FTESE PER T'U GJENDUR NE SARANDE ME 9, 10 E 11 MAJ 2014
Në se vizitat apo ekskursionet drejt Sarandes nga agjenci udhetimesh, institu-cione, gjimnaze, grupime shoqerore te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise etj., do të programohen per t'u bere në fundjavën e dytë të muajit maj, Saranda jep nje aresye me shume per kete.
"Kryeqyteti i turizmit" ka kohë që përgatitet për të surprizuar çdo vizitor e turist që do të ndodhet këtu më 9, 10 e 11 maj, pasi në këto data organizohen dy ndër eventet tona më të mëdha të këtij viti.
Më 9 maj nis Festa tradicionale e Midhjes, që organizohet përgjatë shetitores së qytetit, ditën dhe natën, me Panair tregtar, promocion të shtuar të biznesve loka-le, rajonale dhe nga Greqia, Italia etj., dhe argëtim.
Më 10 e 11 maj Festa e Midhjes vazhdon, duke u bashkuar me ceremoninë e çeljes së sezonit “Verë 2014” dhe me show, spektakle me këngëtarë të ftuar dhe lojëra e aktivitete rinore, që do të zgjasin deri në mëngjes.
Ju ftojmë të bashkoni e sinkronizoni axhentën e udhëtimeve tuaja turistike me eventet tona të mëdha të kësaj pranvere.
Ju falenderojmë dhe ju mirëpresim!
STEFAN ÇIPA
K R Y E T A R
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento