06 maggio 2014

Turizmi, Gjermeni: Ndryshimi do ndjehet që këtë sezon, Bumçi: S’ka rend e siguri

        
06 Maj 2014 - 22:40
        TIRANE
Turizmi, Gjermeni: Ndryshimi do ndjehet që këtë sezon, Bumçi: S’ka rend e siguri -Qeveria Rama e ka cilësuar turizmin një ndër sektorët prioritarë, një motor të zhvillimit ekonomik. Por a do të arrijë qeveria të bëjë diferencën që këtë verë? A do të ndjehet ardhja e një qeverisje ndryshe sa i takon turizmit, ashtu siç është zotuar qeveria?

Pikërisht turizmi ka qenë në fokus të emisionit të sotëm “Studio e Hapur”, i gazetares Eni Vasili në televizionin “News24”, ku ishin të ftuar: Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, deputeti i PD-së Aldo Bumçi, Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit dhe Armand Ferra zv/kryetar i Degës së Agjencive Turistike.

Eni Vasili: Zonja Gjermeni, do doja të dija, jeni gati për këtë sezon veror për të bërë diferencën siç thoni ju?
Gjermeni: Masat për sezonin turistik veror kanë filluar shumë kohë më parë. Task forca e krijuar ka si qëllim të sigurojë cilësi dhe standarde në plazhe, duke qenë shumë konkret në të gjitha masat në këtë plan. Janë të përfshira një pjesë e ministrive.
Eni Vasili: Masat janë shumë, janë 48. Por për të qenë më konkretë, do doja të dija diferencën konkretisht që këtë verë, a do ta ndjejmë, ku do ta ndjejmë?
Gjermeni: Roli që kemi marrë si ministri është në disa nivele. Edhe rishikimi i ligjit të turizmit, masat që kemi marrë përsa i përket promovimit të turizmit, kontributi për hartimin e strategjisë së turizmit 2014 -2020. Plani për sezonin turistik është më afatshkurtri, më i drejtpërdrejti. Alternimi i plazheve publike me ato private, rritja e cilësisë së higjienës dhe standardeve në plazhe, vendosja e kullave të vrojtimit në plazhe, aktivitetet që po bëhen për promovimin e turizmit qoftë për turistët vendas, në rajon dh më gjerë se sa kaq.
Eni Vasili: Si e keni gjetur Ministrinë e Turizmit?
Gjermeni: Thuajse e kemi krijuar nga e para të gjithë strukturën e Ministrisë.
Eni Vasili: Po punoni mbi një tokë ku është punuar më parë apo e keni gjetur djerrë?
Gjermeni: Unë i qëndroj parimit që asgjë nuk fillon nga hiçi. Puna për hartimin e strategjisë 2014-2020 është filluar mbi një draft të bërë më parë. Kemi rishikuar draftin e bërë më parë, duke e përputhur edhe me prioritetet e qeverisë Rama dhe programin qeverisës.
Eni Vasili: Problematika më e madhe që keni trashëguar nga qeveria e mëparshme?
Gjermeni: Problematike është informaliteti, por ky është një problem që nuk prek vetëm Shqipërinë. Një nga problemet që kemi hasur është në fakt që mungesa e certifikimit, licencimit, standardeve si komponentë kryesorë në ligjin e turizmit kanë nxitur një konkurrencë jo të ndershme dhe nuk i janë përgjigjur nevojave të sipërmarrësve privatë në fushën e turizmit. Ka pasur mangësi qoftë në pjesën përbërëse të ligjit, qoftë mënyrën se si është zbatuar.
Eni Vasili: Zoti Bumçi, mendoni që do ta bëjë diferencën qeverisja e majtë, jeni optimistë?
Bumçi: Për të bërë diferencën në një vit është shumë e vështirë. Duhet të kesh fonde marramendëse. Qeveria ka një ngadalësi në projekte publike. Tani vonë kemi parë vazhdimin e punëve që ne kemi lënë. Vetëm tani ka nisur, është humbur një kohë e vyer për të përmirësuar infrastrukturën në zonat që presin fluksin më të madh të turistëve. Rendi dhe siguria janë abc-ja e turizmit. Një vend në të cilin rendi dhe siguria përkeqësohet dëmton imazhin e vendit. Shqipëria ka pasur një imazh pozitiv përsa i takon rendit dhe sigurisë. Ky imazh ka ardhur duke u përmirësuar, përmendim liberalizimin e vizave. Në 8 muaj kemi përkeqësim të situatës së rendit. Kemi rritje të numrit të vrasjeve dhe përkeqësim të gjithë treguesve të kriminalitetit. Sezoni i tritolit. Nuk ka ndodhur që të përjetojmë një sezon të tillë tritoli, janë mbi 50 vrasje me tritol apo shpërthime tritoli në Shqipëri. Patjetër që këto nuk nxisin turistët që të vijnë në Shqipëri, i frenojnë. Gjobat e vendosura për qarkullimin e automjeteve. Turistët nuk kërkojnë që të ndjejnë një prezencë shtypëse të policisë, por pa rezultat. Elementi i tretë, shembjet e ndërtimeve në bregdet. Fushata e tritolit e filluar nga qeveria, më pas shembjet e tjera nuk ndihmojnë turizmin. S’mund të tregohet autoriteti duke hedhur në erë godinat. Dhe kur bëhet kjo në një kohë kur vendi nuk është në situatë të mirë ekonomike. E para ka plane rregulluese, e dyta prit të kalojë sezoni turistik. Nëse i prish duhet pastruar territori. Ngadalësimi për të përfunduar investimet e nisura, degradimi i rendit dhe prishja e ndërtimeve me leje dhe pa leje mendoj se nuk e ndihmojnë turizmin.
Gjermeni: Nga ato që dëgjova më shumë më bën përshtypje pjesa jo vetëm e përfaljes, por me një konotacion negativ të gjithçkaje që është bërë. Puna fillon mbi një bazë dhe nuk mund ta hedhim poshtë atë që është bërë më parë. Gjërat që janë bërë duhen përmendur. Përsa i përket projekteve të infrastrukturës mendoj që puna ka vazhduar normalisht, madje janë marrë edhe projekte të reja që po zbatohen. Përsa i përket sigurisë mendoj se janë dhënë të dhëna edhe në komisionin e sigurisë edhe në konferenca shtypi. Jam parimisht dakord që nëse nuk ka siguri nuk mund të ketë as turistë. Ndërkohë që konsiderohemi si një nga vendet më të sigurta. Jemi një vend më i sigurt seç kemi qenë disa muaj më parë. Përsa i përket prishjes së ndërtimeve pa leje. Po mundohemi të vemë kontroll mbi territorin, për gjithçka që është bërë keq deri tani. Janë prishur ndërtesa pa leje dhe ato që nuk janë në proces legalizimi. ALDO BUMCI NE STUDIO E HAPUR
Bumçi: Edhe një gjë që nuk e përmenda është rritja e frikshme e trafikut të drogës. Autoritetet italiane flasin për autostradën e drogës në Otranto. A është ky një imazh i mirë për Shqipërinë dhe turizmin. Qeveria qendrore në një frymë centralizuese po zhbën autoritetin që i është dhënë pushtetit vendor. Ka bllokuar gjithë planet ekzistuese rregulluese.
Gjermeni: Jo bllokuar, por pezulluar.
Bumçi: Do të thotë që ata nuk mund të japin leje ndërtimi, nuk mund të zhvillojnë gjenerojnë të ardhura. Nuk ekziston projekti duhet të bëhet projekti. Ka një projekt bulevardi të tenderuar. Qeveria ka bllokuar buxhetin për bulevardin. Tirana është qyteti i parë turistik dhe ka numrin më të madh të hyrjeve të huaja. Bulevardi është pjesa e bukur e qytetit. Zotit Rama ka qenë 11 vjet kryetar bashkie dhe sot i janë errur sytë.
Gjermeni: Përsa i përket planeve vendore një pjesë e njësive vendore i kanë bërë planet. Në zona të veçanta për hir të faktit që po hartohet plani i përgjithshëm i territorit janë pezulluar lejet vendore zhvillimore. Vetëm për rastet restaurimi jepen lejet. Çdo plan ekzistues i njësive vendore nuk do hidhet poshtë por do harmonizohet me planet që ne po hartojmë. Edhe Kosova na e ka kaluar e ka bërë planin e përgjithshëm të territorit disa muaj para.
Bumçi: Për sa kohë i keni pezulluar këto plane?
Gjermeni: Për të gjitha projektet me interes publik kanë kaluar në këshillin kombëtar të territorit. Me një vendim të këshillit të ministrave është vendosur që në qoftë se ka një projekt të tillë me projekt publik të bëj kërkesën te këshilli kombëtar i rregullimit. Përsa i përket ndërtesave me leje apo pa lejet, në momentin që flasim për ndërtime paleje janë prishur, prioritet janë zonat bregdetare.
Bumçi: Ne normalisht duhet të flasim për të ardhmen jo për të kaluarën. Mbas 8 muajsh kohë e bollshme qeveria duhet të vinte me një vizion të qartë,. Me masa konkrete në fushat kryesore. Mesa unë e kam ndjekur në këto 8 muaj nuk kemi vizion por kemi pengim edhe të planeve e të tjerëve për të punuar. Një kujtesë zoti Rama ka qenë 11 vjet kryetar bashkie dhe nuk bëri dot planin e Tiranës. Unë e them me bindje të plotë nëse kjo shumicë bën çerekun e asaj që ne kemi bërë unë do i them që është e suksesshme. Ne presim ta çojë para jo mbrapa. Ne e gjetëm në vitin 2005 me 751337 vizitorë jorezidentë. Në 2012, 3 milion e 336 e 236 mijë. Një rritje prej 2,9 milionë në vit. Qytetarë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë dhe të huaj që vijnë vizitojnë Shqipërinë. Çarë kemi bërë ne për rrugë. A mund të zhvillohet turizmi pa rrugë. Ndërtuam rrugët që lidhnin gjithë bregdetin. Infrastruktura përfundoi. Rrugët në destinacinet turistike. Deri në 2007 kishim ndërprerje të energjisë elektrike e zgjidhi qeveria e kaluar. U bëmë vend anëtar i NATO-s.
Eni Vasili: Industria thotë që nuk ka qenë prioritare...
Bumçi:Tre parafolësit folën për të shkuarën se nuk kanë çarë të thonë për të ardhmen. U tha që sektori nuk është i rregulluar që nuk ka certifikim standardizim. Kjo është lënë qëllimisht nga qeveria një frymë liberale se në qoftë se do vendosnim rregulla që në embrion do e mbysnim. Është vetë industria që kërkon rregulla dhe kjo vjen gradualisht.
Gjermeni: Duhet të matësh kohën nëse do e kemi të barabartë. Do flas për rishikimin ligjit të turizmit. Certifikimi duhet të ishte pjesë e ligjit por nuk u bë për shkak të përqasjes së gabuar të qeverisë së më parëshme. Tani jemi në proces që brenda muajit qershor ligji kalon në parlament. Në bashkëpunim me gjithë aktorët dhe grupet e interesit. Përsa i përket strategjisë gjetëm një strategji në letër të pazbatuar dhe pa një vazhdimësi për turizmin. U fillua u la në mes dhe në 2013 ngeli aty,. Kemi marrë dokumentin kemi filluar rishikimet me grupet e interesit në strategji afatmesme 20014 -2020. mendoj që edhe ky proces i hartimit të strategjisë është një proces përfshirës.
Sa për dijeni fillimi i procesit u bë jo duke u bazuar vetëm në dokumentin ekzistues por edhe në planet e bashkive. U dhanë disa shifra. Nuk mendoj se zhvillimi i turizmit matet vetëm me shifra. Nuk është ky indikatori. Jam dakord me faktin që në këto 23 vite sipërmarrja private ka bërë shumë më tepër se gjitha qeveritë e mëparshme. Numri i vizitorëve është një nga treguesit por sigurisht të ardhurat që sjellin dhe koha e qëndrimit është një tregues tjetër. E gjetëm pa strategji, pa guida turistike. Me pedagogët e Universitetit të Harwardit kemi filluar një paketë për sektorin e turizmit. Brenda këtij viti do lançojmë këtë paketë.
EGLANTINA GJERMENI Bumçi: Lidhur me krahasimin me fqinjët. Ne harrojmë historinë tonë të afërt. Ish-Jugosllavia ka qenë një destinacion i zhvilluar. Në kemi qenë një vend i izoluar. Ky zhvillim është i kësaj periudhe. Nuk trashëgojmë as industri, as kulturë shërbimesh, as infrastrukturën. Krahasimi me vendet fqinje është i pavend. Krahasimi është i padrejtë, ata kishin industri kur ne ishim me tela me gjemba. Sa qytetarë jetojnë në rivierën shqiptare, po në Gjirin e Lalzit, po në Kepin e Rodonit. Janë bërë enkas për turizmin. Rrugët në destinacionet turistike nuk janë bërë për qytetarët, por për qytetarët si vizitorë.
Gjermeni: Brenda këtij vitit do japim një paketë fiskale të ngjashme me atë që u bë me fasonët për sektorin e turizmit. Paketën po e përgatisim, jemi në fillimet e punës. Përsa i përket premtimit për tatimin që është 20% dhe kemi premtuar ta bëjmë 10%. Ky është një premtim të cilin ne do ta mbajmë brenda mandatit tonë qeverisës dhe me angazhimin maksimal për ta bërë sa më parë këtë gjë. Ky bëhet në fillim të vitit në buxhet, nuk bëhet në sezon. Gjithsesi unë jam e angazhuar. Duke parë përvojat në rajon dhe duke mësuar prej tyre dhe duke menduar që Shqipëria me mundësitë që ka mbase e ka të vështirë të krahasohet apo të konkurrojë fort me vende të rajonit, ajo që kemi bërë është të ofrojmë paketa turistike të përbashkëta Shqipëri-Kosovë- Mali i Zi- Maqedoni.
Eni Vasili: A ka ndonjë gjë të re që po planifikoni për këtë sezon konkretisht?
Gjermeni: Siguri dhe standarde në plazhe, më shumë plazhe publike, më shumë siguri për qytetarët, qoftë në akse rrugore, qoftë në zonat e plazhit, kulla vrojtimi në 7 plazhe pilot. Numri i turistëve do të jetë në rritje edhe për shkak të fushatës së promovimit që kemi bërë.
Bumçi: Kjo klimë e këtyre muajve nuk ka ndihmuar këtë sektor. Pezullimi i planeve rregulluese nuk ndihmon turizmin.
Gjermeni: Jo planet rregulluese, kemi pezulluar dhënien e lejeve të reja zhvillimore.
Bumçi: Shqipëria në një kohë të vështirë që ka nevojë për rritje, punësim, pezullon lejet e reja.
Gjermeni: Lejet me interes publik janë lejuar, i ka ligji. Janë pezulluar lejet e reja zhvillimore dhe sipas ligjit lejon restaurimet dhe projektet me interes publik.
Bumçi: Plani i rivierës së jugut a është pezulluar zonja ministre?
Gjermeni: Nuk është pezulluar asnjë plan, por lejet e reja. Janë dy gjëra krejt të ndryshme, plani është një gjë, leja zhvillimore është një gjë. Kjo është demagogji.

(er.nu/a.n/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/kryesore/1/turizmi-gjermeni-ndryshimi-do-ndjehet-qe-kete-sezon-bumci-ska-rend-e-siguri-187549.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate