DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
26 dicembre 2015
Turizmi i brendshëm, festat në Dardhë e Velipojë per fund viti 2015 mungesa organizimi dhe pak argëtim
Të kalosh festat e fundvitit në Dardhë apo Voskopojë, veçanërisht Krishtlindjen kushton më pak se në Mavrovë apo në Kolashin, por ajo që i mban larg shqiptarët nga frekuentimi masiv i tyre janë disa kufizimeve si, infrastruktura rrugore, energjia elektrike apo dhe shërbimi i urgjencës.
Ndërkohë qarku i Korçës, është shndërruar në destinacionin kryesor të vizitorëve këtë periudhë të vitit. Të shumtë janë pushuesit që kanë prenotuar nëpër bujtinat apo hotelet e rajonit juglindor, për të kaluar aty krishtlindjen apo ndërrimin e viteve. Kushtet klimetarike dhe shërbimi i ofruar nga bujtinat dhe hotelet, besnike të traditave, kanë tërhequr çdo vit e më shumë vizitorë.
Sipas pronareve te bujtinave këtë periudhë të vitit, prenotimet thuajse kanë përfunduar. Duke parë interesin në rritje të vizitorëve, por edhe perspektiven e zhvillimit turistik, vendorët do investojnë në rritjen e kapaciteteve akomoduese, si edhe për përmirësimin e infrastrukturës. Më të preferuara për vizitorët mbeten bujtinat, në Korçë dhe në fshatrat e Voskopojës, Dardhës apo Pustecit.
Agjencitë turistike ofrojnë akomodim disa ditor në Dardhë për paketa që fillojnë nga 7080 euro për person. Mund të zgjidhni si destinacion edhe Razmën, ku mund të gjeni oferta që nisin nga 35 euro për person.
Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është gjithashtu një tjetër arsye që i nxit turistët të zgjedhin për të udhëtuar drejt këtyre destinacioneve. /Monitor/ - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/turizmi-i-brendshem-festat-ne-dardhe-e-velipoje-por-pak-argetim-334070.html#sthash.K0j7TFGb.dpuf
Elbasan, të rinjtë krijojnë pemën ekologjike të Vitit të Ri 2015 me materiale te recikluara
Festat e fundvitit kanë sjellë edhe ide të ndryshme sesi njerëzit mund të festojnë, duke ndihmuar njëri-tjetrin, por edhe sesi duhet të krijojmë përmes materialeve të riciklueshme. Një rast i tillë është regjistruar në Elbasan, aty ku disa të rinj kanë krijuar një pemë ekologjike me bidonë plastikë, pas një iniciative që ata kanë ndërmarrë për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuar.
Në Elbasan këtë vit përveç pemës tradicionale të Krishtlindjes është vendosur një tjetër pemë me përbërje prej Bidonash plastikë të ngjyrosur e cila duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve.
Ajo është ndërtuar nga një grup të rinjsh, të cilëve u lindi si ide pasi ishin duke mbledhur tapa plastik për të blerë karroca për invalidët.
Një pemë festive me materiale të riciklueshme ka tërhequr vëmëndjen e qytetarëve të Elbasanit këto ditë të fundit të vitit.
Nisma e një grupi të rinjsh ka bërë që pranë monumentit të arsimit të vendoset një pemë e realizuar me 2300 shishe plastike dhe një plak dëbore me gota në të njëjtën përbërje.
Të rinjtë shprehen se kjo ide lindi pasi mblodhën tapat e shisheve me qëllim blerjen e karrocave për invalidët.
Kjo iniciativë është përshëndetur edhe nga Qytetarët.
Përshtypje më të madhe ka bërë tek fëmijët të cilët e konsiderojnë një gjë të veçantë që ka tërhequr më shumë vëmëndjen se pema tradicionale e festave.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/video--elbasan-t--rinjt--krijojn---pem-n-ekologjike-t--vitit-t--ri-334083.html#sthash.nW0XaoOe.dpuf
Në Elbasan këtë vit përveç pemës tradicionale të Krishtlindjes është vendosur një tjetër pemë me përbërje prej Bidonash plastikë të ngjyrosur e cila duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve.
Ajo është ndërtuar nga një grup të rinjsh, të cilëve u lindi si ide pasi ishin duke mbledhur tapa plastik për të blerë karroca për invalidët.
Një pemë festive me materiale të riciklueshme ka tërhequr vëmëndjen e qytetarëve të Elbasanit këto ditë të fundit të vitit.
Nisma e një grupi të rinjsh ka bërë që pranë monumentit të arsimit të vendoset një pemë e realizuar me 2300 shishe plastike dhe një plak dëbore me gota në të njëjtën përbërje.
Të rinjtë shprehen se kjo ide lindi pasi mblodhën tapat e shisheve me qëllim blerjen e karrocave për invalidët.
Kjo iniciativë është përshëndetur edhe nga Qytetarët.
Përshtypje më të madhe ka bërë tek fëmijët të cilët e konsiderojnë një gjë të veçantë që ka tërhequr më shumë vëmëndjen se pema tradicionale e festave.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/video--elbasan-t--rinjt--krijojn---pem-n-ekologjike-t--vitit-t--ri-334083.html#sthash.nW0XaoOe.dpuf
25 dicembre 2015
Kalaja e Beratit “Muret janë të dobëta”. Drejtori rajonal i Kulturës Kombëtare (DRKK) Berat kritikon edhe investimin me vlerë e rreth 2 ml euro, financuar nga BE, për kalldrëmet dhe infrastrukturën brenda lagjes muzeale Kala.
09:13 , 22/12/2015
Muri i rënë pak ditë më parë nuk është
muri rrethues i kalasë, por një fragment i murit ndarës me çanakun, ai thotë se gjendja e mureve në tërësi shfaq problematika dhe rreziqe për arsye të strukturës së dobët që ato kanë”. Kështu shprehet në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Eugen Kallfani, drejtori rajonal i Kulturës Kombëtare (DRKK) Berat. Ai kritikon edhe investimin me vlerë e rreth 2 ml euro, financuar nga BE, për kalldrëmet dhe infrastrukturën brenda lagjes muzeale Kala. “Kalldrëmet mund të ishin punuar me cilësi shumë më të mirë. Rrjeti elektrik ka ngelur në ajër, absolutisht njëjtë si ishte më parë. Shllangat dhe linjat që janë shtrirë kanë ngelur bosh, nuk kanë kaluar linjat mbitokësore. Rrjeti i hidranteve ka shfaqur probleme…”, ka thënë ai.
-Pak kohë më parë është shembur një pjesë e murit të kalasë. Cili ka qenë shkaku?
Për të qenë sa më korrekt dhe të saktë, më lejoni t’ju them që nuk kemi të bëjmë me murin rrethues, por me një fragment të murit ndarës me çanakun. Reshjet e muajit të kaluar kanë rrëzuar një pjesë të tij. Pjesa e këtij muri ka shërbyer për izolimin e kullës 14 të vëzhgimit mbi luginën e Osumit nga brenda dhe duhet të jetë braktisur në momentin kur Kalaja e Beratit pas kryengritjes së reformave të Tanzimatit në vitin 1834, u braktis përfundimisht nga garnizoni osman.
Ky trakt mund të jetë ndërtuar gjatë periudhës së ndërhyrjeve të fundit, ndoshta pas marrjes së saj nga Ali Pashë Tepelena në 1812. Pra, më shumë se mur fortifikues me karakter të mirëfilltë mbrojtës, ky trakt jo i plotë në gjendjen e sotme ka pasur kryesisht karakter kufizues të pjesës së brendshme të kalasë me zonën ushtarake të kullës së vëzhgimit. Kjo vërtetohet lehtë edhe nga përmasat modeste, vetëm 0.65 m trashësi, duke mos qenë i pajisur si në mënyrën klasike me shtegun e kalimit dhe gjoks-mburojën. Sipërfaqja e rrëzuar është rreth 20 m2. Arsyeja e shembjes ka qenë prej shkaqeve natyrore. Kjo pjesë nuk përbën absolutisht rrezik, pasi në terren është kryer zbarkimi i inerteve, pastrimi i gurëve dhe ka nisur puna për restaurimin e tij.
Janë marrë masat e nevojshme dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, pasi paraqiti dhe miratoi projektin e ndërhyrjes në Institutin e Monumenteve dhe Këshillin Kombëtar të Restaurimeve, mund të ndërhyjë tashmë për ringritjen, konsolidimin dhe restaurimin e tij. Për fat të keq në rrjetet sociale është përshkruar me tone të ekzagjeruara e apokaliptike sikur po shembet Kalaja e Beratit, kur në rastin konkret situata është nën kontroll dhe autoritetet përkatëse kanë reaguar menjëherë. Brenda këtij muaji kjo pjesë do të restaurohet tërësisht.
-A ka pjesë të tjera që rrezikojnë? Çfarë masash keni marrë për restaurimin e tyre përpara se ato të shemben?
(Dy vite më parë) kemi gjetur një situatë ku muret e kalasë ishin krejt të braktisura në fatin e tyre. Gjëja e parë që arritëm të realizonim vjet është ringritja e pjesëve të rrëzuara prej shumë vitesh e që ishin lënë në mëshirë të fatit. Është hartuar projekti i restaurimit të murit midis kullave 1 dhe 2. Ai është miratuar në instancat përkatëse dhe vitin që vjen do të ndërhyhet për restaurimin e kësaj pjese, gjithashtu e lënë në gjendje të mjerueshme prej shumë vitesh. Paralelisht po punohet për rilevimin e gjendjes ekzistuese dhe evidentimin e problematikave të krejt mureve dhe kullave dhe brenda gjysmës së parë të vitit 2016 do të kemi të përfunduar krejt këtë material.
Kjo është një punë e gjatë, komplekse dhe shumë e vështirë pasi në të shkuarën nuk ka pasur asnjë studim, asnjë rilevim i detajuar, asnjë projekt, asnjë ndërhyrje për to. Mund të themi që gjendja e mureve në tërësi shfaq problematika dhe rreziqe për arsye të strukturës së dobët që ato kanë, shpesh ato janë ndërtuar në brendinë e tyre me gurë të vegjël (aliçe) dhe me llaç balte, mungon sistemi i kullimit. Në pamje të parë ato duken mure solide, të ndërtuara mirë, por në të vërtetë po t’i analizosh mirë, në to dallohen mbivendosje fazash, mure të ndërtuara mbi mure, themele të dobëta, cedime dhe lëvizje në vertikalitet. Shpesh në pjesën më të madhe ato janë punuar me një teknikë të dobët. Veç gurëve më të mëdhenj, blloqeve masivë të trakteve më të hershme, pjesa tjetër janë me gurë të vegjël, me llaç- balte.
Muret e Kalasë kanë nevojë për ndërhyrje që kapin vlera dhe kosto shumë të mëdha dhe ka ardhur koha që të mendohet seriozisht për to, ndaj unë gjej rastin të ngre zërin se duhen më shumë financime në këtë aspekt, pasi nuk mund të mirëmbahen vetëm me specialistët e mirëmbajtjes. Këto ndërhyrje kërkojnë investime miliona dollarë. Ne sivjet kemi ndërhyrë dhe kemi eliminuar një emergjencë, do të ndërhyjmë vitin që vjen përsëri, por ndaj erozioneve, ndaj shirave të rrëmbyeshëm dhe shkaqeve natyrore duhet të paraprijmë me konsolidime e masa paraprake.
-Po situata e rrugëve dhe shesheve me kalldrëm si paraqitet? A ka pjesë të dëmtuara dhe si mirëmbahen ato?
Për sa i përket kësaj pyetjeje, duhen ndarë sipas lagjeve historike. Lagja ‘Kala’ ka një situatë relativisht të mirë të rrugicave, në ‘Mangalem’ situata është e mirë, por jo optimale pasi ka pjesë të caktuara (relativisht sipërfaqe të vogla), të cilat paraqesin dëmtime të kalldrëmeve, që kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjeve pa kriter që kanë bërë qytetarët në dy dekada. Lagja ‘Goricë’ është lagja më e paprekur në investime.
Në fakt jemi duke hartuar një projekt madhor për rehabilitimin e rrugicave të disa prej banesave të kategorisë së parë dhe portave e strehëve të kësaj lagjeje. Situata është përmirësuar ndjeshëm, pasi e kemi gjetur në një lagje të pistë, plot ferra e krejtësisht pa mirëmbajtje. Tashmë rrugicat janë të pastra, kalldrëmet e lira nga vegjetacioni që i kish mbytur dhe shpesh me bashkinë ndërmarrim iniciativa të përbashkëta për mirëmbajtjen e tyre. Natyrisht duhet shumë, shumë punë akoma, por nga një lagje e lënë në mëshirë të fatit, tashmë gradualisht do përqendrohen punë e investime.
Në fakt, njërin e kemi realizuar tashmë dhe kjo lagje lidhet me pjesën tjetër të qytetit me një urë tërësisht të restauruar, duke e transformuar nga një shteg balte e pisllëku në një nga monumentet më të mirëmbajtur, të ndriçuar e të restauruar, duke e bërë simbolin e trashëgimisë kulturore të Beratit. Në prill 2013 ka përfunduar investimi me vlerën e rreth 2 ml euro, financuar nga Bashkimi Europian, nëpërmjet të cilit është restauruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, rrugicat, kalldrëmet si dhe sistemimi i rrjetit elektrik në të gjithë kalanë e banuar të qytetit muze.
-Sa u përket kalldrëmeve, ka pasur kontestime nga qytetarët, të cilët janë shprehur se kalldrëmet nuk janë ato që gurskalitësit beratas e kanë në traditë, pra ka vërejtje për cilësinë e punimeve. Cili është mendimi juaj për këtë pjesë të investimit?
Më lejoni t’ju them se për pjesë të caktuara ndaj të njëjtin mendim me ata që e kanë kontestuar. Kalldrëmet mund të ishin punuar me cilësi shumë më të mirë. Megjithatë, mua nuk më shqetëson shumë ky fakt sesa mungesa e vizionit dhe adresimi i gabuar i këtyre fondeve. Nëse do kishim më shumë nevojë për investime dhe restaurime, ato duhet të ishin fokusuar te muret e kalasë, te monumentet. Aq më tepër kanë bërë një investim jo të plotë.
Rrjeti elektrik ka ngelur në ajër, absolutisht i njëjtë si ishte më parë. Shllangat dhe linjat që janë shtrirë kanë ngelur bosh, nuk kanë kaluar linjat mbitokësore. Rrjeti i hidranteve ka shfaqur probleme dhe është dashur bashkëpunimi aktual i DRKK-së Berat me PMNZSH në ujësjellësin dhe bashkinë aktuale për të vënë në funksion ato. U restauruan kalldrëmet dhe infrastruktura nëntokësore, por u la derdhja në gjendje të lirë në kodrën e kalasë e të gjithë ujërave sipërfaqësorë, duke krijuar përmbytje të rrugicës “Mihal Komeni” dhe duke favorizuar vërshime ujërash në qendrën e qytetit në raste shirash.
Kjo dëshmon, siç e thashë edhe në fillim, një mungesë përgjegjshmërie dhe paaftësi menaxheriale të personave që e kanë menaxhuar këtë projekt. Me ato fonde mund të ishin bërë shumë punë më të mira, më cilësore dhe Ministria e Kulturës në vitin 2012-prill 2013 ka treguar me fakte edhe njëherë mungesë përgjegjshmërie në këtë drejtim.
-Ç’projekte keni për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës?
Që nga marsi 2014 e deri tani kemi arritur që të vëmë në efiçencë specialistët e punëtorët e DRKK-së. U riorganizua drejtoria në nivel sektorësh. Bashkëpunimi me IMK dhe Ministrinë e Kulturës ka qenë shumë i mirë. Vumë në lëvizje një mekanizëm që ishte ndryshkur dhe arritëm të përfundojmë inventarin fizik të të gjitha monumenteve të qarkut të Beratit siç nuk ishte bërë prej dy dekadash. Kartelat e monumenteve ishin bërë duke u plotësuar nga zyrat a pa parë situatën në terren.
Të gjithë specialistët e DRKK-së u angazhuan në një kohë të shkurtër e me vështirësi të mëdha të vizitojnë çdo monument e të azhurnojnë kartelat duke plotësuar me detaje, me koordinata e sqarime çdo monument në rang qarku. Kemi arritur të shpallim zona të mbrojtura për to. Kemi ngritur një rrjet bashkëpunimi me pushtetet lokale, me Policinë e Shtetit, me banorët pranë monumenteve. Kemi ngritur rrjetin e “Mikut të Monumenteve” në bashkëpunim me DAR dhe Ministrinë e Kulturës. Kemi shpallur monumente të reja, janë restauruar banesa të kategorisë së dytë si ajo e Novës, banesa e Myfit Mehmetit në Kala, Miles në Goricë, familjes Nesho në Mangalem.
Monumente të kategorisë së parë, si kisha e Shën Vangjelizmoit, kisha e Shën Triadhës, që është në restaurim; janë restauruar shumë çati banesash kategori e dytë, janë restauruar porta e streha. Muret e kalasë prej dekadash të lëna në harresë po u nënshtrohen restaurimeve. Është në fazë hartimi edhe projekti për restaurimin total të urës së Kasabashit. Jemi duke përfunduar pas disa muajsh pune edhe projektin e restaurimit për banesën karakteristike në Roshnik (ish-muzeu), e lënë në harresë.
Vitin që vjen do merremi tërësisht me të dhe do bashkëpunojmë me shoqatat lokale për ta rijetëzuar e ta kthyer në funksion këtë monument të rëndësishëm. Kemi miratuar projektin e restaurimit të kalldrëmit nga xhamia “Mbret” deri te hyrja e kalasë, duke rehabilituar ujërat sipërfaqësorë dhe infrastrukturën nëntokësore të lënë të patrajtuar, me projekt e investime prej dekadash. Miratuam projekte restaurimi të banesave të kategorisë së parë “Xhimitiku” në lagjen “Goricë”. Në strehën e portave të banorëve Saveta, Kajana, Mile. Kemi miratuar projektin e ndërhyrjes për restaurimin e banesës së kategorisë së parë të familjeve Heqimi në Mangalem.
Po punohet për projektet e restaurimit të familjes Ziu, të familjes së Ferbent Shehu dhe banesës së Aishe Kamenikut. Kemi restauruar katër ikona këtë vit dhe janë dezinfektuar të gjitha ato që janë pjesë e fondit ku kishin me vite të harruara. Kemi kryer ekspozita dhe kemi nxjerrë në pah vlerat që kemi në fondet tona, duke i lënë të ekspozuara pranë muzeut “Onufri”. Jemi duke punuar për realizimin e projektit të restaurimit të afreskeve të kishës së Shën Triadhës dhe pas përfundimit të punimeve për restaurimin e çatisë do të ndërhyjmë në pranverën e vitit që vjen edhe për konsolidimin e tyre.
Është rritur ndjeshëm interesimi i qytetarëve për të investuar në banesat e tyre falë edhe bashkëpunimit me DRKK-në, ku ata kanë gjetur të hapur mundësinë për të pasur miratimet e projekteve në kohë të shkurtër, duke i ndihmuar në zbatime me materiale si tjegulla, lëndë drusore, vaj lini, antimo, gurë, llaç etj. DRKK Berat tashmë është një derë bashkëpunimi ndaj banorëve, ndaj bizneseve ndaj turistëve. Numri i këtyre të fundit është dyfishuar në krahasim me dy vjet më parë. Kemi realizuar një numër të madh aktivitetesh, duke bashkëpunuar me Qendrën Kombëtare të Muzeumeve, me Bashkinë Berat, me Drejtorinë Arsimore, me shkollat e qytetit duke promovuar e edukuar brezin e ri me vlerat e rralla të trashëgimisë sonë kulturore. Në qendrën historike të Beratit nuk ka pasur pothuaj asnjë ndërhyrje pa autorizim dhe “siti” i Beratit ka shënuar progres në raportin e UNESCOS, duke dalë nga lista e zezë, në të cilën me papërgjegjshmëri e neglizhencë totale e kishin zhytur. http://www.balkanweb.com/site/kalaja-e-beratit-muret-jane-te-dobeta/
23 dicembre 2015
“Shqipëria nga syri i shqiponjës”, dokumentari i publikuar nga mediat gjermane për vendin tonë
TIRANË, 22 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/.- Mediat gjermane kanë publikuar një dokumentar rreth 43 minuta, dedikuar natyrës dhe jetës së egër në vendin tonë.
I njohur si vendi i shqiponjave, Shqipëria për mediat gjermane përfaqëson vendin ku tradicionalja ndërthuret me modernen, ku habitate mjaft të larmishme gjallesash popullojnë zona të ndryshme të vendit.
Dokumentari i publikuar nga rrejti ERD, ka sjellë për ndjekësit e tij pamje të mrekullueshme të alpeve shqiptare, ku çdo bukuri e vendit tonë përcillej përmes syrit të shqiponjës, e cila mbretëron në këto vende. Vendi ynë edhe emrin e ka marrë pikërisht prej këtij shpendi të mrekullueshëm. Gjithashtu në dokumentar është sjellë në vëmendje vija magjepëse bregdetare, laguna e Karavastasë..etj.
mare nga AtA.org.al
mare nga AtA.org.al
http://www.daserste.de/information/reportage-dokumentation/erlebnis-erde/videosextern/wildes-albanien-im-land-der-adler-102.html
Boston Globe – Berati, një nga 10-të vendet për t’u vizituar në 2016
TIRANË, 23 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Qyteti Beratit, i njohur për atraksionin turistik pasi mbart vlera të çmuara kulturore dhe historike, sygjerohet si një nga 10-të destinacionet që duhen vizituar në vitin që vjen, 2016.
Autori i shkrimit, në Boston Globe, Christopher Muther, përshkruan Shqipërinë si një perlë të pazbuluar
Në shkrim, autori përshkruan 10-të vendet që duhen vizituar në vitin e ri kalendarik. Ai e cilëson vendin tonë si një perlë të pazbuluar, ku mund të gjesh një bregdet të mrekullueshëm dhe një kulturë mikse mes perëndimit dhe lindjes, ndërsa në zona të caktuara janë ende gjurmët e vuajtjes së komunizmit, që kaploi për 50-vite vendin e shqiponjave.
Autori gjithashtu në shkrimin e tij sqaron se koha më e përshtatshme për udhëtimin është shtatori. Ai thotë se udhëtarët nuk duhet të presin komoditete të mëdha, pasi në Berat apo dhe shumë zona të tjera të vendit infrastruktura e transportit nuk është nga më të mirat. Akomodimi është për të gjitha nivelet, teksa shton se është mirë të mos përdoret shumë interneti, por ai garanton se një udhëtim në Shqipëri do të ishte mahnitës
Berati:
Qyteti i Beratit, deklaruar Qytet Muze në vitin 1961 nga Qeveria Shqiptare, iu shtua Listës së Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s në vitin 2008, si një shembull i rrallë i një qyteti të periudhës Otomane.
Berati është një qendër historike e fortifikuar, i cili dëshmon pasurinë dhe diversitetin e trashëgimisë arkitekturore të rajonit. Berati është vendosur në Lumin Osum, ndërmjet Malit të Tomorrit dhe luginës së Myzeqesë. Siti përbëhet nga tre pjesë : Kalaja e Beratit e ndërtuar mbi një kodër në anën veriore të lumit, lagjia Mangalem vendosur në këmbët e kodrës së kalasë, kalaja e Goricës dhe lagjja e saj vendosur në bregun jugor të lumit.
Qendra urbane e qytetit ka dëshmi të jashtëzakonshme të llojeve të ndryshme të monumenteve dhe ndërtesa urbane që i takojnë periudhës Klasike Otomane. Qyteti i Beratit ndodhet në Shqipërinë Jug-Qëndrore, 120 km në jug të Tiranës.
Qyteti është ndër më të vjetrit në Shqipëri, fillimet e të cilit i gjejmë në një vendbanim në formë fortese -Kalaja, e cila ka ekzistuar që prej shekullit VII para Krishtit me një jetë të pandërprerë deri në ditët e sotme. Ai ka qenë vendbanim i fisit Ilir të Desaretëve ,të cilët ishin të parët që ndërtuan fortifikimet në qytet. I njohur si Antipatrea qyteti u pushtua prej romakëve në shekullin e II para Krishtit. Romakët e quajtën qytetin Albanorum Oppidum (Kështjella Shqiptare).
Gjatë periudhës Bizantine në shekullin e V qyteti njihet si Pulcheriopolis, nga Pulheria -emri i motrës së Perandorit Bizantin Teodos i cili pushtoi qytetin. Emri Pulcheriopolis do të thoshte ‘’qytet i bukur, i pasur, i fuqishem’’ dhe jo rastësisht iu vu qytetit; ai po bëhej një qendër kyçe me rritje të madhe kulturore. Në shekullin e VII filluan invazionet Bullgare ,të cilat zgjatën deri në vitin 1018 duke e quajtur Beratin si Belgrad – Qyteti i Bardhe.
Gjatë periudhës Bizantine në shekullin e V qyteti njihet si Pulcheriopolis, nga Pulheria -emri i motrës së Perandorit Bizantin Teodos i cili pushtoi qytetin. Emri Pulcheriopolis do të thoshte ‘’qytet i bukur, i pasur, i fuqishem’’ dhe jo rastësisht iu vu qytetit; ai po bëhej një qendër kyçe me rritje të madhe kulturore. Në shekullin e VII filluan invazionet Bullgare ,të cilat zgjatën deri në vitin 1018 duke e quajtur Beratin si Belgrad – Qyteti i Bardhe.
Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë. Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187 metra mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e Shqipërisë. Rrethi i Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e pjesërisht në Ultësirën Jugperëndimore të Shqipërisë. Klima e rrethit është tipike mesdhetare, me temperaturë mesatare vjetore 15,9 gradë C.
Shkrimi i plotë i autorit Christopher Muther:
Shkrimi i plotë i autorit Christopher Muther:
“Ky vend nuk është për turistë që duan t’i kenë gati të gjitha, apo për udhëtarët e pa-eksperiencë, por të jeni të sigurt se shpërblimi për pagesën dhe durimin tuaj është i madh. Nëse hezitoni të shkoni vetëm, kontaktoni kompani të udhëtimeve turistike, si Adriatic Luxury Journeys. Pasi ka qenë i izoluar për vite me radhë nga pjesa tjetër e Europës nën regjimin komunist, Shqipëria ngadalë është bërë një destinacion i kërkuar turistik. Infrastruktura nuk i përgjigjet ende kërkesës. Rrugët janë në kushte të këqija, transporti publik është i çrregullt, dhe interneti nuk është shumë i disponueshëm. Por pikërisht për këta faktorë, Shqipëria një perlë e pazbuluar, dhe plazhet përgjatë Rivierës Shqiptare janë mahnitëse. Fluturim direkt? Jo. Koha më e mirë për të shkuar? Shtatori”. /a.ghttp://www.ata.gov.al/boston-globe-berati-nje-nga-10-te-vendet-per-tu-vizituar-ne-2016-355225.html
17 dicembre 2015
Start new Year with Tirana-Durres "Cross Country Mountain bike Marathon" 3/1/2016
RREGULLORE
TROFE
Gara "Cross Country Marathon, (SHTEGU I GJELBËR),
është një garë me biçikleta Mountain Bike e hapur për amatorë dhe profesionistë.
Gara organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit dhe Bashkia e Tiranës.
Gara do të zhvillohet në datë 3 janar 2016 në trajektoren e re
të quajtuar "Shtegu i Gjelbër" që lidh Tiranën me Durrësin.
Shtegu është me një gjatësi 68 kilometra.
Pjesëmarrësit do të ndahen në disa klasa:
Profesionistë (P)
Amatorë deri 30 vjeç (A1)
Amatorë mbi 30 vjeç (A2)
Femra (F)
Nisja e garës do të jetë në grup.
Klasat (A) dhe (F) mund të zgjedhin që ta përfundojnë garën në CP-3.
Do të ketë fituesë të pergjithshëm dhe fituesë për çdo klas.
Tarifa e pjesëmarrjes: PA PAGESË
Siguracioni ndaj aksidenteve: 600 lekë/person
Gara do të ketë trofe dhe çmime monetare.
Vendi i parë i përgjithshëm: 500 Euro
Vendi i dytë i përgjithshëm: 250 Euro
Vendi i tretë i përgjithshëm: 150 Euro
Tre vendet e para të çdo klase: Kupa dhe medalje
Iscriviti a:
Post (Atom)