtinë) dhe sigurisht ushqimi që është një pjesë e rëndësishme sepse është bio. Nuk mund të lë pa përmendur Divjakën dhe plazhet tona të mrekullueshme, Plazhin e Gjeneralit, Gjirin e Lalzit, Kepin e Rodonit, jo ato plazhet e zakonshme që ne ofrojmë tashmë”, shprehet për AA drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri.
Këtë vit, risi për turizmin në Shqipëri është projekti i qeverisë për hapjen e ishullit të Sazanit. “Ishulli ushtarak”, pas më shumë se 70 vitesh, pritet të jetë një destinacion turistik, i hapur për turistët shqiptarë dhe të huaj, që sigurisht  përveç pjesës së kuriozitetit dhe turizmit historik, ofron edhe plazhe të veçanta”, shprehet Dhame.
“Kemi nxitur paketat e përbashkëta turistike me tur operatorët dhe me agjencitë, sepse janë ato që bëjnë paketat turistike dhe shteti shqiptar ka bërë projekte deri më sot me disa shtete, si me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, por sigurisht do kemi edhe me Serbinë dhe Greqinë, pra me vendet fqinje. Për turistët aziatikë dhe amerikanë kemi gati një vit e gjysmë që punojmë me këto paketa dhe këtë kemi synim nxitjen, sidomos për pjesën e Azisë në tërësi, Kinës jemi 18 shtete që punojmë së bashku për një paketë të përbashkët. Por sa më e mbledhur të jetë paketa, për shembull për pjesën e Ballkanit, aq më shumë rrihet në një shtet. Ne me pjesën e Ballkanit po punojmë më shumë se gjithë pjesën e Europës. Edhe për në panairet e përbashkëta të turizmit që ne shkojmë, vërejmë se paketa rajonale është ajo më e shitura”, përfundon Dhame./m.m/http://www.ata.gov.al/anadolu-agencyinteresohet-per-turizmin-ne-shqiperi-flet-dhame-283750.html

Festivali i filmit Dea Open Air- Saranda dhe Gjirokastra do mikpresin kineastë nga e gjithë bota

big_dea1TIRANE, 1 Korrik/ATSH/- Edicioni i dytë i Dea Open Air International FilmFestival do të zhvillohet nga data 04 deri më 10 korrik 2015. Ky edicion është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Ministria e Kulturës.
Në këtë edicion festivali do të zhvillohet njëkohësisht në dy qytetet më të bukur të Jugut shqiptar. Saranda me bregdetin e saj magjepës dhe Gjirokastra – qyteti i UNESKO-s me arkitekturen dhe kalanë e saj të mrekullueshme do të jenë mikpritësit e kineastëve nga e gjithë bota.
Festivali ndërkombëtar i filmit Dea Open Air – këtë vit në Sarandë dhe Gjirokastër – synon t’i kthejë këto dy qytete në qendra të takimit të kineastëve, producentëve dhe sidomos distributorëve të industrisë së filmit. Nga dy qytete në të cilat prej 25 vitesh mungon kinemaja, falë pozitës gjeografike dhe ofertës kulturore e turistike ato mund të kthehen në qendra të tërheqjes së vëmendjes kinematografike krahas Sarajevës dhe Selanikut.
Festivali do të jetë Open Air. Në Sarandë në Restorant Limani ndërsa në Gjirokastër në një kinema të improvizuar në sheshin e Kalasë. Gjithashtu do të improvizohen dhe disa kinema të tjera për seksionet plotësuese në ambjente të ndryshme të qyteteve. Gjatë ditës të ftuarit e festivalit do të zhvillojnë shëtitje në pika turistike dhe historike të zonës.
Një nga veçantitë e festivalit do të jetë Akademia verore e filmit Dea. Në të do të marrin pjesë kineastë të rinj dhe studentë të kinemasë nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni. Akademia do të drejtohet nga tre lektorë të filmit nga Gjermania.
Filmit shqiptar i është rezervuar një seksion i veçantë në të cilin do të shfaqen jo vetëm filmat e rinj por dhe një retrospektivë nën okelion – Nostalgji. Gjatë këtij aktiviteti është menduar të organizohet dhe një homazh për një portret (një ikonë) të kinemasë shqiptare.

Struktura e festivalit
Aktiviteti kryesor i festivalit natyrisht është
-Konkurrimi i filmit artistik me metrazh të gjatë
Por një aktivitet shumë të rëndësishëm përbën dhe:
– Seksioni mëndje e hapur (open mind) dhe/ose Seksioni ndërkufitar( cross -border)
ku do të shfaqen filma me temë konfliktet ndërkufitare dhe zgjidhjen e tyre.

Seksione të tjera janë :
Seksioni i filmit të shkurtër
Seksioni i filmit dokumentar me temë Turizmin
Seksioni i filmit studentor (ku konkurrojnë shkollat e filmit) /a.g/http://www.ata.gov.al/saranda-dhe-gjirokastra-do-mikpresin-kineaste-nga-e-gjithe-bota-283868.html

30 June 2015

Turismo: Albania da scoprire, tra città ottomane e archeologia Da Berat a Argirocastro fino a Butrinto, viaggio tra siti Unesco, Tourism: Albania isn't only about sea, culture main asset Tirana intends to improve infrastructure, investors welcome

Il museo Onufri di BeratIl museo Onufri di Berat
(di Cristiana Missori)
(ANSAmed) - TIRANA - Case basse, bianche con larghi finestroni e tetti rossi, incorniciate da tralci di vite e cespugli di rose profumate: lungo le strade strette e tortuose della cittadella del XIV secolo si vendono tessuti ricamati, tovaglie di lino, marmellate e miele della vicina montagna sacra di Tomorr. Qua e là, alcune chiese ortodosse e qualche moschea.
Dalla città di Berat che pare sospesa nel tempo e nello spazio, inizia il viaggio nella cultura e nelle tradizioni dell'Albania centro-meridionale. Esempio di architettura ottomana per la quale nel 2008 si guadagna l'ingresso nella lista dei Beni patrimonio dell'Umanità stilata dall'Unesco, la ''città dalle mille finestre'' custodisce preziose icone in stile bizantino realizzate nel XVI secolo dal maestro Onufri (più importante pittore albanese) ed esposte all'interno del museo a lui dedicato e ospitato nella Chiesa della Dormizione di Santa Maria (realizzata nel 1797 sulle rovine di una chiesa del X secolo). Delle 42 chiese bizantine che esistevano all'interno delle mura della cittadella (o Kala, dall'arabo) oggi ne rimangono soltanto otto. Dalla città dalle mille finestre a quella ''dalle mille pietre'': Argirocastro (che significa fortezza argentata), altro Patrimonio dell'Umanità che racchiude fra le sue mura la culture greca, romana, turca e albanese. Simbolo della città dai tetti in pietra di losa è, come dice il nome stesso, l'imponente fortezza che ogni 4 anni ospita un importante Festival nazionale del Folklore (nato nel 1968) che vede arrivare da tutto il Paese, ma anche dal Kosovo, dalla Macedonia, dal Montenegro, dall'Italia con gli arberesh e dalla diaspora, artisti che fino a oggi grazie ai loro canti polifonici mantengono viva l'eredità culturale e le tradizioni albanesi. I loro testi raccontano storie di eroi contro l'invasore ottomano e canti epici - testimonianza di un fiero spirito di autonomia etnica - e di amore. Lungo la salita che porta al castello, all'intersezione di cinque stradine inizia il cuore della città vecchia, dove ad alternarsi con i caffè tradizionali sono le botteghe di artigianato locale, ceramiche dipinte a mano, tessuti di lana e cotone. Imperdibili, sono le case ottomane appartenute ad alcune famiglie nobili locali. Come palazzo Skenduli, oggi sotto protezione Unesco. Con un pizzico di fortuna a fare visitare le sue stanze affrescate e finemente decorate con intarsi lignei è proprio il proprietario, Saim Skendull, che rappresenta la nona generazione di questo importante casato. Lasciando l'interno del Paese e proseguendo verso Sud per raggiungere il parco archeologico di Butrinto, è possibile fare un salto a Saranda, o anche Porto Edda, come fu chiamata tra il 1940 e il 1944, in onore di Edda Ciano, figlia del Duce.
L'ottimo pesce e la vista sull'isola greca di Corfù per un attimo fanno dimenticare le brutture e gli eco-mostri costruiti praticamente sul mare che fino allo scorso anno spuntavano come funghi. Poco lontano, si trova il sito di Butrinto (circa 18 km da Saranda), che testimonia del passaggio di greci, romani, bizantini, turchi e veneziani, inserito nella lista del Patrimonio Unesco nel 1992. In questo bellissimo parco edifici ellenistici del 4 secolo a.C., tra cui il teatro - in cui vengono regolarmente organizzati balletti e spettacoli - si alternano a resti di templi, fontane, bagni e monumenti funebri di epoca romana e chiese di epoca bizantina, come testimoniano il battistero del VI secolo scoperto nel 1928 dalla missione archeologica italiana guidata da Luigi Maria Ugolini, che rappresenta per grandezza il secondo battistero nell'Impero http://www.ansamed.info/ansamed/it/notizie/rubriche/turismo/2015/06/25/turismoalbania-da-scopriretra-citta-ottomane-e-archeologia_5f4db587-ba1c-4f07-94aa-42c5a48bbaae.html 

Tourism, Albania wants to be known also for its cultural heritageTourism, Albania wants to be known also for its cultural heritage
(ANSAmed) - TIRANA - Albania, the Country of Eagles, is opening up to cultural tourism in a bid to boost another one of the industry's assets beyond the seaside resorts of the Ionian coast, whose landscape has been ravaged by years of mismagement and savage exploitation. From Tirana - with its Fascist-epoch architecture, to Berat "the city of a thousand windows", with its narrow windy alleys, red-roofed white houses, ancient mosques and Orthodox churches decorated with frescoes, from the south, boasting the ancient town of Argirocastro with its stone roofs and facades covered with roses and hundred-year old vines, up to the archaelogical park of Butrinto, a few kilometers from the border with Greece, Albania is ready to welcome tourists and investors.

The path is slow and complicated by the fact that infrastructure - both in terms of accomodation and transport - still needs to be developed in order to make internal travel easier, but things are getting better, Albanian Minister of Tourism, Arben Ahmetaj told ANSAmed.

"Two years ago we were still chasing numbers" he said.

Tourists visiting Albania are mainly Kosovars (38% of arrivals), Macedonians (14%); Greeks (10%), Montenegrins, (6%) and Italians (5%), but we are starting to see visitors from Eastern and Northern Europe aswell". Albania is not targeting any specific type of tourist yet.

''We cannot afford to nitpick the kind of tourists we'd like" admitted Ahmetaj. "What is certain is that we need to improve our infrastructures". There is "a budget of almost 300 million dollars. We are evaluating different projects for the development of port infrastructures, the road system as well as airports".

The only airport available to tourists, at the moment, is the one in Tirana, but there is a plan to build another one in Saranda, in the south. "We are also thinking about another aiport in Valona" together with the option of reactiving the one in Kukes in the north of the country, added Ahmetaj. As of date, the number of hotels in Albania is approximately 728 with a capacity of 29.700 beds, but with regard to sleeping accomodations, categories are not particularly clear cut.

A few weeks ago, a foreign company with expertise in the tourism sector was asked to evaluate, classify and valide Albanian hotel establishments.

Italian investors are welcome, stressed the minister. The sector has so far attracted, for the most part, Greek, Austrian, Turkish and Arab ventures.