
Rrethi i Gramshit bën pjesë në prefekturën e Elbasanit. Në tërësinë e vet territori i rrethit është një luginë. Lugina e Devollit dhe e Tomorricës përbëjnë pjesën më të shtruar të terrenit dhe ku gjenden edhe tokat më pjellore të tij. Në kurrizin jugor të vargut perëndimor janë zhvilluar mjaft fenomenet glaciale si liqene, të vendosura në lartësinë 1500-1800 m mbi nivelin e detit. Sipas ndarjes klimatike bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare kodrinore nënzona jugperëndimore që shtrihet deri në 800-1000m mbi nivelin e detit dhe në zonën klimatike mesdhetare malore nënzona juglindore pjesa e sipërme e relievit deri në lartësinë 2373m. Temperatura mesatare e ajrit është
12.3oC-15.1oC për Zonat e ulëta dhe 9.5oC-10.9oc për zonën malore.

Në ndërtimin gjeologjik të rrethit të Gramshit marin pjesë kryesisht shkëmbinjtë sedimentarë dhe në sasi të pakët ata magmatikë. Nga studimet e bëra në rrethin e Gramshit njihen 70 shfaqje burimesh të mineraleve të dobishme, metalore dhe jo metalore si dhe minerale industriale ndërtimore.Vlejnë të përmenden ekspeditat gjeologjike të huaja dhe prezenca e disa shpimeve per kerkim nafte.Një ndër ta ndodhet ne afërsi të fshatit Galigat.
Në këtë rreth gjenden edhe burime të pastra të ujit të pijshëm me rezerva të mëdha, siç janë ujrat e Kërpicës e Sotirës,ku prej këtij burimi furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Gramshit. Njihen gjithashtu burime ujrash Kurative si në Kërpicë, Holtë dhe Liqeni i Zi, të cilat nëpërmjet investimeve mund të përdoren për kurimin e reumatizmës. Mund të themi se rrethi i Gramshit ka një hidrografi dhe hidrologji të zhvilluar. Rrjeti hidrografik është shumë i dendur dhe mjaft aktiv në periudhën e shirave. Burimet ujore përbëjnë një pasuri të madhe potenciale për zhvillimin e
industrisë energjitike të rrethit, me kosto jo shumë të lartë.

Studimi i bërë për shfrytëzimin e rrjedhjes së lumit Devoll ka nxjerrë si konkluzion se mbi të mund të ndërtohen tre hidrocentrale të mëdhenj. Njëri prej tyre, ai i Banjës. Aktualisht Gramshi ka dy hidrocentrale të vegjël, një mbi lumin Grabovë, në Lenie, me kapacitet 400kë/h, dhe një në fshatin Kërpicë, me kapacitet 200kë/h.Gjithashtu tashmë prej disa kohësh ka përfunduar edhe Hidrocentrali i Tërvolit. Lumi kryesor i rrethit është Devolli, i cili e përshkon atë thuajse mespërmes. Ai ka rëndësi të madhe ekonomike pasi në të dyja anët ka mjaft toka bujqësore të cilat ujiten prej tij.
Në pasuritë ujore të Gramshit liqenet janë një pjesë e rëndësishme dhe nga elementët që krijojnë vende të bukura turistike. Ato gjenden të rrethuar nga pyje shumë të bukur ahu dhe rrotull tyre ka lëndina e kullota me sipërfaqe të konsiderueshme e bukuri përrallore në pranverë e verë. Gramshi është 97 km larg Tiranës, 94km larg Korçës dhe 47 km larg Elbasanit. Pra, duhet theksuar fakti se ai është rreth afër autostradave, veçanërisht pranë aksit perëndim-lindje: Durrës-Qafë Thanë-Pogradec-Korçë. Për vizitorët ditorë,Gramshi dhe rrethinat e
tij,janë një vend shumë i përshtatëshëm për të kaluar fundë-javën,për tu njohur me kulinarinë,kulturën dhe historinë e kësaj zone.

Mbi të gjitha zona e Gramshit ofron natyrën dhe klimën e freskët për periudhën e verës.Është një destinacion turistik që duhet mbajtur në konsideratë nga aventurierët e natyrës dhe turistët admirues të historisë./a.g/http://www.ata.gov.al/gramshi-si-destinacion-turistik-ditor-107951.html
Nessun commento:
Posta un commento