31 luglio 2012

Ufficio Turistico d'Albania a Milano presenta "Cultural Tour Albania 2012" - dal 23 giugno 23 al 1 luglio www.visitalban...



Informare, Promuovere e Viaggiare
Associazione culturale e turistica NEW A.G.E TOURISM - Giovani albanesi laureati in Italia uniti per promuovere le bellezze dell'Albania in Italia. www.visitalbania.it

Visit Tirana, Nje shëtitje neper Tiranen e 2012

Tirana qyteti që jetonTirana është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe njëkohësisht kryeqyteti i saj. Një qytet i zhurmshëm e plot jetë, Tirana ka mbledhur në gjirin e saj pothuajse 40% të popullsisë që jeton në Shqipëri, që e shohin kryeqytetin si një mundësi më të mirë për jetën dhe për të ardhmen e tyre. Tirana është gjithashtu edhe qendra kryesore administrative, ku janë vendosur pothuajse të gjitha institucionet shtetërore, si Presidenca, Kryeministria, Parlamenti Shqiptar, Gjykata e Lartë, të gjitha ministritë, dhe institucionet e tjera shtetërore të nivelit te dytë e të tretë. Në Tiranë janë të vendosura po ashtu të gjitha përfaqësitë diplomatike të shteteve me të cilët Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike, dhe selitë e institucioneve politike të Evropës. Tirana është qendra më e madhe e edukimit në vend, me një Korpus Universitar ku përfshihen të gjitha degët e edukimit, por edhe me një numër të konsiderueshëm universitetesh private, të cilat ushtrojnë aktivitet vitet e fundit.
Tirana është kryeqendra e artit dhe jetës aktive, me institucionet kryesore kulturore si Teatri i Operas dhe Baletit, Akademia e Arteve, Teatri Kombëtar, Galeria e Arteve, Pallati i Koncerteve, etj., që zhvillojnë një jetë të pasur kulturore, me një axhendë të përcaktuar artistike, e cila zë fill në shtator e përfundon në fillim të verës. Tirana është vendi i përzierjes së kulturave të ndryshme të krahinave shqiptare, për shkak të popullsisë së saj heterogjene, e cila ka sjellë pak nga kultura dhe traditat e vendit apo të zonës nga vjen. Kjo pasqyrohet qartë në shumëllojshmërinë e kuzhinës në restorante të ndryshme, në dekorimin e shtëpive, e madje edhe në mënyrën e të veshurit, e cila spikat kryesisht në periferitë veriore të kryeqytetit. Por Tirana pasqyron njëkohësisht edhe rrezatimin e kulturës dhe të përvojës botërore, të sjellë nga jashtë prej atyre që jetojnë e punojnë prej vitesh nëpër botë, duke krijuar një larmi të pafund aktivitetesh, emrash, formash e ngjyrash, me tendencat e vërteta të një metropoli. Tirana mund të jetë kryeqyteti kampion në botë që mban emra në gjuhë të huaj për emërtimin e një aktiviteti tregtar. Kryeqyteti i Shqipërisë është  një metropol i vërtetë që luan një rol të rëndësishëm në jetën e gjithë Shqipërisë. Tirana është padyshim zemra e Shqipërisë dhe pikënisja e gjithçkaje. Mirëse vini pra, në këtë kryeqytet, ku jeta vlon në çdo qelizë të saj!

Pak Histori
Tirana u themelua në vitin 1614, nga Sulejman Pashë Bargjini, një feudal i pasur i kohës, nga fshati Mullet. Ai ndërtoi fillimisht një xhami dhe një hamam, që u bënë pastaj bërthama e qytetit të ardhshëm. Mendohet që Tirana të ketë qenë një qendër e banuar, qysh në kohën e Ilirëve, rreth shekullit IV para Krishtit. Rrënojat e qytetit gjenden akoma sot në këmbët e malit të Dajtit, ku mendohet të ketë ekzistuar një kështjellë. Një tjetër burim është zbuluar së fundmi pranë godinës së Parlamentit shqiptar, gjatë punimeve në infrastrukturë. Supozohet se janë muret e një kalaje të stilit bizantin, gjë që do ta çonte origjinën e lindjes së qytetit shumë më herët se shekulli XVII. Një nga burimet e emrit të Tiranës, është pikërisht emri i kështjellës, “Tirkan”, e cila përmendet për herë të parë në historinë e bizantinëve nga historiani Prokopius. Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjes, Tirana u vendos të bëhej kryeqyteti i përkohshëm i Shqipërisë. Statusin e saj përfundimtar e mori në vitin 1925.
Sot Tirana është një qytet që rritet dhe ndryshon përditë dhe është qendra më e madhe tregtare dhe administrative në Shqipëri. Është një qytet i mbushur me hotele, restorante, bare, pub-e, qendra dhe komplekse argëtimi, që mundësojnë një jetë aktive dhe të shumëllojshme për të gjitha shtresat e popullsisë dhe për të gjithë të huajt që vizitojnë Tiranën për arsye nga më të ndryshmet.
Gjithashtu Tirana është një qendër aktivitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare të rëndësishme, seminare, simpoziume, konferenca, festivale, spektakle etj, që e bëjnë një qytet tashmë të njohur dhe të hapur me botën.

Argëtim
Nëse doni të keni një ide për argëtimin në kryeqytet, duhet të vizitoni rrethinat e gjelbra të tij, mundësisht me një guidë njerëzore nëse nuk jeni të informuar. Është mirë që këto rrethina t’i vizitoni në pranverë ose vjeshtë kur natyra ka shpalosur të gjithë madhështinë e saj, por edhe stinët e tjera të vitit janë shumë të bukura. Ju mund të kalëroni, të organizoni piknike, të laheni nëpër pishinat e resorteve të shumta, të ecni në mal, të ekploroni bukuritë e shumta natyrore, të ushqeheni me produkte të shëndetshme etj.
Por nëse preferoni të qëndroni në kryeqytet, kemi sërish shumë alternativa interesantë për ju.
Në Tiranë do të gjeni me dhjetëra lokale dhe klube nate të gjinive të ndryshme, ku mund të shkoni të shijoni muzikën që ju pëlqen. Klube jazz-i, pub-e, disko, kabare, bistro, ambiente orientale, muzikë live, pa lënë mënjanë koncertet dhe aktivitetet e shumta që luhen nëpër sallat e teatrove dhe qendrave të kulturës. Aktiviteti është permanent dhe kënaqësia pa dyshim e garantuar.
Është e kuptueshme që pjesa më e madhe e aktiviteteve kulturore dhe argëtuese zhvillohen në periudhën vjeshtë-dimër sepse vera i thith pothuajse të gjitha argëtimet në bregdet.
Çfarë mund të vizitoni në Tiranë
Monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, në qendër të Tiranës, një sërë ndërtesash historike, Xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Kahatit, 35 m e lartë, ndërtuar më 1830. Nga maja e kullës, që është e hapur për vizitorët, mund të shijohet një pamje fantastike e sheshit Skëderbej, Urën e Tabakëve, (shek XVIII), një fragment të kështjellës së Justinianit, pranë Kinema Milenium 2, Monumentin Nënë Shqipëri, në Varrezat e Dëshmorëve, që ndodhet në pjesën juglindore të kryeqytetit, Teatrin e Operas dhe Baletit, Teatrin Kombëtar, Galerinë e Arteve Figurative, Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, Pallatin e Kongreseve, Muzeun Historik, Muzeun Arkeologjik, Muzeun e Shkencave të Natyrës, etj.
Në pjesën jugore shtrihet Parku i Madh i Liqenit, me një sipërfaqe prej 230 ha dhe liqeni artificial në mes të tij me një sipërfaqe prej 55 ha. Në pyllin e Parkut të Madh, rriten 120 lloje pemësh dhe bimësh dekorative dhe një numër i madh lulesh.
15 km në jug të Tiranës, ndodhet Kalaja e Petrelës, me një moshë dymijë vjeçare, e ndërtuar nga fiset ilire të Albanëve, me prijës Glaukun. Kështjella ngrihet në majë të kodrës, duke ofruar një panoramë të mahnitshme të të gjithë zonës. Në kohën e Skënderbeut, kështjella është komanduar nga princesha Mamica, motra e Gjergj Kastriotit dhe ishte pjesë e principatës së Krujës.
15 km në veriperëndim të Tiranës, ndodhet kalaja e Prezës, edhe kjo pjesë e principatës së Krujës. E ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, kalaja është një pikë mjaft e frekuentuar nga turistët, për pamjet unike që ofron.
Një tjetër vend interesant, është Shpella e Pëllumbasit, ose “Shpella e Zezë”, e zbuluar vetëm kohët e fundit, 18 km larg Tiranës, në zonën e Skoranës. Me muret e brendshme të veshura me stalaktite dhe stalagmite, ajo është jo vetëm një vend tërheqës për vizitorët por edhe për studiuesit dhe speleologët.
25 km nga Tirana, ngrihet Mali i Dajtit, ku mund të kalohen pushime shumë të bukura, të mbushura me aktivitete, si trekking, ekskursione, ski, etj. Tashmë ju mund të shfrytëzoni edhe transportin e teleferikut, i cili e përshkon hapësirën për 15 min dhe ju jep mundësinë të shijoni pamje të mrekullueshme të natyrës nga lart. Kjo shkurton shumë kohën dhe krijon mundësi më të mëdha për të preferuar turizmin ditor që ofron zona e malit të Dajtit. Në Parkun Kombëtar të Dajtit, rriten një numër i madh bimësh dhe kafshësh dhe është e ndaluar rreptësisht gjuetia jashtë sezonit.
Një mundësi tjetër e mirë jashtë Tiranës është Mali me Gropa, ku njerëzit mund të shkojnë të çlodhen, larg zhurmave të metropolit.

Jashtë Tiranës
Kur dëgjojmë këtë shprehje, kemi parasysh fshatrat që rrethojnë Tiranën nga të katër anët e horizontit, pasi kemi dalë nga zonat e saj urbane. Edhe pse kohët e fundit janë populluar shumë, ato vazhdojnë t’i rrinë Tiranës si një kurorë e gjelbër, ku ajri i pastër dhe bimësia janë faktorë të lakmueshëm, krahasuar me zhurmën dhe rrugët plot beton të kryeqytetit. Në secilën prej këtyre anëve të gjelbra të horizontit që rrethojnë Tiranën, ju do të keni se ç’të vizitoni, të provoni kuzhinën e vendit apo të ushtroni sporte dhe shëtitje në natyrë.
Të gjitha llojet  sportve mund t’i ushtroni në këto rrethina, të bëni surf, në liqen, të ngjiteni në Malin e Dajtit, të bëni ski në dimër, të gjuani në sezonin e gjuetisë etj.
Për t’ju ndihmuar më shumë në zgjedhjen e aktiviteteve që doni të bëni në kohën e lirë, ju mund të informoheni nëpërmjet wesbsiteve
www.blue-albania.com
www.outdooralbania.com
Në to do të gjeni hollësisht gjithçka doni të dini, struktura akomoduese, vende ku mund të zgjidhni kuzhinë të mirë, infromacione praktike për lëvizjen nëpër kryeqytet dhe jashtë tij, makina dhe bicikleta me qera etj.
Të vizitosh Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, do të thotë të njohesh nga afër gjallërinë dhe ritmin e shpejtë të jetës!
 Written by Flora Xhemani on Friday, 27 July 2012, http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/city-guide/item/tirana-qyteti-qe-jeton

Ne Voskopojën e traditës ,Një nga pikat më interesante turistike, e ngritur para viteve ‘90

28 Korrik 2012 13:20
Pak kush nuk ka dëgjuar, qoftë edhe njëherë mbi historinë e lavdishme të Voskopojës, lulëzimin dhe rënien e saj, por edhe për rrugëtimin drejt ringritjes. Nga Tirana, Voskopoja është rreth 200 kilometra. Aty mbërrin për vetëm 3.30 minuta me makinë. Të vetmen kilometra të vështira, janë nga Korca deri në fshatin Voskop. Fshati të shfaqet pas shumë kthesave, i zhytur mes gjelbërimit edhe në muajt e verës. Në qendër të Voksopojës, ky lapidar me emrat e dëshmorëve të rënë në luftën e dytë botërore, është një dëshmi e qëndresës së vendasve. Në pjesën më të madhe të shtëpive të rindërtuara me shije, sheh këtë tabelë, që të tregon se mund të drejtohesh për të pushuar. Sot Voskopoja numëron rreth 200 shtëpi dhe disa hotele. Ajo pret mesatarisht, 20 mijë turistë në vit. Këta të rinj nga Suedia, i drejtohet zyrës së Shërbimit të Turizmit për të mësuar diçka më tepër.

VOSKOPOJANjë nga pikat më interesante turistike, e ngritur para viteve ‘90 si kamp për punëtorët, ka një pamje krejt tjetër. E ndërtuar e gjithë me gurë dhe dru, ajo pret në cdo stinë, qindra pushues. Mes bredhave të lartë, kjo pikë është e pasur me sasi të lartë të ozonit në oksigjen, deri në 24 %, që në Evropë gjendet vetëm në një fshat në Bjellorusi. Voskopoja është sot një nga pikat më të fuqishme turistike e kulturore, në rajonin e Korçës. Kjo i dedikohet pozicionit gjeografik malor, peizazhit të bukur gjithëvjetor dhe historisë thuajse legjendare të këtij qyteti të dikurshëm. Zanafilla e vendbanimit mendohet të ketë qenë rreth shek të 14. Por kulmin e lulëzimit e arriti në fillim të shek 18, kur u bë qyteti i dytë më i madh në Perandorinë Otomane, pas Stambollit. Atëherë mendohet se në Voskopojë banonin rreth 50 mijë banorë. Kalldrëmet janë ende te mirëmbajtura. Në atë periudhë kishte 26 kisha, ndërsa sot janë të mirëmbajtura 8 prej tyre. Manastiri i Shën Prodhomit, i ndërtuar në vitet 1600. Tabelat u tregojnë pushuesve se mund ta vizitojnë, por jo ta fotografojnë Manastirin. Shën Kolli është një nga kishat më me vlera të periudhës post bizantine, për kualitetin e pikturës. Interieri është pikturuar në 1726 nga mjeshtri ballkanas, Davidi nga Selenica. Është e vetmja bazilikë më mbulesa të kurbëzuara në Voskopojë. Fundi i lulëzimit të Voskopojës erdhi së bashku me shkatërrimin total të qytetit, gjatë viteve 1769, 1772 dhe 1789, por u rrënua përfundimisht gjatë luftës së parë botërore në 1916. Që atëherë Voskopoja u transformua në një fshat të vogël, pa rëndësi ekonomike. Sot i janë rikthyer vlerat si qendër e rëndësishme historike, por mbart edhe potencialin e vlerave në shtim të turizmit, për të ardhmen.

Kashar zbulohen 4objekte te rralla,Agjensia e shërbimit arkeologjik pranë Ministrisë së Kulturës e ka shpallur si zonë në mbrojtje

30 korrik 2012 17:46
Agjensia e shërbimit arkeologjik pranë Ministrisë së Kulturës e ka shpallur si zonë në mbrojtje. Pas zbulimit të katër objeketeve të veçanta Kisha mesjetare, xhamia e Kusit mbi 300 vjeçare, rrënojat e një kishe tjetër që është pronë e fisit Musteqja, e cila është e mbuluar nga bimësia, ndërsa janë kryer edhe gërmime klandestine që kanë dëmtuar strukturën.
Drejtori i drejtorisë rajonale të Monumenteve të Kultures Arbër Kadia thotë se zbulimi i kësaj kishe është i rrallë për rrethinat e Tiranës. Gjithashtu ai bën thirrje për parandalimin e gërmimeve pirate, pasi mund të demtojnë objektet.
Ndërkohë që komuna Kashar do merret me pastrimin e zonës me qëllim lehtësimin e punës së arkeologëve.
Së shpejti pritet që arkeologët të fillojnë gërmimin për të verifikuar edhe potencialet arkeologjike që mund të ndodhen kryesisht në rrënojat e kishës mesjetare, e cila në mënyrë fragmentare ka një mur prej 1 metër lartësi dhe pjesërisht është e mbuluar nga bimësia. Përmasat e saj janë 16 me 7,5 metra, ndërsa gjerësia e mureve është 65 cm.

Instalohen panele diellore në Theth,duke fuqizuar ekonominë lokale përmes krijimit të eko-turizmit të qëndrueshëm.

2012-07-31 10:51:25

Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike, Programi i Grandeve të Vogla i Fondit Global për Mjedisin (GEF/SGP), në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ) dhe Bankën ProCredit i realizuar nga Ministria e Ekonomisë, bëri të mundur instalimin në 11 hane në zonën e Thethit të paneleve diellore që sigurojnë energjinë elektrike dhe ujin e ngrohtë. Projekti rrit cilësinë e jetesës dhe shërbimeve në zonën më turistike malore të vendit, duke siguruar dhe energjinë elektrike të munguar dhe ujin e ngrohtë për bujtësit e këtyre haneve, por dhe për vetë banorët. 11 hane dhe qendra shëndetësore janë të pajisura me sisteme fotovoltaike, të cilat sigurojnë furnizimin me energji elektrike për ndriçim. Përfituesit kanë bashkë-financuar koston e instalimit. Gjatë vënies në përdorim të këtyre sistemeve janë promovuar shembuj konkretë jetësorë të ekonomisë së gjelbër që demonstrojnë në terma realë sesi qasjet miqësore me mjedisin mund të sjellin rritje ekonomike, zhvillim, vende pune dhe të zvogëlojnë pabarazinë.
Këto ndërhyrje kanë si qëllim përmirësimin e jetës së banorëve të Thethit, duke fuqizuar ekonominë lokale përmes krijimit të eko-turizmit të qëndrueshëm. GIZ dhe GEF/SGP kanë bërë për disa vite investime në këtë zonë për ta kthyer atë në një destinacion turistik malor, duke promovuar turizmin përmes haneve të Thethit. Në vitin 2011, funksiononin 23 hane dhe numri i turistëve arriti në 12 000, në krahasim me 300 në vitin 2006. Të ardhurat e përftuara nga banorët arritën deri në 200 000 euro, të cilat llogariten në 7-8 herë më të larta se skema e ndihmës sociale.

Durrës, zbulohen mbi 36 varre të periudhës helenistike

DURRES 30 Korrik 2012 - 14:25- Nga gërmimet e ditëve të fundit në një shesh ndërtimi, arkeologët mbikëqyrës të punimeve kanë zbuluar një varrezë me dhjetë varre helenistike që datojnë nga periudha e shekullit të dytë para erës sonë e deri në atë të antikitetit tonë të shekullit të katërt.

Mbikëqyrësi i zbulimeve arkeologjikë Surja Lela, tha se nga kërkimet e deritanishme janë zbuluar mbi 36 varre në të cilët janë gjetur eshtra skeletore, të vendosur në drejtimin lindje- perëndim që datojnë nga shekulli i dytë para erës sonë e deri në shekullin e katërt të erës sonë.
Sipas tij, zbulimi arkeologjik është i një rëndësie të veçantë, për vetë tipet e varreve të cilat janë ndërtuar në periudha të ndryshme.
Lela sqaron se mes këtyre varreve ka karakteristika të përbashkëta, por edhe anë të veçanta të cilat do të jenë objekt studimi për arkeologët, siç janë varret me konstruksion me tulla, me tjegulla në formë çatie, me urna prej guri gëlqeror si dhe me urna amforash dhe enë qeramike.
Pranë varreve, sipas Lelës, nuk janë gjetur stoli, por sende të tjera me vlerë arkeologjike, çka tregon më së miri periudhën e datimit.
Duke pasur parasysh faktin se këtu është zbuluar një fond shumë i pasur arkeologjik, drejtuesit e saj kanë kërkuar shtyrjen e gërmimeve dhe studimit e të gjithë zonës, deri në inventarizimin dhe koleksionimin e të gjithë objekteve arkeologjike.
Pas zbulimit të plotë të varreve, nga ana e specialistëve të arkeologjike do të bëhet inventarizimi dhe dokumentimi i plotë i objekteve, për t’i kaluar më pas antropologëve, të cilët do të nisin studimet përkatëse. Ndërsa një pjesë e objekteve të ekspozueshme do t’i shkojnë muzeut të qytetit, me qëllim që të jenë të vizitueshme për personat e interesuar.
(ma.br/gm/Shqiptarja.com)

Nga Shën Vasili ne Bunec , Shën Vasil është fshati i pare qe ndesh, duke udhëtuar nga Saranda drejt Vlorës


Ky fshat nuk dihet pse mori emrin e Shen Vasilit, qe katoliket e quanin Shën Vlashi dhe qe sipas historiografisë fetare ka lindur ne vitin 329 pas Krishtit, ne një familje te shquar ortodokse.
Por fshati me pasurinë dhe emrin e tij është zhdukur 2 here historikisht: Se pari ne 1778, Ali pashai i Janinës e shkatërroi ne shenje gjunjëzimi për banoret e panënshtruar ortodokse, duke tentuar t'i kthente ne fenë myslimane. Se dyti, gati 2 shekuj me vone ne 1970, qeveria komuniste e kohës i fshiu për tu harruar gjate 3 dekadave emrin tradicional, duke e quajtur si për ironi te prapambetjes, fshati Përparim. Ky rrap 2 shekullor, ne qendër te fshatit e dallon Shën Vasilin nga 9 fshatrat e tjerë te Komunës se Lukovës. Ai është tregues i shpresës se edhe pas shkatërrimit ka ende jete. Shën Vasil është fshati i pare qe ndesh, duke udhëtuar nga Saranda drejt Vlorës. Sot aty është rigjallëruar turizmi hotelier, qe konkurron me plazhet buze detit, brezaret me agrume dhe ullinj te shoqërojnë ne gjithë gjatësinë bregdetare. Vetëm 2 km larg komunës se Lukovës shtrihet plazhi i Bunecit, me përroin me ujë te kulluar qe derdhet drejt ne Jon. Buneci është plazhi ditor me i frekuentuar për pushimet ditore, për Sarandën e Gjirokastrën. Autobusë te shumte udhëtojnë sidomos ne fundjave, ne ketë destinacion. Por freskia qe vjen nga hija e ullinjve dhe era e luginës, është një mundësi e mire për te provuar turizmin me çadra. Kur mbërrin ne Bunec, rralle here vendasit lënë pa te treguar me krenari, se ne kohen e mbretit Zog, aty ka qene një port. Madje edhe sot, vazhdon te jete e regjistruar si pike portuale, por nuk ka ende licence. Hidrocentrali i vogël, ndërtuar pak kohe me pare ne Bunec, ka përmirësuar furnizimin me energji te gjithë zonës. Mbi 15 mije është numri i pushuesve ne plazhet e Lukovës, por operatoret turistike mendojnë se ky numër do te rritet me hapjen e plazhit te Kakomese.

This village is not known why she received the name of St. Basil, which Catholics call St. Vlashi and that according to religious historiography was born in the year 329 AD, in a prominent Orthodox family.
But the village with their wealth and his name is historically gone 2 times: first in 1778, Ali Pasha of Ioannina sign destroyed in refractory kneeling for Orthodox people, trying to turn the Muslim religion. Second, nearly two centuries later in 1970, the communist government wiped time to be forgotten during the three decades the traditional name, calling the backwardness ironically, the village progress. This plane two centuries, the village center of St. Basil differs from 9 villages in the municipality other than Lukova. It is indicative of the hope that the disaster is still life. St. Basil is the first village barge, traveling from Saranda to Vlora. Today there is a revived tourism hotel, which competes with beach promenade, with citrus and olive terraces associated with the entire length of shoreline. Just 2 km from the municipality that lies Lukjova Bunecit beach, with the pure water stream that flows into the Ionian. Bunecit beach is frequented daily by day holiday for the Gjirokastra Saranda. Numerous buses traveling especially on weekends, we have destination. But the coolness that comes from olives and wind shadow of the valley, is a good opportunity to test the tent tourism. When arriving in Bunec, locals rarely leave without a show of pride, that at the time of King Zog, there has been a port. Even today, continues to be registered as a point port, but no license yet. Small hydropower plant, built some time ago we Bunec, improved power supply to the entire area. Over 15 thousand is the number of tourists on the beaches of Lukova, but tour operators feel that this number will increase with the opening of Kakomese beach.

Documentario sul Turismo in Albania 2012, le meraviglie che vi aspettano per una vacanza da sogno.


Projekt bashkëpunimi Shqipëri - Mal i Zi ne fushen e Turizmit malore


Shqipëria dhe Mali i Zi paraqitën sot në Shkodër një projekt të përbashkët ndërkufitar në fushën e promovimit të produkteve turistike. Projekti është pjesë e programit IPA Shqipëri-Mal i Zi të Bashkimit Europian dhe partnerë të tij janë komuna e Podgoricës dhe ajo e Shkrelit, në Malësi të Madhe. Pjesë e projektit të përbashkët ndërkufitar është promovimi dhe përfshirja e qendrave turistike malore në Sistemin Global të Shpërndarjes (GDS).

TURIZMI NE SHKREL-shkoder, komuna fituese e projektit per produkte Turistike ne tregun nderkombetare

ASFALTOHET RRUGA PËR NE BUTRINT, TASHME TURISTET DO TA KENË ME TE LEHTE MBËRRITJEN NE PIKEN TURISTIKE ME TE FREKUENTUAR NGA TURISTET E HUAJ.

Një rrëfim i bukurive të Bjeshkëve dhe traditës së Malësisë nga fshati i Thethit, kanionet dhe ujrave të Grunasit, deri në Nërlysë dhe tek Syri i Kaltër.



“Shqipëria ime”: Thethi dhe Alpet - Top Channel... di TopChannelAlbania “Shqipëria Ime”, reportazhi i çdo të hëne pas edicionit qëndror të lajmeve u ndal në Alpe, në Parkun Kombëtar të Thethit, që gjendet rreth 70 km nga Shkodra, mes Bjeshkëve të Nemuna dhe Jezercës.

Ndotja e plazheve, Durrësi problem



Ndotja e plazheve, Durrësi problem - Top Channel... di TopChannelAlbania Ujrat e bregdetit të Durrësit, mbeten prej disa vitesh në krye të listës së plazheve më të ndotura në vend. Këtë vit nuk janë kryer ende studime dhe analiza, nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, por nuk kanë përfunduar as investimet disavjeçare për shtrimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, në mënyrë që ujrat e zeza të mijëra subjekteve private të mos derdhen në det.

Bashkia e Sarandës ben realitet plazhet publike ka filluar prej një jave shfrytëzimin e rregullt të plazheve të shpallura publike për këtë verë.



Sarandë, plazhet publike - Top Channel Albania -... di TopChannelAlbania

Qytetaret durrsakë i janë rikthyer plazhit tradicional të currilave. Këtë sezon turistik zona është rigjallëruar, ndërsa ka dalë dhe nga harta e plazheve të ndotura të Adriatikut.



Currilat, vendi i preferuar nga durrsakët - Top... di TopChannelAlbania

30 luglio 2012

Këtë verë harrojini rroba banjot një ngjyrëshe, por mblidhni të gjitha ngjyrat e mundshme dhe shkoni në plazh

Tiranë Korrik 29,2012 - 12:11Këtë verë harrojini rroba banjot një ngjyrëshe, por mblidhni të gjitha ngjyrat e mundshme dhe shkoni në plazh. Lule, flutura, thekë apo rripa, gjithçka duhet të mbizotërojë në këtë kulm sezoni të nxehtë nëpër plazhe, apo edhe baret e klubet në breg të detit. Këtë e tregojnë jo vetëm ëngjëjt e "Victoria's Secret", por stilistët në të gjithë botën. Stili i verës 2012 është ai romantik, në bikini dhe trupore, por prerjet mbeten sexy, fine dhe delikate. Këtë mund ta arrini duke zgjedhur rroba banjo me thekë, apo tantella të punuar me dorë.

Stilistët dhe revistat më të njohura të modës si "Glamour", "Elle", apo "Cosmopolitan" këshillojnë edhe bizhutë, gurë zbukurues, apo fije të shndritshme mbi printime të shumëllojshme. Mos ngurroni të kombinoni pjesën e sipërme të njërit bikini me të poshtmet e një bikini tjetër. Mesa duket ata që dizenjuan rrobat e banjos për verën e 2012-ës kishin për qëllim të sfidonin situatën gri të shkaktuar nga kriza ekonomike në të gjithë botën.

Ndërsa sa i takon ndjekjes së modës së rroba banjove në plazhet shqiptare përballemi me dy anë të medaljes, femrat që kujdesen të blejnë tendencën e momentit dhe ato që nuk kanë zgjidhje tjetër vecse të përdorin kostumin e një viti më parë. Gjithësesi kjo verë u krijon mundësi të gjithëve, mjafton të visheni me ngjyra.

Bazilika e Linit ne Pogradec,albania hiqet nga harta e turizmit

Tiranë Korrik 29,2012 - 16:08 Bazilika e Linit në Pogradec, që spikat në vlerat arkeologjike europiane, është e pavizitueshme nga turistët. Edhe pse është piku i sezonit turistik, në këtë vend që daton në shekullin e gjashtë para erës sonë nuk vjen askush për ta vizituar.
Drejtoria e monumenteve te kulturës e ka rrethuar zonën dhe e ka mbyllur portën e saj, ndërsa vetë bazilika është mbuluar me qese dhe me rërë. Këto janë kushte aspak të përshtatshme për ruajtjen e saj, pasi plasmasi krijon lagështirë dhe nuk lejon ajrosjen, ndërsa rëra nuk lejon ndriçimin e mozaikut.
Në të mungon edhe sinjalistika orientuese për turistët. 
Mozaiku i Linit është punuar me gurë, të gjithë me madhësi 1 cm. Gurët me të gjitha ngjyrat janë marrë nga liqeni, përveç gurëve të kaltër dhe të qelqtë, të cilët janë punuar enkas për mozaikun me dorë. Ata janë vendosur mbi një shtresë harasani të përgatitur me rërë të ashpër, e cila së bashku me shtresën fine të gërqeles së vjetër, arrin në trashësi 4 centimetra.
Mozaiku i Linit me vlerat e tij unikale, ndodhet në hartën arkeologjike Europiane.
Jorgjeta Gjançi

Ekspedita gjeologjike shqiptaro-greke ka zbuluar në breg liqenin e Prespës së Madhe, një shpellë me piktura shkëmbore prehistorike

Korçë, zbulohet një shpellë me piktura shkëmbore prehistorikeKORCE  27 Korrik 2012 - 12:08- Ekspedita gjeologjike shqiptaro-greke ka zbuluar në breg liqenin e Prespës së Madhe, një shpellë me piktura shkëmbore prehistorike. Sipas specialistëve në shpellën e ashtuquajtur ‘Shpella e Maricës’, ndodhen 27 piktura murale të periudhës së Neolitit, të cilat tregojnë një vendbanim të hershëm duke dokumentuar një thesar, historiko-kulturor për Shqipërinë.

Pikturat paraqesin figura njerëzore të skematizuara kryqiformë, paraqesin kafshë të ndryshme apo kryqe të brendashkruar.

“Kjo është një shpellë me piktura prehistorike e zbuluar për herë të parë në rajonin e Prespës dhe në këtë kuadër ajo përbën risi në kuadër të zbulimit të prehistorik të rajonit, por edhe më gjërë, sepse ato reflektojnë një art prehistorik që është përhapur në Ballkan dhe në rajonet përreth zonës së Prespës”,- deklaroi bashkëdrejtori shqiptar i ekspeditës, Petrika Lera.

“Është në gjetje shumë e rëndësishme pasi ato janë unike dhe në fakt misioni ynë shqiptao-grek ka nisur të gjejë gjithmonë e më shumë nga këto piktura në gjithë rajonin e afër Maricës, gjë që na bën të besojmë se kjo zonë ka qënë larg rrugëve apo dhe larg qytetarëimeve të ndryshme të Neolitit. Bëhet fjalë për një gjetje që mund të dokumentojë jetën religjioze të përditshme. Kemi gjetur piktura që përshkruajnë një besim, por edhe kulturë unike në Shqipëri dhe kjo përbën thesar kulturor për Shqipërinë”, - u shpreh bashkëdrejtori grek i ekspeditës, Stavros Oiconomidis.

Në zonën juglindore numërohen dhjetra vendbanime prehistorike. Në Prespë arkeologët kanë mundur të zbulojnë në menyërë të vazhdueshme gjetje arkeologjike të prehistorisë.
(er.nu/News24/BalkanWeb)

28 luglio 2012

Pushime ne lumin Shkumbin qe shtrihet pergjate rruges Elbasan-Librazhd 2012


E ndërsa shume prej nesh zgjedhin plazhin për te sfiduar temperaturat e larta te verës ka dhe nga ata qe frekuentojnë lumin. Dhjetëra qytetare nga Elbasani kane zgjedhur lumin Shkumbin për tu freskuar. Pushuesit thonë se janë te detyruar ta bëjnë këtë zgjedhje për shkak te kushteve finaciare. Pertej pamjes piktorese qe te ofon pisazhi pergjate lumit Shkumbin qe shtrihet ne rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, problem kryesor mbetet ndotja. Përgjatë gjithë rrjedhjes lumit syri të sheh mbeturina. Edhe pse në Mirakë, Librazhd dhe Përrenjas, rreziku për tu larë në lumë mbetet më i vogël, pasi ndotja nuk është ne nivele shqetësuese, në pjesën tjetër të Elbasanit, konkretisht ne komunën Papër rreziku është i madhe për shkak edhe te derdhjes se ujërave te zeza ne lume.

And while many of us choose to challenge the beach for the summer high temperatures there are those who frequent the river. Dozens of citizens from Elbasan have chosen to be updated Shkumbin River. The tourists say they are forced to make this choice due to financial conditions. Beyond the painter looks to ofon pisazhi Shkumbin river that stretches along the national road Elbasan-shines, the main problem remains the pollution. Throughout the river flow to the eye sees garbage. Even though in Mirak Përrenjas shines and the risk for bathing in the river remains small, because pollution levels is not disturbing the rest of Elbasan, specifically in the municipality Papër risk is even greater because of the discharges to waters sewage in the river.

"Ne gjurmët e Bajronit" turistet, 10 dite Tur kalerimi ne territiret ende te pa prekura shqiptare. 7/2012


Veç siteve te njohura, arkeologjike ne jug te vendit është shtuar një tjetër mundësi për turistet. Behet fjale për rrugën qe afro 200 vjet me pare, u përshkua nga poet i njohur anglez Lord Bajroni, e cila është përfshire ne paketa turistike te shume shteteve.
Shënimet e poetit dhe letërkëmbimi me nenën te botuara ne një libër, paraqesin rrugëtimin e tij ne një territor te virgjër si ai i Shqipërisë se asaj kohe, qe për shume nga vizitoret e huaj ka mbetur i tille edhe sot. Lord Bajroni erdhi ne Shqipëri pasi kishte kaluar me pare neper Portugali, Spanje, Itali, Malte dhe Greqi. Dhe erdhi ne Shqipëri duke vlerësuar shume vendin, por njëkohësisht edhe njerëzit e Shqipërisë, sidomos nëpërmjet Ali Pashes. Turi zgjat 10 dite përmes kalërimit ne zona si Nepravishta, Libohova, Erindi, Zagoria dhe Këlcyra. Rrugëtimi "Ne gjurmët e lordit Bajron ", ka ngjallur interes te madh jo vetëm për turistet angleze, por edhe ato australiane dhe kanadeze.

In addition to known sites, archaeological sites in the south of the country has added another option for tourists. Comes to the way that nearly 200 years ago, was marked by a famous British poet Lord Byron, which is included in tour packages to many countries.
The writer's notes and correspondence with articles published in a book, submit his journey into a virgin territory as that of Albania that time, that for many foreign visitors has remained so today. Lord Byron came to Albania after having first passed through Portugal, Spain, Italy, Malta and Greece. And it came to Albania to evaluate more land, but also people of Albania, especially through Ali Pasha. The tour lasts 10 days by riding in areas like Nepravishta, Libohova, Erindi, Zagora and Kelcyre. Journey "In the footsteps of Lord Byron", has aroused great interest not only for British tourists, but also the Australian and Canadian.

Gjiri i Grames-Albania, video tourist summer 23.06.2012, discovery albania





Hiking, Camping & Beach @ Gjiri i Grames ( 15-17 March 2012 )

Nisja:
Nga Llogaraja deri tek Gjiri i Grames, kaluam 7 ore ecje ne kembe ( 13.3 km )
Kthimi:
Nga Gjiri i Grames deri tek Plazhi i Palases, kaluam 6.50 ore ecje ne kembe (15.6km )

Information:

Gjiri i Grames ( Karaburun - Albania )


Gjiri i Grammatas ( ose i Grames, sic thirret nga vendasit), ndodhet ne rreze te shpatit perendimor, shume te thikte te Karaburunit. Gjiri i Grames ka sherbyer si nje vend strehimi per anijet qe gjendeshin ne veshtiresi pergjate ketij bregdeti te rrezikshem ne kohe te keqe...
Ky gji ka sherbyer fillimisht si nje zone e shfrytezimit te gurit lokal, ne gurore te medha, gjurmet e te cilave duken & sot ne te dyja shpatet.
Emri i Grames eshte i lidhur ne menyre te qarte me mbishkrimet e gdhendura qe ne antikitet, mbishkrimet shkembore kane qene te shumta ne gjirin e Grames, aty numerohen me shume se 1500 mbishkrime, mbishkrimet greke jane me te lashta & u takojne shekujve te fundit para eres sone, te pasuara nga disa mbishkrime latine te periudhes perandorake, perpara se greqishtja mesjetare te behet mbizoteruese me mbishkrime qe ne te shumten e hereve i drejtohen Jezu Krishtit.
Mbishkrimet antike ne gjuhen greke u drejtohen Dioskurve, Kastorit dhe Poluksit, qe jane hyjni shpetimtare, mbrojtese te detareve dhe te anijeve. Formula e perdorur sakteson qe autori i mbishkrimit i kerkon ndihme Dioskureve per njerez te ndryshem, anetare familjeje, bashkeudhtare, bashkeskllever etj. Prania e emrave latin te perkthyer ne greqisht flet gjithashtu per lidhjet e ngushta midis dy brigjeve te Adriatikut dhe detit Jon, ne ate shkalle sa emrat latine perdoren nga banore te bregut lindor..
Mbishkrimet mesjetare, te shkruara ne greqisht, jane lutje qe i drejtohen Jezu Krishtit, pergjithsisht duke perdurur formulen " Senjor, ndihmoje sherbetorin tend" . Dokumenti mesjetar me i cuditshem, i paraqitur tashme nga Henri Daumet, eshte ai qe tregon se me 1369, Mbreti i Romakeve Johani i V Paleologu ka ardhur ne gjirin e Grames, gjate nje udhetimi per ne Venedik, i njohur nga deshmite bashkohese.



SHTEGU I CEZARIT ( Llogara )

Gjurmët e Romakut të famshëm Jul Çezari, kanë bërë rrugë në Jug të Shqipërisë, aty ku u instalua para se të nisej drejt Romës për Kleopatrën dhe vendlindjen e dashur. Pak metra nën majën e Llogarasë, thuajse gjithmonë me mjegull, ndodhet një kalim i mahnitshëm mes pishash, që ende sot e kësaj dite e quajnë "Shtegu i Çezarit". Pas Qafës së Llogarasë, aty ku mali i Çikës me vesën e ujërave të veta lanë syrin e kaltër të Jonit, ushtritë e Çezarit ngritën garnizonet. Aty, sot i thonë Palasë, një fshat i mahnitshëm me emrin që e mori nga Pallati i Çezarit. Kështu kaluan rrugët prej andej- këndej, mes dy pjesëve të Mesdheut, në histori.

Valbona Camping & Peak of Jezerca , 2694 m/lmd Albania Alps ,07/08.07.2012 ( Summer 2012 )




Shqipëri- Mali i Zi projekt i përbashkët për turizmin

Korrik 27,2012 - 21:52
Podgoricë - Shqipëria dhe Mali i Zi paraqitën sot në Shkodër një projekt të përbashkët ndërkufitar në fushën e promovimit të produkteve turistike. Projekti është pjesë e programit IPA Shqipëri-Mal i Zi të Bashkimit Europian dhe partnerë të tij janë komuna e Podgoricës dhe ajo e Shkrelit, në Malësi të Madhe. Pjesë e projektit të përbashkët ndërkufitar është promovimi dhe përfshirja e qendrave turistike malore në Sistemin Global të Shpërndarjes (GDS).

"Partnerët nga Mali i Zi janë komuna Podgoricë dhe Dhoma e Zejeve Artizanale e Tregtisë në Podgoricë. Ky për ne është në kuadrin e promovimit të turizmit malor, duke u krijuar një kulturë frekuentimi, turistët do ta kenë shumë më të lehtë gjetjen e vendeve turistike në zonën e Shkrelit dhe në Alpe", tha Fredi Stërkaj, kryetar i komunës Shkrel.

"Shqipëria dhe Mali i Zi njihen për destinacione  të mira turistike, ndaj së bashku do të bëjmë të mundur paraqitjen e mirë të dy shteteve tona përmes bashkëpunimit dhe vlerave të përbashkëta turistike", tha Boris Margjoniviç, Dhoma e Zejeve, Mali i Zi.

Në territorin e komunës së Shkrelit gjendje dy pika turistike malore, ajo e Razmës dhe e Bogës. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka bërë që numri i vizitorëve në këto pika turistike të rritet me shpejtësi vitet e fundit.

27 luglio 2012

Zbulimet ne Burimin e Syrit të Kaltër, një prej mrekullive shqiptare të natyrës,

27/7/2012 12;00
Një zhytje në Syrin e Kaltër është kurdoherë një sfidë drejt së panjohurës. Rryma e fortë e bën të vështirë eksplorimin e burimit, por fotot që po botojmë, zbulojnë një botë që ka mrekulluar breza të tërë shqiptarësh dhe vizitorësh të huaj
Burimet e Syrit të Kaltër, një prej mrekullive shqiptare të natyrës, tërheq çdo verë qindra njerëz të ndryshëm të cilët  mahniten me ngjyrat dhe ujrat e kthjellta të këtij burimi. Deri më sot shumë pak njerëz kanë tentuar të eksplorojnë burimet e Syrit të kaltër për të kuptuar diçka më shumë mbi këtë çudi të natyrës sonë. Legjenda të shumta Pagane e veshin me mister këtë burim, duke na dhënë të kuptojmë se banorët e lashtë e kanë adhuruar po aq sa edhe ne këtë mrekulli të natyrës.
Për të kuptuar sado pak vërtetësinë e këtyre legjendave, Qendra Shqiptare për Kërkime Detare, së bashku me ekipin amerikan të RPM Nautical Foundation dhe arkeologun shqiptare të ekspeditës Dr.Anastasi kryen tentativën e parë për një studim shkencor të Syrit të Kaltër më 29 korrik 2011. Ky kërkim kishte edhe mbështetjen e Organizatës së Arkeologjisë së Shpellave, një Fondacion i specializuar në studimin Shpellave dhe e përdorimim e tyre për rituale pagane në mbarë botën. Zhytesat arkeologë dhe biologë amerikane Peter Campell dhe Derek Smith ndërmorën tentativën e parë për hyrjen në thellësitë e Syrit te Kalter, të vëzhguar nga një mori njerëzish, të cilët kishin ardhur për t’u freskuar pranë këtij burimi.
Syri i Kalter është i rrethuar jo vetem nga Pyjet e gjelbër, por edhe nga rrëfime mitologjike të cilat na japin një informacion mbi mundësinë e përdorimit të këtyre burimeve për ritet pagane të kurbaneve të kafshëve, në nderim të perëndive antike. Këto rrefenja dhe tregime që rrethojnë Syrin e Kaltër, sugjerojnë se ky vend ishte një qendër e rëndësishme kulturore në të kaluarën
Mijëra vjet të kulturave historike kane lene gjurmet e tyre ne Shqipëris por keto gjurma nën ujë presin ende për t’u zbuluar. Kjo përfshin edhe shpella nënujore të tilla si Syri i Kaltër, ku çdo fillim pranvere mund te kete pasur ceremoni dhe fli ndaj hujnive si një tipar i rëndësishëm kulturor në kontekstin e lashtë. Njerëzit nga Epoka e Gurit e deri me sot a kane pare kete burim uji si fillesen e jetes dhe e kane perdorur për ritualet dhe për qëllime fetare. Afërsia e këtij burimi me qytetet e lashta si Finiqi apo Butrinti, e përforcojnë më shumë këtë ide, duke na bërë të mundur që të mendojmë se Syri i Kaltër mund të ketë qenë një qendër ritualesh të ngjashme me ato të gjetura në Francë dhe Itali.
Ritualet Pagane ishin nje mundësi e madhe për të nderuar një perëndi apo perëndeshë dhe në to ishin të përfshira flitet e kafshëve si dhe hedhja në burim e verës apo veglave të ndryshme. Ashtu si në kohet moderne, kur njerëzit ende përdorin burimet në mënyra të ngjashme ritualesh, duke hedhur sende si monedha, për fat të mbarë, ashtu edhe banorët e lashtë mendonin se hedhja e kurbaneve apo e sendeve në këto burime, sillte fat..
Sipas specialistëve shqiptare që kanë studiuar Syrin e Kaltër, burimi ka nje rrjedhje mesatare prej tetëmbëdhjetë metra kub për sekondë. Ky shkarkimin masiv uji e bën zhytjen shumë të vështirë dhe te rrezikshme. Eksplorimi i shpellave me diving (zhytje) është potencialisht i rrezikshëm edhe në kushtet e ujrave të qeta, por rreziqet jane shumë të mëdha kur uji del me presion të lartë.
Zbritja në burim kundër rrymës është shumë e vështirë, pasi forca e ujit mund të dëmtojë sistemin e ajrit dhe mund të humbësh furnizimin me oksigjen. Dalja nga shpella është akoma më e rrezikshme sesa zhytja në pikiatë. Presioni i madh i ujit ka një numër efektesh të dëmshme për fiziologjine e njeriut. Nëse një zhytës nuk eshte i kujdesshëm, ai mund të flaket me shpejtesi nga rryma, duke dalë në sipërfaqe. Një mundësi e madhe kjo për aksident fatal.
Shkencëtarët e këtij projekti ishin me fat që kishin në dispozicion një hartë të Syrit të Kaltër, e hartuar nga zhytësit e mëparshëm, e cila i ndihmoi ata të përgatiten për terrenin e shpellës. Harta tregon një rënie në afërsi të drejtë për njëzet metra, ku burimi ka një zgavër, para se të vazhdojë në rënie në anën e saj jugore. Kjo zgaver krijon një zonë ujëmbledhëse për çdo objekte që zbret nga lart dhe e ben ate të përkyer për studime të mundshme.
Gjatë zhytjes në burimin e Syrit të Kaltër, u panë dëshmi të depozitimit njerëzor, megjithatë sasia më e madhe e objekteve u gjet në zgavër. Pjesa më e madhe e artikujve ishin moderne, të tilla si xhama të thyer, copa çimentosh të thyera si dhe copa hekuri. Me interes të madh ishte vezhgimi i një sasie kockash dhe copash druri. Prania e kockave jane prova të gatimit, të cilat mund të tregojnë për sakrificën e lashtë, ku gjatë festës, kafshet e vrara të jenë përgatitur në nderin e një hyjnie.
Gjithsesi, në hulumtimet e ardhshme mund të shikohet mundësia e koleksionimit të mbeturinave të kockave, per t’i studiuar ato dhe per t’i datuar si dëshmi të ruajtura të banoreve të lashtë. Ekipi ndërdisiplinor që kreu këtë zhytje të vështirë, përdor vetëm metoda vëzhguese për të dokumentuar gjetjet në këtë shpellë, duke mos prekur asgjë dhe duke lënë çdo gjë në vend, për vizitorët e ardhshëm, si dhe shkencë­tarët që do të kërkojnë ta studiojne këtë shpellë më mirë.
Informacioni që eshte mbledhur do të përdoret për të pare mundësinë e zhytjeve shkencore në të ardhmen në këtë shpellë, apo edhe shpella të tjera në Shqipëri, si dhe eksplorimin e tyre për të kuptuar nëse banorët e lashte i përdornin këto burime si vende për rituale fetare apo jo. Kjo zhytje ishte një sondazh i suksesshëm fillestar, duke demonstruar mundësinë e burimeve shqiptare dhe duke treguar se këto burime mund të përmbajnë materiale të rëndësishme arkeologjike, të cilat mund të shpjegojnë edhe kuptimin e shumë legjendave dhe tregimeve për këto mrekulli natyrore.

Korçë-Albania 2012, zbulohet një shpellë me piktura shkëmbore në Prespë

më 27 Korrik 2012
Rreth 27 piktura murale prehistorike janë zbuluar në një shpellë në komunën Liqenas në Korçë.
Sipas informacioneve shpella ku u gjetën pikturat ndodhet në zonën e Prespës së Madhe.
Mësohet se pikturat janë me figura njerëzish dhe i përkasin periudhës së Neolitit.

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës së neolitit.
Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terakota, zbukurime në metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm.

Albania Open 2012 4Day ИЗТРЕЩЯХ!!!PGAWC

Magjia e Alpeve Shqiptare mbi Turistet e Europes perendimore, The magic of the Albanian Alps on the western European Tourists


Pubblicato in data 27/lug/2012 da VizionPlusAlbania

Kim dhe Moud janë 2 studente nga Franca. Ato mbërritën ne Shqipëri për një tur 10-ditor pushimesh. Porta e hyrjes ishte Saranda, pasi udhëtuan me traget nga ishulli grek i Korfuzit.
Ditët e para i kaluan ne plazhet e rivierës shqiptare, nga Saranda ne Velipojë. Turi i tyre është krejt i veçante. Nuk zgjedhin hotele për te kaluar natën, por ne çantat e shpinës kane çadrat qe i ngrëne kudo. "Këto janë pushime qe kushtojnë lire dhe te bëjnë shume te pavarur," na tregojnë. Me Kim dhe Moud takohemi ne luginën e Valbonës. Pas një nate ndalese ne Shkodër, pushueset pariziene morën tragetin ne liqenin e Komanit dhe mbërritën ne qytetin e Bajram Currit. Me pas një fugon udhëtarësh i shoqëroi deri ne Valbone. Puna e pare pas mbërritjes ishte ngritja e çadrës. "Vijmë për here te pare ne Shqipëri. Ne shkuam nga Saranda ne jug, bregdetit deri ne Vlorë. Vizituam Beratin, Tiranen, Shkodren dhe tani jemi ne Valbonë," shprehet Moud. "Duket madhështore, sepse jemi për here te pare ne malet e Shqipërisë. Me pare shkuam ne det, por alpet janë krejt ndryshe dhe është vërtet bukur, qete, realisht bukur. Nëse do te nisemi drejt malit, duket ekzaltuese," shprehet Kim. Dita e nesërme nis herët. Ato zgjohen ne orën 06:30 te mëngjesit. Megjithëse është shume freskët dhe ne majat e alpeve shfaqen retë e para qe paralajmërojnë një kohe me shi, Kim dhe Moud nuk kane ndërmend te ndryshojnë axhenden. Studentet e apasionuara pas ecjeve te gjata do te shkojnë nga lugina e Valbonës ne Theth. Ne kushte normale ky udhëtim zgjat te paktën 6 ore. Vajzat konsultohen për here te fundit me hartën dhe nisin rrugëtimin. Pas kilometrave te pare, hasin rrugës edhe turiste te tjerë qe shkojnë gjithashtu drejt Thethit. Megjithe vështirësitë e terrenit, ajri i pastër te ndihmon te mos e ndjesh lodhjen. Ndalesat janë te shkurtra. "Ne u konsultuam me internetin për te mësuar diçka me shume për Shqipërinë. Ne donim te shkonim ne një vend turistik. Shqipëria, besoj ne te ardhmen do te behet një vend shume tërheqës turistik, por tashme është i tille vetëm për ne," mendon Moud. "Ne Francë, Shqipëria është ende një vend mistik. Ne nuk dinim asgjë për vendin tuaj, për kulturën, qytetet. Ne donim t'i zbulonim vete këto. Ne mund te shkonin kudo ne Evrope. Por ne pame hartën. Ou, po sikur te zgjedhim Shqipërinë? Po ne mund te shkojmë? Pse jo? Duket shume bukur, ndaj vendosem te vijmë," tregon Kim. Fundi i ditës është edhe fundi i pushimeve te tyre ne Shqipëri. Te nesërmen ato do te udhëtojnë drejt Malit te Zi, te bindura se një dite do te kthehen serish ne Shqipëri, qe e zgjodhën shkujdesur ne harte, por nuk i zhgënjeu.

26 luglio 2012

Thesarkërkuesit rrafshojnë kalanë e Ponçarës në Korçë

Thesarkërkuesit rrafshojnë kalanë e Ponçarës në KorçëKORCE 25/7/2012- Kush po i shkatërron objektet e veçanta arkeologjike në Luginën e Devollit? Kjo është pyetja që lind pas një vëzhgimi të detajuar të monumenteve në këtë zonë. Pothuajse gjysma e objekteve me rëndësi historike, siç janë fortifikimet parahistorike ilire, shpella dhe kala ose kështjella të antikitetit të vonë në fortifikimet mesjetare shqiptare, po shkatërrohen nga dita në ditë. "Janë rreth 40 objekte arkeologjike e vendbanime prehistorike në rajonin e Korçës, të zbuluara deri më sot, të cilat mund të shërbejnë si destinacion turistik", thotë specialisti i muzeut arkeologjik i rrethit Florenc Hoxhalli. Por veç Tumës së Kamenicës, e cila ka tërhequr e po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve dhe vizitorëve të huaj, monumentet e tjera janë jashtë vëmendjes dhe kujdesit të pushtetit lokal. Duke folur për "Gazetën Shqiptare" mbi dëmet në trashëgiminë kulturore, specialisti Florenc Hoxhalli sjell shembull Kalanë e Ponçarës dhe Menkulasit, në komunën Miras, shpallur monument kulture në vitin 1973, të cilën persona të papërgjegjshëm që gjurmonin ar me makineri të rënda gërmimi, e rrafshuan atë para disa kohësh nga faqja e dheut. Nga makineri të tilla që përdoren për të shfrytëzuar në sipërfaqe të mëdha minierën e Bitinckës, është dëmtuar e po shkatërrohet edhe Kalaja e Bilishtit, shpallur monument kulture që në vitin 1963 dhe monumente të tjera arkeologjike si Kalaja e Bellovodës dhe ajo e Ventrokut, shpallur monumente kulture prej vitit 1973. Instituti i Arkeologjisë dhe Drejtoria e Monumenteve, kanë ndërhyrë herë pas here për parandalimin e punimeve të firmave të prodhimit të inerteve që kërcënojnë shkatërrimin e këtyre monumenteve të kulturës, por qëndrimi i komunave që i kanë ato në territorin e tyre është i pa përgjegjshëm. Gjithashtu Drejtoria e Muzeut Arkeologjik në Korçë ka bërë hartën e dixhitalizimit të tyre dhe u ka kërkuar bashkisë dhe komunave të rrethit financimin e një guide aq të domosdoshme jo vetëm për zhvillimin e turizmit, por që do t'i shërbente edhe inventarizimit dhe mbrojtjes së këtyre monumenteve.
Objektet
Mjaft prej tyre ruhen në gjendjen në të cilën janë gjetur. E tillë është edhe Kalaja e Trajanit, e cila është shpallur monument kulture në vitin 1963. Kjo kala ndodhet në verilindje të fshatit Tren në zonën e Devollit dhe është kalaja më e madhe e periudhës së parë të Hekurit në vendin tonë. Ajo ngrihet mbi një kreshtë malore të lartë 1245 m mbi nivelin e detit. Pjesa jugperëndimore e saj vjen e butë, derisa ngjitet në zonën më të lartë që ka formën e një platforme të sheshtë të përshtatshme për banim, ndërsa pjesa veri dhe verilindore është krejtësisht shkëmbore dhe bie pingulthi mbi liqenin e Prespës së Vogël. Kalaja e Trajanit ndahet në pesë pjesë prej mureve që e rrethojnë. Rrethime të plota në fakt, sipas studimit të bërë, formojnë murin e poshtëm dhe ai më i sipërm. Dy muret e tjera, kryesisht me lidhje të thatë, mbeten të hapura brenda sipërfaqes së kalasë. Nga materialet e gjetura në kala dhe në afërsi të saj rezulton se kalaja ka qenë banuar në pjesën e parë të epokës së Hekurit. Në periudhën e dytë të Hekurit vendbanimi u braktis për tu zhvendosur 1 km më tej në perëndim në kodrat e Goricës. Në kohën e vonë antike Kalaja e Trajanit u rifortifikua, por vetëm në pjesën e sipërme të saj. Madje perandorët romakë kalonin më shumë kohë në qytetet kufitare, se sa në pallatet e tyre në Romë. Midis tyre kishte burra të shquar, një prej të cilëve ishte Perandori Trajan. Ai jetoi njëqind vjet pas Krishtit dhe shumë kohë pas vdekjes së tij njerëzit vazhdonin ta mbanin në gojë për drejtësinë dhe mirësinë e tij… Trajani nuk udhëhoqi vetëm ekspedita ushtarake. Prej emrit të tij mendohet që ta ketë marrë emrin jo vetëm Kalaja (e Trajanit), por edhe vendbanimi i lashtë historik i Devollit i quajtur Tren që është i populluar edhe sot. Në përgjithësi në periudhën e pushtimit romak në të gjithë këtë zonë ka patur një zgjerim shumë të madh të qendrave të banuara të fortifikuara e të pa fortifikuara. Përveç shpellës së Trenit, Ventrokut dhe Kalasë së Trajanit, e cila tani forcohet me mure të ndërtuara me llaç, të banuara kanë qenë arat në fund të fshatit Tren, Gorica dhe Pavliqi, ku janë bërë gjetje me vlera të mëdha shkencore. Në këtë qark monumentet e kulturës janë lënë në mëshirën e fatit mjafton që ju mund t'ju kujtojmë një kullë 5 katëshe 300-vjeçare në fshatin Dërdushë unikale në llojin e saj, e cila është rrënuar krejt apo urën e Llëngës pjesë e rrugës Egnatia e shembur me dinamit nga persona të panjohur që kërkojnë thesare arti nëpër këmbët e këtyre urave apo kalave të lashta.
Nga: BARDHYL BERBERI
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Butrinti, Albania 26/7/2012 na mahnit perseri me zbulimet e tija, restauratoret hasin ne nje gjetje te rralle..

SARANDE 26 Korrik 2012 - 13:14- Në sitin arkeologik të Butrintit një ekip restauratorësh të mozaikëve, të drejtuar nga mozaicisti me përvojë 35-vjeçare Agron Islami, kanë hasur në gjetje të rralla. Bëhet fjalë për një dhomë të maskave, që ka dalë në dritë në monumentin e Trikokës, në truallin buzë liqenit të Butrintit. Mozaicisti Islami thotë se i tëri është një korridor ndërtimesh, i dekoruar, me mozaik, që ka dimensionet 4.40 m x 31 m.

Vëmendjen e mozaicistëve e kanë tërhequr figurina të rralla, të gjendura në këtë pjesë. Islami thotë se mund të jetë mozaiku i vetëm në teknikën e kubikëve, që në terminologjinë e tyre, quhen tesera. Sipërfaqja e mozaikut të zbuluar, është përllogaritur dhe përbën një kuriozitet, pasi përmban plot 72 milionë e 160 mijë tesera, sipas Islamit.


Ai thotë se mund të ketë qenë dhoma e veshjes së maskave të pjesëve teatrore që janë luajtur në antikitet në Butrint. Interesant është imazhi i një burri dhe i një gruaje, që ndërtohen me mozaik dhe që janë të dallueshëm qartë e bukur, me tipare të spikatura. Ekspedita në fushën e mozaikëve, që është në ditët e saj të fundit në Butrint, ka nxjerrë në dritë edhe gjetje të reja. Fjala është për mozaikë që janë shfaqur në pjesën qendrore të monumentit të gjimnazit të qytetit antik, ose të nimfeut. Ka rezultuar se të tre nikeat e kullës qendrore të nimfeut, janë të dekoruara me mozaikë.

 Mendohet se në nikean qendrore gjendet imazhi i Dionisit, por kjo mbetet për t'u konfirmuar me pastrimin dhe zbulimin e mëtejshëm të tipareve. Mozaicisti Isalmi thotë mozaikët e dhomës së maskave janë në procesin e pastrimit të tyre, me furçë e me mjete teknike të kohës dhe dita ditës po plotësohet ideja e një dhome apo "shtëpie" maskash. Në muajt e verës ato do të mbahen të ekspozuar, ndërsa ende pa ardhur vjeshta do të bëhet mbulimi i tyre për të mos u dëmtuar nga shirat. Në kohën më të madhe, mozaikët e kësaj dhome gjenden nën ujë, por mjeshtri i mozaikëve Islami thotë se “efektin e faktorit ujë mundemi ta minimizojmë”. (dh.h/shqiptarja.com)

The first program in partnership with the Balkans Peace Park Project Expeditions 2009 in Albania


Pubblicato in data 25/lug/2012 da ThethiGuideAlbania

http://peaceparkexpeditions.org
http://thethi-guide.com
The focus of the 2009 Balkans Expedition for Peace was to complete a multi-day, three country border crossing expedition, and implement two single day Experiential Peacebuilding Expeditions in partnership with our local partner organizations, their guides and the local youth participants

In July 2009 IPPE launched two pilot experiential peacebuilding projects in the proposed Balkans Peace Park between Albania, Kosovo and Montenegro.
The first program in partnership with the Balkans Peace Park Project, focused on environmental awareness, teamwork and gender equality bringing seven youth, four girls and three boys, from Northern Albania on a single-day climb up Mount Harape (over 2,200 meters).  Through the course of the expedition, teamwork, communication, sacrifice for the greater good, and maximizing the diverse skills of your team, were the core lessons that played out in the course of this rigorous all day climb and descent.    
The second program in partnership with ERA and Marimangut, united five youth from the western region of Kosova with an international and local staff for a trek along the tri-border peak region of Albania, Montenegro, and Kosova. Over the course of the program the participants were engaged in dynamic activities that targeted leadership development, cultural expression, and knowledge of mountaineering skills. Youth participants completed an "I have a Dream Hike" to the peak of Bogiqe (over 2,200 meters)  where they considered a long-term perspective for their dreams and goals living in their newly independent country.
Both programs were shorter in duration then our normal expeditions, but the dept and richness of the interpersonal relationships that developed using the experiential peacebuilding expedition curriculum made for some lasting bonds and memories of shared experiences and accomplishments.  All the youth participants from both programs have volunteered to participate again, and are interested in taking a more active role in the planning and preparation for the longer 3 border crossing expedition with youth from all 3 countries.

My organization, International Peace Park Expeditions, uses experiential peacebuilding, academic programs, and professional trainings in international peace parks to integrate theory with practice. We seek to develop leadership and collaboration among three distinct, but complementary, groups: students and professors, transboundary protected area professionals, and youth from the peace park countries.

Our Summer 2010 programs focus on the proposed peace park in the Western Balkans’ Prokletije/Bjeshket e Namuna mountains, between Albania and the newly independent countries of Montenegro (2006) and Kosovo (2008), which were formerly part of Yugoslavia. The Balkans Peace Park Project, a UK charity and their local network of partner organizations and individuals, first conceptualized the Balkans Peace Park, an area of approximately 4000 square km, in 2001.

This summer, participants in our professional training symposium will collaboratively develop a more precise and dynamic map. Students and young leaders in our other two programs will learn about peace parks while trekking together across the borders into all three countries.

Experiential Peacebuilding (July 19-25, 2010)

Experiential Peacebuilding programs combine outdoor experiential education and practical skills training in peacebuilding to foster the development of a community of young leaders capable of catalyzing positive peaceful changes in their communities. This summer’s program is being developed in conjunction with our local partner organizations (ERA and Marimangut in Kosovo; Outdoor Albania and High Albania in Albania; and PSD Prokletija in Montenegro). The primary goals of these programs are to unite youth from conflict-affected communities to develop relationships across borders; transform negative attitudes and stereotypes; and create a core group of young leaders with the skills, tools, and motivation to generate and direct changes in their communities.

Academic Expedition (June 7-26 and August 2-21, 2010)


This three-week, three-credit course, “Conservation Beyond Borders,” will combine traditional academic teaching with proven experiential learning methodologies to create a unique, dynamic expedition that will provide students with a strong understanding of the theory and practice of international peace parks. Course readings and lectures will provide the academic base, and guest lectures from subject-matter experts working in the field will create the bridge; both will address sustainable forestry management, biodiversity surveys, eco-tourism plans, development and infrastructure planning, environmental conservation, water resource management, peacebuilding initiatives, and cross-border projects. First-hand experience trekking through the proposed Balkans Peace Park, crossing the borders of Albania, Kosovo, and Montenegro, and living among the local people will bring theory to life.

Professional Training Symposium (July 8-9, 2010)

This year’s Professional Field Training Symposium, “Critical Transboundary Environmental Linkages,” will bring together experts, policymakers, and stakeholders from the Prokletije/Bjeshket e Namuna region to discuss cross-border ecotourism, biodiversity mapping, and sustainable forestry management. The symposium seeks to build trust through cross-border collaboration, and to improve environmental management in the peace park region. Participants will create a Google Earth map to house shared environmental data and visit two project sites in the proposed peace park.

Todd Walters is the founder and executive director of International Peace Park Expeditions. He holds a master's degree in International Peace and Conflict Resolution from American University's School of International Service, and is a National Outdoor Leadership School (NOLS) certified wilderness guide. While at AU, he worked as an intern for the Environmental Change and Security Program.

Lufta me zhurmat, Ekzekutimi për pezullimin e aktivitetit do të jetë i menjëhershëm 26/7/2012

Lufta me zhurmat 26/07/2012
Zona i ish-Bllokut në kryeqytet, ku lokalet e licensuara vetëm për bare në më të shumtën e rasteve funksionojnë si disko të hapura gjatë mbrëmjeve të vona, janë kthyer në një makth për banorët përreth.

Grupi i Task Forcës i ngritur për monitorimin e zhurmave dhe respektimin e ligjeve mbi ndotjen akustike, ka kryer një inspektim në këtë zonë, ku ka ndërmarrë dhe një sërë masash.

Akti i fundit normativ mbi zhurmat i nxjerrë nga qeveria dhe i cili hyn në fuqi menjëherë, i jep të drejtë Task Forcës të pezullojë aktivitetin e subjektit menjëherë dhe të sekuestrojë të gjitha mjetet teknike të muzikës. Ky vendim pritet të sjellë më shumë efektivitet, sipas drejtorit të Kontrollit të Mjedisit, Alfred Deshati.

“Ekzekutimi për pezullimin e aktivitetit do të jetë i menjëhershëm. Nuk do të kemi më komunikime verbale me dokumentacion, duke shkëmbyer informacionin me njësitë e qeverisjes vendore. Për sa kohë pjesë e kësaj Task Force do të jenë policia bashkiake, por edhe inspektorë të ndryshëm që janë institucione ekzekutive, ekzekutimi për pezullimin e aktivitetit do të jetë i menjëhershëm, por do të shkojmë deri tek sekuestrimi i të gjitha pajisjeve, ose impianteve që prodhojnë zhurmë”, deklaron Drejtori i Kontrolli Mjedisor, Alfred Deshati.

Deshati sqaron se janë vendosur dhjetra gjoba me vlerë 30 deri në 50 mijë lekë, grumbullimi i të cilave duhet të bëhet nga përmbarimi privat apo shtetëror.

“Në të gjitha rastet ku do të vërehet që inspektorët, ose personat që janë përgjegjës, duke filluar që nga titullarët më të lartë e deri tek i fundit, hezitojnë të zbatojnë ligjin, do të jetë një indicie për lirimin e menjëhershëm nga detyra”, thotë zoti Deshati.

Pika më problematike mbetet licensimi i bareve të hapura nga Bashkia e Tiranës, që sipas planit mbi ndotjen akustike duhet të ishin të qeta, si dhe mosrespektimi i kushteve të licensës nga ana e subjekteve.

Rruga kthen turistët në Velipojë 7/2012

Rruga kthen turistët në Velipojë 26/07/2012
Mbi 2 mijë banorë të zonës së Baks Rrjollit në Velipojë nuk kanë patur asnjëherë rrugë dhe për t'u lidhur me pjesën tjetër duhet të kalonin në një urë dërrase që shpesh shembej.

Me kerkesen e komunes eshte ndertuar rruga e re, e cila eshte 8.2 kilometra, por qe ka gjalleruar jeten dhe turizmin ne kete zone, nje nga me te bukurat ne gjithe vendin. Rruga eshte drejt perfundimit dhe ajo do vijoje edhe ne drejtim të Shengjinit, duke u kthyer ne nje rruge turistike bregdetare.

Me te njejten menyre pune komuna e Velipojes ka mundur te realizoje edhe ndertimin e sheshit qendror prane plazheve dhe ka realizuar disa projekte ne fshatrat Çaz, Luarez dhe Pulaj, ndersa do nise me financimin e fondit edhe shetitorja dy kilometra e gjate ne plazhin e Velipojes

Rruga kthen turistët në Velipojë - Top Channel... di TopChannelAlbaniaT

Shembet "Rrapi i Mashkullores" pema më e famshme në Shqiperi, kjo peme ka qene per shqiptaret monument kulture dhe historik.




Rrapi i Mashkullores është pema më e famshme në Shqiperi për shkak të historisë që mbart dhe te kenges se famshme kushtuar luftes se vitit 1908 kunder turqeve nga ceta e drejtuar nga Cerciz dhe Bajo Topulli.
  Por kjo pemë monument natyre dhe monument historik nuk eshte me per shkak se eshte rrezuar plotesisht pasditen e se merkures. Shkak eshte bere era e forte qe ka shkaterruar deget qe kishin nisur te kalbeshin prej vitesh per shkak keqtrajtimit dhe betonizimit te gjithe territorit rreth saj. Pema mitike e lidhur me luftën e Mashkullorës dhe çetën e Çerciz Topullit, po rrëzonte cdo vit pjesë nga trungu i saj për shkak të betonizimit të mjedisit përreth.

Banoret thone se pema po demtohej prej vitesh deri sa u rrezua teresisht.

Kjo peme te pakten 200-vjeçare e vendosur në qendër të fshatit Mashkullore ishte pjesë e memories historike që lidhej me çetën e Çerciz Topullit dhe luftën e Mashkullorës. Rrapi ishte vendosur në qendër të jetës së këtij vendi dhe lidhej siç thonë banorët përveçse me historinë edhe me kuvendet, dasmat, spektaklet. Në 100 vjet pavarësi boshllëku që ka krijuar shembja e tij është shumë e madhe thonë banorët.

Fillimisht krah rrapit që në çdo fshat në jug simbolizon qendrën e jetës dhe simbolin e vendmarrjes popullore u  ndërtua një godinë publike dhe më tej një lokal që betonizoi rreth 340 m katrorë sipërfaqe. Prej ndërtimit u prenë një pjesë e mirë e rrënjëve. Të paktën 10 vitet e fundit pema historike ka shembur cdo vit degë të saj deri sa e gjithë struktura është shembur përfundimisht të mërkurën.

Banorët në Mashkullorë thonë se do ta zëvendësojnë pemën me një të re, por deri atëherë zbrazëtia që ka lënë rrapi do të ndihet në të gjithë zonën.

25 luglio 2012

Zhurmat e lokaleve, inspektorët rrezikojne vendin e punes. kjo eshte normativa e re qe miratuar keto dite.

Tiranë Korrik 25,2012 - 12:28Masa deri në largim nga puna për inspektorët përgjegjës për eleminimin e zhurmave të lokaleve. Qeveria miraton një akt normativ sipas të cilit nëse shkelet orari i përcaktuar për minimizimin e zhurmave do të ketë shkarkime deri në humbjen e detyrës për inspektorët e mjedisit, të ISHP,  apo të policisë së shtetit. Vetë kryeministri Berisha deklaroi se ky është një krim ndaj mjedisit.

"Kjo është të mos respektosh asnjë standard. Ndaj dhe ky akt normativ parashikon masa më të rrepta dhe të menjëhereshme ndaj të gjithë atyre që shkelin orarin e përcaktuar. Ky akt normativ përcakton shkarkimet dhe humbjen e detyrës ndaj atyre që nuk zbatojnë aktin dhe janë përgjegjës, qofshin ata inspektorë, inspektorë të mjedisit, të shëndetit publik apo policisë së shtetit. Nëse ndokush në çmenduri mendon të trondisë një qytezë deri në 3.00 të mëngjesit dhe të bërtasin turistët të terrorizuar nga zhurma, ky është shërbimi më i keq që i bëhet një vendi", tha Berisha.

Shqipëria nën terrorin e zhurmave - Top Channel... di TopChannelAlbania Një akt normativ me 9 nene synon t'i japë fund një praktike unike dhe aspak të qytetëruar që ndodh në Shqipëri, veçanërisht në stinën e verës, zhurmave të forta që shkaktojnë lokalet e natës jo vetëm në zonat turistike, por edhe në zemër të Tiranës dhe qendrave të tjera urbane.

Dhoma Plazhi ne Ksamil. Ofrojm kushte komode per nje pushim te qetë familjar buzë detit. Na kontaktoni per te ditur me shume.



Dhoma Plazhi ne Ksamil. Ofrojm kushte komode per nje pushim te qetë familjar buzë detit.
Te gjithë te interesuarit mund të na kontaktoni në këtë numer telefoni:
00 355 69 638 5083
Like ne facebook -- http://www.facebook.com/pages/Dhoma-Plazhi/279610228786820

Butrinti destinacioni turistik me i Preferuar nga turistet e huaj per kete sezon vere 2012



Qyteti antik i Butrintit vazhdon te mbetet nje prej detinacioneve turistike me te vizituara nga turistet. Krahasuar me një vit më parë Parku Kombëtar i Butrintit ka shënuar një rritje të numrit të vizitorëve të huaj, të cilet vijne në Shqipëri kryesisht nga ishulli grek i Korfuzit.

24 luglio 2012

Kukës, kamping veror për 200 fëmijët e varfër të qytetit

Kukës - Korrik 23,2012 - 20:24
Fëmijët e familjeve më në nevojë në qytetin e Kukësit, pushimet verore të këtij viti do mund t'i kalojnë në mënyrë të organizuar. Më shumë se 200 fëmijë, kanë ngritur sot kampingun veror falë mbështetjes që i'u është dhënë atyre nga Drejtoria Arsimore Rajonale, Këshilli i Qarkut si dhe donatorë të ndryshëm.

Në këtë kamping veror fëmijët do të kenë mundësi të kryejnë aktivitete të ndryshme, sociale, kulturore, sportive, edukative etj, për ti larguar ata nga rrugët e qytetit.
Kryetari i qarkut të Kukësit, Ibsen Elezi, thotë se këta fëmijë po mbështeten duke parë se niveli i tyre ekonomik nuk i favorizon për të kaluar pushimet me familjet e tyre në rajonet bregdetare.
Flutura Tota

Ndotja e pishinave në zonën e Farkës, Bërzhitës, Kasharit dhe Ndroqit., ASHR: Gjysma nuk plotësojnë kushtet

Tiranë Korrik 24,2012 - 13:03 Disa nga pishinat në qarkun e Tiranës në pikun e sezonit turistik kanë rezultuar me mbipopullim të pushuesve dhe me probleme higjeno - saniatare jo vetëm të ujit, po dhe të zonës së shezllonave. Inspektimet e fundit të Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë kontrolluar 14 pishina dhe 6 prej tyre janë paralajmëruar të ndryshojnë regjimin e punës, pasi do të penalizohen me gjoba deri në mbyllje aktiviteti. Në to u konstatuan dhe probleme të tjera si mos afishimi i numrave të urgjencës dhe të qëndrave shëndetësore më të afërta në vende të dukshme.

"Problemi kryesor ka qenë në lidhje me shërbimin e urgjencës. Janë konstatuar problematika nga ana e inspektorëve në lidhje me procesin e dizinfektimit. Në 6 pishina ka pasur problematika dhe janë lënë detyra të cilat do të rikontrollohen brenda javës tjetër për të arritur një rezultat apo për të vazhduar me procesin e ndërmarrjes së gjobës ndaj këtyre subjekteve të cilat nuk zbatojnë këto detyra", thotë Liljana Ramasaco, Drejtore e Autoritetit Shëndetësor rajonal

Pishinat ku u konstatuan dhe problemet më të mëdha higjeno-sanitare dhe me mbingarkesë të numrit të pushuesve në raport më territorin, ndodhen në zonën e Farkës, Bërzhitës, Kasharit dhe Ndroqit.

Julia Bardhushihttp://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/43239

Zbulohen per here te pare disa mozaikë te periudhes romake në Butrint,Albania 2012

Sarandë Korrik 23,2012 - 23:19Në qytetin antik të Butrintit në Jug të Shqipërisë, këtë vit janë ekspozuar për vizitorët disa mozaikë, të cilët zbulohen për herë të parë. Mozaikët janë kryesisht të periudhës romake dhe përfshijnë hapësira të gjera në disa monumente.
Mozaikët po tërheqin vëmendjen e disa mijëra turistëve që vizitojnë Parkun Kombëtar në këtë periudhë turistike. Specialisti i Institutit të Monumenteve të Kulturës në Shqipëri, Agron Islami, i cili po merret me punimet,  thotë për "Zërin e Amerikës" se në Butrint janë rreth një mijë metër katrorë mozaikë.

Në Butrint shumica e mozaikëve mbahen të mbuluar me një shtrese rëre për ti ruajtur ata sidomos nga uji, i cili gjatë vjeshtës dhe dimrit përmbyt mjaft prej zonave të monumenteve. Islami thotë se pjesët e zbuluara  të mozaikëve janë pritur mjaft mirë nga vizitorët si vendas edhe të huaj.

Butrinti është një nga qendrat arkeologjike dhe natyrore më të vizituara të Shqipërisë. Rreth 80 mijë vizitorë ishin vitin e shkuar në këtë pasuri kulturore e cila mbrohet nga UNESCO, ndërsa ritmi i turistëve këtë vit vlerësohet më i lartë.

Italianët refuzojnë "Universiteti Europian i Turizmit" shqiptar, dyshime mbi projektin


 24 Korrik 2012 - 14:39
Nga Tirana në Bari në kërkim të studentëve të rinj. Një plan ekspansioni nga njëra anë në tjetrën të Mesdheut, zgjedhja e një sektori premtues, vendosmëria për të përforcuar marrëdhëniet institucionet me influencë në këtë fushë. Përbërësit për një operacion të suksesshëm ishin të gjithë aty, por ëndrra e një universiteti privat shqiptar u thye nga mosbesimi i rektorit të universitetit, Corrado Petrocelli dhe atij të Politeknikut, Nicola Costandino. Që prej disa kohësh, mbi tryezën e punës së të dy drejtuesve, ndodhej një praktikë që nuk bindte asnjërin prej të dyve: një kërkesë për bashkëpunim nga Universiteti Europian i Turizmit, i cili e ka nisur aktivitetit në muajin qershor 2008 në kryeqytetin shqiptar, dhe këtë vit edhe në Puglia, me një seli në Castellana Grotte. Në malësitë e Murgia, Universiteti Evropian i Turizmit, ka nisur që nga janari i kaluar kursin e parë të diplomimit në “Ekonomia e Turizmit”.

Kursi i studimeve është tre vjeçar, parashikon një tarifë prej 4.000 euro në vit për çdo student të regjistruar, të cilat mund të paguhen edhe më këste në sekretarinë përkatëse të këtij universiteti privat. Dhe kjo ishte sinjali i parë që ka alarmuar rektorët në Bari.
Kursi i diplomimit në “Ekonomia e Turizmit” në fakt, zhvillohet në ambientet e Semiramide Palace Hotel, një hotel me katër yje. Më 11 prill të vitit të kaluar, përpara se t’i përgjigjej kërkesës së tyre për bashkëpunim, Petrocelli, vendosi t’i dërgojë një letër Ministrisë së Arsimit, ku kërkon sqarime për organizatën që ka zbarkuar nga Shqipëria. “Duke u nisur nga marrëdhëniet delikate ndërkombëtare – shpjegon rektori i Barit - ne duam të gjitha garancitë, para se të marrim ndonjë vendim”. Ndërkohë, Universiteti i Turizmit i kishte bërë një kërkesë të ngjashme Politeknikut. “Na kanë propozuar një projekt kulturor e shkencor shumë të përciptë - shpjegon Costantino – që konsistonte në një lloj kursi të përbashkët diplomimi. Ne kemi kërkuar sqarime më të hollësishme në lidhje me këtë propozim, por unë nuk besoj se do të kemi ndonjëherë përgjigje”. Praktika, megjithatë, mbërrin në të dy senatet akademike të Universitetit të Barit.
Në universitete mbërrin dhjetorin e kaluar, por Petrocelli propozon ta shtyjë, për të mbledhur më shumë informacion. Pastaj nis një letër në ministri, nga e cila ende nuk ka mbërritur një përgjigje.

Ndërkohë, të premten e kaluar senati akademik është mbledhur sërish i Politeknikut dhe Rektori Costantino ka bllokuar çdo gjë. “Marrëveshja me Universitetin Evropian të Turizmit nuk ka për t’u bërë”. Sa i përket universitetit tjetr, edhe Petrocelli është i bindur. “E të mendosh që Universiteti i Barit na kishte dërguar edhe një projekt-marrëveshje që ne e kishim nënshkruar dhe dërguar sërish” - thotë Salvatore Messina, president i Universitetit të Turizmit në Tiranë, i cili u kontaktua nëpërmjet linjës telefonike. “U kemi propozuar një bashkëpunim të dy universiteteve të Barit, siç bëmë edhe me 25 universitete të tjera italiane”. Në faqen e saj, në fakt, Universiteti Europian i Turizmit thotë se ka marrëdhënie me 14 vende evropiane, duke përfshirë Universitetin e dytë të Napolit dhe Cà Foscari të Venecias.

Në data base-n e të dhënave të Ministrisë italiane të Arsimit, megjithatë, nuk ka asnjë gjurmë të kursit të diplomimit në “Politikat e turizmit”. Shpjegimi qëndron në faktin se zyra e Castellana-s, ishte rregullisht e hapur, por si zyrë e jashtme e universitetit shqiptar. Ligjet italiane parashikojnë, që për ata që kanë fituar titullin, mund të kërkojë t’u njihet edhe në vendin tonë (Itali, red). Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar dy rektorët në Bari. Për ironi të fatit, Messina në nëntor të vitit të kaluar ishte në auditorin e Universitetit, ku ai mbajti një konferencë për politikat e turizmit në Puglia, me tabela të mëdha që reklamonin kursin e tij të studimeve. “Ngjarja nuk u organizua nga ne, - siguron Petrocelli - por me sa duket ata kanë marrë me qira një sallë, siç bëjnë shumë organizata të tjera.”
Rasti pritet të marrë një përgjigje edhe nga CURC, Komiteti Rajonal Koordinues për Universitetet, i kryesuar nga Petrocelli dhe ku bëjnë pjesë edhe rektorët e Puglias, guvernatori Nichi Vendola, (i cili delegon përgjegjësin e Arsimit për rajonin, Alba Sasso) dhe përfaqësuesit e studentëve. Kjo nënkuptohet nga qëndrimi që CURC ka mbajtur ndaj LUM, Universiteti privat i Casamassima (që përfaqësohet në CURC nga rektori Degennaro Emmanuele), i cili ka planifikuar të hapë një seli të re në Trani. Komiteti ka shprehur kundërshtimin e tij. “Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar – tha Petrocelli - dhe unë kam informuar mbi rastin Castellana edhe përgjegjësen Sasso”. Fundi i misionit nga Tirana në Bari.
(gm/shqiptarja.com)

Kanioni Gjipese 2012, Exciting trip with High Albania..and Climbing Albania...

23 luglio 2012

Muzeu Historik i Shkodres, prezanohet dhe online per t'i dhënë çdo personi, në çdo kohë dhe vend, informacionet, të cilat i nevojiten lidhur me vlerat historike që paraqet Shkodra dhe zonat përreth.


logo_shkodra-   Mirësevini në faqen zyrtare të Muzeut Historik të Shkodrës! Tashmë, prezantohemi "online" per t'i dhënë çdo personi, në çdo kohë dhe vend, informacionet, të cilat i nevojiten lidhur me vlerat historike që paraqet Shkodra dhe zonat përreth.
-    Ne, përveç se ju mirëpresim në ambjentet tona, për t'ju prezantuar të gjitha resurset tona, ju japim informacionin e nevojshëm edhe nëpërmjet faqes sonë të internetit, përmes kontaktit në adresat tona si dhe nëpërmjet postës sonë elektronike.
- Vizitoni sitin dhe njihuni me të rejat, zbulimet dhe aktivitetet më te fundit ne lidhje me zhvillimet në fushën e historisë dhe të arkeologjisë, si dhe ndihuni të lirë të na kontaktoni për çdo informacion që ju nevojitet
.Adresa Rruga “Oso Kuka ” Nr. 12

E-mail: info@muzeushkoder.org
Telefoni: 00355/22243213
http://www.muzeushkoder.org/

 

Të dhëna historike, Pozita gjeofizike

Qyteti i Shkodrës shtrihet në brigjet e liqenit me të njetin emër dhe poshtë kodrës së Kështjellës së Rozafës dhe është padyshim ndër qytetet më kryesore të Shqiperisë. Ndodhet pranë bashkimit të lumejve Buna, Drini dhe Kiri. Pozicioni i përshtatshëm gjeografik, e ka vendosur në qendër të rrugëve të rëndësishme tregtare, duke i dhënë qytetit një shtytje të konsiderueshme në drejtim të zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor.
Shkodra ndodhet 16m mbi nivelin e detit ne gjerësi gjeografike 42°39’ dhe gjatësi gjeografike 39°16'.
Temperaturat vjetore janë: në korrik 36 °C dhe në janar 3,3° C. Mesatarja vjetore është 15°C. Temperatura absolute më e ulët është -22°C dhe më e larta 42°C për gjithë qarkun.

Relievi i Shkodrës konfigurohet nga zona malore, dhe ajo kodrinore, fushore e përbërë nga Mbishkodra dhe Nënshkodra. Maja më e lartë e Alpeve është Radohima (pjesa perëndimore ). Në Shkodër bien mesatarisht 2 000 mm reshje në vit, më e madhja gjatë vitit në gjithë vendin.
Erërat karakteristike janë murlani dhe veriu, të thata e të ftohta, që fryjnë nga veri; shiroku është erë e lagësht dhe e ngrohtë që fryn nga jugu
Sipërfaqja e rrethit është 2 528 km2, ndërsa sipërfaqja e qytetit është 16,46 km2. Qarku përfshin tre qytete: Shkodra, Malësia e Madhe dhe Puka.
Qyteti ka rreth 110 000 banorë.
 Historia e qytetit
Sipas të dhënave arkeologjike qyteti i Shkodrës themelohet prej fisit të Labeateve që në shek.e IV para K. Nga prerja e monedhave në qytet që nga viti 230 para.K dëshmohet zhvillimi i tij  i hershëm ekonomik dhe kulturor. Nga monedha mësojmë gjithashtu emrin që ka marrë qyteti në atë kohë, Scodrinon. Mes viteve (181-168),Shkodrën e shohim si rezidencë e sundimit të mbretit Genti i fundit i dinastisë pas Agronit dhe Teutës.Pas pushtimit romak me 168 para.K , Shkodra ishte koloni romake. Pas reformave te Dioklecianit (shek.IV pas K.) Shkodra bëhet kryeqendër e provincës romake të Prevalitanës. Afërsisht në këtë kohë është seli peshkopale.
Me ndarjen e perandorisë Romake, Shkodra, sikurse e gjithë Ilirija e jugut, kalon nën kontrollin e Bizantit, por në aspektin religjonit varej pothuajse përherë nga kisha e Romës.Të dhënat për historinë e qytetit nga shek VI- XI pas K. janë mjaft të zbehta.
Me 1040 qyteti u pushtua nga Serbët dhe u bë kryeqendra e Zetës, qendër e rëndësishme, komune autonome me institucione të zhvilluara. Nga viti 1355 bëhet kryeqendra e zotërimit feudal të familjes Balsha, kohë në të cilën rikonstruktohet Kështjella .
Në vitin 1396 kalon nën sundimin e Venedikut, sundimi i te cilit u ndërpre 1414 për t’u rimarrë nga Balshajt por që shpejt, do kalonte përsëri nën sundimin e Venedikut deri më 1479 kur bie në duart e ushtrisë dhe perandorisë osmane. Gjatë shekujve XVIII- XIX pasi forcon pozitat e veta ekonomike qyteti fillon të përfshihet nga lëvizjet për autonomi nga Porta e Lartë Osmane nën udhëheqjen e familjes së Bushatllinjve zotër të Pashallëkut të Shkodrës ku bie në sy, veprimtaria aktive e udhëheqësit Karamahmut Pashë Bushatliu.Kjo lëvizje kundër Perandorise Osmane u bë shembull i kerkesës për pavarësi që shoqëroi gjithë periudhën e Rilindjes Shqiptare e cila kurorëzohet me 1912.

Të dhëna historike për Muzeun

Muzeu Historik i Shkodrës ka nisur të organizohet që në vitin 1947 (nën emërtimin "Muzeu Popullor"), por mori formë të plotë më 1949. Ai u vendos në qendër të qytetit, në një ndërtesë monumentale të shek 19,vlerat e së cilës ia shtonte "Kulla e Sahatit" bashkëngjitur me të.Muzeu fillimisht u ngrit mbi bazën e koleksioneve të vjetra të kuvendeve  të Jezuitëve dhe Franceskanëve themeluar që nga fundi i shek te XIX, si dhe nga koleksione të familjeve shkodrane .Me pas ato erdhen duke u shtuar përmes dhurimeve, blerjeve, gjetjeve te rastit dhe gërmimeve arkeologjike.
Më 1953, me pasurimin e mëtejshëm të tij u bë riorganizimi i tij, i cili ndahet në disa sektorë, ku për shkak të ideologjizimit të sistemit monist, përparësi merr ai i Luftës Nac-Çlirimtare dhe i ndërtimit socialist. Gjatë viteve në vazhdim ngrihen edhe muze e shtëpi-muze të tjera, duke formuar një rrjet muzeal prej 7 qendrash muzeale.
Pas ndërrimit të sistemit, me reformat e thella që u ndërmorën në fillim të viteve '90 dhe për pasojë shtëpitë ku ishin ngritur muzetë iu kthyen ish pronarëve, ky rrjet muzeal u shpërbë, duke mbetur në funksion vetëm Muzeu qëndror ku u grumbulluan të gjitha objektet muzeale të qendrave muzeale të mëparshme. Muzeu Historik u transferua në banesën monumentale të sapo restauruar (shtëpi karakteristike shkodrane që mban emrin "Oso Kuka), ku ndodhet edhe sot. Paralelisht vazhdon të funksionojë edhe Muzeu i Kalasë "Rozafa".
Këto vitet e fundit Muzeu Historik i Shkodrës, në kushtet e sistemit demokratik e të ekonomisë së tregut, po përpiqet të riorganizohet mbi një bazë të re konceptuale bashkëkohore.

Statusi I Muzeut
Muzeu Historik i Shkodrës është institucion publik, kulturor dhe lokal ne vartësi të Bashkisë së qytetit  dhe financohet prej saj.
Funksionet
1- Të promovoje historinë dhe traditat kulturore lokale e kombëtare përmes:
- ekspozitave të përhershme e të përkohshme.
- aktiviteteve shkencore- promovuese.
- bashkëpunimit me institiucione, organizata, dhe operatorëve turistik.
- bashkëpunimit me masmedian publikimit dhe shpërndarjes së materialeve promovuese si:
- revista, albume, guida , Cd, fletpalosje etj.
2- Ruajtja, mirëmbajtja, e fondeve që disponon dhe pasurimi i tyre me objekte të reja.

Struktura e Muzeut
Muzeu Historik i Shkodrës përbëhet prej Muzeut qendror dhe Muzeut të Kalasë "Rozafa".
Muzeu qendror në përbërjen e tij ka këta sektorë:
- sektori i Arkeologjisë
-           i Etnografisë
-           i Arkivit dhe Relikteve Historike
-            Biblioteka

Personeli

- Drejtori i Muzeut
- Përgjegjësi i sektorit  të Arkeologjisë dhe Bibliotekës.
- Përgjegjësi i sektorit te Arkivit dhe releikteve Historike.
- Përgjegjës i sektorit te Etnografise dhe Muzeut te Kalasë.

Aktivitete

Pasqyre e veprimtarise se Muzeut Historik Shkoder per vitin 2011.

Veprimtaria e Muzeut ka konsistuar ne parapergatitjen e infrastruktures muzeale ne prag te jubileut te 100 vjetorit te Pavaresise si dhe rritjen e cilesise dhe permbajtjes se informacionit.SSipas pasqyrimit figuron .
Nje aspekt  ka qene ai,  i pasqyrimit ne evidencat e vizitave te kryera ne dy qendrat Muzeale e cila i referohet gjendjes se biletashitjes.Nga ku figuron se per kete sezon prill- dhjetor, kemi  nje numer prej 8300 vizitoresh, me nje gjendje arketimi prej 1. 123.200 lekesh.

Si me poshte vijon:



Pasqyre e veprimtarise se Muzeut Historik Shkoder per vitin 2011.

Veprimtaria e Muzeut ka konsistuar ne parapergatitjen e infrastruktures muzeale ne prag te jubileut te 100 vjetorit te Pavaresise si dhe rritjen e cilesise dhe permbajtjes se informacionit.

Si me poshte vijon:

Projekti  per ngritjen e nje ekspozite te re ne Muzeun e Kalase.
Salla e ekspozites ne Muzeun e Kalase prej nje kohe te gjate nuk ka pasur nderhyrje thelbesore sa i takon konceptimit e permbajtjes se informacionit historik ashtu dhe anes estetike te ekspozimit te objekteve. Per kete qellim, duke pasur parasysh edhe periudhen e gjate te perdorimit te kesaj ekspozite, ne  ndertuam nje ekspozite te re, te konceptuar me parametra te kohes, me rregulla te reja estetike, gjithashtu rezistente duke e kthyer ate ne nje ekspozite te perhershme. Mbi te gjitha ishte e nevojshme pasurimi me objekte dhe dokumentacion te zbuluar se fundmi.
Nderhyrja eshte kryer duke ju referuar ketyre fazave

Se pari- - Sherbime mirembajtje dhe lyerja Muzeut te  Keshtjelles.

Se dyti – Prodhimi dhe vendosja e paneleve ekspozuese.

Koncepti Kuratorial ka shoqeruar vazhdimisht punen.

Suportet jane menduar ne profile hekuri, tub dhe me pllake llamarine. Ne kete menyre, eshte respektuar konceptimi i hershem dhe tradita jone ne perpunimin e hekurit te rrahur.
Duke filluar nga kati i pare objektet jane vendosur ne rend kronologjik ne kuti xhami dhe hekuri te mbushura me rërë dhe shkembinj, qe nepermjet lojes se drites krijojne idene e nje kulture, qe  buron nga  kjo toke, nga “ky dhe”. Duke u ngjitur ne katin e dyte, dizajni i eksponateve  eshte konceptuar me ane te  stilizimit te stolive ilire (FIBULA), shoqeruar me panele  te permasave te medha qe permbajne informacion historik.
Ne forme spiralike guida vjen e permbyllet me maketin qendror te katit te dyte.








Qellimi ishte; nje paraqitje  me e kapshme e me e kendshme e objekteve dhe informacionit per  vizitoret e moshave dhe kulturave te ndryshme. Aty jepet nje panorama e qarte e te kaluares se qytetit me kalane si nje guacke e forte nga ku buronte pushteti politik dhe kontrolli mbi hapesiren perreth.

Se treti- Prodhimi dhe vendosja e imazheve te printuara ne Muzeun e Kalase parashikonte ilustrime me tekste, skica e fotografi per te shpjeguar me mire lenden qe permban historia e qytetit dhe e kalase. Informacioni dhe imazhet percillen te shkurta e te shpejta dygjuhesh,  anglisht dhe shqip duke synuar ne perçimin e informacionit tek vizitori. Gjithe puna me keto material eshte produkt i punes shkencore te stafit te muzeut.











Se katerti- Vendosja e ndriçuesave ne funksion te evidentimit te materialit ose grup materialeve ne ate menyre qe te ndihmoje ne nje perceptim me estetik dhe qe ngjall kersheri emocionale ndaj historise se pershkruar.

Mozaiku i Shkodres i shek III - IV Pas Krishtit,dhene ne
ruajtje Muzeut te te keshtjelles nga
Parku Arkeologjik Shkoder.


 
Faza e fundit
Ka konsistuar ne berjen te arritshem te lendes se Muzeut per njerezit me aftesi te kufizuara, kryesisht ato me shikim dhe ecje te kufizuar.
Kjo eshte nje risi per muzete shqiptare dhe nje standart nderkombetar i kohes.
Kjo inisiative u mbeshtet nga fondacioni Niarchos Foundation ne bashkepunim me CHwB (Cultural Heritage without Borders – Trashigimia Kulturore Boterore pa kufij)

Zbatimi qendroi ne 5 drejtime kryesore.

1.Paisja me mbishkrime ne albabetin BRAIL, shqip dhe anglisht per çdo njesi ekspozuese







2.Vendosja e rampes qe mundeson viziten ne muze per invalidet me karroca.







3. Vendosja e parmakeve per mbeshtetje dhe per orientimin e guides, qe ka per synim moshat e thyera.






4.Prodhimi i replikave (kopje te objketeve me ngjyre dhe peshe te veçante, qe ndihmojne personin me aftesi te kufizuar shikimi te ndertoje idene per objektin dhe perdorimit te tij)

Kryesisht u fokusua ne riprodhimin e objekteve te arkeologjise, te atyre qe nuk kane ndryshuar forme dhe funksion qe nga lashtesia deri me sot.




5. Vendosja e sistemit qendror te audios per vizita te grupeve te medha.




Puna ne muzeun qendror “Shtepia Oso Kuka” u perqendrua;

Ne tabelizimin dygjuhesh, shqip-anglisht, te ambjenteve te brendhshme dhe te jashtme. Ne kete menyre lehtesohet percjellja e informacionit dhe orientimi i guides per vizitorin.

Sa i takon qellimit paresor qe ka muzeu ne ruajtjen dhe konservimin e trashegimise kulturore, kryesisht asaj materiale u zbatua

Projekti per prodhimin e rafteve te posaçem  ne funksion te; sistemimit dhe ruajtjes se objekteve ne fondin e etnografise. me qellimin e vetem qe ky fond kishte nevoje urgjente per nderhyrje.

Jane bere dhe blerje per

Sa i takon aktiviteteve:
Per vitin 2011 Muzeu Historik Shkoder ka realizuar tre aktivitet kryesore.

Me daten 8Mars Dita Nderkombetare e Gruas ka shenuar per institucionin tone nje aktivitet te permasave sa lokale aq dhe nderkombetare.
Membeshtetjen e Fondacionit CHwB(Cultural Heritage without Borders/Trashigimia Kulturore pa Kufij) realizuam Ekspoziten me Titull “Endra ne fije”,me fokus kryesor pergatitjen e pajes se nuses.


Ne te u shfaq e gjithe gama e nje tradite sa te hershme, te pasur e te bukur qe shenon nje ngjarje te rendesishme per jetene nje vajze sic eshte dasma dhe pergatitja per jetene e re familjare.

Titulli “Endrra ne fije ” sic dhe vete flet pershkruan traditene  qendisjes se petkave per paje ku nepermjet ketij artizanati aq te levruar dhe me shume pasuri lendore e fantazi krijuese pershkohen si ne fije endrrat e nje nuseje te re per jeten e ardhshme si grua dhe si nene.
Nepermjet qendisjes ajo “shkruan”deshirat se si e sheh ajo jetene ardhshme dhe devocinin per te.


Ne filozofine e fondacionit qe mbeshteti kete aktivitet qendron si themel perhapja e trashigimise se kulturave te ndryshme tek brezat e rinj.Prandaj aktiviteti u shtri ne permasa duke ftuar nxenese dhe nxens e student te shkollave qe te perfshihen direkt ne kete process e ne te njejten kohe pervec percjelljes se vlerave arrin ne kete menyre te trashegoje dhe te vendose nje lidhje mes brezave ekzitent dhatyre qe rriten perdite e bashke me keto dhe ruajtjen e kesaj tradite.

E gjithe ekspozita u transmetua live stream ne internet ne faqen zyrtare www.Balkanmseumnetwork.com ne te njejten dite ne ora 11 te dates 11 te muajiot te 11 te viti 2011 sebashkut me transmetimet perkatese te po kesaj ekspozite me te 11 Muzeumet e rrjetit te muzeumeve ballkanike ku ben pjese dhe muzeu yne.
Permendim” Muzeu i Tiranes. Shkodres, Prishtines, Gjakoves, Sarajeves, Zenices, Novi Sadit, Beogradit, Shkupit , Cetines, Podgorices. Secili nga keto muze kishte pergatitur nga nje tematike te veten qe i referohej sebashkut me ekspoziten tone titullit te ekspozites se perbashket
“1+ 1 Life and Love”- 1+1 , Jete dhe Dashuri
Ekspozita pati jehone te gjere ne qytet u mbulua nga media locale dhe ajo kombetare duke zgjeruar interesin e qytetareve ne shume dimensione.

Java e Migjenit
Me rastin e 100 vjetorit te lindjes se Poetit
Ne bashkepunim me Drejtorine e pergjithshm,e te aresimit Shkoder ne oborrin e Muzeut u mbajt nje pasdite me recitime dhe kenge qe evidentonte forcen dhe vlerat krijuese te Migjenit si poet dhe prozator.Muzeu mbeshteti me ane te infratruktures se tij aktivitetin duke e shoqeruar kete me informacione qelidhen me figurine e shkrimtarit.Muzeu sebashkutme arkivin ka mbeshtetur dhe konferencat qezhvilloi Universiteti i Shkodres me kete rast.



Ekspozita me rastin e 28 Nentorit

Me titull; Rilindja Kulturore e Qytetare e fillim sheXX NE Shkoder.

Me kete rast prane Hollit kryesor te Teatrit Migjeni u cel ekspozita me titullin e mesiperm e cila tentonte te evidentonte zhvillimin e perhapjen e mendimit te perparuar qytetar europian ne Shkoder te fillim shekullit te kaluar me distance kohore mes viteve 1914 – 1939.
Ketu u shfaqen aspekte nga zhvillimete arteve si Muzika, Piktura,Teatri. Nje tjeter aspekt ishte shfaqja e mendimit letrar e publicistika dhe opinionat e kohes per fenomene te ndryshme te shoqerise shkodrane  sipas tradites se Karnavalit dhe qesendise qe gjykonte keto fenomene.
Me ane te kesaj ekspozite jepet nje panorame e qarte e mendimit dhe jetes social kulturore te qytetit tone per kohen ku shenon aktiviteti dhe njikohesisht jep nje panorame te qarte ku del dhe puna e muzeut si ruajtes dhe shpjegues i lendes historike qe permban ne vetvete.
Per kete Aktivitet u shfrytezua lenda qe ruan Arkivi i Muzet nen Kujdesine e gjithe stafit punonjes.
Aktiviteti shenon nje hap per krijimin gjate ketij viti te  salles se “Rilindjes Qytetare Shkodrane” prane ambienteve te Muzeut.



Analize e punës në Muzeun Historik Shkodër për vitin 2010 .


Per Muzeun Historik Shkoder veprimtaria e  punes ndahet ne kater faza.
Sa i takon vitit 2010, organizimi dhe mbarevajtja e  veprimtarise paraqitet si me poshte.

Periudha   Janar – Mars 2010, veprimataria eshte perqendruar kryesisht ne pergatitjen e detyrave per secilin dhe sistemimin e ambienteve  per pritjen e vizitoreve.
Rifreskimi e pasurimi i  informacioneve historike e muzeologjike  per secilin nga punonjesit shpjegues.

Vendosja e stolave ne ambientet e jashtme dhe mbjellja e luleve
Pastrimi i ambienteve te Muzeut Qendror dhe atij te Kalase dhe lyrja e tyre me boje.
Sitemimi i  oborrit, mbjellja e luleve, vendosja e stolave te brendshem dhe te jashtem prane Muzeut qender (O.Kuka) dhe ne Muzeun e kalase.

Vendosja e stolave ne ambientet e brendshme
Permiresimi i sitemit  te ndriçimit, jashte objektit dhe brenda sallave ekspozitive.
Vendosja  ne sallen e arkeologjise e nje dyshemeje  te adaptueshme per ecjen mbi kalldrem duke ruajtur dhe stabilizuar njekohesisht viziten ne kete salle.
Pasarela ne ekspoziten e Arkeologjise
Projekti ne fjale, mbeshtetur nga CHwB (Cultural Heritage without Border) shenon te parin projekt te realizuar ne mbeshtetje te njerezve me aftesi te kufizuar, shoqeruar ky projekt, gjithashtu me stolat e vendosur ne oborrin e Muzeut e  neper sallat ekspozuese.
Vendosja e tabeles qe rregullon trafikun  para hyrjes kryesore te Muzeut qendror.

Periudha Prill- Qershor 2010, vemendja eshte perqendruar kryesisht ne realizimin e projekteve te miratura sipas kerkeses sone nga Keshilli i Bashkise Shkoder, dhe ne pritjen e vizitoreve te pare. Kjo eshte dhe koha kur sezoni turistik fillon.

Blerje e kompjuterave per permiresimine punes dhe cilesise se saj
Vendosja e e lidhjes Internet
Projektimi dhe realizimi i Faqes WEB teMuzeut Historik Shkoder www.muzeushkoder.org.Kjo çon ne percjelljen shume shpejt dhe ne vend te njohjes se qytetit dhe vlerave te institucionit.
Rikonstruksioni i tualeteve te Muzeut qender (O.Kuka)

Ngritjen ne fuqi te sistemit te marreveshjeve , mbi detyrimet  financiare, organizimin dhe mire administrimin e vizitave te turisteve ne muze mes Muzeut Historik Shkoder dhe Agjensive te Turizmit . Marreveshje kjo, e njohur nga Bashkia Shkoder, Titullari.
Pritje vizitoresh te huaj dhe vendas  si dhe nxenes shkollash, studente dhe praktikante te ndryshem te interesuar per studime historike.

Periudha Korrik – Tetor 2010, cilesohet si koha kur sezoni turistik qe shenon pikun e tij ne muajin shtator. Prandaj puna kryesote eshte e perqendruar terësisht  ne pritjen e vizitoreve nga vende dhe kultura te ndryshme .Kjo na ka shtyre ne:
Zgjatjen e orarit te punes gjate javes si dhe mbatjen hapur te sallave te shtunave e te dielave.

Nga vizitat  ne Muze
Shoqerimin i vizituesit dhe shpjegimi ne gjuhen perkatese  te  nformacionit qe Muzeu ka.
Pastrimi dhe sistemi i vazhdueshem i ambienteve te vizitueshme.
Forcimi i sistemit te kontrollit te rojeve.


















Periudha Tetor – Dhjetor 2010.
Shenon kohen kur ka perfunduar sezoni turistik dhe behet bilanci i punes vjetore. Ne kete periudhe shenuam; perfundimin dhe botimin e Guides se Muzeut dy gjuheshe shqip – anglisht, pune kjo e stafit te muzeut pergjate gjithe vitit duke paisur per here te pare Muzeun dhe Bashkine Shkoder me nje veper e cila, evidenton dhe promuovon vlerat e kultures materiale e shpirterore  te kultures se Shkodres e me gjere.




. Kjo faze shenon dhe perfundimine e arketimeve financiare  te biletave qe i shkojne Bankes se Thesarit te Bashkise Shkoder nga shoqeria Inform ShkodraTravel, sipas kontarates.
Pregatitja dhe hartimi i projekteve per buxhetin e ardhshem te vitit 2011eshte nje tjeter detyre e kryesore e kryer gjate kesaj kohe.

Aktivitete

Nga heret e shkuara, Muzeu eshte perqendruar kryesisht ne organizimin e dhe mbeshtetjen e aktivitetve shkollore si, *Festa e Abetares*, Festa e 28  Nentorit, *Ekspozita e dokumenteve dhe vulave nga shek, XIX – 1944*, *Shfaqja ne Shkollen Xheladin Fishta me projeksion te filmave dhe fotografive ne karakter arkitektonik dhe kulturor te qytetit te Shkodres* , Pritja dhe shpjegimi i vizitave te kryera nga  shkollat: Ismail Qemali, Ndre Mjeda, Deshmoret e Prishtines, Xheladin Fishta te qytetit, e te fshatrave.

Festa e Abetares

Stema e Bashkise 1920

Nga vizita ne ekspozite ne Bashkine Shkoder    Koleksioni i vulave

Foto dhe dokumenta te Bashkise Shkoder      Flamuri i ngritur me 28 Nentor 1913
nga Bashkia Shkoder

Ka qene e pranishme ndihma e institucionit edhe per veprimtari per artiste e intelektual te njohur te qytetit si: Ramadan Sokoli, Tonin Zadeja, Bik Ndoja e Bujar Qamili.
Vlen te theksohet mbeshtetja e pakursyer qe i eshte dhene Universititetit Shkoder Luigj Gurakuqi, (pedagogeve dhe studenteve , ne dokumenta  dhe pune shkencore per mbrojtje te grades Master.








Kete vit qe po  mbyllim dhe konkretisht duke folur per periudhen ne fjale Muzeu Historik Shkoder ka shenuar nje rritje progresive te numrit te vizitoreve,  prej me shum se 8000 vete, pa llogaritur mijera te tjere (nxenes e studente qe vizitojne falas) ku , te perkthyera ne vlere financiare jane , rreth 1.100.000 leke te reja.
Kjo periudhe shtrihet nga fillimi i muajit Prill dhe mbyllet ne fillim te muajit Nentor. Kjo fale dhe punes se bere ne vite dhe risistemimit te organizimit te vizitave per kete vit. Njohim dhe shenojme si ane shume pozitive, mbeshtetjen e Bashkise Shkoder ndaj kerkeses sone per mbeshtetje ne realizimin e projekteve qe promuovojne vlerat e intitucionit ne raport me, zhvillimet e turizmit ne qytetin tone.Po ashtu vlen te theksohet mbeshtetja dashamirese qe Media qytetese i ka bere institucionit tone.
Gjeografia e vizitoreve kap nje rreze te gjere qe shkon  nga vizitoret vendas  te trevave shqipfolese rreth Shqiperise, e nga  Ballkani si, Serbi e Mali i Zi, .nga Europa qendrore dhe ajo veriore si : Anglia, Franca, Italia, Sllovenia, Gjermania,
Hollanda, Austria, Suedia, Norvegjia, dhe deri nga Australia e Amerika.
Muzeu ka realizuar dhe perfundoi te gjitha projektet per te cilat  ka aplikuar si ato te financuara nga Bashkia dhe donatoret e huaj.Muzeu ka shenuar dhe nje pjesmarrje ne te gjitha workshopet nderkombetare realizuar ne mbeshtetje te: trajnimit te stafit dhe te hartimit te projekteve lidhur me Muzeun.
Ka perballuar me sukses non stop,  te gjithe fluksin e vizitoreve, nxenesve te shkollave dhe studenteve te shkollave te mesme dhe te larta duke i mbeshtetur ata ne interesimin e tyre.
1. Veprimtaritë shkencore e promuovuese
Fondet muzeale
1 -Sektori i arkeologjisë
Falë resurseve të shumta natyrore, Ultësira Shkodrane ka qenë gjithnjë e banuar dhe me jetë intensive.Gjurmët  e para të jetës njerëzore i përkasin epokës së Paleolitit të Mesëm (100 000- 30 000 vjet pra Kr.)
Muzeu Historik i Shkodrës ka një fond të pasur arkeologjik. Janë rreth 1500 objekte që vijnë nga gërmimet ose të gjetur rastësisht në të gjithë pellgun e Shkodrës. Këto objekte dëshmojnë praninë e veprimtarisë njerëzore, të dendur e të pandërprerë, prej epokës neolitike deri në mesjetën e vonë. Një pjesë e këtij fondi paraqitet në ekspoziën e përherëshme arkeologjike të ngritur brenda një shtëpie tipike shkodrane të pjesës së parë të shekullit të XIX. Sendet e ekspozuara përfaqësojnë veprimtari të ndryshme prodhuese të banorëve të vjetër, parailirë, ilirë e arbërorë (shqiptarë të mesjetës). Përgjithësisht janë prodhime vendase por ka edhe objekte të importuara përmes shkëmbimeve tregtare me vendet e rajonit e të botës mesdhetare.
Sektori i arkeologjisë është i vendosur në katin përdhesë të godinës, me sallat ekspozuese dhe atë të fondeve. Rreth 200 objekte , ndër më të përzgjedhurit nga fondi arkeologjik , janë të ekspozuar ; pjesa tjetër ruhet në fond. Objektet arkeologjike - muzeale të këtij sektori përfaqësojnë të gjitha periudhat historike, nga Neoliti (6000 vjet para Kr). deri në Mesjetën e vonë (shek.XVI pas Kr.). Ato kanë një shtrirje gjeografike që përfshinë krejt pellgun e Shkodrës.Një pjesë e mirë e tyre vjen nga gjetje të rastit, por ka edhe objeke që vijnë nga gërmimet arkeologjike të ekspeditave të kryera në këtë territor.
Objektete ekspozuara klasifikohen në : vegla pune, enë të përdorimit shtëpiak e të transportit, objekte kulti, armë luftarake, stoli, objekte varrezore, arkitekturore, monedha e medalje. Një pjesë e tyre janë me vlera të spikatura artistike. Përsa i përket materialit të përdorur, ato janë të punuar në strall, gurë, mermer, kockë, qeramikë, metale, qelq etj.
Ka objekte të prodhimit lokal, por edhe të ardhura përmes shkëmbimeve tregtare me vende të afërta e të largëta.
Në Nëntor të vitit 2002 u përurua Ekspozita Permanente Arkeologjike në Muzeun Historik të Shkodrës, frut i bashkëpunimit me Universitetin e Firences (Itali). Sipas një projekti të përbashkët ,duke shfrytëzuar hapsirat e katit përdhes të ndërtesës, të përbërë prej dy sallash, me elementë arkitekturorë tradicionalë e me vlera origjinale të punimit të gurit e drurit, gërshetuar me panelat metalike ekspozuese, realizohet kombinimi i konstruksioneve të traditës me ato moderne. Ndriçimi individual i objekteve të vendosur brenda kubeve prej qelqi, i evidenton mirë ato e krijon efekte emocionale duke e futur vizitorin në një mjedis të vërtetë lashtësie, siç e kërkon një ekspozitë arkeologjike
Kjo ekspozitë do t'u shërbejë si vizitorëve vendas, e sidomos nxënësve e studentëve,të cilët mund të shohin konkretisht historinë e lashtë e vlerat e krijuara nga brezat paraardhës , ashtu edhe vizitorëve të huaj që duan të njihen me traditat historike e kulturore të qytetit e të krahinës së Shkodrës.

Duke ndjekur rendin kronologjik dhe menyrën se si është konceptuar Muzeu, guida fillon me sallën ekspozuese te Arkeologjisë që ndodhet pranë katit përdhesë te shtëpisë (hajatit) ne ambientet (ahurit).



I- Ekspozita Arkeologjike



Ekspozita, në aspektin metodik – shkencor, është ngritur sipas parimit kronologjik-tematik. Pra objektet ndjekin rrjedhën e kohës, prej Neolitikut deri në fund të Mesjetës, por brenda përbrenda çdo periudhe janë vendosur, kur ka egzistuar mundësia, objekte sipas tematikës (sipas funksionit të objektit, sipas llojit të materialit ), duke formuar nganjëherë edhe koleksione interesante si  ai i urnave, i monedhave, i armëve, i mbishkrimeve, i skulpturave etj.Vlerat, ndjenjat dhe emocionet e që ngjallë kjo ekspozitë përcillen më mire kur vizitori ndodhet brenda ambienteve te saja që shpjegon shumë nga misteret e lashtësisë.

Duke ndjekur kronologjine e ekspozites vizitori njihet me disa koleksione interesante arkeologjike nder te cilet,:
Koleksioni i sepatave prej bronxi te epokes Prehistorike.
Koleksioni i veglave bujqesore prej hekuri shek.(III - II para Kr.) te gjetura ne forme thesari Arkeologjik.
Koleksioni i  eneve te tryezes te periudhes Helenistike.
Koleksioni i eneve te perdorura per kozmetike te peridhes Helenistike dhe Romake.
Koleksioni i Hyjnive te Panteonit Ilir te periudhes Urbane.
Koleksioni i urnave prej guri te periudhes se vone Romake.
Koleksioni i monedhave:
a) Monedha Antike te Shkodres, te qyteteve te tjera ilire,(Lisus, Dyrrah, Apoloni, Amantia, Bylis) dhe te rajonit (Greke, Maqedone, Romake) .
b) Monedha mesjetare: te Balshajve, Bizantit, Oroshve, Raguzes, Venedikut, etj.
Koleksioni sendeve prej bronxi te kultures Arberore (Komanit).
(Z.Tafilica)



2.Sektori i Etnografisë :

Ky sektor ka një fond prej rreth 1500 objektesh që u përkasin shek.XVIII - XX. Ato janë prodhime artizanale të qytetit të Shkodrës e zonave gjeo-etnografike të pellgut të tij, Dukagjinit, M.Madhe, Shllakut, Postrribës, Zadrimës, Anamalit, Krajës si dhe të krahinave të Pukës e të Mirditës.
Një pjesë e tyre janë prodhuar nga individë të familjeve qytetare apo fshatare, kurse pjesa tjetër prodhime të mjeshtërve të punishteve artizananale të qytetit të Shkodrës, duke ndjekur traditën shekullore vendase, por edhe me elementë të rinj, të ndikuar nga kontaktet me kultura të huaja, në kohë të ndryshme.Ka gjithashtu objekte të importuara nga vende të ndryshme të rajonit.
Materialet e përdorura për punimin e tyre janë kryesisht të burimit vendas, por janë përdorur edhe materiale importi, kryesisht në prodhimet qytetare e më tepër në kohë të vona, me futjen në treg të materialeve të industrializuara.
Objektet janë të klasifikuara sipas funksionit në :
- Tekstile (veshje komplete ose elemente veshjesh, sende mobilimi të ambienteve shtëpiake, si qylyma,perde, mbulesa tryeze, shtretrish.,strishe muri, etj.).
Në punimin e tyre është përdorur dendur leshi, mëndafshi natyror, pambuku, liri, duke kryer ciklin e plotë të procesit në vend, sipas teknikave tradicionale, natyrisht në një proces evolutiv të tyre. Vlen të theksohet se ato shquhen për origjinalitet, dekoracion të pasur, plot simbolikë e kolorit. Në mënyrë të veçantë vlera të rralla artistike përmbajnë veshjet, ku shpesh është përdorur filigrana me nuanca të shumta ngjyrash. Po kështu qëndisjet me dorë të të pëlhurave prej mëndafshi, liri e pambuku të shamive,këllefëve, çarçafëve etj.
- Orendi druri me gdhendie si rafte, tryeza, karrige, elementë dekorativë të interiorit të banesave, me motive gjeometrike, floreale e zoomorfe.
- Enë të përdorimit të përditshëm, si kupa, pjata, tepsi,enë uji,etj, tangarë zjarri, të punuara në dru, qeramikë, porcelan, metale etj. Ato i përkasin jetës së fshatit, kryesisht asaj baritore si dhe asaj qytetare.
- Objekte prej guri, elementë të eksteriorit të shtëpive qytetare, si gryka pusi, lugje, enë masive depozitimi, pjesë arkitekturore banesash etj, të gdhendura me motive interesante e me forma origjinale.
- Vegla pune të mjeshtrive të ndryshme, të kovaçit, argjendarit, lëkurpunuesit, bakërpunuesit,drugëdhendësit, armëpunuesit, etj.
- Vegla muzikore tradicionale si lahuta, qifteli, fyej, zumare, saze etj.
Ka edhe objekte të importuara kryesisht nga Italia e Turqia,sidomos paisje e orendi të shtëpisë qytetare shkodrane: llampadarë, vazo, enë kuzhine e tryeze.
Kohët e fundit, një pjesë e fondit me objekte të kulturës qytetare janë ekspozuar në mjediset e Muzeut (Oda e Pritjes).

Tradita zejtare në Shkodër
Artizanati shqiptar rrënjët e veta i ka në qytetrimin ilir. Dokumentat mesjetare dëshmojnë gjithashtu për disa lloje zejesh e të tregtimit të produkteve zejtare. Pas një rënie të gjatë rrënimi e rënie të ekonomisë, nga shek.16 ekonomia shqiptare erdhi duke u rimëkëmbur. Me ringjalljen e qyteteve e të ekonomisë fshatare erdhi duke u shtuar edhe tregtia e brendëshme dhe e jashtme. Kjo solli për rrjedhojë edhe shtimin e numrit të zejeve e të prodhimtarisë artizanale.
Në qendrat kryesore të vendit- Shkodër, Prizren, Pejë, Gjakovë, Elbasan, Berat, etj., krahas borgjezisë tregtare, u krijua edhe një shtresë e gjërë mjeshtrash vendas të kualifikuar. Në shek. XVII zejtaria shqiptare e lirë dhe e organizuar në korporata hyri në një etapë të re zhvillimi. Zhvillimi i mëtejshëm i qyteteve dhe zgjerimi i tregut bëri që numri i zejeve në Shkodër të arrinte në 60 lloje. Por kjo veprimtari arriti kulmin e vet nga mesi i shek.XVIII deri në mesin e shek. XIX. U përmirësua aspekti teknik e artistik dhe lindën e lulëzuan edhe mjeshtri të reja që e çoi në 80 numrin e zejeve.
Me pasurimin e disa shtresave shoqërore u shtua kërkesa për objekte luksi. Kjo i dha hov prodhimit të mjeshtrive të holla me pretendime të veçanta artistike si argjendarisë, veshjeve e tekstileve, përpunimit të lëkurës, zbukurimit të armëve etj. Këtë dukuri të zejtarisë shqiptare shumë mirë e ka vënë në dukje gazetari anglez A. Mejhju, i cili shkruan: “Shqiptarët nuk janë vetëm punëtorë dhe të aftë për punime të ndryshme dore, por vendi ka disa prodhime të rralla, të cilat nuk qëndrojnë prapa prodhimeve artistike të kryeqyteteve tona perëndimore”.
Krahas zejtarisë së korporuar, një rol të rëndësishëm, megjithëse ndihmës luanin edhe mjeshtritë shpiake si dhe zejtaria fshatare.
Në këtë veprimtari të gjërë prodhuese, një rol shumë të rëndësishëm luante gruaja. Përveç punëve të shtëpisë, shkruante një i huaj, gruaja shqiptare merrej edhe me larjen e leshit, endte pëlhurat e trasha, qepte tesha për vete e familjen e saj, ngjyroste lëmshat e pambukut e të lirit dhe merrej me kulturën e mëndafshit. Tezgjahu dhe avlëmendi, çikriku, enemia, gjergjefi, gjilpëra etj. ishin veglat më të nderuara të punës së kësaj amviseje punëtore, e cila me dashuri dhe zell të madh në punë ndihmonte për ta zbukuruar, gjallëruar e zhvilluar më tej jetën e ekonominë familiare.
Por edhe zejtaria fshatare nuk qëndronte prapa kësaj. Ajo, jo vetëm që plotësonte nevojat familiare por ajo u lidh edhe me tregun qytetar. Nga gjallërimi i zejtarisë në fshat u derdhën gjithnjë e më shumë në tregjet e qyteteve dhe në panairet krahinore prodhime pëlhure, druri, zunkthi, leshi, poçerie etj. Prodhimet artizanale të qendrave shqiptare arritën të terhiqnin vëmendjen e të kërkoheshin edhe në tregjet perëndimore. Th. Ippen, diplomat e studjues austriak i shek.19, duke bërë një vlerësim për këtë ceshtje shkruan ndër të tjera se disa zeje në Shqipëri “ arritën një shkallë përsosmërie aq sa prodhimet gjenin shitje edhe jashtë vendit; argjendarët e Gjakovës, Pejës dhe të Prizrenit punojnë shumë mirë në filigranë dhe në gdhendje (savat). Terzitë dhe qëndistarët e Shkodrës janë të shkëlqyer në qëndisjen e pëlhurave me ar dhe mëndafsh dhe shesin në Bosnje dhe Rumeni. Në Shkoder, Prizren, Dibër dhe Janinë punohen më së miri lëkurët marokine të kuqe dhe të verdha. Më parë në Shkoder, Prizren dhe Gjakovë, kishte punishte të mëdha armësh, pushkësh të gjata, koburesh brezi dhe jataganësh. Këto armë të vjetra ishin atëherë në përdorim të gjërë”.
Prodhime të shumta artizanale krahas prodhimeve të tjera mbushnin tregjet kudo nëpër rajon, si në Mal të Zi, Bosnje, Dalmaci si dhe në disa qendra italiane të Adriatikut verior e qendror.
Organizimi esnafor që drejtoi për shumë kohë veprimtarinë teknike-organizative të shtresave zejtare, ndihmoi gjerësisht në ngritjen e tyre nga ana profesionale. Por me zgjerimin e tregut të brendëshëm, me vërshimin e mallrave të industrisë europiane dhe me shfaqjen e formave kapitaliste të prodhimit, esnafet nuk qenë më në gjendje t’i bënin ballë këtij zhvillimi, që po shkallmonte kudo normat e ngurta të këtyre organizatave mesjetare. Kështu, ndryshe nga periudha e mëparëshme, ku qëllimi kryesor i këtyre organizatave ishte sigurimi i një fitimi të normuar, tani prodhimi zejtar i nxitur nga fitimi mundi të kapërcente edhe kufinjtë amtarë. Prandaj nga gjysma e dytë e shek.XIX bie më shumë në sy si “objekte eksporti” prodhimet e zejtarëve shqiptarë, që përhapeshin nëpër krahinat e Perandorisë si dhe në Austri, Itali, Francë etj. Mundësia e shitjes me fitime të mira, jashtë trojeve shqiptare, e prodhimeve, u dha një hov të madh zhvillimi mjeshtrive tradicionale në vendin tonë.
Ja një listë e llojeve të punishte-dyqaneve e numri i tyre në Pazarin e Prizrenit më 1866:
1. Terzi (rrobaqepsi për costume kombëtare) nr…… 87
2. Kazaz (punishte gajtanësh mëndafshi) ………… 7
3. Punishte ngjyrosje ………………………………. 15
4. Kazanxhi e kallajxhi (punishte bakri)…………… 16
5. Saraçë (punime prej lëkure ) ……………………..11
6. Opingarë ………………………………………… 20
7. Punishte materialesh prej leshi ……………………27
8. Nallban (mbathje kuajsh) …………………………36
9. Sahatçi (orëndreqës)……………………………….4
10. Punishte papuçash……………………………….17
11. Kundraxhi (këpuctar)……………………………9
12. Punishte qirinjsh…………………………………15
13. Punishte mbulesash prej pambuku……………….2
14. Punishte kësulash prej pambuku………………...2
15. Teneqexhinj………………………………………4
16. Farkëtarë (kovaçë)…………………………… ..37
17. Punishte gërshërësh e thikash……………………7
18. Punime sendesh prej çeliku……………………..11
19. Kujunxhi (argjendar)…………………………….47
20. Punishte tytash e çarqesh për armë zjarri)…….53
21. Punishte për zbukurime armësh luksi…………155
22. Punishte llullash e pipash……………………….3
23. Tabakhane (Punishte për regjie lëkurash)……. 43
24. Punishte poçerie………………………………...27
25. Samarxhinj ……………………………………..13
26. Arkaxhinj (punishte arkash e djepash)…………..8
27. Qeleshepunuesit……………………………… . 20

Shkodra, me resurset natyrore e ekonomike ka qenë që në koha e mesjetës jo vetëm një qendër e fuqishme tregtare, por edhe zejtare. Aktiviteti tregtar – zejtar zhvillohej në Pazarin e qytetit që shtrihej në këmbët e kështjellës “Rozafa”, pranë skelës lumore mbi Bunë dhe kjo e lidhte me portet adriatikase e sidomos me Venedikun, Ankonën, Raguzën e Venetikun, me të cilin bëhej një tregti e fuqishme. Sigurisht që komunikimi edhe njerzor me këto qendra, ndikoi fuqishëm edhe në përvetësimin e mjeshtrive, teknikave e shijeve artistike në këtë aktivitet. Nga ana tjetër prej Stambollit e qëndrave të tjera lë Lindjes vinte eksperienca dhe elementë kulturorë të Orientit. Pazari i Shkodrës, në burimet arkivore përmendet qysh në periushën veneciane (shek.XV). Në këto dokumenta flitet edhe për disa aktivitete zejtare që zhvilloheshin në dyqane-punishtet e këtij Pazari të madh. Me kohë zhvillimi i qytetit si qendër zejtare e rëndësishme, ndihmoi edhe më gjallërimin e tregtisë. Kjo çoi në zgjerimin e Pazarit, duke u krijuar sokaqe zejtaro-tregtare, sipas profilit të pazareve orientale, ku dyqanet-punishte sistemoheshin sipas profesioneve dhe organizoheshin në esnafe. Ato rregullonin të gjitha mardhëniet mes të zejtarëve të esnafit dhe të esnafit me shtetin e të tjerët. Qeveria osmane kishte hartuar një seri dispozitash ligjore (të quajtura kanun-name) ,që rregullonin këtë veprimtari zejtaro-tregtare. Në njërën prej tyrë që i përket mesit të shek.XVI, bëhet fjalë për 45 lloje zejesh. Shpesh herë në panairet e qyteteve të ndryshme të rajonit zejtarët e Shkodrës prezantonin prodhimet e tyre dinjitoze. Në Pazar ishin formuar tarafe të fuqishme, sikurse ishin ato të Tabakëve (regjësit e përpunuesit e lëkurave) dhe Terzinjtë (punuesit e veshjeve tradicionale) konkurenca dhe interesat politike e të cilëve, shpesh conte edhe në konflikte të ashpra ndërmjet tyre e duhej ndërhyrja e shtetit për të vendosur rendin e qetësinë. Zhvillimin më të madh zejtaria në Shkodër e pati në shek.19
Krahas zejtarisë që zhvillohej në Pazarin e Vjetër të Shkodrës, një veprimtari intensive zejesh të ndryshme, sidomos ajo e tekstileve zhvillohej në mjediset shtëpiake, si në qytet, ashtu edhe nëpër fshatra e malësi. Kjo veprimtari kryhej përgjithësisht nga gratë si më lart përmendur. Në fshatrat e Bregut të Bunës ishte traditë e herëshme punimi i pëlhurës së linit.
Në Shkodër u zhvilluan dhe një varg zejesh të tjera të rëndësishme, si: a) punimi i hekurit, b) ai i enëve prej bakri, c) ai i biçakëve, thikave e jataganëve prej çeliku, dhe d) ai objekteve prej teneqeje (llamarine).


EKSPOZITA ETNOGRAFIKE



Oda e Pritjes

Elementet më interesantë të kësaj dhome janë: oxhaku monumental prej allçie, tavani me rozetën e gdhendur në qendër, dritaret në dy nivele, kthina në formë lozheje (trapazani), raftet e murit (açikraftet) e sirtaret përgjatë mureve (sergjitë), të gjitha të zbukuruara me motive gjeometrike e floreale.
Oxhaku ka një trajtim të veçantë artistik dhe monumental, sepse ishte simbol i mikpritjes e bujarisë aq të shejta për shqiptarët. Ai shërbente vetëm për ngrohje të ambientit gjatë dimrit. Dritarja e vogël brenda tij pastronte ajrin e ndotur nga gazi karbonik që mund të shkaktohej nga djegia e qymyrit të drurit.(druri për djegie nuk përdorej në këtë oxhak). Kur bënte shumë ftohtë, atëherë shërbente edhe mangalli (tangari), që vendosej në qendër të dhomës.
Kryetari i familjes që qëndronte pranë oxhakut, drejtonte bisedën dhe nderonte miqtë me duhan, që shpesh pihej me nargjilë (shih në zgavrën përbri oxhakut). Pastaj vinte qerasja me kafetë apo pije. Tabakanë e sillte një nga gratë e shtëpisë. Kur miqtë ishin të panjohur, ajo nuk hynte në dhomë, por një burrat e shtëpisë, ai më i riu ia merrte nga duart dhe qeraste miqtë. Gratë e shtëpisë, zakonisht nuk i delnin miqve të panjohur, por përmes një shkallëze anësore, mgjiteshin në lozhën e fshehur (trapazan), nga ku vështronin e dëgjonin bisedat mes burrash, kur ishin të interesuara.
Nëpër “sergjitë” ekspozoheshin vazot, tabakatë, pjatancat prej porcellani e qelqi, enëve prej metali, kandilat, koleksione armësh etj. Po kështu edhe raftet e hapur e të gdhendur në faqet e mureve (açikraftet) shërbenin për të njëjtin qëllim.
Mbi dysheme qëndronte gjithnjë  shtruar një qilim (hali) prej leshi me një simbolikë komplekse  e shumë të lashtë.
Sofra (tryeza e ngrënies) është një tjetër element karakteristik i dhomës së pritjes. Ajo përbëhej prej bazamentit të drunjtë (sqemla), gjithmonë e zbukuruar dhe tryezës së rrumbullakët metalike (sinia), që qëndron mbi të. Mbi sininë vendoseshin enët me ushqime e paisjet e tjera. Përveç pecetave personale prej pambuku përdorej edhe një pecetë e gjatë e ngjashme, që kalonte mbi prehërin e seicilit person përreth sofrës (sofrabezi ). Përpara uljes në sofër, seicilit person i ofrohej larja e duarve e për këtë shërbente një broke e posaçme për ujin dhe një enë tjetër e gjërë për ujin e derdhur (ibriku e legeni). Sofrat ishin dy përmasash, për 6 persona dhe për 12 persona. Pas ngrënies ajo largohej nga dhoma.
Arma e ekspozuar në këtë dhomë (huta) është  prodhim amerikan i fundit të shek XIX, por e zbukuruar nga mjeshtrit argjendar të qytetit, siç ndodhte gjithënjë. Në dhomën e pritjes shihet edhe një vegël muzikore e quajtur “Saze” e cila është instrumenti më karakteristik i orkestrinës qytetare shkodrane.
Interesante është edhe arka prej druri (arka e nuses), e gdhendur me motive floreale (pema e jetës- simboli i lashtë i shumëzimt, pjellorisë). Ajo shërbente për sistemimin e ruajtjen e rrobave e paisjeve të tjera prej tekstili që do t’i duheshin vajzës pas martesës ( paja - rrobat për vete, burrin, fëmijët që do të lindëte, mbulesa e jastekë shtrati, tavoline, perde dritaresh etj, të gjitha të zbukuruara me qëndisje, me mjaft shije artistike). Ditën e dasmës, sëbashku me nusen shkonte në shtëpinë e burrit edhe kjo arkë.

Kostumet tradicionale:
Në dhomën e pritjes përveç të tjerave, janë ekspozuar edhe 6 kostume tradizionale originale që datojnë në shek. XIX. Në dy radhë përballë njëri tjetrit janë kostumet e një çifti (burë e grua) malësorë të Alpeve ( më saktë të Dukagjinit), të një çifti qytetarësh katolikë dhe të një çifti qytetarësh muslimanë.
Kostumëria, me variantet e nënvariantet e veta, përbën një nga vlerat më të spikatura të trashëguara në kulturën tonë materiale. Seicila zonë etnografie e pellgut të Shkodrës ka veshjen e vet tradizionale, duke trashëguar kështu brez pas brezi, një larmi të pafund formash, motivesh e ngjyrash. Kostumet e qytetit (të komunitetit musliman, atij katolik e atij ortodoks), të zonave rurale( të Postribës, të Zadrimës, të Bregut të Bunës etj), të Malësive( të Malësisë së Madhe, të Dukagjinit, të Shllakut etj.).
“Veshja me Xhubletë” e gruas malësore është vlerësuar nga specialistët si një nga veshjet më të lashta të Europës, që tipologjikisht gjen shumë ngjashmëri me veshjet në figurinat prej qeramike të qytetrimit të Kretës, 4000 vjet ma parë. 
Veshjet e malësisë përbëheshin kryesisht prej leshi dhe të gjitha proceset kryheshin nga vetë gratë e malësisë, ndërsa stolitë punoheshin në Shkodër e Gjakovë (Kosovë).
Ndërsa në veshjet qytetare mbizotëron mëndafshi natyror, i prodhuar në vend. Disa elementë të tyre punoheshine e zbukuroheshin nga vetë gratë qytetare e disa elementë të tjerë nga mjeshtrit shkodranë (terzij). Stolitë e aksesorët e tjerë punoheshin po nga ata: argjendarë (kujunxhij), lëkurpunues (saraç), këpucarë etj.
Kostumet ndryshonin sipas shtresës shoqërore, sipas besimit, sipas stinës, sipas moshës, por edhe sipas funksionit apo destinacionit ( veshje për raste festive, për raste jazi, për përdorim të përditshëm etj.)
Kostumet e ekspozuar në manekine kanë përbri nga një aksesorë ( furkë, bastun, çadër, lahutë, gjergjef ).
Ndër to interes të veçantë paraqet lahuta, instrument tradicional i Malësive të Veriut, por me shtrirje pothuaj në të gjithë Ballkanin. Forma e saj arkaike, kordat e harkut prej qymesh të kalit e sidomos zëri i saj karakteristik e bëjnë një nga veglat më interesante që prej shekujsh vazhdon të përdoret nga rapsodët. Ajo shoqëron këngët epike të këtyre malësive e veçanërisht eposin e Kreshnikëve. Është vegël muzikore që i bie vetë këngëtari, duke shoqëruar zërin e tij me atë të lahutës.
Aksesor tjetër interesant është gjergjefi i dorës, që përdorej nga gratë e vajzat për të dekoruar (qëndisur) veshjet dhe orenditë e shtëpisë. Në pëlhura të ndryshme qëndisnin me gjilpërë lloj lloj motivesh, duke përdorë fije mëndafshi a tertili me ngjyrime të arta e të argjendta. Kishte edhe një tip tjetër gjergjefi, gjergjefi i madh prej druri, me katër këmbë. Ky shërbente për qëndisje në sipërfaqe të mëdha.
Në njërën prej hapësirave të "Çardakut" është ekspozuar tezgjahu(vegjet), dhe disa aksesor të tij prej druri që shërbenin për endjen e pëlhurave prej lini, mëndafshi, ose pambuku. Dikur këto objekte i gjeje pothuaj në çdo shtëpi të qytetit dhe fshatit të lidhura ngushtësisht me jetën e gruas shkodrane. Endja e pëlhurës prej mëndafshi leshi ose liri ,  përtej punëve te zakonshme shtëpiake,  ishte puna e dyte e grave dhe vajzave te shtëpisë. (Eshtë e njohur tradita e kultivimit te krimbit te mëdafshit prej grave te Shkodrës nga pema e Manit ku depozitoheshin vemjet e krimbit që përbënin dhe lëndën e parë për copat e prodhuara ne tezgjah (avlemend). Me kalimin e kohës, në pamundësi per t’i rezistuar mekanizimit të industrisë së përpunimit të pëlhurave, kjo traditë erdhi duke u zbehur deri ne ditët e sotme, për t’a gjetur atë në forma lokale përreth fshatrave te liqenit të Shkodrës).
(Z.Tafilca)

3.Sektori i Historisë

Sektori i historisë përbëhët nga objektet historike, arkivi dhe pinakoteka. Një pjesë e tyre është ekspozuar, kurse pjesa tjetër është në fonde.
A. Fondi i objekteve historike të muzeut (455 objekte) përbëhet kryesisht nga disa koleksione që dokumentojnë periudhën nga shek.XVII deri me sot:
– Koleksioni i armëve përmban armë të disa llojeve, të prodhuara në vend ose të importuara.Prej tyre veçohen armët e ftohta të disa tipeve ( shek, XVII - XX) ; armë zjarri të gjata ose të shkurta (shek XIX - XX).
- Koleksioni i relikteve të personaliteteve të shquara të qytetit e rajonit : (Luigj Gurakuqi, Migjeni, Pashko Vasa, Shtjefën Gjeçovi, Dedë Gjo Luli, Daut Boriçi, (shek. XIX - XX).
- Koleksioni i flamurëve shqiptarë të gjysmës së parë të shek XX.
-Koleksioni i vulave të institucioneve shtetërore, fetare, a të individëve. (shek. XIX - XX) .
_Koleksioni numizmatik përbëhet nga monedha e kartëmonedha të shekujve XIX – XX që dëshmojnë kontaktet tregtare në mes Shkodrës dhe vendeve te rajonit. Këtu veçohen kartëmonedhat e prera nga Bashkia e Shkodrës më 1920, kur qyteti iu bashkua përfundimisht shtetit shqiptar.
B. Arkivi është pjesë e rëndësishme e muzeut .
Nëqoftëse dokumentacioni i shumëllojshëm.
Grupimi më i madh i dokumenteve përbëhet nga letra të shkruara. (Nga fillimi i shek. XIX deri në vitin 1908 ata janë të shkruara shqip me shkrim dore me alfabetin që kanë përdorur shkrimtarët e veriut , e pastaj me atë që përdorim sot, d.m.th me alfabetin e gjuhës shqipe që u vendos në Kongresin e Manastirit më 1908. Në vitin 1917 hyri në përdorim makina e shkrimit).
Ka dokumenete të shkruara dhe në gjuhë të tjera .
Dokumenti më i vjetër, i shkruar me dorë duke përdorur disa ngjyra, është një pergamenë mesjetare me 4 (katër) faqe e llojit palimpsest, e shkruar në greqishten e vjetër.
Dokumentacioni që përmban arkivi është sistemuar në fonde të veçanta duke pasqyruar jetën shumëplanëshe të qytetit e të rajonit sidomos në dy shekujt e fundit. Lënda që përmban është e karakterit historik, ekonomik, arsimor, gjuhësor, administrativ, muzeor, shoqëror, memorialistik, etj. Aty ruhen përkthime të shumta me vlerë si dhe botimet e muzeut pas vitit 1949.
Grupimi i dytë dëshmohet nga fototeka. Ajo përbëhet nga
1927 njësi filmike, origjinale ose riprodhime me rreth 3000 imazhe dhe rreth 10.000 fotografi.(Prej fillimit te artit të fotografisë ne Shkodër me 1856 e deri në vitin 1912 ruhen 475 fotografi).
Kështu në rreth 13 000 njësi fotografike janë fiksuar ngjarje, personalitete, monumente etj.
Grupimi i tretë përbëhet nga fonoteka (96 disqe gramafoni dhe 32 bobina me shirit magnetik).
Disqet mbajnë të regjistruar kryesisht këngë popullore. Nje pjesë e tyre është e regjistruar në Shkodër në fillim të shek.XX nga ndërmarrje diskografike europiane.
Bobinat me shirit janë të mbushura me kujtime për periudhën e Luftës së Dytë Botërore e më vonë.
Arkivi ruan dhe kolekeksionin e hartave të qytetit e të rajonit (Veçohen hartat topografike të qytetit të viteve 1913, 1923 dhe 2006 me emërtimet e rrugëve ).
Arkivi i muzeut ka qenë dhe vazhdon të jetë në shërbim të studiuesve të shumtë shkencorë e më gjerë.
C. Pinakoteka
Në Pinakotekë ruhen një numër prej 110 veprash arti paraqet një fond interesant titujsh dhe autorësh ku , shumica e tyre i përkasin teknikës së vajit .(shek. XIX - XX).
Në veprat e artit të kësaj pinakoteke veçohet një ikonë basoreliev ne dru (e papërcaktuar në kohë) që paraqet qartë dhe shumë artistikisht Krishtin me 12 Apostujt, si dhe vepra monumentale Dy rruget “ vaj ne copë e piktorit te shquar Kolë Idromeno (1896) .
(P.Pero)

4.Biblioteka e Muzeut

Biblioteka e Muzeut që në themelimin e saj u ka shërbyer dhe u shërben jo vetëm punonjësve të brendshëm, por edhe bashkëpuntorëve të tij e studiuesve të tjerë të jashtëm.
Ajo ka arritur të sigurojë një fond relativisht të pasur që mbulon të gjitha fushat e Albanologjisë, por edhe literaturë tjetër, të autorëve shqiptarë e të huaj, në shumë gjuhë të botës, duke numëruar rreth 15 000 tituj.
Librat më të vjetër i përkasin shekullit të 17- të, ku mund të përmendim librin "Dottrina Christiana" të P.Budit (1618), libri "Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander - Begh" i G.Biemm-it (1742).
Një vend të veçantë zënë koleksionet e librave, revistave e gazetave periodike që nisin nga fundi i shek 19.
Permendim:
Revista Albania 1898 - 1899 (F.Konica)
Kalendari Kombiar 1904- 1914
Dituria (1909)
Përparimi (1914-1916)
Gruaja shqiptare
Atdheu (1921)
Hylli i Dritës (1921 - 1944)
Shpresa (1924 - 1925)
Studenti shqiptar (1929)
L.E.K.A. ()1931- 1944)
Përveç tyre ruhen dhe organet me karakter fetar si "Lajmetari i zemrës J.Krishtit"
"Zani i Shna Ndout", "Zoja e Shkodres", "Kumona e se Dielles", etj.
Gazeta, Liri e Shqipërisë (1911-1915)
Taraboshi          (1913-1914)
Shqypnia e re    (1913)
Përlindja e Shqipëries (1913-1914)
Atdheu (1914)
Populli (1915) S.Nivica
Besa Shqyptare (1915- 1921)
Posta e Shqypnise (1916 - 1918 )
Vellazenija (1916- 1918)
Populli (1919- 1920)
Kuvendi (1918- 1920)
Republika ( 1923 - 1924 )
Ora e Maleve (1923- 1924)
Ilyria (1934)
Bashkimi i Kombit (1944)

Fondi prej mbi 2000 vëllimesh i bibliotekës të familjes "Pipa" dhuruar Muzeut Historik të Shkodrës, ia ka rritur edhe më shumë vlerat kësaj biblioteke.Përmendim këtu, përveç librave në shqip dhe fondin e pasur me botime në gjuhë të huaj si në, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht etj.Vlerë të veçantë merr  koleksioni i revistës "Albania" e Konicës 1897 - 1907  dhe koleksioni "Shejzat" - Le Pleiadi, (1957 - 1974)  i Koliqit.
Ne fondet e bibliotekes gjenden një numër i madh gazetash dhe revistash të periudhës komuniste 1944 - 1990.
Vlen të theksohet në fondin Pipa dhe koleksioni i plotë i "Encyclopaedia Britannica".
Kohët e fundit biblioteka e Muzeut u pasurua edhe me dosjen e Prof.Sami Repishtit që përmban disa libra te publikuar prej tij si dhe plot materiale të tjera me vlerë sidomos lidhur me aktivitetin e tij  dhe të Prof. Arshi Pipës në gjirin e diasporës shqiptaro- amerikane.
(Z. Tafilica)

Update, materiali- (F.Juka).

 Kontakt

Kontakt
Adresat:
Adresa Rruga “Oso Kuka ” Nr. 12

E-mail: info@muzeushkoder.org
Telefoni: 00355/22243213

Informacion: Ku ndodhemi

Oraret
Vizitat në Muze kryhen nga ora 09 00 e mengjesit deri ne 14 00 e pasdreke.
Në week- end për vizita lajmërimi kryhet një dite para.
Bileta, kushton 150 leke për te rritur dhe 50 lekë për të vegjël

Muzeu vë në dispozicion të vizitorëve shpjegim të kualifikuar dhe materiale udhëzuese e promocionale të mjaftueshme.
Stafi
Drejtori
Fatmir JUKA
Historian, Piktor
Cel.00355692496605
00355674003379
E-mail; jukafatmir@yahoo.com

Zamir TAFILICA
Arkeolog, Përgjegjës i Sektorit te Arkeologjisë dhe Bibliotekës
Cel.00355692497344
E-mail; z_tafilica@yahoo.com

Besi Bekteshi
Historian, Përgjegjës i Sektorit të Arkivit
Cel. 0355672014359
e - mail: besibekteshi@gmail.com

Ndriçim MLIKA.
Përgjegjës i Muzeut të Kalasë dhe Fondit Etnografik
Cel. 00355682276696
E-mail;ndmlika@yahoo.com

Search

Translate