
Rruga automobilistikë që të çon për atje është e prishur dhe krijon vështirësi për lëvizjen e makinave të vogla.”Aktor” që vijon punimet për rrugën me tunel, pasi në këtë zonë ndodhet një gurore, ku mjetet e kësaj firme furnizohen me gurë, duke e bërë rrugën për në Bushek tejet të amortizuar.
Banorët e fshtrave të komunës Shushicë ku bën pjesë Bysheku shprehen të revoltuar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë komunë që sipas tyre “ deri më tani nuk është bërë asgjë”.
Punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge turistike kanë nisur 2 vjet më parë dhe kanë mbetur pergjysëm për shkak se firma e cila ka fituar projektin nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve nuk ka marrë paratë për ta përfunduar atë. Kryetari i komunës Lutfi Lala në prag të sezonit turistik bën thirrje për ndërhyrje në mënyrë që kesaj zone të mos i mungojnë vizitorët edhe këtë vit. 

Administratori i firmës ndërtuese “Altal Group” me qendër në Tiranë Hysni Hysi shprehet se “ në këtë aks janë kryer pothuajse 80 % e punimeve, por ato do të shkatërrohen nëse nuk ndërhyhet sa më parë për ta përfunduar atë”. Sipas tij “ firma nuk mund të bëjë asgjë deri në momentin që ka 34 milionë lekë të reja për të marrë, para këto që duhet të ishin likuiduar që nga qeveria e mëparshme”.
Mungesa e rrugës ka bërë që 11 mijë banorë të kesaj zone ku përfshihet edhe komuna Shushicë të mos kenë mundësi të tregtojnë produktet e tyre bujqësore edhe pse qendra më e madhe Elbasani, është vetëm 7 kilometra larg.E megjithatë,Busheku mbetet kurora e bukurisë së Elbasanit./a.g/ http://www.ata.gov.al/busheku-turistik-i-lene-ne-harrese-nga-investimet-ne-rruge-111329.html
Nessun commento:
Posta un commento