
Dom Nik Ukgjini, meshtar i njohur, njëkohësisht edhe Drejtor i Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, deklaroi se ky investim do të kthejë në identitet pikërisht shtëpinë e poetit të madh të letrave shqipe, Ndre Mjeda.
Drejtori Menaxhues i ADA-s, Martin Ledolter, theksoi se “Austria po investon në këtë zonë me qëllim rritjen e fluksit të vizitorëve, duke i dhënë përparësi zhvillimit të turizmit”.

Krahas qendrës muzeale “Ndre Mjeda”, drejtori Ledolter i ADA-s dhe shefja e zyrës Wein vizituan edhe disa projekte të tjera me ndikim në qark të financuara nga programi Austriak/Zvicerian për zhvillimin rajonal (RDP) duke parë nga afër punën që po bëhet në këtë zonë në kuadër të mbështetjes që Austria po i jep Shqipërisë në forcimin e zhvillimit rajonal./k.s/f.n/http://www.ata.gov.al/shkoder-shtepia-muze-e-ndre-mjedes-i-nenshtrohet-resaturimit-118975.html
Nessun commento:
Posta un commento