DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
28 febbraio 2015
Shqiperia investon Drejt një Turizmi Alternativ...
...
.
Pubblicato il 21 feb 2015
Veçantia kulturore dhe natyrore e rajonit të Ballkanik, ka bërë që në zona të ndryshme të zhvillohet një lloj tjetër turizmi, apo siç quhet tashmë, turizëm alternativ. Gazetarë nga Shqipëria dhe Maqedonia zhvilluan një tur të përbashkët për të njohur nga afër zhvillimin e këtij lloj turizmi dhe atë çka ofrohet për turistët.
Pubblicato il 21 feb 2015
Veçantia kulturore dhe natyrore e rajonit të Ballkanik, ka bërë që në zona të ndryshme të zhvillohet një lloj tjetër turizmi, apo siç quhet tashmë, turizëm alternativ. Gazetarë nga Shqipëria dhe Maqedonia zhvilluan një tur të përbashkët për të njohur nga afër zhvillimin e këtij lloj turizmi dhe atë çka ofrohet për turistët.
Puka Turistike tashme me nje zyre informacioni per turistet ne qender te qytetit...
Puka mund të krenohet me pyjet e saj dhe me mundësitë e mëdha për turizëm malor. Me synim informimin në çdo stinë të vitit për të gjithë turistët që vizitojnë zemrën e malësisë së veriut, është inauguruar zyra e informacionit turistik.
Për operatorët turistikë hapja e zyrës së informacionit ndihmon bizneset e tyre dhe njëkohësisht lehtëson edhe orientimin e turistëve.
Hapja e Zyrës së informimit për turistët pritet të shoqërohet dhe nga hartimi i një guide turistike e cila ende i mungon rrethit të Pukës.
Klima malore e bjeshkeve te larta, e luginave dhe pllajave të Pukës, dhe gjelberimi i pyjeve te ahut e te pishes, mbartin vlera kuruese dhe ndihmojnë në permiresimin e sistemit nervor dhe te semundjeve te zemres..
http://forumipukjan.com/zyara-e-informacionit-turistik-puke/
27 febbraio 2015
Pogradeci “pushtohet” nga kolonia e fotografëve profesionistë
Të tjera rreth shkrimit
Një grupim artistësh kanë marrë nismën për të nxjerrë në pah me gjuhën syrit vlerat e qytetit të liqenit, duke na sjelle foto e peizazhe mahnitëse të natyrës në këtë zonë.
Aktiviteti quhet “Ditët e fotografisë” të cilat sjellin për publikun në datat 26-27-28 shkurt nëpërmjet eksplorimin e këtij qyteti nëpërmjet fotove të etnografinë e trevës, copëza nga jeta e qytetit, gjurmë arkeologjike të etërve ilirë, kulinari, apo edhe resurse turistike.
Në koloninë e fotografëve të njohur janë Fahredin Spahija, Osman Demiri, Leon Çika, Rilind Hoxha, Felix Bilani, Arben Çeli, Ardita Jatru, Dashmir Izairi, Fisnik Dobreci, Ina Kosta, Orjeta Myzeqari dhe mikpritësi, fotografi pogradecar Ardian Fezollari.

Foto të tjera

Foto të tjera
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/pogradeci-pushtohet-nga-kolonia-e-fotograf-ve-profesionist--275644.html#sthash.EwQCk4hs.dpuf
Aktivitete mbi trashëgiminë kulturore në Mozaikun e Tiranës
TIRANË, 27 Shkurt / ATSH – Në kuadër të bashkëpunimit midis institucioneve, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, sektori i Tiranës dhe Drejtorina Rajonale e Zhvillimit Profesional Nr.4, kanë organizuar disa aktivitete të përbashkëta.
DRKK Durrës, sektori i Tiranës dhe Drejtoria Rajonale e Zhvillimit Profesional N.4, pasi kanë përgatitur edhe grupe guidaresh, kanë organizuar në Mozaikun e Tiranës edhe një trajnim.
Trajnimi i realizuar në Mozaikun e Tiranës u realizua në lidhje me trashegiminë materiale dhe jomateriale.
Lidhur me trashegiminë materiale u trajtua pikërisht Mozaiku i Tiranës, Kalaja e Prezes, Kalaja e Dajtit, Xhamia e Et’hem Beut, Ura e Tabakeve etj.
Ndërsa në trashëgimine jomateriale u referuan per traditat dhe zakonet karakteristike te qytetit të Tiranës.
Të kalosh një fundjavë në Vlorë…

Përsëri mbeten mikeprites deti dhe plazhet shkëmbore. Po të përshkosh vijën detare nga “Uji i Ftohtë” në drejtim të Orikumit, do të ndeshesh me mjaft gjire detare me bukuri dimërore.
Hotelet kanë filluar të gjallërohen dhe përgatiten për sezonin e radhës. Sheh meremetimin e tyre nga punëtorët e fasadave, dikush ndërron gjyrën e dikush fasadat, por që të gjithë tentojnë të bëhen sa më tërheqës për klientët.
Vetëm Sazani e Karaburuni duken pak të trishtuar, sepse të udhëtosh drejt tyre tani në dimër është e vështirë, pasi deti hera-herës është i trazuar, nderkohe qe nuk ka mjete transporti qe udhetojne drejt tyre.
Do të ishte në interesin e turizmit vlonjat që të kishte edhe në stinën e dimrit një shërbim transporti drejt ishullit dhe gadishullit të Karaburunit. Vizitorët dhe turistët e aventurës do ta paguanin atë për të kënaqur dëshirat e tyre. Po kështu ka edhe mjaft vizitorë të huaj që e kerkojnë këtë. Unë ndesha një grup turistësh belge që kërkonin të vizitonin ishullin e Sazanit dhe nuk gjenin një mundësi vajtjeje. Mbase ka ardhur koha që për Vlorën të mendohet edhe për një port jahtesh dhe të një shërbimi Taxi Detare. Kështu do të konkuronim edhe plazhet dhe bregdetin e fqinjëve tanë që i kanë këto asete. Turizmi vlonjat e meriton një shërbim të tillë. /a.ke/http://www.ata.gov.al/te-kalosh-nje-fundjave-ne-vlore-229709.html
24 febbraio 2015
Nis diagnostikimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore në qytetin antik të Butrintit
TIRANË, 23 Shkurt/ATSH/. – Në zbatim të Urdhërit të Ministres së Kulturës, Znj.Mirela Kumbaro, midis Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë dhe Zyres Arkeologjike Kombëtare, Butrint, është nënshkruar së fundmi një akt-marrëveshje bashkëpunimi.
Akt-marreveshja e firmosur nga titullarët e DRKK Vlorë dhe ZAK Butrint, angazhon DRKK Vlorë të kryejë diagnostifikimin në mënyrë të vazhdueshme të gjendjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore në qytetin antik të Butrintit.
Në bazë të kësaj akt-marrëveshje, DRKK Vlorë në
bashkëpunim me ZAK Butrint do të hartojnë edhe projektet e restaurimit për monumentet në qytetin antik të Butrintit.
Ndërsa ZAK Butrint angazhohet të asistojë DRKK-n Vlorë gjatë proçesit të diagnostifikimit të gjendjes së monumenteve në Park dhe të orientojë në lidhje me monumentet që paraqesin nevojë për ndërhyrje konservimi dhe restaurimi.
Shkodër – “Gryka stere Veneciane” gati plani i restaurimit
TIRANË, 24 Shkurt / ATSH – Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, ka zhvilluar së fundi një inspektim mbi monumentin e quajtur “Grykë stere Veneciane”ne kalane e Shkodres.
Pas inspektimit të kryer mbi monumentin dhe pasi u konstatua nevoja për ndërhyrje, specialisti i DRKK Shkodër Hilmi Tafa po përgatit ndërhyrjen si dhe punën restauruese dhe konservuese mbi monumentin.
DRKK Shkodër ka njoftuar se patologjitë që paraqet sot ky monument janë, humbja e materialit, patina biologjike, korozioni i mjetit që e mban atë të lidhur.
Grykë stere Veneciane, është një monument i cili është ndërtuar në shek e XVIII. Ajo ka shërbyer për furnizimin me ujë, për pallatin e Bushatllijve që ishte në ketë kohë ne oborrin e tretë te Kalasë se Shkodres.
Edhe gjate trazirave të vitit 1997, ky object është dëmtuar në tentativën për tu trafikuar jashtë vendit.
”On the way to Albania” in 2015
.Pubblicato il 24 feb 2015
Ndiqni këtë video 25 minuta, që sjell imazhe fantastike dhe një histori shqiptare të përcjellë nga gazetari çek..
Czech Republic Television, Ceska TV aired a program dedicated to Albania: ”On the way to Albania”.
Have a look to this video, 25 minutes of amazing images and a beautiful Albanian story brought by czech journalist.
Televizioni Çek, Ceska TV prezanton një emision për Shqipërinë: “On the way to Albania”.
Have a look to this video, 25 minutes of amazing images and a beautiful Albanian story brought by czech journalist.
Televizioni Çek, Ceska TV prezanton një emision për Shqipërinë: “On the way to Albania”.
21 febbraio 2015
Korabi, destinacion i lakmuar për turizëm dimëror


Diferenca prej disa metra është e pa përfillshme për barinjtë ose” lebërit” e Korabit për të caktuar madhësinë. Studiuesi Mati thotë “Mos u çuditni për përdorimin e fjalës “lab”. Lab në gjuhët e vjetra të Mesdheut ka kuptimin e qumështit dhe bari (çoban). Mbase kjo rrjedh nga pellazgjishtja e vjetër Dodoniane e fisit të Leabetëve.
Korabi është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Një vend i pasur me bukuri të rralla natyrore, me gurë, shkëmbinj dhe kullota të pasura e të shumta. Gjatë gjithë kohës është i vizituar nga barinjtë,alpinistët dhe turistët.Këta të fundit vijnë si kurioze dhe ngjisin
majat e larta të shoqëruar nga udhërrëfyes vendas ose shoqata udhërrëfyesishit. Ata strehohen në bujtina të banorëve rreth maleve si dhe në shtëpitë e banorëve vendas. Aty mund të shkohet për turizëm natyror, historik, kulturor dhe sportiv. /a.ke/http://www.ata.gov.al/korabi-destinacion-i-lakmuar-per-turizem-dimeror-226537.html

Rruga “Egnatia”, një konkurencë në turizmin shqiptar


Turizëm edhe në malësitë e Pukës

Me synim informimin në çdo stinë të vitit për të gjithë turistët që vizitojnë këtë rajon, u bë e mundur edhe çelja e zyrës së informacionit turistik.
Për operatorët turistikë hapja e zyrës së informacionit ndihmon bizneset e tyre dhe njëkohësisht lehtëson edhe orientimin e turistëve të huaj dhe ata vendas.
Kjo zyrë pritet të shoqërohet edhe nga hartimi i një guide turistike, e cila ende i mungon rrethit të Pukës.
Klima malore e bjeshkëve të larta, e luginave dhe pllajave të Pukës dhe gjelberimi i pyjeve te ahut e të pishës, mbartin vlera kulturore, të trashgimisë popullore si dhe vlera kuruese e shëndetësore. /a.ke/http://www.ata.gov.al/turizem-edhe-ne-malesite-e-pukes-226130.html
ATA- Axhenda turistike, mision promovimin e vlerave shqiptare

Në një njoftim për shtyp, ATA informon se bizneset dhe operatorët turistikë shqiptarë janë ftuar të marrin pjesë në kongresin e 52-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Hoteleve dhe Restoranteve – IH&RA, i cili do të mbahet në Barcelonë në fillim të muajit maj.
Sipas ATA-s, më datë 10 maj në Barcelonë organizohet edhe Spanish Formula 1 Grand Prix dhe IHRA në bashkëpunim me Barcelona Turisme, organizojnë një paketë speciale për bizneset e turizmit me qëllim shpalosjen e risive dhe të veçantave turistike nga vendet pjesëmarrëse.
ATA bën të ditur se një tjetër event i rëndësishëm në fushën e turizmit është dhe pjesëmarrja e bizneseve shqiptare në “Adriatic Sea Forum – cruise, ferry, sail & yacht”, një event ndërkombëtar i dedikuar për turizmin detar në Adriatik, edicioni i rradhës së të cilit do të mbahet në Dubrovnik gjatë muajit prill. Ndërsa veprimtaritë intensive të ATA-s për promovimin e risisë turistike shqiptare dhe thithjen e pushuesve të huaj gjatë sezonit veror 2015, kanë nisur që në fillim të këtij muaji.
Me ftesë të Balkan Alliance of Hospitality Associations ATA mori pjesë me 12.02.2015 në tryezën e rrumbullakët me temë “Cultural tourism – reality and perspective on the Balkan”. Aktivitet i cili shërbeu për promovimin e veprimtarive atraktive dhe sektorëve të veçantë si kultura, kulinaria, apo tradita, fusha që nxisin turizmin gjithëpërfshirës për rajonin e Ballkanit./m.m/http://www.ata.gov.al/ata-axhenda-turistike-mision-promovimin-e-vlerave-shqiptare-226994.html
A ka ardhur koha për të zhvilluar turizmin familjar?

Kërkesat për zhvillimin e turizmit janë të panumërta dhe komplekse, megjithatë, ndër më baziket konsiderohen sigurimi i infrastrukturës akomoduese dhe ushqimi që duhet t’u ofrojmë turistëve. Të dy këto shërbime në vetvete karakterizohen nga një larmi formash, si hotele, shtëpi pushimi, kampingje etj. Në këtë drejtim, zonat më të dalluara turistike në vend janë mbushur me një mori ndërtimesh shumëkatëshe, të cilat kanë zënë pothuajse të gjitha hapësirat e lejueshme të ndërtimit dhe që sigurisht, i kanë tejkaluar. Është e lehtë të pohosh se një pjesë e mirë e këtyre zonave janë tejngopur me ndërtime dhe më shumë të tilla do të kërcënonin seriozisht vlerat e tyre.

Kështu, gjendemi përballë një proporcioni jo të drejtë: nga njëra anë ekziston një mori ndërtimesh, por nga ana tjetër kapaciteti akomodues për turistët është i vogël.
Këtu mund të stimulohet ai që quhet “Turizmi familjar” ose “Guest House Tourism” siç njihet ndërkombëtarisht.
Turizmi familjar po shndërrohet në një prej formave më të pëlqyera për disa kategori turistësh që përbëjnë një numër të madh në tërësi. Në shumë vende të botës është investuar në këtë drejtim dhe tashmë turizmi familjar përfaqëson burimin kryesor të punësimit dhe të të ardhurave për tërësinë e familjeve që e praktikojnë. Edhe në Shqipëri, përgjatë viteve të fundit ka filluar të praktikohet turizmi familjar në pak zona, si për shembull Voskopoja, Dardha, Thethi, Valbona etj., por në shumë fshatra të tjera si këto nuk mund të gjesh qoftë edhe një shtëpi të vetme të turizmit familjar.

Për sa i përket akomodimit, pas viteve ‘90, me liberalizimin e ndërtimeve, ndikimin e emigracionit në aspektin ekonomik dhe social, shumë qytetarë shqiptarë kanë ndërtuar vila dhe shtëpi shumëkatëshe, të bukura dhe komode, në të cilat ka sipërfaqe të mëdha që nuk përdoren nga familjarët. Dhe këto ndërtime janë bere kryesisht në pozicione e vende piktoreske. Pra ekzistojnë shumë njësi akomoduese me potencial turistik.
Zhvillimi i turizmit familjar krijon një treg të leverdishëm për produktet bujqësore dhe blegtorale, si dhe zbatimin e praktikave të qëndrueshme të prodhimit të tyre, me qëllim prodhimin e produkteve organike, të parapëlqyera nga kategoria e turistëve që ndjek këtë lloj turizmi. Prodhimi i qëndrueshëm bujqësor ndër të tjera, në mënyrë të drejtpërdrejtë siguron mbrojtjen afatgjatë të mjediseve bujqësore dhe ujore nga ndotja dhe degradimi, rritjen e vlerës së produkteve, si dhe indirekt përmbush një prej direktivave europiane për uljen e përdorimit të produkteve fitosanitare në bujqësi. Më tej, zhvillimi i këtij lloj turizmi mund të ndikojë pozitivisht dhe në zhvillimin e sektorëve të tjerë, si artizanati dhe agro-industria, duke krijuar treg për këto produkte.

Zhvillimi i turizmit familjar krijon struktura akomoduese gjithehershme të hapura dhe rrjedhimisht rrit mundësinë për zhvillimin e një turizmi gjithësezonal dhe zhvillimin e degëve të tjera, si atij kulturor, dimëror, sportiv, qe mungojne në vend, pasi fluksi turistik është kryesisht në muajt e verës.
Gjithashtu, kontakti i vazhdueshëm i familjarëve me turistët e huaj, krijon një mjedis të shkëmbimeve dhe eksperiencave ndërkulturore, çka ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin kulturor e edukativ të tyre dhe të gjithë vendit në përgjithësi.
Turizmi familjar ka kosto relativisht shumë herë më të ulët zhvillimi dhe është relativisht i lehtë për t’u përhapur nëpërmjet projekteve pilot.

Birra “Puka” dhe resurset turistike shqiptare, prezantohen suksesshëm në Pragë

Tabor është qyteti i dytë më i madh i Bohemisë Jugore dhe sot është kthyer në një qendër shumë të rëndësishme për transportin, ekonominë dhe kulturën e rajonit.
Një nga traditat e krijuara është edhe Festivali Ndërkombëtar i Birrës.
Në festival morën pjesë mbi 160 kompani prodhimi birre nga Çekia dhe bota. Këtë vit të ftuarit specialë ishin Shqipëria dhe Hungaria.
Shqipëria u përfaqësua nga Birra” Puka”, me administrator Xhimi Begeja. Stenda e Shqipërisë ofronte materiale të ndryshme publiçistike për turizmin malor në Shqipëri dhe krijonte mundësinë për të provuar birrën “Puka”.

Kjo stendë pati vizitorë të shumtë dhe nga personalitete rajonale dhe qëndrore të cilët provuan disa nga produktet tipike shqiptare dhe diskutuan me përfaqësuesit tanë për kulturën, turizmin dhe traditat shqiptare.
Në një postim në “Facebook”, Julinda Dhame shkruan se “Turizmi shqiptar kësaj here prezantohet suksesshëm në Panairin e 24 të Evropës Qendrore për Turizmin që mbahet në kryeqytetin Çek, Pragë. Agjencia Kombëtare e Turizmit tanimë institucion në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shpalos edhe një herë vlerat, resurset dhe kapacitetet e një vendi si Shqipëria ku turizmi nuk është më spontan, por gjithëpërfshirës dhe i pandalshëm në çdo stinë e ditë të vitit. Stenda shqiptare vazhdon të shfaqë interes ku vizitorët dhe operatorët e ndryshëm gjejnë informacionet dhe marrin asistencën e nevojshme për planifikimin e pushimeve të tyre të ardhshme në Shqipëri”.

17 febbraio 2015
Xhamia e Plumbit në Shkodër, një nga monumentet kulturore që po humb identitetin e saj
Anadolu Agency ka realizuar një vëzhgim për të shikuar gjendjen që ndodhet sot ky objekt kulti me një histori kaq të spikatur. Por sot ajo nuk nodhet në një gjendje që do të dëshironin jo vetëm besimtarët muslimanë, por edhe të gjithë qytetarët dhe ata njerëz që kujdesen për monumentet e kulturës.
Në vitet e fundit ambienti përreth xhamisë mbushet me ujë për shkak të reshjeve të shiut që janë të shpeshta në stinën e dimrit në Shkodër. Për pasojë kjo situatë krijon edhe probleme për besimtarët, por edhe për vizitorët që kanë interes për ta shikuar nga afër këtë xhami me statusin monument kulture. Për të vajtur deri në ambientet e brendshme të saj përdoret një urë e improvizuar.
Ndërkohë Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka përfshirë në projektet saj rikonstruksionin e disa xhamive në Shqipëri, përfshirë edhe Xhaminë e Plumbit në Shkodër, ku pritet që ajo të rikthehet në identitetin dhe misionin e saj. Kjo është pohuar për Anadalu Agency nga koordinatori i TIKA-s në Shqipëri, Prof.Dr Birol Çetin.
Xhamia e Plumbit në Shkodër përveç arkitekturës të stilit osman, ka edhe vlera të tjera historike, pasi ajo shërbeu në fillimet tranzicionit shqiptar si një ndër xhamitë e para ku besimtarët muslimanë filluan ritet fetare të ndaluara për disa dekada nga regjimi komunist. Pas shumë përpjekjesh dhe përgatitjesh më 16 nëntor 1990, që përkonte edhe me ditën e xhuma, u krye falja nga besimtarët muslimanë dhe sipas dëshmive të banorëve të zonës këtë falje e drejtoi Hafiz Sabri Koçi.
Xhamia e Plumbit është e vendosur në pjesën e jashtme të ish- pazarit të Shkodrës, ku ka pranë edhe kalanë e Rozafës por edhe rrjedhat e lumenjve Kir e Drin. Specialistët pohojnë se për nga forma, ndërtimit është mbështetur në arkitekturën e xhamive të sulltanëve të Stambollit dhe është e vetmja në Shqipëri që ka disa specifika si oborrin me kolona të gjera para hyrjes në sallën e faljes.
Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/xhamia-e-plumbit-ne-shkoder-nje-nga-monumentet-kulturore-qe-po-humb-identitetin-e-saj-272956.html#sthash.dmLAqwyx.dpuf
Blogerja Andrea Anastasakis: Shqipëria, vend i sigurtë dhe mikpritës për turistët

Po kështu janë bërë edhe shumë pyetje nëse është Shqipëria një vend i sigurtë për të udhëtuar dhe përgjigja ka qënë se nuk ka asnjë rrezik të udhëtosh e të bësh turizëm në Shqipëri.
Një përgjigje pozitive e jep edhe Blogerja e udhëtimeve Andrea Anastasakis,e cila ka këtë përgjigje për udhëtimet në Shqipëri: “Si në çdo vend tjetër të Europës (me përjashtim të gjendjes aktuale në disa pjesë të Ukrainës) Shqipëria është vend i sigurtë dhe mikpritës për turistët”.
Shqipëria ka edhe shumë avantazhe për të qënë vizitor në këtë vend. Janë çmimet e lira, natyra e bukur, mikpritja e veçantë dhe kjo është Shqipëria sipas edhe revistës prestigjoze të udhëtimeve “Wanderlust” Lyn Hughes. Hughes ishte gjatë verës 2014 në Shqipëri si pjesë e “Javës së Aventurës” organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT)./a.g/http://www.ata.gov.al/blogerja-andrea-anastasakis-shqiperia-vend-i-sigurte-dhe-mikprites-per-turistet-224816.html
10 febbraio 2015
Nis projektin e Restaurimit dhe Rivitalizimit të Pazarit të Korçës
Në lajmërimin e MK për Median thuhet se “Qëllimi i këtij projekti është rigjallërimi i zonës së Pazarit të Vjetër të Korçës, për ta rikthyer këtë pazar në zonë ekonomike të zhvilluar të qytetit të Korcës, duke ndërmarrë veprime konkrete për zhvillimin e kësaj zone dhe restaurimin e godinave të Pazarit të Vjetër të Korçës, në respektim te ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe të legjislacionit të zbatueshëm shqiptar”.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të zhvilloeht sot në Korçë, ku do të zhvillohet edhe një prezantim nga studio projektuese i projektit të Restaurimit të 7 blloqeve që do të financohen nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit, (AADF).
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/kulture/2730/nis-projektin-e-restaurimit-dhe--rivitalizimit-t--pazarit-t--kor--s-271698.html#sthash.Z1RByt0n.dpuf
Iscriviti a:
Post (Atom)