16 maggio 2014

Fjala e Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit me rastin e përzgjedhjes së projektit fitues për " Branding Albania"

Postuar më: 16 Maj 2014
I nderuar z. Kryeministër,
Të nderuar anëtar të Jurisë,
Të nderuar aplikantë,
Të nderuar pjesëmarrës,
Zonja dhe Zotërinj,
Kam kënaqësinë si Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, të jem sot prezente në ceremoninë e konkursit ndërkombëtar për logon, sloganin dhe fushatën e promovimit të Shqipërisë si destinacion unik turistik, me potenciale të pakrahasueshme dhe një mjedis atraktiv për investimet e huaja.
Kjo nismë nisi si një domosdoshmëri për të identifikuar Shqipërinë tonë të bukur me një logo të vetme.
Lindi si një nismë që synon të shprehë identitetin tonë kombëtar.
Ne donim një slogan që të grishë kureshtjen e turistëve.
Ne duam që vendi ynë të shndërrohet në një markë të patjetërsueshme.
Branding është sot një nga mjetet më të fuqishme, më inovative për të marketuar një destinacion dhe për të siguruar zhvillimin.
Branding Albania është konceptuar si një projekt i cili do të ndryshojë rrënjësisht imazhin e trazuar të vendit tonë.
Në vizionin tonë, ky proces do të na ndihmojë të përcjellim imazhin pozitiv të një vendi të vogël por me energjinë dhe vitalitetin e jashtëzakonshëm të njerëzve të tij.
Ne do të përcjellim potencialin e madh për zhvillim, traditën e mikpritjes, kulturën e pasur dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme historike, vendet dhe peisazhet e mrekullueshme natyrore nëpërmjet një logo dhe një slogani që na përfaqëson.
Përparimi i shpejtë i globalizimit është sfidë për cdo vend, ku të gjithë konkurojnë me njëri-tjetrin për të tërhequr sa më shumë turistë, investitorë, sipërmarrës, ngjarje sportive apo evente kulturoe të dimensioneve ndërkombëtare.
Ne jemi gati të përballemi sot me këto sfida, përmes kësaj fushate që do të ndërmarim.  
Konkursi që ne lancuam  rreth një muaj më parë, tërhoqi vëmendjen dhe interesimin e rreth 110 aplikantëve, kompani vendase e të huaja, individë apo grupe studentore.
Ata u rregjistruan në një faqe të dedikuar internet dhe deri në përfundim të afateve të konkursit u dorëzuar 38 projektpropozime.
Një juri ndërkombëtare e përbërë nga personalitete të fushës së komunikimit,  medias dhe marketimit përzgjodhën 5 propozimet më të mira të cilat do të prezantohen sot përpara jurisë dhe publikut .
Më lejoni që në emër të qeverisë Shqiptare të falenderoj të gjithë aplikuesit.
Në gjykimin tim personal cdo punë e dorëzuar prej tyre është marketimi më i mirë që i është bërë vendit tonë dhe potencialeve të tij.  
Ndërsa lexoja me kureshtje dhe emocion punimet e prezantuara ajo çfarë më entuziazmoi më së tepërmi ishtë se në sejcilin prej prezantimeve pa përjashtim tingëllonte fuqishëm kryefjala “Shqipëria një destinacion ndryshe, natyrale, mikëpritëse dhe plot surpriza” e shoqëruar me fjalën Europë e cila ka një domethënie strategjike për Shqipërinë pasi dikton përkatësinë politike të vendit.
Ne synojmë që sot përmes përzgjedhjes së fituesit të lancojmë imazhin e ri të Shqipërisë që do të prezantohet në botë.
Të bëjmë të njohur potencialin e saj turistik, një portë hyrëse e investimeve të huaja në rajonin Ballkanik, një Shqipëri faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje në rajon, Për një Shqipëri Europiane, Shqipërinë e Gjeneratës tjetër.
Ju faleminderit të gjithë atyre që u bënë pjesë e konkursit ndërkombëtar Branding ALbania.
Unë sot jam besimplotë se do të zgjedhim përmes një mesazhi që na përfaqëson, një logo që shpreh identitetin tonë dhe përmes një strategjie të qartë rrugën e duhur për një promovim më të mirë të potencialeve tona turistike, mundësitë e pafundme për investime, potencialin intelektual që vendi ynë zotëron dhe identitetin tonë kombëtar.
Suksese aplikantëve! 
http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/fjala-e-ministres-se-zhvillimit-urban-dhe-turizmit-me-rastin-e-perzgjedhjes-se-projektit-fitues-per-branding-albania&page=1


Kulture
16 Maj 2014 - 16:41
"Albania, Go your own way!", slogani
i promovimit të Shqipërisë në 2014 
Të tjera rreth shkrimit
TIRANE- "Albania, Go your own way!" është slogani që do të promovojë Shqipërinë nëpër botë për vitin 2014. Projekti i kompanisë “StrawberryFrog APCO” është zgjedhur fitues si platforma multimediale më e mirë për të promovuar Shqipërinë. Ditën e sotme, Ministria e Turizmit ka prezantuar projektet që kaluan fazën kualifikuese për fushatën “Branding Albania”, si dhe janë shpallur fituesit.

Kështu në vendin e dytë është renditur kompania “Interface Tourism Group”, ndërsa çmimi i tretë ka shkuar për “Hemington”. Gjatë prezantimit të çmimeve fituese, ministrja Eglantina Gjermeni tha se kompania “StrawberryFrog APCO”, mori 6 nga 9 votat e jurisë.

Kryeministri Rama, i pranishëm në këtë aktivitet, u shpreh se me fituesin, imazhit të Shqipërisë do t’i shtohet një aset që do të kontribuojë në luftën e kahershme për ti kthyer imazhin e denjë vendit në largimin e paragjykimeve për të.

“Ditë e bukur dhe ditë e shënuar në historinë e projektimit të imazhit jashtë nesh imazhi përfundon me logon, por fillon të ndërtohet me punët që bëhen realisht vuajmë nga një imazh negativ dhe nuk diskutohet konstrukti i posaçëm në këtë imazh, por ka edhe gjykime dhe paragjykime të vjetra i bindur që me studion fituese do ketë një aleat më shumë dhe efikas për të luftuar imazhin negative dhe për të çliruar energji pozitive”, tha Rama.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesi i kompanisë “Strawberry Frog”, Jason Spies u shpreh se Shqipërisë i duhet një ide frymëzuese dhe jo vetëm një logo. Në aspektin e tërheqjes së investimeve të huaja, firma amerikane këshilloi zhvillimin e një samiti në Tiranë.

Më parë fjalën e morën ministrja e Turizmit Gjermeni dhe ai i Zhvillimit Ekonomik Ahmeti, të cilët deklaruan se Shqipëria është Europa e pazbuluar, dhe kjo jo vetëm ne fushën e turizmit, por dhe në atë të ekonomisë. Ministrja Gjermeni tha se në bashkëpunim me studion fituese do të punohet për promovimin e Shqipërisë në botë, dhe rritjen e numrit të turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë.
 
Në finale morën pjesë 5 kompani të huaja nga rreth 100 projekte pjesëmarrëse nga vende të rëndësishme si Anglia, Franca, Greqia, dhe SHBA-të të cilët paraqitën vizionet e tyre në promovimin e turizmit dhe investimeve të huaja në Shqipëri për vitet e ardhshme.

PROJEKTET QE ISHIN NE GARE
1. CNN
Cathy Ibal
Francë
www.cnn.com/international
logo 1
 
2. Hemington
Justin Doherty
Angli
http://hemingtonconsulting.co.uk
logo 2
 
3. Interface Tourism Group
Blaise Borezée           
Francë
http://www.interfacetourism.com
logo 3
 
4. MEC Medianetwork
Harry Bizoumis          
Greqi
http://www.mecglobal.com
logo 4
 
5. StrawberryFrog APCO      
Jason Spies     
SHBA
http://strawberryfrog.com
logo 5

Lista me 5 propozimet më të mira mes 38 propozimeve të dorëzuara, u vendos nga një Juri Ndërkombëtare e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët janë: Alastair Campbell, Rana Nejem, Paavo Pettai, Christiphe Ginisty, John Kester, Mimoza Kusari Lila dhe Eglantina Gjermeni.
 
Ndërkohë që Juria Finale e ditës së sotme përbëhej nga 9 anëtarë, mes tyre gazetarin e njohur Bruno Vespa dhe Ahmed Obaid Al Mansoori.

Konkursi arriti të sigurojë pjesëmarrje nga kompani dhe individë vendas, nga vendet e rajonit, Evropa dhe Amerika.

"Branding Albania” synon të promovojë imazhin e ri të Shqipërisë në tregun botëror, ndërsa kompanitë pjesëmarrëse në konkurs paraqitën projekt-propozimet më të mira për logon, sloganin dhe strategjinë e re për të promovuar Shqipërinë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/albania-go-your-own-way--slogani-i-promovimit-t--shqip-ris--n--2014-214998.html#sthash.f8T26Rs1.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate