19 maggio 2014

Sarandë, elektrifikohet “Manastiri i 40 shenjtorëve” ,pritet të jetë ndër pikat më të vizituara. Ky manastir dikur një qendër kulti dhe peligrinazhi mbetet unikal në gjirin e Mesdheut, ndërsa është klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë

Këtë sezon turistik “Manastiri i 40 shenjtorëve” në qytetin e Sarandës, pritet të jetë ndër pikat më të vizituara. Ky manastir dikur një qendër kulti dhe peligrinazhi mbetet unikal në gjirin e Mesdheut, ndërsa është klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë.
 
Për ta bërë më të aksesueshëm për vizitorët këtë objekt drejtoria e monumenteve të kulturës hartoi një plan për vendosjen e rrjetit të furnizimit me energji elektrike të këtij manastiri, projekt i cili u finalizua me sukses.
 
Për drejtorin e drejtorisë së monumenteve Sarandë, Vladimir Demaj, vendosja e sistemit elektrik është një investim që synon përmirësimin e  infrastrukturës turistike dhe është bërë me donacione të firmave private në bashkëpunim me kompaninë CEZ Shpërndarje.
 
“Kemi marrë një angazhim si institucion përpara qytetarëve të Sarandës, por edhe për vizitorët në këtë  prag të sezonit turistik. Ky rrjet ka një shtrirje relativisht të gjatë rreth 150 m është linja ajrore dhe rreth 60 m është linja brenda katakombave të manastirit - Vladimir Demaj.
 
Kisha e madhe ruan gjurmë të shërbesave për kultin e pelegrinëve, ndërsa në këtë manastir gjenden një shumicë pagëzimoresh.
Arkeologet pohojnë se manastiri, sipas të gjitha gjasave i kishte këto pagëzimore për t’u ardhur në ndihmë pelegrinëve që vinin një ditë të caktuar, më 9 mars që është dita e 40 shenjtorëve.

Redaksia Online(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/sarand--elektrifikohet-manastiri-i-40-shenjtor-ve-215292.html#sthash.bP1tw6hE.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate