SHËNGJIN - Ndotja akustike, menaxhimi i mbetjeve urbane, pastrimi i plazhit, shkarkimet në det dhe gjithçka që lidhet me mjedisin në Shëngjin do të jetë i monitorueshëm në mënyrë rigoroze gjatë sezonit turistik.
Kjo vlerësohet si garancia më e madhe për pushuesit në këtë bregdet dhe si një nevojë për të afruar më të mirën për ta.
Deklarata është bërë nga kryeinspektori i mjedisit në Lezhë Gjergj Elezi, sipas të cilit do të përdoret i gjithë autoriteti i tyre ndaj çdo individi, subjekti apo enti publik që nuk përmbush këtë detyrim.
“Kjo nuk është e nevojshme,por e domosdoshme që plazhi i Shëngjinit të ruaj traditën e mirë që ka ndër vite për t’u mbajtur pastër, pasi është një nga plazhet më ët mira në sh. Kushte për t’u mbajtur pastër nga viti në vit kanë ardhur duke u përmirësuar”,-tha Elezi duke shtuar se: “Në këto momente po ndërhyhet në rregullimin e sistemimin e rrugës kryesore, por ritmi i punimeve nuk është i kënaqshëm”
Elezi foli gjatë një aksioni të ndërmarrë në Shëngjin për largimin e mbetjeve urbane dhe inerte në zonën e Kunës, ku edhe problemi është më evident.
Aktualisht ka nisur puna për pastrimin e të gjithë vijës bregdetare të Shëngjinit dhe më pas do vijohet me pastrimin e brezit të rërës.
Redaksia Online(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/sh-ngjin-masa-monitoruese-ndaj-ndotjes-mjedisore-dhe--asaj-akustike-214438.html#sthash.MxjIzjnZ.dpuf
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento