e Enjte, 29 Gusht, 2013 | 14:31 pm
Bujtinat e fshatit presin ende vizitorë përpara borës.
Vaskat e gurit, bukuritë e fshehura të natyrës në Ndërlysën e “Shtegun e Dhive”
Siç thuhet, nëmja nuk është kuptimi fetar i mallkimit. E megjithatë, vrazhdësinë e Bjeshkëve të Namuna (maleve të mallkuara) nuk mund ta ndash nga Krijuesi.
Kanë qenë njerëzit që ua kanë dhënë këtë emër një pjese të alpeve shqiptare, mbase pa menduar se brenda kësaj fjale, gjithsesi të ashpër, po fusnin edhe karakteristikat e tyre. Sepse ato male, qoftë edhe vetëm me oshtimat e natës, me zhurmat e kudogjendshme të degëzimeve të lumit dhe me heshtjen e ditës, i kanë formuar. Sot, thuajse të gjithë u janë larguar, i janë afruar qytetërimit e janë shpërndarë për të banuar në të gjithë Shqipërinë, por zërat e malit i kanë kudo me vete. Mjafton të takosh të moshuarit sybardhë, kur kthehen të verojnë në vendin e tyre, pas dimrit që kanë kaluar pranë fëmijëve në Shkodër a gjetkë, për të parë se si u krijohen në iris konture hijesh me format e majave të thepisura.
Jemi në Theth, në luginën e thellë rrethuar prej majash të larta. Parafytyrimin e asaj çka të pret mendon se do ta kesh të përafërt vetëm për vendmbërritjen. Por është rruga ajo që të shkund veshkat e parashikimit. E nëse ju themi që njëra nga rrugët e Thethit, në hartën e tij, quhej “Shtegu i dhive”, panorama mbase mund të jetë më e kuptueshme. Të mbërrije deri atje duhet të kishe përshkuar më parë rreth tri orë rrugë-çakëll, me shpejtësi të makinës jo më tepër se 20km/h (në vendet më të mira). Nëse do ishe aq me fat sa të të niste edhe shi, ngjante e gjitha me një film pa zë, fundin e të cilit nuk mund ta dije. Zhurmat e kokës së këtyre orëve kalojnë vetëm në darkë, në rastin kur pas udhëtimit ju ka zënë pasditja në Theth. Atëherë, pas ushqimit karakteristik të shtëpive të gurta ku bujtin turistë, merr përshëndetjen e vërtetë të vendit: Të ftohtin!
Dy batanije, në ditët e fundit të gushtit, edhe mund të mos mjaftonin për të kaluar natën në dhomë. Pas zgjimit me aromë djathi të bardhë, sikur bëheshe pjesë e atyre kreshtave të jeshilëta, dhe dita niste më mirë…
Vizitat e një dite
Sipas atyre që e kishin kaluar këtë aventurë, ato që quhen vaska guri në fshatin Ndërlysë, menjëherë pas Thethit, ishin më përfaqësueset ndër bukuritë natyrore. Rruga prej tyre nga lugina e thellë e Thethit mund të bëhej me makinë për më pak se një orë, ndërsa ky dukej se ishte kufiri i fundmë ku mund të mbërrinin automjetet. Pjesën tjetër do ta shihje në këmbë. Prezantimin e parë të vaskave e bënte “Pusi i Zi”, menjëherë pas tij gjendeshin pikturat e Zotit. Rrjedha e lumit të Ndërlysës pengohej nga disa gurë që krijonin katër a më shumë rrjedha të dendura e të rrëmbyeshme uji, që pasi bashkoheshin sërish, nisnin e shpërndaheshin në drejtimet e ndryshme të vaskave që “gjeniu” u kishte caktuar. Në këto gropa guri, uji i së cilave arrin mesatarisht deri në supe, mund të lahesh o “të kurohesh”, siç thonë banorët e pakët të zonës. Nëse do të ishin shumë të frekuentuara, siç ndodh zakonisht të shtunave të pesë muajve me vizita të dendura të këtij vendi gjatë verës (maj-shtator), ndoshta vetëm do të shiheshin me sy, por në një ditë kur nuk arrin të shohësh asnjë njeri të cilit t’i shkosh pas për të gjetur vendin e duhur, mundesh të qëndrosh për orë të tëra. Të paktën për aq sa ta lejon dielli që përshtatet po aq me ashpërsinë e vendit sa edhe dukuritë e tjera natyrore përreth. Në ditë të nxehta vere, hija vjen e rrumbullakos malet në Theth e zonat përreth, pa shkuar ora 19:00, ndërsa në dimër, ata pak guximtarë që mbërrijnë, tregojnë se koha e drekës është sinjali i fundit i dritës. Pas vaskave, do të vijosh të ndjekësh rrugën e malit për të mbërritur te “Syri i Kaltër” në Kaprre. Emërtimi i njësojtë me atë të Sarandës është edhe në imazh. Përveç vështirësisë së rrugës në këmbë, që zgjat përreth 1 orë nga vaskat, pamja që të pret është po ajo.
Do të kthehesh sërish nga ke ardhur, do ta lësh makinën në mesin e rrugës për të parë Ujëvarën e Thethit dhe kanionin e Grunasit.
Përpara të gjitha pikave që vizitoheshin, gjendeshin kioska kashte që më shumë se për të bërë tregti me pijet e ftohta, shërbenin si udhërrëfyese. Njëra nga këto ishte “vajza e ujëvarës”, që u shkëput nga “dyqani” për të na drejtuar drejt ujit të rrjedhshëm majë mali. E bënte këtë gjë ndoshta për tri-katër herë gjatë ditës, duke mos u lodhur për të dhënë as buzëqeshje, as muhabet, e as farat e lulediellit që i përtypte si për të mos ndjerë përsëritjen e kësaj ngjitje-zbritje, disa herë, gjatë ditës.
Biondët/et e huaj
…Të mos ishte për ta, Thethi do të dukej edhe më i “namun” nga ç’koha e ka cilësuar. Ngjitja e tyre drejt malit e mandej zbritja drejt luginës vihej re qysh gjatë rrugës. Vetëm se, ndryshe nga shumica prej nesh, shkonin në këmbë apo me biçikleta. Banorët e Thethit ishin gati të të flisnin së pari anglisht (të paktën përshëndetjet e para) duke e kthyer kështu në gjuhën e më të rinjve të fshatit që vinin aty vetëm gjatë verës. Kaq të shpeshtë ishin biondët/et lëkurëbardhë që më shumë se gjithçka, kënaqeshin me paprekshmërinë e këtij vendi nga dora e njeriut. Ata nuk do donin asnjëherë që rruga nga Kopliku deri në Theth të ishte e lëmuar si ajo e maleve të tyre, përndryshe nuk do të ishte më aq e bukur. Gjatë dimrit, ishin po ata që eksperimentonin terrenin e vështirë e të zbardhur nga dëbora, ndërsa të veshur me veshjet e posaçme bënin ngjitje në mal apo ski. Banorët që i presin vizitorët e huaj gjatë muajve të acartë, në Theth apo fshatrat përreth, janë fare të pakët. Aq sa përshëndetja me një vendës nuk dihet kur mund të të qëllojë. Por, Thethi është më shumë se kaq. Malet e mallkuara vetmitare që do të nisin gjumin nga shtatori, edhe kur të zgjohen, sikur të mos ishin çlodhur, do të jenë sërish të ashpra. Kush mundet, së paku një herë duhet të shkojë, për të takuar aty mbase “tjetrin” e vetes, hija e të cilit pasqyrohet në vrenjtësinë e malit, ndryshe nga ç’ndodh me dritën e detit.
ANI JAUPAJ
http://www.panorama.com.al/2013/08/29/thethi-ashpersia-e-maleve-te-vetmuara-te-bjeshkeve/
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
29 agosto 2013
Shëngjin, një breshkë gjigande del në breg të detit
Breshka e detit, e gjatë rreth 1 metër, është nxjerrë në breg nga uji në gjendje të ngordhur.
Prania e saj ka tërhequr vëmendjen e mbarë turistëve të pranishëm, të cilët me kureshtje janë afruar për ta parë.
Ende nuk dihet nëse ekspertët do ta marrin për ta studiuar si një breshkë mjaft të rrallë për ujërat tona.
(Foto të breshkës gjigande në ujërat e Shëngjinit).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/shengjin-nje-breshke-gjigande-del-ne-breg-te-detit-173663.html#sthash.KlZ22Zda.dpuf
27 agosto 2013
Ksamili 1974, si u krijua qyteza me 60 familje nga Leonard Veizi
Bujar Kore, operatori i Televizionit Shqiptar rrëfen si e xhiroi qytezën e re të Jugut para 37 vitesh me lejen e Degës së Brendshme.
Pse zona ruhej me postbllok policie që nuk lejonte askënd të qarkullonte pas orës 16.00 të mbrëmjes
-Nga ekrani i vetëm të sigluar si “TV Tirana” shqiptarët mund të shihnin atë çka programonte drejtoria e RTSH-së në bashkëpunimin e ngushtë me zyrën e propagandës në Komitetin Qendror. Dhe një nga detyrat e televizionit ishte dhe pasqyrimi i jetës së re socialiste, si në rastin e qytezës së Ksamilit,e cila në vitin 1974 mund të kishte disa mijëra aksionit që hapnin tokat e reja, por banorët e parë zyrtarë të saj ishin 60 familje të ardhur nga fusha e Korçës. Operatori i mirënjohur i Televizionit Shqiptar, Bujar Kore, rrëfen se si një ditë të bukur ekipi i TVSH-së, me gazetar e kamera, u nis drejt qytezës më të re shqiptare, ku pritej të vinin familjarët e rinj, me çanta në duar e dyshek në kurriz, për t’u sistemuar në pallatet e reja 5-katërshe, e më pas për t’u çertefikuar në gjendjen civile. 37 vite më vonë, Bujar Kore ka menduar të realizojë një tjetër telereportazh në të njëjtin qytet, që duke e montuar me atë që kanë bërë rreth katër dekada më parë, do të japin një produkt të ri që mund të mbajë thuajse të njëjtin titull: “Ksamili dje dhe sot”.
Vini nga Ksamili ku keni bërë regjistrime të reja. Pas sa vitesh ktheheni me kamerën tuaj në këtë vend?
Për herë të parë në Ksamil kam shkuar para 37 vitesh, pra në vitin1974, nga Televizioni Shqiptar për të bërë një telereportazh. Në ekip unë punoja me gazetarin Fuat Memeli. Telereportazhi u titullua “Ksamili sot dhe nesër”. Në atë kohë sapo ishin ngritur katër pallatet e para të qytezës së re, të cilat kishin hapur themelet në vitin 1973 dhe banorët e parë po hynin brenda. Ekipi i Televizionit Shqiptar duhet ta pasqyronte këtë ngjarje. Unë regjistrova jo vetëm banorët, të cilëve gazetari Fuat Memeli u mori edhe disa intervista, por dhe gjithçka mundja nga pamja e rivierës.
Nga cila zonë e Shqipërisë vinin këta banorë të rinj?
Ishin banorë që kishin ardhur nga rrethi i Korçës, më saktë nga Ndërmarrja Bujqësore e Maliqit dhe Sheqerasi. Sepse aty duhej të vinin njerëz që kishin punuar në bujqësi dhe që kishin eksperiencë. Padyshim Ksamili ishte një vend i planifikuar me tarraca ku do mbilleshin ullinj e agrume. Pra ishte një vend bujqësor. Këta banorë ishin të parët që iu përgjigjën thirrjes së shtetit për të populluar qytezën e re në brigjet e Jonit. Në kronikën e kohës janë regjistruar familjet e Sefedin Podës, Skënder Hallunit, Milto Rokës, Eqerem Çaushit e të ndonjë tjetri. Gjithsej ishin 60 familje.
Çfarë u bëri më shumë përshtypje gjatë xhirimit të telereportazhit?
Më kujtohet që në zonën e Ksamilit nuk mund të hyje e të dilje si të doje. Ky ishte një problem më vete. Kishte një postbllok që e pengonte këtë. Madje një nga djemtë e familjes Poda, u ngrit nga Korça dhe erdhi të shikonte se si po jetonin familjarët e tij në Ksamil. Mirëpo qëlloi që te vendi i quajtur Manastiri, ku ishte dhe postblloku i policisë e kontrolloheshin dokumentet, ai u ndalua të vazhdonte rrugën pasi kishte kaluar ora 18.00 i mbrëmjes. Pas kësaj ore për shkak se zona cilësohej si “zonë kufitare” nuk mund të lëvizte askush. Madje edhe ne si grup xhirimi i Televizionit Shqiptar kishim leje të posaçme nga Ministria e Brendshme që mund të xhironim. Kështu që ai u kthye dhe fjeti në një hotel në Sarandë dhe të nesërmen në mëngjes udhëtoi për në Ksamil. Në atë zonë që po popullohej me civilë kishte vetëm reparte ushtarake. Më duhet të them se ushtarët nuk të linin as të bëje plazh në atë zonë, për shkak të rëndësisë strategjike që kishte vendi. Ishte afër me kufirin grek, ndaj dhe masat ishin të rrepta për të ndaluar ndonjë tentativë për kalimin e kufirit.
A kishte marrë formë qyteza në atë kohë?
Vetë telereportazhi titullohej: “Ksamili sot dhe nesër”. Pra perspektiva ishte e së nesërmes. Ksamili në atë kohë ishte plot gurrë dhe shkurre. Kishte nga ato familje që nuk e përballuan dot punën, pasi terreni ishte i vështirë dhe u kthyen andej nga kishin ardhur, por gjithmonë shteti i zëvendësonte me të tjerë të cilët vazhdoni të bënin sistemimin e tarracave. Tokat e reja që u hapën u mbollën me agrume e ullinj. U vunë në funksionim 480 hektar tokë në të cilën u mbollën 90 mijë rrënjë ullinj dhe 180 mijë rrënjë agrume. Në kulmin e prodhimtarisë së tyre nga kjo zonë eksportoheshin për në tregjet e huaja të paktën një mijë ton agrume.
Si është Ksamilin, në objektivin e kamerës tuaj, pas 37 vjetësh?
Mua nuk ma merrte mendja që përgjatë këtyre viteve Ksamili të kishte një zhvillim të tillë. E mbaja mend me gurë e shkurre, por tanimë në bregdet ishte hedhur rërë e bregu ishte krejt i sistemuar. Nëse në ato vite ushtarët nuk të linin të bëje plazh në atë zonë, por sot bregu është shumë i preferuar dhe uji i detit ëhstë kristal i pastër. Në bregdet është bërë një shëtitore që frekuentohet gjerësisht nga pushuesit. Ka dhe dy diskoteka, por nga që janë të paizoluara dhe muzika e tyre jo të gjithë pushuesit i kënaq. Ka prej tyre që shqetësohen. Pra në këtë pikë duhen marrë masa për izolimin e ambjenteve. Për turistët ky vend është i pëlqyeshëm pasi vetëm për pak kilometra ata mund të shkojnë e të vizitojnë qytetin antik të Butrintit. Por dhe në qytetin e Sarandës vetëm pak minuta duhet të mbërrish me makinë.
Ksamili sot
Banorët braktisën bujqësinë dhe iu kushtuan turizmit
Bujar kore thotë se në vitet ’90 Ksamili numëronte të paktën 3500 banorë që kishin ardhur nga Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Korça, Kukësi dhe Peshkopia. Më pas ai shton: “Banorët thonë se në këtë zonë ligji 7501 nuk u zbatua. Ndërkohë një pjesë e parcelave me ullinj e agrume u shkatërruan në ngjarjet e vitit 1997. Megjithatë zona nuk e ka më hijeshinë e tarracave të dikurshme, dhe banorët i janë larguar kultivimit të agrumeve. Por atje tanimë po lulëzon turizmi dhe është një zonë shumë e preferuar për shkak se ka edhe katër ishuj të vegjël në të cilët zbarkojnë shumë turisë të ardhur nga Gjermania, Anglia, Italia e Greqia. Zona ka shpëtuar nga ndërtimet e larta, si ato që kanë pushtuar Sarandën dhe po zhvillohet më së shumti një turizëm familjar. Është bërë punë e mirë edhe në infrastrukturë dhe një ndihmë e madhe për zonën ka qenë dhe kryetari i Komunës Besnik Abedini. Por gjithsesi në Ksamil mungon një zyrë turizmi që të ndihmojë turistët për tu akomoduar. Ksamili karakterizohet nga një qetësi absolute dhe nuk të zë syri asnjë polic edhe pse në këto ditë vere në qytezë numërohen mbi 50 mijë banorë e pushues”.
Qyteza bregdetare me katër ishuj
Qyteza e Ksamilit, 7 km larg nga Saranda, ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër më të bukura të Shqipërisë. Gjithçka është krijuar nga dora e njeriut dhe puna ka filluar rreth 45 vjet më parë. Ksamili ndodhet në një gji të mahnitshëm, të quajtur “Gjiri i Tetransive”, vendi është gjelbëruar me gjerdane ullinjsh, portokallesh, limonash dhe pemësh mesdhetare. Ksamili ka 4 ishuj të magjishëm, shkëmborë me origjinë tektonike, apo thënë ndryshe të krijuar nga shkëputjet e tokës prej veprimtarisë së ujërave. E gjithë sipërfaqja e ishujve është 9 hektarë dhe në stinën e verës qindra pushues udhëtojnë me varka të vogla drejt tyre. Ksamili u popullua në fillimin e viteve ‘70, me banorë të ardhur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Nga 20 godina që ishin deri në vitin 1990, sot janë ndërtuar rreth 400 objekte, ku shumë prej e tyre janë pa leje. Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentuara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian.

26 agosto 2013
Lezhë, varri i Skënderbeut, më i vizituari nga fëmijët e emigrantëve
Aug 24, 2013
Vendvarrimi i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në qytetin e Lezhës nuk është interesant vetëm për të huajt apo vizitorët e ndryshëm. Të shumtë janë edhe emigrantët nga kjo zonë, të cilët synojnë që nëpërmjet historisë të krijojnë një lidhje më të fortë të fëmijëve me origjinën e tyre.
24 agosto 2013
21 agosto 2013
“Dyrrachium 3”, zbulohet anija e flotës detare ilire
Arkeologët nënujorë kanë zbuluar kohët e fundit në gjiun detar të Durrësit një relikt anije të periudhës antike. Ngarkesa me amfora të transportit të verës dhe të vajit është tregues i shkëmbimeve intensive tregtare në brigjet mesdhetare, duke vërtetuar gjithnjë e më shumë praninë konstante të flotës së anijeve tregtare të Ilirisë së jugut. Dr. Adrian Anastasi, drejtues i projektit të Institutit të
Arkeologjisë, tha për ATSH-në se relikti i zbuluar së fundi është emërtuar për motive studimore me emrin “Dyrrachium 3”, pas dy relikteve të parë që janë gjetur në zonën e Kepit të Palit dhe brigjeve përballë Durrësit gjatë periudhës 2004-2007.
Sipas dr. Adrian Anastasit, ngarkesa me amfora adriatikase të tipit Lamboglia 2, (nga emri i arkeologut italian, që i zbuloi i pari) e daton edhe relitin në periudhën nga fundi i shekullit të 2-të – fillimi i shekullit të 1-rë para erës sonë.
“PIRATERIA ILIRE”, BLLOFI PËRBALLË REALITETIT
Janë zbulime të rëndësishme dhe entuziaste, pasi në të gjithë Mesdheun janë gjetur 18 relite gjithsej, ndërsa tipi i ngarkesave të zbuluara vërteton gjithnjë e më tepër raportet e qëndrueshme ekonomike të Ilirisë së Jugut me brigjet italiane si dhe me qendrat kotinentale dhe ishullore të Greqisë. Sigurisht, që gjeopolitika përcaktonte këto marrëdhënie ekonomike, dhe pas qetësisë
së krijuar nga Pax Romana në shekullin e parë pas erës sonë edhe shkëmbimet tregtare ishin mjaft intensive dhe të stabilizuara-nënvizon dr. Anastasi. Vektorët ekonomikë të Ilirisë janë shtrirë kështu përtej Mesdheut, i cili në këtë periudhë të historisë kthehet në një treg të përbashkët me stampë romake. Dr. Adrian Anastasi, i cili edhe më parë ka mbrojtur me ngulm idenë e prezencës konstante të flotës tregtare ilire në ujrat e Mesdheut, shprehet se zbulimet e kohëve të fundit, në të gjithe bregdetin shqiptar, por veçanërisht këto të Durrësit hedhin poshtë tezat e “piraterisë ilire”, me të cilat mvishej padrejtësisht lundrimi i anijeve ilire gati 2 mijë vjet më parë.
“Në respekt të këtij realiteti që sjellin zbulimet e fundit, rezulton se teza e “piraterisë ilire” është bllof dhe ka patur një synim politik të dominimit-vlerëson arkeologu nënujor. Siç e dimë, qytet-shtetet e Greqisë së lashtë, por edhe senati romak kërkonin shpesh herë “casus belli”, pra pretekste për ndërhyrje ushtarake. Krijimi i termit të piraterisë është i pavlefshëm, sidomos në kushtet kur në antikitet mungonte legjislacioni detar ndërkombëtar, pra edhe pirateria nuk kishte sens-shton ai. Veprimtaria e pandërprerë dhe intensive tregtare në të gjithë periudhën tashmë vërtetohet nga gjetjet e fundit, në të cilat nuk ka asnjë shenjë ndërhyrjeje piratësh, me djegie, apo me armë në bord-sqaron arkeologu me përvojë.
Burimet e shkruara antike, të cilat nuk japin të dhëna mbi veprimtarinë tregtare të lundrimit në Ilirinë e jugut, vijnë kryesisht nga autorë të lashtësisë me përkatësi greke dhe romake, por gjetjet e reliteve të anijeve me mallra, që dilnin nga porti i Durrësit, apo shkonin drejt tij janë vërtetimi konkret i shkëmbimeve ekonomike intensive mesdhetare mes porteve të Ilirisë dhe vëndeve të tjera të pellgut mesdhetar, përfshi edhe Afrikën e veriut.
GJIU DETAR I DURRËSIT, HAMBAR ME OBJEKTE ARKEOLOGJIKE
Gjiri detar i Durrësit është një “hambar” me objekte arkeologjike, të cilat sqarojnë një periudhë gati 20-shekullore, nga shekulli i 6-të para erës sonë deri në fillimin e pushtimit otoman.
Pas periudhës 5-vjeçare të kërkimeve deri në vitin 2007, arkeologu nënujor dhe ndihmësit e tij i janë rikthyer përsëri gjiut detar të Durrësit me një zbulim të ri, atë të “Dyrrachium 3”. Ekspeditat e përbashkëta të Institutit të Arkeologjisë në Tiranë me fondacionin amerikan RPN – NF, ku dr. Anastasi është bashkëdrejtor për palën shqiptare, gjatë këtij viti janë mjaftuar për motive të karakterit teknik me 10 ditë skanime nënujore në gjirin detar të Vlorës. Kjo i ka dhënë mundësinë dr. Adrianit ti kushtohet plotësisht projektit të Institutit të Arkeologjisë, ku ai drejton sektorin e arkeologjisë nënujore. Pranë reliktit “Dyrrachium 3” ne gjetëm edhe një objekt shumë pak të gjetur edhe në zbulimet e tjera mesdhetare-dëshmon dr. Adrian Anastasi. Bëhet fjalë për një element të anijes “tubulum fitilu”, që mund të jetë pjesë e setinës së anijes, apo mund të këte shërbyer për të bllokuar ngarkesën gjatë lundrimit. Krahas materialet arkeologjik këtë vit janë zbuluar edhe dy spiranca, më saktë elementët e plumbit të një spirance detare me përdorim gati mijëvjeçar, duke nisur nga shek. 6-të para erës sonë, si dhe një krah spirance 2300-vjeçare. Vetëm në periudhën 2004-2013 në brigjet detare, falë bashkëpunimit të peshkatarëve dhe qytetarëve të tjerë durrsakë janë zbuluar pesë spiranca që mbulojnë një periudhë 1000-vjeçare të lundrimit.
Këto elementë përcaktojnë madhësinë e anijeve që lundronin pranë brigjeve shqiptare dhe mund të them me kënaqësi se tipologjitë e spirancave të zbuluara deri tani në Mesdhe janë gjatur tashmë edhe në bregdetin shqiptar-shprehet dr. Adrian Anastasi. Spirancat e dimensioneve të mëdha për anijet e periudhës 6-3 para erës sonë janë dëshmi e pranisë së anijeve mbi 300 ton, mjaft të mëdha për kohën, por edhe të vëllimit të shkëmbimeve ekonomike mes Ilirisë dhe vendeve të tjera të Pellgut. Porti i Durrësit dallohej pikërisht për vëllimet e mëdha dhe relitet e gjetura vërtetojnë se këto anije i drejtoheshin ose po niseshin nga qyteti bregdetar.
Sitet arkeologjike nënujore të Durrësit duhet të vendosen nën mbrojtje shtetërore-shprehet dr. Adrian Anastasi, duke shjellë shëmbullin pozitiv të vendeve fqinje si Mali i Zi, Kroacia, Greqi apo Italia. Ai shton se dëmet e shkaktuara nga “arkeomafia” nënujore mund të rrezikojnë edhe zbulimet e reja, të cilat përveç mbrojtjes, duhet ti nënshtrohen një procesi të mirëfilltë studimor, çka kërkon vëmendje dhe financime.
DR. ADRIAN ANASTASI: INSTITUTI I ARKEOLOGJISË HUMBI AUTONOMINË SHKENCORE
Instituti i Arkeologjisë IA duhet të rikthehet në formën dhe strukturat që kishte në vitin 2007, para se të niste reforma në sistemin shkencor shqiptar. Dr. Adrian Anastasi, gjatë një interviste thotë se IA në këto vite humbi autonominë shkencore dhe, për shkak të deformimeve të reformës, nga një institut lider u kthye në një departament primitiv. I emëruar vite më parë si drejtor i departamentit të arkeologjisë nënujore në IA, dr. Adrian Anastasi, i formuar në universitetet e specializuara të Italisë shprehet se gjatë periudhës së gjatë 23-vjeçare të tranzicionit institutet kërkimore shekncore kanë marrë goditje permanente nga politika dhe specialistët shkencorë nuk janë dëgjuar fare. “Kemi mbetur në rrethin vicioz të akuzave, që vijnë nga zhurmuesit e politikës-nënvizon dr. Anastasi, duke theksuar se “kërkuesit shkencorë duhet ti rikthehen punës”. “Arroganca me të cilën politika ndërhyri në institucionet shkencore dhe shkurtimet buxhetore që i pasuan ato, i kthyen specialistët e vërtetë në subjekte vulnerabël, të kërcënuar deri me pushim nga puna-thotë Adrian Anastasi, arkeoloogu i vetëm nënujor në vendin tonë. Ai thotë se politika duhet të mbështesë financiarisht kërkimin shkencor dhe tu rijapë institucioneve autonominë shkencore. “Vetëm duke larguar sharlatanët inkompetetë dhe duke nxitur mendimin akademik mund të shrohet gjëndja e krijuar në institucione”.
Gjatë këtyre viteve dr. Adrian Anastasi ka afruar pranë vehtes një grup të rinjsh, të cilët janë specializuar dhe çertifikuar nga entet përkatëse evropiane për zhytjet me destinacion arkeologjik, por ky grup vazhdon të punojë në mënyrë vullnetare, ashtu siç bëjnë në mënyrë qytetare mjaft zhytës apo peshkatarë të tjerë të cilët sinjalizojnë praninëe objekteve arkeologjike në zonat nënujore, pranë ose larg bregut. “Ka ardhur koha që të kemi pika referimi shqiptare edhe në këtë sektor, ku siç dihet ka dhënë një mbështetje të konsiderueshme edhe fondacioni amerikan RPN – NF, me anijen e specializuar “Herkules”, specialistët shqiptarë dhe amerikanë të së cilës po përgatisin edhe hartën nënujore arkeologjike të brigjeve tona. Duke folur posa[ërisht për situatën e arkeologjisë nënujore specialisti Adrian Anastasi shprehet se ndryshimi do të fillojë atëhere kur të kuptohet se ky sektor i ka të gjitha potencialet njërezore, duke u formësuar dhe duke përparuar me specialistë shqiptarë.
(Foto:Zbulimet në gjiun detar të Durrësit të një relikt anije të periudhës antike)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/dyrrachium-3-zbulohet-anija-e-flotes-detare-ilire-172381.html#sthash.DaBckhMl.dpuf
Drejtuesja e CNN International lihet jashtë kishës së Shën Kollit
Nga DHURATA HAMZAI
Deborah Rayner, zëvendëspreisdente e CNN International dhe Drejtoreshë e Zyrës për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, për dy ditë rresht ka vizituar bregdetin shqiptar me anijen e saj me vela. Së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të stafit të një prej gjigantëve mediatikë CNN, ata u ankoruan në brigjet pranë Butrintit, ku burime nga bashkia e Sarandës na bënë të ditur se qëndruan një natë atje.
Qëllimi ishte të merrnin sa më shumë të dhëna nga pasuritë natyrore dhe kulturore të vendit tonë, por ndërsa grupi i CNN vizitoi Butrintin dhe Kishën e Shën Kollit në Mesopotam, e njohur në rang ndërkombëtar si një nga monumentet kulturore më të famshme në Shqipëri, për fat të keq gjetën derën të mbyllur. Ky Monument Kulture vazhdon të qëndrojë i mbyllur prej 5 pesë vite resht dhe është bërë e pamundur hyrja në të, edhe në këtë sezon turistik.
Gjithsesi Zv.presidentja e CNN Internacional është një njohëse e mirë e Shqipërisë, pasi si gazetare ka mbuluar jo vetëm Luftën e Kosovës, por edhe trazirat civile të Shqipërisë ne 1997. Doli shumë zhgënjyese vizita e saj në këtë monument. Nuk e priste që pas 16 vjetësh ta shihte në këtë gjendje të Monumenteve të Kulturës në Shqipëri...!
MONUMENTI I KULTURËS 5 VJET PENG I TENDERËVE
Cilat janë arsyet që Kisha e Shën Gjergjit në Mesopotam qëndron prej 5 vjetësh e mbyllur?! Çfarë është bërë nga shteti për tenderuesit që e lanë në mes restaurimin, duke lënë pasojat e një dëmtimi shumë të rëndë të afreskut dhe të kupolës së kishës. Problemi i kishës së Mesoptamit ka qenë një nga më të diskutuarit edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të drejtuar nga deputetja Valentina Leskaj, më 26 shkurt 2013.
Çështja u replikua me ish-ministrin e Kulturës, zotin Aldo Bumçi, për problemet e dala në mbrojtje të Monumenteve të Kulturës në zbatim të ligjit “Për trashëgiminë kulturore”, ku morën pjesë deputetët Mark Marku, Alfred Dalipi, Fatmir Toçi, Fidel Ylli, Luiza Xhuvani, Auron Tare, Fatbardh Kadilli, Rajmonda Bulku dhe Paulina Hoxha, etj. Pas shumë replikave ish-ministri i kulturës Aldo Bumçi është munduar të heq përgjegjësinë nga vetja duke ia kaluar këtë përgjegjësi një firme italiane, ku është shprehur në lidhje me Mesopotamin se “Është e vërtetë që Ministria i ka kushtuar fonde këtij monumenti dhe firma fituese nuk ka qenë e njëjtë gjatë gjithë kohës”, ndërsa ka shtuar se “firmës që restauronte i është pezulluar licenca nga ministria, për shkak të shkeljeve të kryera”.
Duke mos llogaritur shumën e 60.000 eurove të hedhura për tenderin, Bumçit i duhej të përballej me debatet për “shkak të një dështimi të turpshëm në zbatimin me korrektesë të planit për fillimin e ndërhyrjeve restauruese ndaj këtij monumenti”, siç do ta quante restauratori Reshat Gega, i cili ndërkohë është i akuzuar nga deputeti Auron Tare dhe pala italiane e restaurimit që drejtohej nga Prof.G.Machiarella.
Përfaqësueisi i palës italiane ka reaguar në një intervistë në shtypin e përditshëm ku akuzon Reshat Gegën për punën e bërë atje. Ndërkohë restauruesi italian përmendi se “një sasi totale prej më shumë se 60.000 eurosh në katër vjet u dha nga pala italiane për të mbështetur studimin shkencor në Mesopotam”. Ndërsa Gega e përzë palën italiane nga projekti, pala italiane këmbëngulte se "restaurimi i një ndërtese historike me një jetë të paktën 8-shekullore është një çështje shumë delikate. Shkatërrimi apo ndryshimi i atyre gjurmëve do të thotë t'i ndryshosh rrjedhën historisë, pa pasur siguri se pamja përfundimtare e supozuar e monumentit origjinal do të jetë ajo e duhura".
DEBATI TIRRET, MESOPOTAMI DEGRADON
Debati tirret edhe sot e kësaj dite për mënyrën e restaurimit të kishës së së Mesopotamit, ndërkohë që sot ajo ndodhet në rrezik shembjeje, pa rojë dhe pa asnjë përkujdesje tjetër, veç drynit që i është vënë derës. Degradimi sipas specialistëve ka filluar, që kur Reshta Gega kërkoi dhe bëri një ndërhyrje të ngutshme, gjë që çoi në çarjen e kishës, ndërsa pala italiane kërkonte të bëhej një ndërhyrje afatgjatë dhe e studiuar, siç shprehet më sipër edhe vetë Prof. Machiarella.
Monumenti është duke shkuar drejt degradimit ndërsa palët restauruese dhe ministri e kalojnë fajin degë më degë. Konkretisht Reshat Gega në një reagim për Shqiparja.com shprehet se Prof.G.Machiareles i kujtova se si drejtor i palës italiane nuk duhej të shkelte rregullat e bashkëpunimit dhe të botonte materiale, të cilat i ishin komunikuar nga unë më parë në lidhje me të rejat e arkitekturës të Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam.
Nuk duhej të botonin në mënyrë të njëanshme edhe punën e përbashkët që ne bëmë, veprim ky i cili në fund të fundit tregoj jo vetëm mungesë të sinqeritetit dhe respektit ndaj ligjeve, por edhe shprehje kapadaillëku e karshillëku ndaj palës tonë, e pse jo edhe një lloj fryme dhe kompleksi supermacie me ndikime e reminishenca të shumë kohëve përpara. GRindja mes palëve vazhdon dhe Kishës së Shën kollit tashmë i kanë rënë kupolat.
Specialistët thonë se “i është hequr kundra-forca që është hequr është pjesë historike e monumentit dhe ajo e ka mbajtur këtë monument në këmbë prej 300 vjetësh, sepse kundra-forca është vënë atëherë nga bizantinët, pasi kjo kishë duhet të jetë tronditur nga tërmetet. Ndërkohë restauruesi Gega e heq këtë masë mbrojtëse mbi 300-vjeçare dhe si pasojë erdhi çarja e kishës së Mesopotamit”. Auron Tare ka akuzuar duke treguar të dhënat edhe në raportin e italianëve që Reshat Gega i përzuri për paratë. Po ligji pse nuk flet?!
(Në foto: Debora Rayner, zv presidentja e CNN Internacional)
(Në foto: Kisha e Shën Kollit)
(Në foto: Afresku i degraduar në pritje të restaurimit në Kishën e Mesopotamit)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja (print) 20.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/drejtuesja-e-cnn-international-lihet-jashte-kishes-se-shen-kollit-172603.html#sthash.MxnwRRg8.dpuf
17 agosto 2013
ISHP: Pishinave në bregdet u hidhet më pak klor nga norma
Sezoni i pushimeve është në pikun e tij, ndërsa pishinat dhe plazhet në vend kanë probleme me higjienën. Janë rreth 40 pishina përgjatë vijës bregdetare nga Durrësi në Qeparo, të cilat po i nënshtrohen inspektimit nga Instituti i Shëndetit Publik. Ndonëse raporti përfundimtar nuk është mbyllur ende, drejtori i ISHP-së, Ardian Hoxha, pohon për gazetën se janë vërejtur jo pak probleme sa i përket nivelit të klorit në këto mjedise mjaft të frekuentuara nga pushuesit. “Kemi ndeshur mjaft mangësi në lidhje me sasinë e klorit që përdoret për dezinfektimin e pishinave dhe për ato subjekte ku kanë përfunduar analizat janë lënë detyrat përkatëse”, thotë Hoxha. Sipas tij, në Durrës janë marrë mostra në 10 pishina, në Golem në 15 pishina, në Sarandë në 12 pishina. “Po kështu janë marrë mostra në Qeparo në 4 pishina, në Llogora në një pishinë, në Gjirin e Lalzit në një pishinë dhe në Velipojë në një pishinë. Ndryshe nga vitet e tjera, kur kontrollet i kanë kryer DSHP-të e rretheve, këtë vit për ne ishte prioritet garancia e higjienës për qytetarët”, tha Hoxha.
Plazhet e ndotura
Niveli i ndotjes në plazhe, pavarësisht përmirësimit, mbetet i lartë në disa pika. Nën monitorim janë 73 të tilla në të gjithë vendin, nga Velipoja deri në Borsh. “Problematike mbeten disa pika në Golem, pranë ish-Shkollës së Marinës në Vlorë dhe Kanali i Çukës në Sarandë”, thotë Hoxha. Ai shton se ndotja e lartë mikrobiologjike shkaktohet si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza në det, pasi nuk ka përfunduar instalimi i impianteve. “Këto impiante janë zgjidhja përfundimtare për të garantuar plazhe me ndotje brenda normave të lejuara”, thotë drejtori i ISHP-së. Plazhet më të pastra, ndonëse me mjaft frekuentues gjatë këtij viti, mbeten Borshi, Velipoja, Himara dhe një pjesë e zonave të Vlorës e Sarandës.
Rikthehet klori në Tiranë
Për të gjithë ata që gjatë gushtit zgjedhin disa orë pushimi në pishinat e Tiranës, ISHP garanton se janë brenda standardeve. “Në korrik ne kryem inspektimin e parë dhe rezultoi se 20% e pishinave në kryeqytet nuk kishin fare klor, 3 prej tyre kishin ndotje bakteriale dhe 14% e kishin klorin më të ulët se norma. U morën mostra nga 35 pishina në total. Pasi lamë detyrat që duhet të zbatoheshin nga administratorët e subjekteve, u kthyem sërish në fillim të gushtit dhe na rezultoi se parametrat ishin brenda standardeve”, sqaron Hoxha. I pyetur për mbipopullimin e pishinave dhe zbatimin standardit të përcaktuar nga OBSH për hapësirat, Hoxha sqaron se nga inspektimet e kryera ka rezultuar se përgjithësisht sipërfaqja në metër katror për qytetar zbatohet në pishinat e kryeqytetit.
Pishinat
Tirana
35 pishina
Saranda
12 pishina
Vlora
6 pishina
Durrësi
10 pishina
Kavaja (Golemi)
12 pishina
Qeparoi
4 pishina
Llogoraja
1 pishinë
Velipoja
1 pishinë
Më pak pushues në pishina
Numri i frekuentuesve të pishinave gjatë këtij sezoni ka qenë më i ulët se të mëparshmit. Qytetarët preferojnë të shkojnë në plazhe. Një nga faktorët që ka ndikuar, sipas tyre, janë çmimet, të cilat për një pjesë të familjeve janë të papërballueshme. Për një person disa orë në pishina kushton nga 800-1000 lekë. Arsyeja tjetër pse vihet re një rënie e numrit të frekuentuesve është uji. Preferojnë të shkojnë më rrallë, por të paktën të lahen në ujë të kripur, e jo me klor.
ZIRINA LLAMBRO
http://www.panorama.com.al/2013/08/15/ishp-pishinave-ne-bregdet-u-hidhet-me-pak-klor-nga-norma/

Ja si po shkatërrohet Epitafi i Gllavenicës
Në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar, në një sallë gjysmë të errët dhe disi të zhveshur nga reliket e kohës ishte ekspozuar në një tavolinë të mbuluar me xham epitafi mesjetar i Gllavenicës.
Thuajse të gjithë ata që merren me kulturën, pavarësisht në se janë studiues të teologjisë, apo të historisë dhe që për dijet e tyre kanë merituar grada dhe tituj akademikë, mendojnë se ky epitaf është kryeobjekti i muzeumeve të Shqipërisë, një perlë e vërtetë e kulturës materiale.
Për të është shkruar shumë, duke filluar që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë nga shqiptarë dhe të huaj. Në dy kolonat anësore të shkrimeve bizantine thuhet se është i vitit 1373. Thuhet edhe së është porositur nga Ballshajt.
Shkruhen edhe gjëra të tjera që përcaktojnë kufij principatash dhe prirje për ndikime zgjerimi kufijsh. Dhe e gjitha kjo vlerësohet maksimalisht nga studiuesit e albanologjisë. Mirëpo ka edhe më. Në vitin 1974, tek e shikoja në hollin e Muzeut arkeologjik (atëherë po e përgatitnim për ta ҫuar në Paris në ekspozitën “Arti shqiptar në shekuj”), Theofan Popa më tha se ky epitaf është qëndisur nga dora e murgut Savia me porosi të Gjergj Arianitit, i cili historikisht i bie që të jetë gjyshi i vjehrrit të Skënderbeut.
Çfarë gabimi të pafalshëm kam bërë në atë kohë! Duhej të kisha mbajtur shënime dhe edhe ta pyesja Theofanin për hollësira të tjera! Isha i ri në punë dhe në moshë dhe nuk e kisha formimin e duhur shkencor, madje edhe nuk mendoja se një ditë njerëzit nuk do të jenë më! Në ndërgjegjen time nuk e justifikoj veten, por nuk e dija se Theofani nuk e kishte shkruar këtë.
Gjithmonë më ka ngacmuar kureshtja e së vërtetës së fshehur. Doja edhe një konfirmim. Vite më vonë bisedova me Dhimitër Shuteriqin. Ai ka qenë njohësi më i mirë i Aranitëve. “Ndëgjo,-më tha,- nji gja duhet ta dish mirë: Theofani nuk ia fuste kot!” Dhe pastaj rindërtoi pemën gjenealogjike të Aranitëve. “Po,- më tha pak a shumë,- rezulton që të jetë ashtu, pra gjyshi i vjehrrit të Skënderbeut. Mirëpo në dokumente del që ky Gjergj Arianiti të ketë qenë murg”. Kjo çështje nuk dilte e qartë në dokumentet e kohës, sepse ai la trashëgimtarë, por duhet që andej nga fundi i jetës t’i ketë vdekur e shoqja dhe ai të jetë bërë murg.
Restaurimi
Nxitjen e parë për të studiuar epitafin e Glavinicës ma dha Prof. Dr. Andromaqi Gjergji, etnografe dhe Prof. Dr. Dhorka Dhamo, historiane e artit. Studimi ishte kompleks, i denjë për një kryevepër. Studimet janë të botuara në revista shkencore dhe në gazetat e kohës së sotme. Në studim ftova edhe dy specialistë nga më të njohurit e fushës në Evropë dhe në botë, Dr. Marta Jaro nga Laboratori Qendror i Restaurimit në Budapest dhe Dr. Jan Ëouters nga Instituti Mbretëror i Trashëgimisë Kulturore në Bruksel.
Jaro studioi fillin metalik të përdorur në qëndismat e epitafit, kurse Ëouters ngjyruesit bimorë dhe shtazorë të fillit. Vetë u mora me materialin tekstil. Rezultatet e analizave ishin të habitshme! E gjithë mjeshtëria e përdorur në përgatitjen e epitafit ishte maksimale, nga më të mirat, e krahasueshme me teknologjitë më të përparuara të botës së atëhershme! Gjetëm vlera të jashtëzakonshme, lidhje tregtare, teknologji, prejardhje…Kështu, kësaj perle të kulturës arbërore i u shtuan perla të tjera, duke krijuar një gjerdan me vlerë thesari.
Ekspozimi në Paris
Në vitin 1974-75 epitafi u ekspozua për katër muaj në Paris. Në gazetën “Drita” u shkrua se sipas specialistëve, ky ishte një ndër tre më të mirët e Evropës të shek. XIV. Dy të tjerët ndodheshin në Francë dhe në Gjermani. Franca kërkoi ta blinte me një çmim fillestar prej 2500000 dollarësh me vlerën e asaj periudhe kohore! Mirëpo të gjitha meritat që ka nuk e ndaluan të shpëtonte nga një vjedhje e lehtë në vitin 1994 e një ordineri, i cili u amnistua në 1977. Për një veturë të vjetër u vodh!
I impresionuar nga ky epitaf, Jan Ëouters, që në atë kohë ishte edhe kryetari i ICOM-Ç për tekstilet, ( ICOM-Ç është një seksion i UNESCO-s, pra Këshilli Ndërkombëtar i Muzeumeve-Komiteti për Konservimin ), u interesua me autoritetin e vet shkencor nëpër Evropë për të gjetur financime të mjaftueshme, me anën e të cilave epitafi do të studiohej më tej, do të restaurohej përfundimisht nëpër laboratorë tepër të avancuar të muzeumeve apo të instituteve të Evropës dhe do të ekspozohej në të tjera kushte, që do t’i siguronin konservimin. Kështu, ai do të shpëtohej si një vlerë botërore.
Dhe ja ku doli shansi!
IÇROM, përpjekjet e Dr. Wouters për konservimin
IÇROM (Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Ruajtjes dhe Restaurimit të Pasurive Kulturore), e sensibilizuar nga përpjekjet e Dr. Wouters, e mori në konsideratë çështjen e konservimit të epitafit. Ata dëshironin një kërkesë zyrtare nga Muzeu Historik Kombëtar. Dr. Wouters i shpjegoi të gjitha çështjet në një letër që i dërgoi muzeut tonë. Dërgoi letër se nuk mundi të gjente ndonjë adresë elektronike të muzeut. Por ajo letër nuk arriti kurrë. Dhe natyrisht që nuk u bë gjë. Eh, kot nuk thonë se i varfëri nuk ka fat!
U lidha personalisht me Dr. Wouters. Përsëri ai u interesua dhe ja ku doli një shans i dytë: IÇROM kishte ndërmarrë një nismë tjetër, që ishte një Program Emergjence për Muzeumet, i përcaktuar posaçërisht për muzeumet e Evropës jug-lindore, e ata dëshironin që ta përfshinin në këtë program Shqipërinë. Ky do të ishte një rast tjetër për të sjellë në qendër të vëmendjes çështjen e epitafit të Glavenicës. Vetë IÇROM do të na drejtohej. Do të ishte një kosto rreth 35000-50000 Euro. Dr. Wouters më shpjegoi edhe se si do të ndërhyhej, në cilët laboratorë, në cilët shtete, cilët do të ishin specialistët që mund ta përballonin teknikisht punën që kërkonte ky epitaf, etj.
I nxitur nga një entuziazëm i pafajshëm, fëmijëror, e paraqita çështjen në Muzeun Historik dhe në Ministrinë që mbulon kulturën. Duhej një lobing per të siguruar paratë e siguracionit, etj. Duheshin edhe disa foto për reklamën në kanalet televizive. Rezultoi se nuk kishte foto të mira. Më të mirat ishin ato që ruaja unë në arkivin tim, e që i kishte realizuar Nikolin Baba përpara se të fillonte restaurimi i parë për në Paris. U interesova disa herë për ecurinë e punës. Por ministria kishte edhe probleme të tjera, e nuk mund të përqendrohej në këtë epitaf. Kaq u zgjat kjo punë, sa ministria tashmë kishte turp të lidhej me Dr. Wouters. Dhe përsëri nuk u bë gjë. A mund të më thotë tani ndokush se thënia që i varfëri nuk ka fat nuk është e vërtetë?
Pse është kaq delikat epitafi....
Veҫ studimit që kam bërë, e kam kaluar dy herë nëpër duart e mija për restaurim, apo konservim siҫ thuhet sot. Ja di të gjitha pikat delikate, grisjet, shqepjet, fijet e kalbura, arnat, dobësimet, njollat e shkaktuara nga qirinjtë, zëvendësimet, vendet ku ka vepruar aciditeti i materialeve të derdhura mbi të, çngjyrimet e fijeve nga veprimi i dritës, përbërjen kimike të ngjyruesve, llojet e fibrave të përdorura, mënyrën e endjes, letrën poshtë qëndismave, dëmtimet nga prekja e duarve të besimtarëve, këputjet e fijeve metalike, të gjitha, të gjitha! Me që ra fjala, filli metalik i qëndismave është dobësuar kaq shumë, sa që këputet e bije copë sa herë që epitafi paloset, apo lëvizet.
Duke e ditur delikatesën e epitafit, Muzeu Historik Kombëtar nuk e lejon që ai të nxirret nga ndërtesa për asnjë arsye. Nuk e lejoi as që të ekspozohej në Bruksel në sallën e Këshillit të Evropës! Mirëpo, ja që doli një më i fortë dhe ja mbushi mendjen ministrisë, apo kryeministrisë dhe befas epitafi u bë pjesë e ekspozitës për 100 vjetorin e pavarësisë në Itali. Tashmë ka gati një vit që epitafi lëviz herë kёtu e herë atje nëpër qytete jashtë Shqipёrisё pa asnjë kontroll shkencor të specialistëve të fushës! Instituti i Monumenteve, që menaxhon ekspozitën nuk është ekspert për konservimin, aq më tepër të tekstileve!
Pra, detyrimisht duhet që të ekzistojë një autoritet shkencor i specializuar në konservimin muzeal, që të orientojë drejt dhe të mos lejojë as ministrat dhe as ata më lart, që të japin urdhra arbitrarë dhe të gabuar. Kështu vepron e gjithë bota, natyrisht veҫ Shqipërisë.
Një autoritet i tillë do të ishte Laboratori Qendror i Restaurimit, apo ndryshe Institucioni Shkencor i Trashëgimisë së Objekteve Muzealë, një institucion kryesisht kimie dhe fizike dhe pastaj restaurimi, një institucion që i mungon Shqipërisë. Duhet të jesh i kësaj fushe, pra i kimisë dhe i fizikës në trashëgimi, sepse trashëgimia është kimi dhe fizikë dhe aspak art, histori, arkeologji, etnografi, etj, që të mund të kuptosh se sa i domosdoshëm është një institucion i tillë: që të kuptosh se nuk kemi gjë në terezi me trashëgiminë e objekteve muzealë, se kështu si e kemi nisur këtë punë, me kohë nuk do të trashëgojmë dot gjë veç qeramikës dhe disa gurëve, ose do ta trashëgojmë të cunguar kulturën materiale! Duhet një institucion i tillë që t’i vërë shpatullat problemeve! T’i ndjekë ata deri në zgjidhje! Solla rastin e epitafit të Gllavenicës për të parë se sa larg jemi nga e vërteta e trashëgimisë! Kur objekti më i rëndësishëm, po të tjerët?
Problemet e restaurimit të trashëgimisë
Njëzet e tre vjet më parë, të shqetësuar seriozisht nga gjendja dhe ecuria e punëve në trashëgiminë e veprave të artit dhe objekteve muzeale, pra të gjithë ne që merremi me këtë punë nëpër laboratore, vendosëm, argumentuam dhe kërkuam ngritjen e një institucioni të tillë, jo në rang komunal, por shkencor. Mendimi ynë u kuptua dhe u miratua. Pastaj erdhi 1990 dhe puna mbeti. Madje ka më shumë se katër vjet, që laboratori më i mirë që kishim në Shqipëri, nuk punon dhe po kalbet dita ditës.
A mund të organizohet një punë e tillë pranë Institutit të Monumenteve? Ndo nja tre apo katër vjet më parë u mendua që i gjithë restaurimi të përqendrohej pranë Institutit të Monumenteve. Ishte shumë atraktive: gjysma e ndërtesës së Kinostudios për laborator, përveç disa mjediseve të tjera, personel, perspektiva. Në atë shtrydhje limoni që i është bërë trashëgimisë materiale këto vitet e fundit, nuk kishte rrugë tjetër. Edhe unë e pranova, por me kushtin që nga ky organizim të dilte shumë shpejt si njësi më vete Laboratori Qendror i Restaurimit. Shumë shpejt u pa se gjysma e Kinostudios ishte dhënë me qira për një kohë shumë të gjatë.
Nga gjysma që mbetej, gjysmën e kishte Albafilmi. Kështu për laboratorin mbetej vetëm çereku dhe nga ky çerek Albafilmi nuk ipte nja dy-tre mjedise. Në atë që mbetej, një e katërta do të shfrytëzohej për të depozituar ikonat e Muzeut Historik. Nga rreth 400 m2 sipërfaqe që ka aktualisht laboratori i mbyllur i Qendrës së Studimeve Albanologjike, mezi u sajuan ndonja 80 m2. Pastaj, të tjerat, nën çati apo nën tokë. I gjithë plani për laboratorë shkencorë të fizikës bërthamore, të kimisë, biologjisë, kabineteve të grafive, etj, etj, u shndërrua në një zhgënjim pa kthim. Instituti i Monumenteve, duke qenë i mësuar me probleme ndërtimore, nuk mund ta përballojë një laborator me kërkesa speciale të shkencave natyrore.
Aq më tepër, ashtu edhe si u mundova ta shpjegoj me rastin e epitafit të Gllavenicës, specifika e objekteve muzeale, veç koncepteve krejt ndryshe, kërkon edhe ndjekje speciale në çdo hap. Krijimi i Laboratorit Qendror të Restaurimit, apo më mirë të Konservimit, si institucion më vete, si Instituti i Konservimit të Objekteve Muzeale, është një domosdoshmëri për Shqipërinë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/ja-si-po-shkaterrohet-epitafi-i-gllavenices-171875.html#sthash.OnT8Say8.dpuf
Iscriviti a:
Post (Atom)