14 maggio 2014

Kishat si vend pelegrinazhi turistik

Kisha e Shen Merise se Athalit ne Himare Foto Harilla Koçi
Kisha e Shen Merise
TIRANË,14 Maj /ATSH-N.Lena /-Kisha e manastirit të Shën Mërisë në Spile mbi fshatin Saraqinisht, rreth 20 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, vazhdon të ruajë të njëjtat vlera arkitektonike ashtu si mbi 3 shekuj më parë.
Mbishkrimi mbi portën kryesore të kishës (naosit) tregon se ky objekt kulti daton në vitin 1634. Naosi i gdhendur në formë kryqi me kupolë, është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit,dhe cilesohet si objekti me i vjeter ne rajon.
Manastiri ngrihet mbi një shkëmb konglomerat gëlqeror për shkak të shpellave karstike ku kanë banuar eremitët, njerëz që qëndronin të izoluar nga bota, të cilët përpiqeshin të vuanin qenien e tyremëkatare para Perëndisë.
Në jug të vendit për shkak të rrethanave historike dhe vazhdimësisë së jetës urbane e shpirtërore u ndërtuan në shekuj mjaft objekte kulti, që veç kultivimit të besimit fetar nga popullsia, përfaqësojnë dhe vlera të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore, që mund të shfrytëzohen mjaft mirë prej turistëve vendas e të huaj.Vlore  Kisha e Shën Marisë në Zvërnec, rrezikohet njera prej kolonave të ekzonarteksit Foto Harilla Koci ATSH
Kompozimi planimetrik, zgjidhja konstruktive dhe formulimi i jashtëm arkitektonik i kishës dhe Manastirit të Shën Mërisë ndryshojnë shumë pak nga kishat e tjera në Saraqinisht.
Kolonat e brendshme të objektit lidhen ndërmjet tyre dhe me muret perimetrale me harqe në dy drejtime, duke formuar bërthamën qendrore katrore, mbushur me kupolë mbi tambur dhe katër krahët e kryqit, të mbushura me qemerë cilindrikë. Çifti lindor i pjesëve këndore mbulohet me kësula sferike, ndërsa ai perëndimor me qemerë me prerje çerekrrethore.
Edhe pse objekti fetar ndodhet pranë një faqe mali, mjeshtrit e projektuan në mënyrë që kisha të sigurojë ndriçim të mirë, çka realizohet nga dritaret e tamburit të hapura në muret veriore dhe jugore.Në anën perëndimore porta (naosi) lidhet me narteksin, që mbulohet nga një qemer gjatësor në pjesën qendrore, i ngritur mbi dy qemerë tërthor në pjesët anësore.
Hyrja nga jugu mbrohet nga një portik i hapur në tri anë me harkada që formojnë një bërthamë katrore të mbuluar me kupolë. Kisha është e suvatuar nga jashtë, por suvatimi nuk i ka rrafshuar relievet e krijuara në apsidë dhe në tambur. Tamburi tetëfaqësh përmban katër dritare, të alternuara me faqe të plotë e të rrafshëta.
Në qarkun e Gjirokastrës ka mbi 100 kisha, 32 prej të cilave klasifikohen si tepër të rëndësishme për vlerat tipologjike dhe arkitektonike.Të gjitha kishat në këtë zonë,janë opjekte të mirfillta pelegrinazhi turistikë. Ato të japin emicionin artistic,historic arkitekturorë dhe atë mitik.Gjirokastra mbetet një nga vendet më të vizituara prej turistëve./a.g/http://www.ata.gov.al/kishat-si-vend-pelegrinazhi-turistik-109364.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate