12 maggio 2014

Poliçani, qyteti i ri turistik që hap sezonin veror 2014 për në Tomorr

Nga ARTAN DIKO 
12 Maj 2014 - 16:01

turizmi polican

BERAT -
 Resurset e malit të Tomorrit shihen si mundësi mjaft e mirë zhvillimi për qytetin e Poliçanit.
 
Promovimi i vlerave të malit, kohët e fundit, ka bërë që ai të mos frekuentohet vetëm gjatë ditëve të peligrinazhit, por dhe gjatë stinës së dimrit për ski, për gara me makina gjatë verës por dhe për hedhje me parashutë.
 
Një vend turistik, tashmë Tomorri mbledh çdo stinë të vitit, mijëra vizitorë, numër që synon të shtohet në të ardhmen.
 
Për të hapur sezonin turistik, bashkia e Poliçanit ka organizuar një aktivitet, ku nuk kanë munguar vizitorë e të ftuar nga vendi dhe nga Kosova.

Kryebashkiaku Adriatik Zoto tha: "Për të folur për resurset që afron mali i Tomorrit, duhen ditë, duhen muaj e ndoshta vite por unë nuk do zgjatem më tej po kam kënaqësinë të pohoj sot se Poliçani ka një mundësi punësimi dhe argëtimi më shumë drejt malit të Tomorrit."
 
E ndërsa më  parë, jetesa e banorëve të këtij qyteti ishte e lidhur me uzinën e armëve, bujqësinë e blegtorinë, tashmë sytë po kthehen nga  resuset që ofron mali i Tomorit në fushën e turizmit.


(Në foto: Stenda në qendër të Poliçanit që njofton hapjen e sezonit turistik)

Redaksia online(arsh/Shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/poli-ani-qyteti-i-ri-turistik-q--hap-sezonin-veror-p-r-n--tomorr-214308.html#sthash.o4hKh3tq.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate