31 maggio 2014

Monitorohen plazhet e Evropës Shqipëria me cilësinë më të dobët ne 2014, Një raport i Agjencisë Europiane të Mjedisit



31 Maj 2014 - 11:24
Një raport i Agjencisë Europiane të Mjedisit ka përfshirë në studimin e saj për cilësinë e ujërave edhe Shqipërinë. Përveç raportit, ajo ka botuar një hartë të zonave me tregues të cilësisë. Ajo çka është për t’u përgëzuar është fakti që mbi 94 % e ujërave për larje në Europë plotësojnë standardet minimale të cilësisë.

 Agjencia Europiane e Mjedisit ka studiuar 22 mijë zona plazhi në të gjithë Evropën për vitin 2013. 83% e zonave të përfshirë në studim janë me cilësi të shkëlqyer duke kapur parametrat maksimalë, ndërsa 95% arrin cilësinë minimale. Vetëm 2 % e plazhve në të gjithë Evropën kanë rezultuar me cilësi esktremisht të dobët dhe të papërshtatshëm për not.

Në raportin e Agjencisë Europiane të Mjedisit  kryeson listën me ujin më të pastër në Europë, Qipro me cilësi 100%, më pas vijnë Luksemburgu, Malta, Kroacia dhe Greqia. Ndërsa shtetet me treguesit më të ulët të cilësisë janë Estonia, Holanda, Belgjika, Franca, Spanja dhe Irlanda.

Më keq nga të gjithë në vendet e Bashkimit Evropian është Estonia me 7.7% të ujërave të papërshtatshëm për t’u larë, më pas vjen Finlanda me 4,9%.
Megjithëse në listën e mësipërme nuk përmendet Shqipëria, kjo nuk e përmirëson aspak situatën. Këtë e tregojnë më së miri raportet e përvitshme nga specialistë të Shëndetit Publik.
http://maps.eea.europa.eu/EEABasicviewer/v3/?appid=a4d94dd157b84008ba6630d2fba0bc68&webmap=3d36d1fd22234c459c4e8545be87abcd&embed=false
Sipas raportit të Agjencisë Europiane të Mjedisit  8.2% e ujërave në Shqipëri janë të papërshtatshëm për të bërë not. Megjithatë, në raport thuhet se Shqipëria nuk është krahasuar direkt me pjesën tjetër të Europës, pasi është hera e parë që është përfshirë në studim. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/monitorohen-plazhet-e-evrop-s-shqip-ria-me-cil-sin--m--t--dob-t--217415.html#sthash.vq5OkWfD.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate