Lukova është komuna me vijë bregdetare më të gjatë e bregut të Jonit shqiptar, 18 kilometër gjatësi ku janë plazhet e Borshit, Bunecit, plazhi i Shpellave, i Kakomesë, Krorëz, gjire të virgjër që u kanë shpëtuar ndërtimeve pa leje. Drejt jugut të ngrohtë, përmes rrugës nacionale të Bregut, mbërrinë fare lehtë në Lukovë.
Lukova i ka gjurmët e historisë së saj në thellësitë e shekujve. Janë mbi 25 breza që jetuan në shekuj historinë e tyre në këto troje. Kufizohet më fshatrat Sasaj e Piqeras, Hundecace, Shën Vasil e Nivice, ku me këto fshatra ka pasur një mirëkuptim dhe bashkëpunim dhe duke mos pasur kufirin tradicional të çdo fshati.

Vendndodhja e saj e hershme është qyteza e Dhoknës në kodrat e Gjashnjarit që i takon shek. III – II p.e.r. Kjo qyteze u dogje nga komandanti romak Pal Emili në vitin 169 p.e.r. bashke me 70 qytete të tjera të Epirit. Figuron i dokumentuar në kadastrat e regjistrimit osman të vitet 1431 dhe 1582 me emrin Llukova. Nga Lukova ka qënë Shën Nimfoni, klerik i lartë në Kostandinopoje (Stamboll). Ai ka lindur rreth viteve 50 të shek. XIII. Fillimisht punoi prift në Manastirin e Mesopotamit.

Një udhëtim në Lukovë nuk është vetëm një kënaqësi e shijimit të bregdetit të bukur,të plazheve mahnitëse,të
natyrës së gjelbërt,por vizitori mund të njihet edhe me shumë vpra historike,monumentale dhe të kultit.Në Lukovë mund të zhvillosh një turizëm bregdetar,natyror dhe kulturorë. http://www.ata.gov.al/turizem-lukova-nga-me-te-bukurat-e-bregut-shqiptar-106961.html

Nessun commento:
Posta un commento