Pranvera rikthen restauratorët e rinj në zonën muzeale të Gjirokastrës. Vlerat historike dhe arkitektonike të qytetit të gurtë po tërheqin gjithmonë e më tepër jo vetëm vëmendjen e specialistëve vendas të trashëgimisë kulturore, por edhe të restauratorëve nga vende të ndryshme të botës.
Së fundi rreth 30 të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovina si edhe nga SHBA, u bënë pjesë e Kampit të 16-të Rajonal të Restaurimit.
Për dy javë rresht specialistët e rinj të trashëgimisë kulturore u përkujdesën për komplekset muzeale dhe banesat e gurta.
Sipas restauratores Anisa Lloja, përgjatë Kampit të Restaurimit, pjesëmarrësit ndoqën një program rigoroz që ndërthuri teorinë përmes leksioneve, dhe punës praktike nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese në monument.
Ndërhyrjet restauruese nga specialistët e rinj të trashëgimisë kulturore po kryhen edhe në tavanin e banesës Fico dhe muret rrethuese të banesës Babameto pranë Pazarit karakteristik.
Redaksia Online(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/gjirokasterrestauratore-te-huaj-perkujdesen-per-zonen-muzeale-213491.html#sthash.Cp9YoyYb.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento