07 maggio 2014

Turizmi shënoi tkurrje gjatë vitit të kaluar në Shqipëri



07 Maj 2014 - 08:59
TIRANË- Vizitorët dhe turistët që kanë vizituar Republikën e Shqipërisë në vitin 2013 regjistrohen nga pikat kufitare të shtetit shqiptar. Sipas këtyre të dhënave, në Shqipëri në vitin 2013 kanë hyrë nëpërmjet pikave kufitare gjithsej 3.460.103 vizitorë, pra 53.563 vizitorë më pak se një vit më parë. 
Këta persona ndahen në dy kategori: shtetas të huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe shtetas të huaj që kalojnë tranzit në territorin e shtetit për të kaluar drejt një shteti fqinj. Vizitor konsiderohet ai individ  që udhëton drejt një vendi të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një periudhë më të shkurtër se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vendin e vizituar nuk është ai i një veprimtarie fitimprurëse.

Po të shikojmë me kujdes numrin e vizitorëve të huaj për vitin 2013 konstatojmë se për pushime kanë hyrë 616.600 vizitorë, pra rreth 19% e gjithë të huajve që kanë vizituar vendin gjatë këtij viti. Peshën kryesore të personave të hyrë në territorin shqiptar gjatë këtij viti kanë qenë vizitorët ditorë, që përbënin dhe 26% të totalit ose 847.997 vizitorë. Pjesa tjetër e të huajve kanë hyrë në territorin shqiptar për të vizituar të afërm apo për arsye pune. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/turizmi-shenoi-tkurrje-gjate-vitit-te-kaluar-ne-shqiperi-213420.html#sthash.c4tDR61y.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate