31 agosto 2014

Mediat e Huaja, për Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë 1-7/shtatore/2014: Mbi 70 filma në garë, gjykimi nga një juri ndërkombëtare

Mediat e Huaja, për Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë: Mbi 70 filma në garë, gjykimi nga një juri ndërkombëtare
Pogradeci, qyteti juglindor i Shqipërisë do të organizojë  Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në javën e parë të shtatorit. Në prag të tij, evenimentit i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë edhe mediat e huaja, madje deri dhe ato në Kinën e largët. Në median kineze on line ShanghaiDaily.com shkruhet se festivali do të shfaqë filma artistikë, të shkurtër, dokumentarë dhe të animuar nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Kroacia, Rumania, Maqedonia, Serbia dhe Greqia, si dhe bashkë-prodhime nga Gjeorgjia dhe Sllovenia. “Në sallën e kinemasë "Lasgush Poradeci", Festivali i filmit do të zgjasë për një javë me 70 filma nga Ballkani. Festivali është i hapur për të gjitha zhanret e kinemasë: filmit të shkurtër, filmit student, film i pavarur, dhe dokumentarë. Një panel i gjyqtarëve ndërkombëtarë do të vlerësojë çdo punimet në konkurs dhe fituesit do të kenë çmimin e tyre në fund të festivalit”, bëhet e ditur në ShanghaiDaily.com, sipas së cilës, përveç konkurrencës filmit, festivali do të ofrojë gjithashtu koncert folklorik shqiptar, gazetari, film dhe trajnim për sociologjik për të rinj si dhe një panair artizanal për të gjithë mysafirët. Studentët dhe të rinjtë do të gëzojnë strehim të lirë në një kamp tendë. “Ushqimi është një pjesë e rëndësishme në këtë ngjarje e cilësuar “B3F", që do të thotë ushqim, film dhe festival. Organizatorët e festivalit, kanë si qëllim të sjellin për të gjithë mysafirët e Ballkanit, së bashku në një tavolinë pjata të ndryshme tradicionale të Ballkanit”, përfundon shkrimi i webit ShanghaiDaily.com. 
 
Festivali 
 
Edicioni i katërt i festivalit B3F (Balkan Film & Food Festival-Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë) do të nisë në Pogradec nga data 1-7 shtator. Një program i pasur me filma artistikë, të shkurtër dhe dokumentarë, filma të animuar, që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Kroacia, Turqia, Rumania, Maqedonia, Serbia dhe Greqia, si dhe filma ballkanas në bashkëprodhime nga Gjeorgjia dhe Sllovenia. Tryezës ballkanike do t’i shtohen edhe gatimet tradicionale, duke e bërë më të afërt këtë takim. Janë më shumë se 70 filma të shkurtër, filma artistikë e dokumentarë, krijime të regjisorëve të njohur e të rinj, të cilët bëjnë bashkë një tablo të botës ballkanike, që do të takohen në Pogradec. Një program i pasur me filma, por edhe me gatime tradicionale. Organizatorët Eno Milkani, Gerta Qurku dhe Fatos Baxhaku besojnë se një shprehje e vjetër shqiptare që thotë - “e kam mik për kokë, kam ngrënë bukë me të” - funksionon në të gjithë Ballkanin. Ja përse një nga pikat e forta të B3F është pjesa e ushqimit. Duke qëndruar bashkë ndër tryezat e Pogradecit, duke shijuar bashkë gatimet e njëri-tjetrit, pse jo duke e hedhur edhe ndonjë kupë vere a rakie të vendit, do të bëhemi edhe më të afërt. Duke dëgjuar njëri-tjetrin do të bëhemi më të aftë të kuptojmë artin, filmin, krijimin e secilit. Edicioni i katërt i festivalit do të ketë në gjirin e tij sivjet edhe më shumë të rinj, të cilët do kenë mundësi të punojnë përgjatë një jave nën drejtimin e ekspertëve të njohur të filmit. Ja pra ky do të jetë festivali: konkurimi i filmave nga krejt Ballkani të gjykuar nga një juri joballkanike, shijimi i Ballkanit edhe për nga kuzhina, freskia e liqenit të njohur e bashkuar me freskinë e prezencës rinore. Juria e festivalit joballkanike ka në përbërje të saj : Aleksandër Manic, Petra Behlke-Campos, Eric Velthuis, Thomas Logoreci. President nderi i festivalit është kineasti Pirro Milkani. B3F, një tryezë ballkanike që bën të mundur atë që ndodh rrallë ndodh, të takohemi me fqinjët tanë, është një shkëmbim mes gjithë pjesëmarrësve, në një oborr ballkanik.
- See more at: http://www.sot.com.al/kultura/mediat-e-huaja-p%C3%ABr-festivalin-ballkanik-t%C3%AB-filmit-dhe-kulinaris%C3%AB-mbi-70-filma-n%C3%AB-gar%C3%AB#sthash.cgN24Wxj.dpuf

Turizmi i aventurës, produkti që promovon natyrën shqiptare

- “Java e Aventurës në Ballkanin Perëndimor” çel siparin në Llogara -
MInistria e turizmit (1)TIRANË, 30 Gusht/ATSH/.- “Java e Aventurës në Ballkanin Perëndimor”, një aktivitet që organizohet për herë të parë në tre vende të rajonit Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, çeli siparin të premten në Kompleksin Turistik Llogara.
Në këtë aktivitet, ku ishte e pranishme ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, etj, merrnin pjesë 18 agjenci turistike vendase, të specializuara kryesisht në turizmin e aventurës dhe 15 agjenci turistike ndërkombëtare, që mbërritën në vendin tonë, në kuadër të Javës së Aventurës.
Në fjalën e saj, ministrja Gjermeni e vuri theksin tek bukuritë natyrore të Shqipërisë, trashëgimia kulturore dhe historike dhe veçanërisht te mikpritja shqiptare, por dhe rëndësia e këtyre takimeve të biznesit për promovimin e turizmit.
Ambasadori amerikan gjithashtu vlerësoi bukuritë natyrore të Shqipërisë duke theksuar rëndësinë e turizmit në rritjen ekonomike të vendit.
Më pas, ministrja Gjermeni, ambasadori Arvizu dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame dhanë një konferencë për shtyp me përfaqësuesit e mediave të huaja si “Outside Magazine”, “Yahoo Travel”, “Adventure Travel News”, etj.MInistria e turizmit (4)
Ministrja Gjermeni theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit publik dhe atij privat për zhvillimin e turizmit, vendosjen e standardeve në fushën e turizmit, zgjatjen e sezonit turistik përgjatë vitit dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit, përmes paketave të përbashkëta turistike.
Në vëmendjen e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit është edhe turizmi i aventurës, një produkt i rëndësishëm në promovimin e bukurive natyrore të Shqipërisë.
“Java e Aventurës” në Shqipëri organizohet për herë të parë nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Programin Rajonal të USAID-it dhe Shoqatën e Udhëtimit të Aventurës dhe Tregtisë ATTA, një shoqatë e njohur për eksperiencën e gjërë në udhëtimin e aventurës me më shumë se 900 anëtarë në 80 vende të botës.
“Java e Aventurës në Ballkanin Perëndimor”, ishte një aktivitet i shtrirë përgjatë 9 ditëve në Kosovë, Shqipëri dhe do të përmbyllet në Maqedoni. /a.s//m.m/http://www.ata.gov.al/turizmi-i-aventures-produkti-qe-promovon-natyren-shqiptare-160141.html

Ishulli i Sazanit, një atraksion për turizmin e së ardhmes

sazzzzaniTIRANË, 31 Gusht/ATSH-Nikolla Lena/- Agjencia Kombetare e Bregdetit per herë të parë prezanton për një grup gazetarësh dhe drejtuesish të agjencive turistike botërore, idetë për hapjen e ishullit të Sazanit për turizmin ekologjik dhe historik. Me një plan të mirstudiuar dhe një ekip të mirtrajnuar ishulli i Sazanit mund të kthehet në një aset të rëndësishëm turistik për Jugun shqiptar.
“Ishulli i Sazanit është një mundësi e madhe për turizmin e natyrës, trekking. Ruajtja e trashëgimisë dhe elementeve historikë në ishull një atraksion i madh për vizitorët”, shprehet Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Bregdtetit,Auron Tare.
Po si ka rrjedhur emri “Sazan” dhe historia enigmatike dhe misterioze e ishullit të vetëm të mirëfillt Shqiptarë. Një bukuri e pa shoqe e natyrës sonë ujore, përsëri mbetet në kuadrin e enigmës.
Historia ka folur për Sazanin si një nga fortesat më të përshtatshme për të mbrojtur qytetin e Vlorës dhe brigjet për rreth. Sot kjo histori ka përfunduar sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe Sazani mund të kthehet në një nga perlat turistike më interesante të Mesdheut.sazani1
Emri i Ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës, ishulli kaloi në zotërimin Venecian ndërsa gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ishulli u pushtua nga Italia. Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që ata të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë.sazani1
Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar.
Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe. Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura.
sazaniNjë pjesë relikesh nënujore si amfora e objekte të tjera janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe atë arkeologjik në Durrës. Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katerasiluruese, artilieria bregdetare etj. Gjatë asaj periudhe ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë luftës së ftohtë ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për Ushtrinë Shqiptare. Për këtë arsye, njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria e asaj kohe.
Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut.
Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra. Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhershme nga deti, të krijon përshtypjen e një lartësie shumë të madhe. Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë Jugore, me lartësi 331 metra.
Duke qënë një zonë e mbrojtur ushtarake,flora dhe fauna e ishullit kanë ngelur të pa prekura. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera.
Periferia e ishullit ka shumë plazhe të bukura e të pa shfrytëzuara.sazani2
Gjatë një vizite të bërë në shkurt të këtij viti, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, u shpreh se “ky është një ishull që ka pasur një tjetër përdorim dikur, kryesisht për arsye ushtarake. Ajo epokë ka mbaruar. Është shumë e bukur që diçka e betonizuar për arsye ushtarake, të kthehet në një vend të mirë, të bukur, të dashur, të pastër për turizmin dhe turistët.Shqipëria ka burime për ta bërë tërheqëse vendin për investitorë të huaj apo vendas”.
Dhe vërtet, po t’i hedhësh një sy brigjeve të këtij ishulli, mrekullohesh nga bukuria e plazheve, shpellave, guvave dhe historisë së tij.
Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.
Ishulli i Sazanit, sot vizitohet nga eksplorator amator të nënujit, spelolog, admirues të natyrës por së shpejti ai do jetë një objeksion për turizmin e lirë. Sazani mbetet një mundësi e vonuar për turizmin shqiptar. /y.pa/http://www.ata.gov.al/ishulli-i-sazanit-nje-atraksion-per-turizmin-e-se-ardhmes-160278.html

Yahoo Travel për bregdetin: Shqipëria një Kroaci e re? Ndjekësit: Më e bukur!


Yahoo Travel për bregdetin: Shqipëria një Kroaci e re? Ndjekësit: Më e bukur!-  FOTOTIRANË- Yahoo Travel promovon bregdetin shqiptar, dhe veçanërisht plazhet e virgjëra e shkëmbore të Karaburunit.

Për ndjekësit e saj në Facebook, Yahoo Travel shtron pyetjen: Nëse është Shqipëria një Kroaci e re? Komentuesit janë të shumtë, madje ata e vlerësojnë me superlativa Rivierën shqiptare, natyrën, ujin e pastër dhe të kthjellët të plazheve.

Ka edhe nga ata që shprehen se bregdeti shqiptar është edhe më mirë se ai i Kroacisë.

Yahoo Travel i udhëzon më tej ndjekësit se për të shkuar në Karaburun, duhet të marrin patjetër një anije nga Vlora.

Një tjetër foto e publikuar nga Shqipqëria është perëndimi i diellit mbi malet e Llogarasë.
http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/yahoo-travel-per-bregdetin-shqiperia-nje-kroaci-e-re--ndjekesit-me-e-bukur---foto-208432.html

Projekte në zonen e mbrojtur nga UNESCO ne Gjirokastër, pritet të nxisin përmirësime në mjedis dhe në Qendrën Historike per zhvillimin e Turizmit

Në Gjirokastër disa investime vendore pritet të nxisin përmirësime në mjedis dhe në Qendrën Historike. Drejtuesit e Bashkisë së Gjirokastres thonë se po zbatojnë një projekt kompleks për Parkun natyror te Viroit si dhe po përmirësojnë infrastrukturën në disa zona të Qendrës Historike...

Syri i Kaltër Fare pranë qytetit të Sarandës, Bukuri mahnitëse per turistet e shumte por ambient i ndotur dhe pa mirembajtje...

Fare pranë qytetit të Sarandës, Syri i Kaltër është një pikat me te veçanta turistike ne jug te vendit. Ne çdo dite te vitit e veçanërisht tani ne vere, ne ketë zone ku uji buron papushim, vijnë dhjetëra vizitore, vendas dhe te huaj. Ata qe shkojnë për here te pare ne Syrin e Kaltër, shprehen te mahnitur me bukurinë e natyrës dhe veçantinë e këtij burimi. Por, kur flitet për infrastrukturën dhe pastërtinë e kësaj pike turistike edhe këtu ka probleme. Mjafton te hedhesh sytë përreth zonës dhe ve re mbeturina te hedhura përtokë. Ndërkohe rruga qe te çon drejt Syrit te Kaltër është e dëmtuar dhe pa asnjë investim. E nëse pjesa mahnitëse dhe çlodhëse është burimi I syrit te kaltër, ana tjetër e medaljes është liqeni me te njëjtin emër I cili ndodhet pak kilometra larg pikës turistike. Niveli i ndotjes dhe era e keqe e bën gati te pamundur qëndrimin ne ketë zone. Sot vendit nuk i mungojnë pikat turistike dhe as interesi I vizitoreve. Por ato kane nevoje për mirëmbajtje dhe investime...

Numri i kufizuar i tualeteve publike neper plazhet shqiptare, si dhe derdhja e ujërave të zeza në zona të ndryshme të Adriatikut vijon të shkaktojë ndotje detare dhe infeksione të lëkurës te pushuesit.

Krahasuar me një vit më parë ndotja detare paraqitet në nivele më të ulta në plazhin e madh të Durresit për shkak të investimeve të kryera në rrjetin e kanalizimeve. 

Por në grykëderdhjen e Lumit Ishëm, atë të Tarinit, në Plepa, Shkëmbin e Kavajës, Golem dhe Malin e Robit përqëndrimi baktereologjik i ujërave detare është i lartë, ndërsa Currilat dhe shëtitorja bregdetare kanë dalë nga harta e zonave të ndotura. 

“Nga monitorimi zonat problematike për momentin është kufiri ndërmjet Shkëmbit të Kavajës-Kovaleshencë, problem tjetër nga zona e Durrësit nuk para kemi. Kemi problemin madhor që qendron, por duhet një investim shumë i madh pastrimi i derdhjes së Lumit Ishëm”, thotë Shpëtim Leka, zv.drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë Durrës. 

Ndotja ka regjistruar edhe këtë sezon një numër të lartë shqetësimesh, kryesisht dermatite te pushuesit, veçanerisht te ata që zgjodhën plazhet e zonave bregdetare ku nuk janë ndërtuar ende rrjetet dytësore të kanalizimeve. 

“Më problematike si zona janë nga Shkëmbi i Kavajës drejt Golemit ku poshtë kësaj zone për në drejtim të Durrësit është disi më i pastër për shkak të punimeve që janë bërë me impiante dhe bllokimi i derdhjeve në kanal”, deklaron Grei Malo, mjek i urgjencës së Qendrës së Vullnetareve. 

E përmiresuar deklarohet nga mjekët situata krahasuar me vitet e shkuara në plazhin e madh të Durrësit. 

“Duke e krahasuar me vitet e tjera infeksionet e lëkurës janë në përmirësim të dukshëm, kjo falë masave që janë marrë”, thotë Fari Merollari, mjek i Qendres Shendetesore Plazh, Durrës. 

Sipas mjekëve, prania e lartë mikrobiale është përgjegjëse për disa sëmundje të lëkurës, alergji, të vjella apo diarre veçanërisht te fëmijët të cilët shpesh gëlltisin dhe ujë deti duke futur në organizëm një sasi mikrobesh që më pas sjell probleme shëndetësore. 

Ky sezon turistik është drejt fundit, por sezoni i ardhshëm vjen shpejt ndaj është koha për të vijuar me masat dhe investimet për të mundësuar pushime më të shëndetshme dhe të sigurta buzë Adriatikut. 
/ Top Channel...

30 agosto 2014

Promovimi i Turizmit Shqiptare, I rëndësishëm për rritjen ekonomike... kjo eshte arsyeja qe ka sjellur gazetare prestigjoz ne fushen e udhetimeve turistike te shikojne rrealitetin e bukurive te vendit tone..

..

Vlorë, gazetarët e huaj vizitojnë mrekullitë e natyrës shqiptare

   
gazetaret e huaj
VLORË - Një grup gazetarësh të huaj kanë shijuar mrekullitë e rivierës shqiptare, duke u ndaluar në Gjirin e Vlorës, në Sazan, dhe te Shpella e Piratëve.

Më tej, vizitorët e huaj janë ndalur në zonën e Shën Vasilit, por edhe në gadishullin e Karaburunit. Gazetaret e huaj kanë ardhur në Shqipëri me ftesë të qeverisë shqiptare, dhe kanë lundruar me anijen “Oriku” të Flotës Luftarake Detare të republikës së Shqipërisë.


 
Redaksia Online(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/vlor--gazetar-t-e-huaj-vizitojn--mrekullit--e-natyr-s-shqiptare-235887.html#sthash.tQSTETtm.dpuf...

28 agosto 2014

Mozaiku i Apolonisë çfarë ndodh pas ekspozimit në Muze

28 Gusht 2014 - 02:17





TIRANE- Mozaiku i Apolonisë, me një sipërfaqe rreth 30 metra katrorë, që ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar do të hyjë në agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri. Ky mozaik i shekullit III të e.s për shumë vjet është mbajtur në oborrin e brendshëm. I quajtur ndryshe “Qilimi i Apolonisë” ka një histori interesante: i zbuluar në vitin 1959 në Apoloni nga gërmimet e përbashkëta shqiptaro-sovjetike, ai u zhvendos në mjediset e MHK-së në vitet ‘80 me qëllimin për ta ekspozuar ne Gjermani.

Kjo gjë u bë e pamundur dhe ky mozaik nuk u kthye më Apoloni. Nga restauratori i njohur, Frederik Stamati, mësojmë se restaurimin e parë ai e ka pasur që në vitin 1959. Disa arkeologë dhe restaurues të MHK-së kanë qenë të mendimit se kjo vepër do të kishte më shumë vlerë “e ekspozuar në habitatin e vet”, aty ku u zbulua në Apoloni, por për restauratorin Stamati shqetësimi më emergjent është ruajtja e tij dhe kushtet në të cilat do të ekspozohet. Ai argumenton se mbrojtja më e mirë në rast ekspozimi është mbyllja me xham, ndërkohë që na njeh edhe me shkaqet pse nuk duhet të rrijë realisht Mozaiku i Apolonisë i zbuluar në oborrin e Muzeut Historik Kombëtar.

Zoti Stamati, mësojmë se Mozaiku i Apolonisë i restauruar disa herë do të zbulohet që të shihet nga vizitorët me rastin e aktiviteteve që do të zhvillohen për vizitën e Papës në Tiranë. Si ka mbetur ky mozaik në oborr të muzeut. A është i mbrojtur në këto kushte?

-Ju pyesni për çështjen e mozaikut të marrë nga Apolonia dhe të ekspozuar në Oborrin e Muzeut Kombëtar. Në ato vite unë kam qenë i angazhuar dhe mund të them disa kuriozitete të tjera për Muzeun Historik. Aty kanë qenë edhe disa armë të Luftës së Dytë Botërore dhe ato janë hequr. Kur muzeu ishte në përfundim e sipër, mendohej edhe që të ekspozoheshin disa skulptura origjinale nga sitet arkeologjike të Shqipërisë. Duke parë objektet e ekspozuara në Tiranë në atë kohë unë shpreha mendimin tim që skulpturat origjinale të mos ekspozoheshin në oborrin e Muzeut Historik. Çështja e ndotjes ishte problem sepse kishte në atmosferë shumë aciditet, squfur dhe azot dhe ato i dëmtonin skulpturat.

Edhe në Durrës në atë kohë ishte një shembull i tillë që vinte ndotja nga fabrika e cigareve. Në Tiranë nuk ishte e asaj shkalle, por ishte në një shkallë më të lartë se ambiente e tjera, sepse pluhurat e shumtë i mblidhte rruga. Gjithçka binte në oborr do të ndërvepronte tek skulpturat origjinale që ishin aty jashtë. Kështu menduam që të bëheshin kopje, mirëpo koha e shkurtër nuk e bëri të mundur realizimin e kopjeve. Edhe sot vihet re kjo ndotje që nuk mund të vihen skulptura ose vepra origjinale, sepse aty më mëngjes gjendet i grumbulluar shumë pluhur që e lajnë me zorrën e ujit gjatë ditës. Ndërsa Mozaiku i Apolonisë u ekspozua jashtë. Për mua probleme qe edhe vendosja e tij aty, sepse ai mozaik ka teserat, të cilat do t’i nënshtroheshin kësaj lloj prishjeje dhe ndikimit të mjedisit e të ndërhyrësve atmosferikë. Por grupi i punës vendosi të ekspozohej dhe herë-herë rrinte i mbuluar që të mos kishte dëmtime.
 
Por, edhe katër-pesë vjet më parë është ngritur çështja e dëmtimit të këtij mozaiku, ku ka pasur debate për vendosjen e tij?
 
-E mira është të ruhet në tokën e vete. Por ka raste kur atje ku zbulohet mund të mos jetë e vizitueshme dhe nëse e vendosim në një vend të vizitueshëm, në parim këtu nuk ka asnjë gjë të keqe. Por në rastin konkret nëse diskutojmë që ky mozaik të ishte atje apo të rrinte aty, është tjetër gjë. Me këtë mozaik edhe në oborrin e Muzeut ka pasur problem të lëvizjes së nivelit dhe shkëputjes së teserave dhe herë pas here në hyrje për të rivendosur këta gurë mozaiku të shkëputur nga vendi është ndërhyrë shpesh. Herën e fundit edhe para dy vjetëve. Është shtruar dikur në grupin e restaurimit çështja që kjo vepër meqë ishte në Apoloni të jetë në Apoloni, por këto janë vendime që merren nga komisione për këtë çështje.

Tani ka një çështje tjetër, sit a ruajmë gjatë ekspozimit. Unë mendoj se aty ka një ndotje të madhe, qoftë nga rënia e pluhurave qoftë nga kalimi i makinave në rrugën përtej oborrit të muzeut dhe ndotësit janë veprues negativë në elementë dhe ngjyrat e këtij mozaiku. Dhe këto do t’i vuaj mozaiku, siç i shohim të reflektohen ndotësit çdo mëngjes në oborrin e muzeut. Çdo të bësh?! Do të rrish me zorrë uji në dorë siç bëhet me plakat e oborrit dhe t’i lash. Kjo është absurde. Nuk i bën mirë, të kalosh përditë fshesën. Çështjen nëse duhet kthyer në Apoloni nuk mund ta diskutoj unë. Ky vendim duhet marr nga një grup specialistësh.

Unë si restaurator do të thosha këtë: se në qoftë se ai mozaik do të qëndrojë aty, nisur edhe nga problemet që ka pasur në vazhdimësi gjatë 30-vjetëve që qëndron aty në oborrin e muzeut duhet menduar si të mbrohet. Plus mendo se me këtë aktivitet do të ketë shumë lëvizje. Në oborr gjithashtu bëhen shpesh aktivitete. Pra unë mendoj që të jetë i mbuluar me xham nga të gjitha anët, me qëllim që të mos futet ndotja. Një mbulesë me xham e mbyllur edhe nga anët, që të mos futet pluhuri, do ta bënte këtë një mënyrë të ekspozimit dhe do ishte plotësisht i vizitueshëm dhe i mbrojtur,. Për mua kjo do ishte zgjidhja për ekspozim, pasi të hapet mbulesa, pasi të shihet gjendja e teserave, nëse kanë lëvizur Pas kësaj mbulesa e xhamit do të ndalonte të mos futej ndotja atmosferike dhe ndotja që vjen nga lëvizjet dhe bimët në oborr.
 
Po restaurimi është përfunduar?
 
Me restaurimin ka punuar Sotir Kosta bashkë me grupin IMK-së që e kanë përgatitur për ta ekspozuar. Më pas janë bërë disa lëvizje nga restuaratorët kohë pas kohe për të ruajtur gjendjen origjinale, kur është parë që është dëmtuar. Por për mua çështja e mbulimit me xham duhet të zgjidhet.  



Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 
- See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/mozaiku-i-apolonise-cfare-ndodh-pas-ekspozimit-ne-muze-235620.html#sthash.8s9uSUI7.dpuf

Shtatori nis me Restaurimin e Ures se Goricës në Berat, objekt atraksioni për Turistët

Aug 27, 2014
Në Shtator nisin punimet për restaurimin e Urës së Goricës, e cila konsiderohet si një nga objektet më me vlera të qytetit të Beratit, por dhe gjithë qarkun. Vitet e fundit kjo urë pavarësisht vlerave që përfaqëson ishte lënë në harresë.
Ndërkohë drita jeshile është ndezur falë një fondi të akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që do të mundësojë restaurimin.
Ura shekullore, ndodhet mbi lumin e Goricës i cili ndan në dy pjesë qytetin e Beratit. Duke parë që po shkonte drejt shkatërrimit një vendim i mëhershëm ndaloi qarkullimin e makinave mbi urë, por asnjë masë tjetër për të ruajtur të padëmtuar detajet që i japin dhe vlerën e merituar të monumentit të kulturës së kategorisë së parë. ...

Edicioni i katërt i festivalit “B3F” (Balkan Film & Foof Festival, Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë), do të nisë në Pogradec nga data 1-7 shtator.

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë, në Pogradec27 Gusht 2014 - 12:37
POGRADEC-Edicioni i katërt i festivalit “B3F” (Balkan Film & Foof Festival, Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë), do të nisë në Pogradec nga data 1-7 shtator. 

Festivali do të ketë një program të pasur me filma artistikë, të shkurtër dhe dokumentarë, filma të animuar, që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Kroacia, Turqia, Rumania, Maqedonia, Serbia dhe Greqia, si dhe filma ballkanas në bashkëprodhime nga Gjeorgjia dhe Sllovenia. 

Tryezës ballkanike do t’i shtohen edhe gatimet tradicionale, duke e bërë më të afërt këtë takim. Janë më shumë se 70 filma të shkurtër, filma artistikë e dokumentarë, krijime të regjisorëve të njohur e të rinj, të cilët bëjnë bashkë një tablo të botës ballkanike, që do të takohen në Pogradec. Një program i pasur me filma, por edhe me gatime tradicionale.

Organizatorët Eno Milkani, Gerta Qurku dhe Fatos Baxhaku besojnë se një shprehje e vjetër shqiptare që thotë – “e kam mik për kokë, kam ngrënë bukë me të” – funksionon në të gjithë Ballkanin. Ja përse një nga pikat e forta të B3F është pjesa e ushqimit. Duke qëndruar bashkë ndër tryezat e Pogradecit, duke shijuar bashkë gatimet e njëri-tjetrit, pse jo duke e hedhur edhe ndonjë kupë vere a rakie të vendit, do të bëhemi edhe më të afërt. Duke dëgjuar njëri-tjetrin do të bëhemi më të aftë të kuptojmë artin, filmin, krijimin e secilit. 

Edicioni i katërt i festivalit do të ketë në gjirin e tij sivjet edhe më shumë të rinj, të cilët do kenë mundësi të punojnë përgjatë një jave nën drejtimin e ekspertëve të njohur të filmit. Ja pra, ky do të jetë festivali: konkurimi i filmave nga krejt Ballkani të gjykuar nga një juri joballkanike, shijimi i Ballkanit edhe për nga kuzhina, freskia e liqenit të njohur e bashkuar me freskinë e prezencës rinore. Juria joballkanike e festivalit ka në përbërje të saj : Aleksander Manic, Petra Behlke-Campos, Eric Velthuis, Thomas Logoreci. President nderi i festivalit është kineasti Pirro Milkani. 

B3F, një tryezë ballkanike që bën të mundur atë që rrallë ndodh, të takohemi me fqinjët tanë, është një shkëmbim mes gjithë pjesëmarrësve, në një oborr ballkanik.

(d.b/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/festivali-ballkanik-i-filmit-dhe-kulinarise-ne-pogradec-207923.html

27 agosto 2014

Miloti, suprizues dhe modest ku dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të ëmbla dhe fauna e egër.

miloti 
Jemi mësuar që fundjavat t’i kalojmë vetëm nëpër destinacionet tashmë të njohura të vendit por harrojmë se ende Shqipëria ka surpriza dhe “qoshka” plot të panjohura.
Udhëtimin e rradhës, suplementi SHIF po e vazhdon drejt veriut të Tiranës dhe sot po zbulojmë Milotin.
Ka një pozicion strategjik që lidh veriun e Shqiperise me kryeqytetin.
Në ndarjen administrative përfshihet nga rrethi i Kurbinit. Miloti merr një rëndësi të madhe edhe për faktin se autostrada Durrës- Prishtinë kalon në periferi të qytetit.
Komuna Milot shtrihet në një sipërfaqe prej 138 km2, ku jetojnë 12.856 banorë.
Kufizohet në veri me Bashkinë e Rubikut, në verilindje me Komunën e Ulëzës, në veriperëndim me Komunën e Zejmenit, në jugperëndim me Komunën e Fushë Kuqes, në jug me Bashkinë Laç në juglindje me komunën e Cudhinit, në jugperëndim me Bashkinë e Mamurrasit.
Komuna është një njësi e pushtetit lokal të rrethit të Kurbinit dhe përfshihet në Qarkun e Lezhës dhe qyteza e Milotit njihet si qendër e Komunës.
Miloti ndodhet 45 km larg kryeqytetit dhe është një nyje lidhëse me të gjithë krahinat e Shqipërisë së Veriut e Verilindjes si kryqëzim i rrugëve kombëtare.
Miloti ndodhet 65 km larg portit të Durrësit, 20 km larg portit të Shëngjinit, 40 km larg aeroportit “Nënë Tereza”, 20 km larg plazhit të Shëngjinit e 14 km larg plazhit të Patokut.
Komuna Milot ka një shtrirje veri-jug 8 km, lindje– perëndim 17.2 km.
Komuna ka në territorin e saj 12 fshatra që janë, Fushë Milot, Shullaz, Malbardhë, Delbnisht, Selitë, Gallatë, Skuraj, Vinjollë, Relievi dhe Klima Relievi.
Territori i Komunës është i ndryshëm; në pjesën perëndimore ëshë fushor me kuotë të ulët mbi nivelin e detit dhe në pjesën lindore është kodrinor– malor në të gjithë zonën e fshatrave të malësisë në një kuotë deri në 700 metra mbi nivelin e detit në lindje të saj.
Zona përshkohet nga lumi Mat, i cili ka një gjatësi 115 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 2441 km2 dhe lartësi mesatare 746 m dhe buron në Kaptinën e Martaneshit.
Në fshatin Skuraj, në vendin e quajtur Lime, lumi i Matit bashkohet me lumin e Fanit dhe në një gjatësi prej 16 km duke filluar nga diga e hidrocentralit të Shkopetit përshkon territorin e Komunës.
Në territorin e Komunës mbizotëron klima mesdhetare, ka një siperfaqe prej 138 km2 që ka bregdet, ka fusha pjellore, ka kodrina të ulëta, ka vargmale me lartësi mbi 700 m mbi nivelin e detit, ka pyje të dendur.
Klima mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë e dimër të butë e të freskët është tipike për zonën fushore e kodrinore, ndërsa në zonën malore, kryesisht në fshatrat Selitë, Vinjollë e Gërnac bie dëborë në dimër.
Trashësia mesatare e dëborës shkon mesatarisht deri në 50 cm. Karakteristike për çdo stinë të vitit janë erërat e forta që fryjnë nga verilindja dhe lindja e drejtohen nga korridoret natyrore, shpatet e maleve, që si rezultat i ngritjes së nivelit të shtratit të lumit Mat nga ndërtimi i baseneve të hidrocentraleve, veçanërisht hidrocentrali i Ulzës ku shpejtësia e tyre arrin deri në 100 km/h sidomos në periudhën e dimrit.
Ditët me diell variojnë nga 220-240 dite, ku mesatarisht gjatë vitit ka deri 3000 orë diell. Flora dhe Fauna.
Bimësia është e shpërndarë sipas kushteve klimatike, duke formuar zona bimësie si zona e shkurreve mesdhetare (zhvillohen shkurret, kryesisht shqopa e mareja), e dushqeve (lisi, gështenja), e ahishteve (ahu) dhe e halorëve (pisha).
Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe bimët mjeksore e aromatike që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët mjekësore që rriten në këtë zonë janë: sherbela, trumza, kamomili, lulebliri, çaj mali, luleshtrydha, lulëkuqja, mullaga.  Në zonë rriten edhe bimët spontane foragjere me vlera ushqimore për bagëtinë.
Në bimësinë e livadheve dhe kullotave mbizotërojmë graminoret dhe bishtajoret në gjendje të egër si: tërfili, grami, talla, shpatorja.
Bimët endimike janë bimë që rriten vetvetiu brenda një territori të caktuar të kufizuar dhe rriten në vartësi të relievit e klimës.
Kështu është për t’u përmendur pylli i gështenjave në fshatin Selitë me sipërfaqe prej 75 ha.
Fauna në Komunën e Milotit është zhvilluar në vartësi të mjedisit. Kështu dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të ëmbla dhe fauna e egër.
Pozita e favorshme gjeografike, klima mesdhetare, relievi që varion nga fushor e deri në reliev të thyer malor, dalja e afërt në det (grykëderdhja e lumit Mat) kanë bërë që fauna të jetë e pasur.
Në ujërat e ëmbla te lumit Mat dhe të zallit të Urdhazës rriten peshq si ballëgjëri, krapi, qefulli etj.
Shpendë të gjuetisë janë rosa e pata e egër, thëllënxa, karabullakët, çapkat etj.
Kafshë të egra që rriten në këtë zonë janë dhelpra, lepuri, ujku, ariu dhe derri i egër.
Sipas të dhënave nga studiues të ndryshëm, banorët e zonës janë me prejardhje ilire nga fisi ilir i Taulantëve.
Këto hipoteza mbështeten në studimet që u janë bërë toponimeve të njëjta në kohë të ndryshme, sidomos emrave të fshatrave dhe vërtetohet se ka jetuar në këto troje një popullsi e lashtë që ka shkruar historinë e vet nëpërmjet qëndresës së lavdishme me luftë të armatosur e rezistencë të pathyeshme.
Në periudhën e Mesjetës, Miloti është përfshirë në Principatën e Arbrit që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate.
Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera.
Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë.
Me krijimin e principatave feudale ne fundin e shekulit XlV, Miloti dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe dhe më vonë në atë të Kastriotëve.
Qyteti Milot dhe këto fshatra janë historikisht baza e krahinës së Kurbinit që është dalluar si mbështetëse e luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi.  Kryengritja e Kurbinit e viteve 1905– 1907 është padyshim fakti më i gjallë historik i rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas që e detyruan Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas fenomeve të veta, të shpallte amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë ekspeditave ndëshkimore në Kurbin.
Lëvizjet e vazhdueshme të rezistencës, të organizuara nga patriotët bënë që më 28 nëntor 1912 edhe në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej flamuri i pavarësisë nga patrioti dhe përfaqësues të tjerë të Milotit dhe të krahinës.
Në vitet 1916 – 1917 do të nisë funksionin pazari i Milotit si treg rajonal për shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale. Ky Pazar, në një periudhë shumë të shkurtër kohe, do të bëhej i njohur në të gjithë Shqipërinë. Në këtë periudhë, në vitet 1934 – 1936 është ndërtuar aksi rrugor Delbnisht – Selitë – Mafsheq, 18 km i gjatë, i shtruar me kalldrëm dhe me të gjitha veprat e artit.
Në vitin 1934 mbreti Zog do të financonte ndërtimin e urës mbi lumin Mat, sipas projektit të arkitektëve europianë e të zbatuar nga arkitekti shkodran Gjovalin Gjadri.http://www.gazetatema.net/web/2014/08/26/shqiperia-ime-fantastike-miloti-suprizues-dhe-modest/

26 agosto 2014

Vlorë: Tetë kështjella të vizitueshme, vlera për turizmin

kalaja e KaninesVlorë, 26 gusht/ATSH-Harilla Koçi/.- Tetë kështjella që përfaqësojnë periudha të ndryshme historike, vlerësohen si objekte të rëndësishme në funksion të zhvillimit të turizmit në rajonin e Vlorës. Specialistë të monumenteve të kulturës thonë për ATSH-në se “mirëmenaxhimi i tyre krijon të ardhura të konsiderueshme, por njëkohësisht ndikon në krijimin e një imazhi të qëndrueshëm tek turistët e huaj”. Sipas tyre, ndër kështjellat më të spikatura është ajo e Kaninës. E ndërtuar mbi një qendër të vjetër banimi, në shekullin III p.e.s, kjo fortesë ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 3625 hektarë. Kalaja u rindërtua nga Perandori Justinian në shekullin V, ndërsa rëndësia e saj spikati veçanërisht gjatë rezistencës së shqiptarëve të udhëhequr nga Skëndërbeu ndaj pushtuesve turq.
keshtjella e Porto Palermos, Himare, Vlore (1)Foto HKrahas saj, në listën e kështjellave përfshihet edhe ajo e Gjon Boçarit, e cila ndodhet në fshatin Tragjas dhe është ndërtuar në periudhën mes shekujve XVI-XVII. Ajo ka formë drejtkëndore dhe gjerësia e mureve arrin deri në 1.25 metra dhe lartësi deri në 5.5 metra. Ndërsa kalaja e Himarës i përket një periudhe shumë më të hershme. E ndërtuar si një fortifikim i fisit të kaonëve, ajo përmendet shpesh në dokumentet bizantine. “Në shekullin VI kalaja u riparua me urdhër të Perandorit Justinian, për t’u bërë ballë sulmeve të barbarëve, gotëve e huseve”, sqaron specialisti Novruz Bajrami.
keshtjella e Porto Palermos, Himare, Vlore (5)Foto HPak kilometra nga qyteti i Himarës, ndodhet dhe kështjella e Porto Palermos, ose e njohur ndryshe kalaja e Ali Pashë Tepelenës. Ajo u ndërtua në fillim të shekullit XIX, nga pashai i famshëm, si një dhuratë për zonjën e vet, Vasiliqinë. Kalaja u projektua nga një inxhinier francez në formën e një pesëkëndëshi, me muret që arrijnë një trashësi prej 1.6 metra dhe u ndërtua nga specialistë italianë dhe shqiptarë. Ky objekt i trashëgimisë kulturore ruhet në një gjendje mjaft të mirë dhe është shndërruar prej disa vjetësh në një qendër mjaft të rëndësishme që ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve shqiptarë dhe të huaj.
keshtjella e Porto Palermos, Himare, Vlore (4)Foto HKalaja e Mavrovës ndodhet në Luginën e Shushicës dhe është ndërtuar në shekullin IV p.e.s.  E veçanta e kësaj kështjelle lidhet me faktin se muret janë punuar me blloqe gurësh gëlqerorë. Një kështjellë e hershme është dhe ajo e Kukumit në fshatin Qeparo, në afërsi të gjirit të Porto Palermos, ndërtimi i të cilës daton në shekullin II p.e.s. Historianët evidentojnë dhe gjurmët e kalasë së Kropishtit, të cilat janë zbuluar në vendin e quajtur Llutroi. Mendohet se ky objekt është ndërtuar në periudhën romake. Muret e saj me gjerësi deri në 1.2 metra janë të ngritura me gurë me përmasa 24x2x5 cm dhe kalaja ka formën e drejtkëndëshit me përmasa 250 me 180 metra.
keshtjella e Porto Palermos, Himare, Vlore (3)Foto HMes objekteve me vlerë të kësaj kategorie përfshihet edhe kalaja e Vlorës, e ndërtuar në vitin 1531 nga Sulltan Sulejmani, gjurmë të të cilës janë zbuluar në afërsi të Skelës. Qëllimi i ngritjes së saj, sipas historianëve, ishte mbrojtja e gjirit të Vlorës nga sulmet e venedikasve. /a.ke/http://www.ata.gov.al/vlore-tete-keshtjella-te-vizitueshme-vlera-per-turizmin-158450.html

Vlorë, dyndje turistësh në Muzeun e Pavarësisë, rriten të ardhurat

Një numër i lartë vizitorësh të cilët kanë zgjedhur të pushojnë këtë sezon veror në ujërat e bregdetit të Vlorës, nuk kanë lënë jashtë planeve të tyre edhe një vizitë në Muzeun e Pavarësisë.

Vizitorët janë kryesisht nga diaspora, pjesa më e madhe nga kosova dhe maqedonia, por edhe turistë të huaj.

Drejtori i këtij muzeu Bebi Dodi tregon për A1 Report se cfarw i kuriozon më tepër ata që e vizitojnë Muzeun e Pavarësisë.

Sipas tij fluksi i madh vizittorëve gjatë muajit korrik dhe gusht, ka 5 fishuar të ardhurat , kjo edhe falë aktiviteteve kulturore që zhvillohen në oborrin e muzeut të pavarësisë, si ekspozita apo festivali mesdhetar i Vlorës, që po mbahet aty prej disa ditësh.

- See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/vlore-dyndje-turistesh-ne-muzeun-e-pavaresise-rriten-te-ardhurat-235393.html#sthash.l5gr9G6X.dpuf

Korçë, çelet ekspozita me fotografi mbi Shqipërinë Komuniste në 1975 foto nga ZHak Gajard, interesi I turistëve kryesisht të huaj ka qenë mjaft i lartë.

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit në qytetin e Korçës është promovuar ekspozita fotografike mbi Shqipërinë komuniste në vitet 1975 e parë kjo nga këndvështrimi i fotografit francez Zhak Gajard. Kanë qenë rreth 45 fotografi të ekspozuara për herë të parë në Shqipëri në të cilat paraqitet jeta e shqiptarëve nën regjimin diktatorial në disa qytete të ndryshme si Korça, Durrësi, Fieri, etj. 

Në fotot e fotografuara nga francezi Gajard janë fiksuar sekuenca nga jeta e përditshme e shqiptarëve me të mirat dhe të këqijat e saj duke u përpjekur në këtë mënyrë për të shmangur ideologjinë e kohës.

Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur për dy ditë rresht ndërsa prej ditës së parë interesi I turistëve kryesisht të huaj ka qenë mjaft i lartë.


Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/korce-celet-ekspozita-me-fotografi-mbi-shqiperine-komuniste-ne-1975-235285.html#sthash.kp5JgQ0y.dpuf...

Sarandë-Tashmë Saranda nuk është vetëm një destinacion turistik.Ajo është përzgjedhur edhe për të lidhur në martesë të rinj të huaj nga Norvegjia.

Aug 26, 2014
Sarandë-Tashmë Saranda nuk është vetëm një destinacion turistik.Ajo është përzgjedhur edhe për të lidhur në martesë të rinj të huaj.
Kështu ka ndodhur edhe me Beate dhe Roe, një çift norvegjez, që zgjodhën qytetin e Sarandës për të kurorëzuar në martesë njeri- tjetrin.
Eventin më kryesor të jetës së tyre, lidhjen në martesë, të rinjtë Beate dhe Roe si rrallë herë e realizuan në Sarandë.
Çifti norvegjez shoqërohej nga një numër i konsiderueshem norvegjezësh të tjerë, të cilët ishin të përzgjedhurit e nuses dhe dhëndrit për t’u bërë pjesë e gëzimit të tyre.

Turizmi, të huajt "pushtuan" Shqipërinë kete sezon veror 2014, vendin e parë e zënë italianët




Turizmi, të huajt "pushtuan" Shqipërinë, vendin e parë e zënë italianët25 Gusht 2014 - 19:11 
VLORE-Ka startuar fluksi i ikjes së emigrantëve në drejtim të shtetit fqinj, Italisë, nëpërmjet linjës së vetme Vlorë-Brindisi. Më shumë se 1200 pasagjerë janë nisur vetëm nëpërmjet një trageti ndërkohë që qindra të tjerë janë parashikuar të ushtojnë me tragetin tjetër i vendosur në dispozicion për përballimin e fluksit. Përvec emigrantëve, ajo që ka qenë e vecantë këtë vit, ka qenë prezenca shumë e madhe e shtetasve të huaj, ku vëndin e parë e zenë italianët.

Sipas kapitenit Petrit Agaj, në këtë sezon veror është parë një rritje, më shumë se 300 përqind se vitin e kaluar e shtetasve të huaj të cilët vijnë kryesisht për turizëm. Ai shton se janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në këtë rritje ku midis tyre përfshihet dhe siguria dhe largimi i imazhit negativ të Shqipërisë, ndërkohë që shumë vijnë me automjetet e tyre dhe pa pasur të njohur në Shqipëri.

Vetë shtetasit e huaj shprehen të kënaqur nga Shqipëria, edhe pse ka ende për të bërë. Ata shtojnë se imazhi i Shqipërisë nëpërmjet mediave ka qenë negativ por duke e parë nga afër është gjithshka ndryshe. "Do i sugjerojmë dhe miqve të vijnë në vëndin tuaj, u kënaqëm, u ndjemë mirë dhe na pëlqyen shumë gjëra. Ju siguroj që vitin tjetër që do kthehemi përsëri do jemi më shumë akoma", shprehet një italian.

Në një tjetër rast, një i ri vlonjat është shprehur se ka sjellë dhe pronarin e tij i cili përvec pjesës turistike, është shprehur se po interesohet dhe për hapjen e një biznesi në Shqipëri.

(d.b/BalkanWeb)

l’ecoturismo in Albania

Giorgio Faraggiana e l’ecoturismo in Albania
Vi racconto di un giovane 67 enne torinese in Albania e di come ricordarlo. Giorgio Faraggiana. Docente di Scienza delle Costruzioni al Politecnico (da poco in pensione), autore della ricerca fotografica del volume Le Alpi in fondo alle strade di Torino, militante della sinistra radicale negli anni 70, recentemente militante ecologista, ambientalista, No Tav, ciclista urbano. Protagonista della lotta contro il grattacielo Intesa San Paolo, cofondatore di Non grattiamo il Cielo di Torino  (compresa l’occupazione della gru del cantiere). Attivista di Mountain Wilderness, in particolare nella lotta contro l’asfaltatura delle strade di montagna. Impegnato con la lotta dei ricercatori universitari e degli studenti del Politecnico. Promotore della targhetta No oil sul retro delle bici. 
Figlio di una famiglia di ricercatori, scienziati, esploratori, con un respiro internazionale (madre inglese). Padre di Lucia e di Emilio. Più recentemente compagno di Alma Bazhdari Naraci, albanese residente da 25 anni a Torino. Con lei concepiscono l’idea di trasformare in ostello una vecchia casa di famiglia recuperata nel centro di Scutari. Nasce così Mi casa es tu casa Hostel,ostello particolarmente dedicato ai backpackers e a fare da base alle escursioni nelle Alpi Albanesi del Nord, della zona di Scutari. Giorgio e Alma vanno avanti e indietro da Torino a Scutari solo ed esclusivamente a bordo di un furgone che trasporta le cose e che può esser usato anche da camper. L’ostello apre nel maggio del 2013 e segna l’inizio di una fase completamente nuova nella vita di Giorgio, insieme con Alma. ( E’ per questi motivi che la notizia della sua morte viene data dalla Repubblica di Torino come “Faraggiana il professore del Politecnico anti-grattacielo” e da un giornale albanese come “Giorgio l’italiano che amava Scutari.”)
Contesto progettuale estate 2014
In questi mesi in particolare Giorgio era appassionato dall’idea di realizzarsi pienamente come attore e realizzatore di ecoturismo con Alma (la parola imprenditore gli avrebbe fatto impressione). In Italia, attorno alla casetta che aveva progettato e costruito personalmente nell’oliveto di Levanto accanto alla Torre medioevale, meditavano di allestire delle piattaforme di legno per “dormire sugli alberi” e avviare la situazione come piccolo ostello o abitazione in affitto. Anche a Torino avevano ipotizzato di far funzionare parte della sua casa come bed and breakfast. Ma il cuore del progetto era su Scutari e dintorni. Città di lago e fiume a pochi chilometri dall’Adriatico e dalle Alpi Albanesi. Giorgio e Alma stavano allestendo un piccolo terreno di Alma al mare – località Rjoll – come campeggio. Dal terreno su una vecchia piattaforma in legno si passa su una piccola laguna e si arriva in una vasta spiaggia sabbiosa che si estende per chilometri, su una riva ancora poco costruita. Per arricchire e consolidare l’attrattività di Mi casa es tu casa e di Scutari Giorgio stava inoltre studiando e sperimentando nuovi percorsi da proporre agli escursionisti. Le valli e le montagne a nord di Scutari sono incantevoli e selvagge, con le loro gole, fiumi e laghi, case tradizionali e piccola agricoltura di montagna.
Contesto dell’incidente
“Abbiamo subito capito che per quel signore purtroppo non c’era più niente da fare, mentre per gli altri ancora vivi si correva per portarli su dal burrone, e poi giù verso l’asfalto, le ambulanze, l’ospedale. L’abbiamo portato su, l’ho guardato, abbiamo subito capito che non era del posto come gli altri passeggeri, aveva quelle belle mani, e una specie di cordino attorno a polso che qui un uomo non metterebbe”. (Suor Sandra, della missione di Kir, soccorritrice).
Giorgio e un giovane di Kolmani Llake avevano già tentato giovedì 7 agosto di trovare il collegamento a piedi tra la valle del lago Koman e quella adiacente a nord ovest che scende giù da Theth, ma non ci erano riusciti. Mario Molla – conduttore del traghetto – li aveva accompagnati in barca là dove presupponevano di trovare un possibile sentiero. Ci sono riusciti, non senza fatica, il giorno dopo, l’8. Alle 18 parlando al telefono con Alma, lei proponeva di mandare un taxi a prenderli, ma più tardi Giorgio ha chiamato che avevano trovato un passaggio. Si intende per tale un passaggio che viene pagato all’autista, in genere un taxista informale. In questo caso aveva un Range Rover. Poco a valle di Kir (inteso come chiesetta, poche case, edificio della missione) il veicolo con sei persone a bordo compreso l’autista è precipitato giù da un tratto esposto della strada. Probabilmente si è trattato di un errore dell’autista che ha fatto una manovra azzardata – cioè è andato con le ruote di destra troppo sul ciglio della strada – per aggirare un veicolo che stava salendo: la strada è spesso troppo stretta.
I soccorsi sono stati molto lenti perché ad arrivare lassù da Scutari ci si mette due ore. Gli abitanti della zona, comprese le Suore, hanno portato su i feriti e poi il morto (il nostro) a braccia e poi li hanno portato fino all’asfalto, alle ambulanze, con i loro mezzi.
Considerazioni sull’incidente
Sarebbe paradossale per Giorgio – tendenzialmente ostile all’asfaltatura delle strade – concludere che è morto perché la strada era sterrata. O perchè si è fidato di un tipo di autista evidentemente incosciente e spericolato. Certo quella è una strada che può essere pericolosa. Nell’85 ci furono 30 morti al rovesciarsi di un camion che faceva da bus. Ci sono poi stati due altri incidenti mortali (con 3 e poi con 7 vittime) a metà degli anni ’90 e nel 2007. Tutti e tre sono ricordati con cippi e lapidi sulla strada.
Ma statisticamente il rischio non è così alto. Nel 2013 in Albania ci sono stati 250 incidenti mortali (in leggero calo sull’anno precedente nonostante la crescita costante del parco auto) dei quali 240 su strade asfaltate ( causa principale la velocità) e solo 10 su sterrate. La strada che scende da Theth e da Kir non è molto frequentata ma comunque si tratta pur sempre di migliaia di viaggi all’anno e da anni (se non erro 7) non c’erano incidenti mortali.
Quello che appare intollerabile – ma riguarda non solo gli incidenti stradali, ma anche eventuali infarti, cadure in montagna o altro – è la lentezza dei soccorsi. Cosa ci stanno a fare al mondo gli elicotteri se non vengono usati per queste situazioni? Certo l’elicottero inquina e costa ma per salvare vite umane può essere l’unico mezzo. Non avrebbe in questo caso salvato Giorgio ma l’albanese  morto nel tragitto.
Volontà, eredità, ecologia
Colpisce la grandissima simpatia suscitata dalla personalità di Giorgio, in Albania come in Italia. Un mix particolare di virtù molto interessanti per il 21 esimo secolo: sobrietà, energia, creatività, pacatezza. Un personaggio molto amato dai giovani e dagli studenti e non solo per le sue attività di “fiancheggiatore” dei movimenti studenteschi, ma per la vitalità del suo rapporto con le cose, con i materiali, con la fisicità, col territorio. Si inseguono, dopo la sua morte, le foto che lo ritraggono sulla bici, su un monte, sulla gru del grattacielo, o mentre brandisce il cerchione di una bici facendo una lezione. Diversamente o forse autenticamente ingegnere. E’ morto come un giovane, con un colpo netto, sul campo. Ha lasciato chiarissima, anche se non scritta la sua volontà. Infatti, è considerando la sua volontà che l’Ostello Mi casa es tu casa non ha chiuso neanche per un’ora, nel culmine della stagione, con i giovani turisti (quasi mai italiani) che campeggiano nel giardino della casa strapiena. La sua volontà è che questa esperienza vada avanti, come buona pratica di ecoturismo, come pressione per salvare il paesaggio albanese, come sperimentazione, come luogo cosmopolita, e , naturalmente, come sostegno e amore che continua per la compagna Alma, che è rimasta senza Giorgio.
Per questo andremo e/o torneremo in Albania, terra di contraddizioni di speranza e di spirito giovane.   http://www.ilfattoquotidiano.it/2014/08/25/giorgio-faraggiana-e-lecoturismo-in-albania/1098393/

Search

Translate