07 maggio 2014

Turizëm në luginën e Patokut, vendi turistik që po degradohet çdo ditë May/2014

on May 6, 2014
Kurbin- Laguna e Patokut, e konsideruar një nga perlat e vendit tonë jo vetëm për natyrën mahnitëse, por edhe faunën e florën që ka ofruar ndër vite, sot përballet me degradim total të saj.

Si të mos mjaftojë gjuetia e paligjshme, e cila ka shkatërruar prodhimin e zonës, kjo lagunë sot përballet edhe me shkatërrimin e infrastrukturës, ndërsa rëra e bregdetit është zhdukur terësisht.

Pavavarësisht se kjo zonë turistike duhet të kishte një vëmendje të veçantë, në lagunën e Patokut ndodh krejt e kundërta.

Mania e ndërtimeve me ose pa leje nuk mund të linte pa prekur as këtë zone, të cilës sot i ka ngelur vetëm emri. Pamja që të ofrohet në këtë zonë është krejtësisht ndryshe nga ajo që mbizotëronte dikur, ku çdo ndërhyrje kryhej nën kontrollin më të rreptë të specialistëve, duke eleminuar problemet anësore që mund të shfaqeshin, e për më tepër duke mos ja humbur aspak pamjen e magjishme që sodiste syri i çdo vizitori apo turisti.

Kjo është një nga zonat më të veçanta,e cila mund të kthehet në burim të ardhurash nëqoftëse se do të menaxhohet në formën e duhur dhe kërkon ndërhyrjen e instancave përgjegjëse, të cilat mund të shpëtojnë aq sa ka ngelur nga laguna e Patokut, e cila dikur shënonte një numër të lartë turistësh jo vetëm nga Shqipëria, por edhe vendet e huaja.

Turizmi ekologjik është një nga potencialet më të rëndësishme për zhvillimin e zonës. Karakteristikat e saj natyrore me llojshmërinë e lartë të habitateve, biodiversitetin e pasur me shumë grupe të florës dhe faunës, ekzistencën e bujqësisë dhe peshkimit tradicional, janë faktorë kryesorë për zhvillimin e eko-turizmit.

Pozicioni i kësaj zone pranë Tiranës dhe rrugëve nacionale e lehtëson ardhjen e turistëve, nëse do të përmirësohej infrastruktura e kësaj zone.
Nëqoftëse burimet natyrore do të administrohen në mënyrën e duhur dhe metodat tradicionale për rritjen e gjendjes ekonomike do të vazhdojnë të aplikohen, kjo zonë do të ketë një perspektivë të mire zhvillimi, të bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm.

---

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate