09 maggio 2014

Fluks i turistëve të huaj në zonën historike dhe arkeologjike të Lezhës

Muzeu Historik LezheLEZHË, 9 Maj/ATSH/-Ditët e para të Majit kanë shënuar rritje të fluksit të vizitorëve dhe turistëve të huaj për në zonën historike dhe arkeologjike të qytetit të Lezhës.
Gjithnjë, ndalesa e parë e tyre kanë qënë vizitat në memorialin e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.
Vizitorë nga Kosova dhe Franca, kanë parë nga afër objektet historike e muzeale të qytetit të Besëlidhjes.
Turistët nga Franca veçuan punën e mirë që bën bashkia e Lezhës në identifikimin, ruajtjen, pasurimin e promovimin e vlerave historike, kulturore e tuistike të këtyre aseteve me rrezatim  kombëtar dhe më gjërë.Muzeu Historik Lezhe 1
Masat e marra nga Bashkia e Lezhës në përmirësimin e sinjalistikës turistike dhe ndërtimin, tre vite më parë, të rrugës së re për në Kalanë e qytetit po u krijojnë mundësi komode gjithë turistëve dhe vizitorve për të parë nga afër këtë monument kulture, që ruan vlera të hershme historike, simbiozë e ndërtimeve Ilire, Romake dhe Bizantine./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/fluks-i-turisteve-te-huaj-ne-zonen-historike-dhe-arkeologjike-te-lezhes-106800.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate