30 dicembre 2014

Korça, si preferencë e turizmit dimëror 2014/15

korca 1TIRANË, 29 Dhjetor /ATSH/ – Festat e fundvitit e gjejnë qytetin juglindor të Korçës të populluar me turistë e vizitorë të shumtë. Vetë qyteti është një atraksion me kulturën dhe  veprat artistike e monumentale që gjenden në të, por edhe fshatrat turistikë si Voskopoja, Dardha, Boboshtica etj. që e bëjnë mjaft të vizitueshëm këtë zonë.
Mbi 5000 qytetarë, por edhe turistë kanë vizituar që prej datës 24 dhjetor këtë qytet, për të parë nga afër edhe ndryshimet e fundit  në sheshin e qytetit, me pistën e patinazhit dhe kullën panoramike në qëndër të Korçës.
Projekti i sheshit para teatrit ka ngjallur kureshtjen e shumë qytetarëve, por edhe vizitorëve të shumtë të cilët kanë zgjedhur Korçën për të kaluar festat e fundvitit. Duket qartë se Korça me realizimin e këtij projekti dhe me një dekor nga më të veçantët në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve vendas dhe të huaj./m.m/ http://www.ata.gov.al/korca-si-preference-e-turizmit-dimeror-208168.html

Bunk’Art, nesër 30/12/2014 mbyllet përkohësisht.... Në 38 ditë pati mbi 60.000 vizitorë

bunk artbunk art
29 Dhjetor 2014 - 20:42
Bunk’Art do të shënojë gjatë ditës së nesërme mbylljen e tij të përkohshme për publikun. Pas 38 ditësh ekspozimi të 106 dhomave të tij, brenda të cilave gjendeshin dëshmi të periudhës diktatoriale, Bunk’Arti do të mbyllë dyert, për t’i rihapur sërish në një periudhë të mëvonshme, ende të papërcaktuar.

Përgjatë 38 ditëve, mbi 60 mijë persona patën mundësi të shikonin nga afër dokumente origjinale të periudhës së pushtimit nga nazi-fashistët, dhomat e përgatitura për të mbrojtur krerët e udhëheqjes në rast sulmi bërthamor, si dhe mjaft objekte interesante që i përkasin asaj periudhe.




Sipas vëzhgimeve të A1Report, i cili ka ndjekur hap pas hapi interesimin e turistëve për këtë vepër kulture tashmë, veprimtarinë Njëra nga dhomat që ka zgjuar interes të veçantë është ajo e ish-diktatorit Enver Hoxha, por edhe ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Ndërkohë, hapja e bunkerit të nëndheshëm ka patur jehonë edhe në mediat botërore duke u komentuar ndërtimin e bunkerit si një veprim paranojak të diktatorit Enver Hoxha, i frikësuar për një sulm që nuk erdhi asnjëherë. 



Përveç turistëve shqiptarë që kanë vërshuar përgjatë të gjitha ditëve që bunkeri ka qenë i hapur, nuk ka munguar fluksi nga turistët e huaj, të cilët duket se e kanë pasur të vështirë të perceptojnë të gjitha vuajtjet që kanë hequr shqiptarët gjatë disa dekadave diktaturë, e sidomos përfaqësuesit e klerit. Sipas vëzhgimeve nga A1Report, interesi I brezit të ri për t;’u njohur nga afër me atë periudhë të errët të komunizmit, kanë qenë të rinjtë, të cilët nuk e kanë prekur nga afër atë periudhë.

bukart

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
 - See more at: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=262835#sthash.T5bAlPZY.dpuf

Del nga harresa me nje pamje te re dhe terheqese pas restaurimit ura e Gorices ne Berat... nje bukuri per tu shijuar dhe naten

Search

Translate