30 marzo 2016

Sofra e Skënderbeut apo Sofra e Zotit, një atraksion turistik i pashfrytëzuar

sofraTIRANË, 30 Mars /ATSH.N.Lena/ –  Kur flasim për monumentet e natyrës dhe që tashmë ato janë të shumta dhe nën mbrojtje ligjore, duhet t’i vlerësojmë ato edhe si objekte turistike me vlera ekonomike.
Monumentet e natyrës janë të shpërndara në të gjithë territorin tonë dhe kanë vlera monumentale dhe historike. Pas çdo monumenti fshihet një gojëdhënë apo histori. Një nga këto vlera monumentale natyrore është edhe Sofra e Skënderbeut ose Sofra e Zotit që gjendet në veri të qytezës së Prrenjasit. Është nië pllakë e madhe gëlqerorësh me formë pak a shumë të rrumbullakët e vendosur mbi shkëmbinj në skajin juglindor të rrethit të Librazhdit, rrëzë malit të Skurës. Po të vështrohet nga lartësitë e Qafës së  Thanës ka një pamje madhështore dhe piktoreske.
Sipas gojëdhënave, në këtë pllakë që ka pamjen e një tryeze gjigante, Skënderbeu ka ngrënë drekë së bashku me ushtarët e vet, pas njërës prej betejave të tij të shumta të kurorëzuara me fitore. Mendohet se dreka u shtrua për sofra1nder të fitores së madhe në fushën e Domosdovës.
Monumenti ka vlera historike e peizazhore dhe vlerësohet si një destinacion turistik. Për të arritur në këtë monument natyror dhe historik ndiqet rruga kombëtare që të çon në Pogradec dhe ndalesa për në drejtim të Sofrës së Skënderbeut bëhet në fshatin Pishkash. Prej aty rruga është këmbësore dhe e vështirë, pa infrastrukturën e nevojshme turistike, sigurisht edhe pa një guidë profesionale.
Edhe Sofra e Skënderbeut ose Sofra e Zotit është një tjetër burim turistik dhe ekonomik i pashfrytëzuar. Pushteti lokal duhet ta shikoj këtë dhuratë të natyrës dhe historisë si një burim të zhvillimit ekonomik të zonës./m.mhttp://www.ata.gov.al/sofra-e-skenderbeut-apo-sofra-e-zotit-nje-atraksion-turistik-i-pashfrytezuar-393419.html

Strukturat mjedisore në Orikum prezantojnë vlerat turistike të zonës



orikuTIRANË, 30  Mars /ATSH/ – Jemi në pragfillimin e sezonit  veror turistik dhe AdZM e Vlorës, në bashkëpunim me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), dhe shkollën 9-vjeçare “Balil Pelari”, Orikum, organizuan aktivitetin “Një ditë në parkun tim”.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në zonat e mbrojtura detare të Mesdheut” (SEA-Med), ku nxënësit u njohën me vlerat natyrore dhe historike të zonës, duke u prezantuar me Parkun Arkelogjik Oriku i Vjetër, Lagunën e Orikumit, RNM Karaburun , për të përfunduar me Parkun Detar Karaburun- Sazan.
Aktiviteti përfundoi me vizitën në qendrën e peshkimit, duke bërë njohjen me gjallesat më të prekshme për fëmijët. Prezantimi dhe njohja e fëmijëve apo komunitetit me vlerat historike dhe turistike të zonës së tyre, është një vlerë e shtuar në menaxhimin e resurseve natyrore dhe kulturore në dobi ekonomike të komunitetit gjatë sezonit turistik. Specialistët e Parkut Arkeologjik të Orikumit shoqëruan nxënësit me shpjegime mbi historinë dhe të kaluarën e kësaj zone./m.mhttp://www.ata.gov.al/strukturat-mjedisore-ne-orikum-prezantojne-vlerat-turistike-te-zones-393482.html

29 marzo 2016

Tour Prezantimi i Shqipërise turistike në sytë e agjensive Kroate nga dubrovniku

shqiperiaTIRANË, 28 Mars/ATSH/.- Ambasada e Shqipërisë në Kroaci dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Dubrovnik, ka përgatitur një tur familjarizues turistik për zyrtarë dhe agjenci të ndryshme nga rajoni i Dubrovnikut, në periudhën 30 mars – 2 prill 2016, në Shqipëri.
Sipas burimeve nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, synimi kryesor është njohja e partnerëve nga Kroacia mbi mundësitë që ofron Shqipëria turistike, si edhe rritja e bashkëpunimit në sektorin e turizmit ndërmjet dy vendeve në përgjithësi, dhe ndërmjet agjencive dhe subjekteve nga Shqipëria dhe Dubrovniku që operojnë në fushën e turizmit në veçanti.
Pjesëmarrës në këtë udhëtim do të jenë përfaqësues të agjencive turistike, drejtues vendorë nga bashkia dhe prefektura e Dubrovnikut, përfaqësues të bordit të turizmit të Dubrovnikut, gazetarë, etj.
Gjatë ditëve të turit, miqtë nga Dubrovniku do të vizitojnë Tiranën dhe pika turistike nga veriu në jug të Shqipërisë, si Shkodrën, Krujën, Beratin, Vlorën, bregdetin e Jonit, etj. Gjithashtu, gjatë ditëve të turit do të organizohet në Tiranë një tryezë e përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë dhe Bordit të Turizmit të Dubrovnikut, si edhe operatorëve të ndryshëm turistikë nga dy vendet./a.gjonaj//m.mhttp://www.ata.gov.al/shqiperia-turistike-ne-syte-e-kroacise-392624.html

26 marzo 2016

Shqipëria, ‘hirushja’ e destinacioneve të udhëtimeve evropiane,A MEDITERRANEAN GETAWAY ON THE CHEAP



-Artikulli është shkruar nga Laura Secorun Paulet dhe është botuar në Ozy.com-
Albanian-RivieraTIRANE, 26 Mars/ATSH/- Revista e përditshme Ozy.com me seli qendrore në Kaliforni i ka kushtuar një artikull turizmit shqiptar, përmes së cilit Laura Secorun Paulet paraqet bukuritë natyrore të vendit tonë.
“Së shpejti mund të ndryshojë, sepse bukuri si kjo shpesh nuk qëndrojnë sekret për kohë të gjatë”, shprehet ajo, duke ftuar turistët e huaj të vizitojnë Shqipërinë, edhe pse sipas saj ka nevojë për përmirësimin e infrastrukturës, ndonëse një mungese e tillë, nënvizon Laura Secorun Paulet, nuk do të ndjehet falë mikpritjes së shqiptarëve.
Ajo ka plazhet me ujërat blu më të qarta e më të shndritshme të Mesdheut; ka male dhe lumenj për ditë pafund ecjeje dhe rafting; dhe në jug, vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe kështjella të cilat kanë parë ngritjen dhe rënien e perandorive të mëdha, si bizantine dhe osmane. Por ka një gjë që ju nuk do të gjeni: turistët.
Mirë se vini në Shqipëri, Hirushja e destinacioneve të udhëtimeve evropiane. Ndërsa disa vende të Ballkanit, si Bosnja dhe Hercegovina, kanë parë një bum në turizëm gjatë dekadës së fundit, ky vend i gjatë bregdetar në mes të Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi vazhdon të mbetet jashtë vëmëndjes.
Për shumë njerëz vazhdojnë ta shohin ende Shqipërinë si djerrinën autokratike që ishte gjatë 40 viteve të diktaturës komuniste dhe që mori fund përfundimisht në vitin 1991. Pastaj ishte lufta civile e ’97 dhe 2 vite më vonë, kriza e refugjatëve shkaktuar nga Kosova fqinje. Nuk është kartolina më miqësore. Por arsyet që dikur qëndronin në rrugën e turizmit tani janë asgjë më shumë se kujtime.
Për të gjithë ata që janë në gjendje të shohin përtej historisë së trazuar të Ballkanit, Shqipëria është një thesar i fshehtë. “Më habiti shumë peisazhi i bukur që ka”, thotë Lara Vecchio, një turiste nga Milano. Në të vërtetë, vargmalet mahnitëse përgjatë bregdetit mbeten të paprekura, por janë të hapura për kapingje familjare dhe për skiatorët aventureskb. Ndërkohë, Tirana, kryeqyteti, gëlon nga mundësitë. Por, xhevahiri në kurorën e Shqipërisë mbetet bregdeti i saj prej 296 milje. Preferoni plazhet me guralecë? I gjeni. Plazhe me rërë të bardhë? Edhe ato i gjeni.
Por, ajo që e bën Shqipërinë veçanërisht tërheqëse, madje edhe në krahasim me Italinë apo Kroacinë janë çmimet. Do të ishit me fat nëse do të gjenit një apartament për 20 dollarë natën në secilin prej këtyre vendeve. Në Shqipëri, ju mund të gjeni plot hotele për 20 dollarë natën. Dhe një vakt tradicional me salçice derri me krem, një shumëllojshmëri sallatash shoqëruara me verëra të zonës, bëhuni gati për një pagesë prej 6 dollarësh për person. Por, mos prisni që infrastruktura të jetë në të njëjtin standard me konkurrentët e saj – ajri i kondicionuar, për shembull, nuk është i garantuar gjithmonë.
“Është e vështirë të sigurosh standarde të larta me të cilat janë mësuar vizitorët, kur uji i rrjedhshëm na vjen vetëm tre herë në ditë”, thotë Klajdi Pushimi, një udhërrëfyes turistik lokal. Por paratë që ju kurseni për fjetjen dhe ushqimin mund të shkojnë për biletë pasi fluturimet mund të jetë të kushtueshme.
Megjithatë, ajo që vendit i mungon në infrastrukturë, populli e zëvendëson me mikpritjen. Ju nuk mund të mos ndjeni ngrohtësinë e sinqertë dhe dashamirësinë e njerëzve. Megjithatë kjo mund të ndryshojë shumë shpejt pasi bukuri të tilla shpesh nuk qëndrojnë sekret për kohë të gjatë.
/a.gjonaj/ /a.ghttp://www.ata.gov.al/shqiperia-hirushja-e-destinacioneve-te-udhetimeve-evropiane-392332.html


  
SOURCE: Shutterstock

A MEDITERRANEAN GETAWAY ON THE CHEAP


WHY YOU SHOULD CARE

Because the secret won’t be kept forever. 
It’s got beaches with clear blue waters that shimmer with the best of the Mediterranean; there are enough mountains and rivers for endless days of hiking and rafting; and to the south sit UNESCO World Heritage sites and castles that have seen the rise and fall of great empires like the Byzantine and Ottoman. But there’s one thing you won’t find:tourists.
Welcome to Albania, the Cinderella of European travel destinations. While someBalkan countries, like Bosnia and Herzegovina, have seen a boom in tourism over the past decade, this long coastal country sandwiched between Greece, Serbia and Montenegro continues to remain off the radar. To many, Albania is still viewed as the poor, autocratic wasteland that it was during its 40 years of communist dictatorship that finally came to an end in 1991. Then there was the civil war of ’97 and the refugee crisis caused by the neighboring Kosovo conflict two years later. Not the most postcard-friendly imagery. But the reasons that once stood in the way of tourism are now nothing more than memories.
It truly feels wild.
Italian tourist Lara Vecchio
To anyone able to look past the troubled Balkan history, Albania is a secret treasure. “I was very surprised by how beautiful the landscape is,” says Lara Vecchio, a tourist from Milan. “It truly feels wild.” Indeed, the stunning Ceraunian mountain range remains mostly untouched, while being open to family campers or adventurous cross-country skiers. Meanwhile, Tirana, the capital, is buzzing with potential. But Albania’s crown jewel is its 296 miles of coast. Prefer pebble beaches? Got it. White sands? Got those, too. Snorkeling? Pick your spot. You might even see some shepherds walking their sheep along the shoreline.
Yet what makes Albania an especially appealing attraction, even compared to Italy or Croatia: the price tag. Good luck finding an apartment on Airbnb for $20 a night in either of those countries. In Albania, hotel deals abound. And for a three-course, traditional meal of pork sausages with cream, an assortment of salads and some surprisingly rich local wine, be ready to shell out about $6 a person. But don’t expect the infrastructure to be up to par with its competitors — air-conditioning, for example, is not a guarantee. “It’s hard to provide the high standards visitors are used to when we only get running water three times a day!” says Klajdi Pushimi, a local tour guide. And the money you save on lodging and food might go toward the flight, which can be pricey.
Still, what the country lacks in infrastructure, the people make up for in hospitality. You can’t but feel the honest warmth and candor of people who are not weary of the hordes of sweaty sunburned tourists descending on their streets like locusts. That may soon change, though. Beauty like this often doesn’t stay secret for long.

25 marzo 2016

Shebenika dhe Stëbleva, bukuritë e natyrës shqiptare të harruara mes malesh

  • shebenik1.jpg
  • shebenik2.jpg
  • shebenik3.jpg
  • shebenik4.jpg
  • shebenik5.jpg
  • shebenik6.jpg
  • shebenik7.png
  • shebenik8.jpg
  • shebenik9.jpg
  • shebenik10.jpg
  • shpella-e-nezirit.jpg
  • shebenik.jpg
shebenik4TIRANË, 25 Mars / ATSH-N.Lena / – Kur flasim për vendet tona turistike, kryesisht përqëndrohemi në bregdet, në Alpet dhe në ato qytete muzeale ku mundësia për të shkuar drejt tyre është e mundur. Por, ne kemi vende të tjera mjaft piktoreske për të zhvilluar një turizëm gjithëstinor dhe kjo është pjesa verilindore e vendit. Kur flas për verilindjen kam parasysh zonën e Kukësit dhe të Dibrës. Në veçanti pjesa malore e Dibrës pothuajse është harruar dhe gati është përjashtuar si destinacion turistik. Dhe kjo për arsyen e vetme se drejt saj mungon infrastruktura rrugore, e shërbimeve sanitare, e ndriçimit e disa probleme të tjera që bëhen pengese për zhvillimin e një turizmi masiv. Në ketë zonë shtrihen edhe disa Parqe Kombëtare ku ka filluar kujdesi ndaj pyjeve dhe faunës që rritet në to. Një nga pikat më të veçanta turistike në zonën e Dibrës ka qenë zona e Lurës  me liqenët e saj të famshëm që përbënin pikën turistike më të vizitueshme të zonës lindore të vendit. Po ashtu, sot është ripërtërirë Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë që shtrihet në këtë krahinë. Ky park sot  shërben  si qendër turistike për turizmin e sporteve dimërore, atë të natyrës, të historisë  dhe si qendër për turizmin klimaterik veror. Oferta turistike e ndërtuar mbi bazën e pasurive natyrore dhe shoqërore që ka zona, i përgjigjet kërkesave turistike të deri diku të  motivuara nga ata që  kane migruar prej andej dhe rikthehen në vendlindje nga malli, nga nevoja për ajër të pastër shebenik5e klimë të shëndetshme, nga dëshira për të ruajtur traditat kulturore, folklorike dhe religjioze si dhe nga aspektet e agroturizmit dhe ekoturizmit. Nga pikëpamja kohore e shpërndarjes së flukseve të turistëve brenda harkut kohor të një viti, kjo zonë është dy sezonale, pasi fluksi turistik mund të përqendrohet në dy stinë.
Qendra e turizmit klimaterik malor ngrihet në vende ku kushtet klimaterike janë më të mira se ato të vendbanimit të përhershëm. Klima është motivi kryesor tërheqës, që i shndërron këto vende në destinacione turistike. Kjo zonë karakterizohet nga një klimë me ajër të pastër dhe të shëndetshëm në një lartësi 1000 m mbi nivelin e detit. Nga prania e pyjeve, nga ujerat e ftohtë si dhe nga fakti që kjo zonë është tërësisht me orientim bujqësor dhe blegtoral, faktorë këta që i motivojnë turistët  në përzgjedhjen e destinacionit turistik në kërkim të kushteve më të mira. Të ardhur në këto zona për turizëm klimaterik janë ish- banorët e kësaj zone që  përdorin për struktura akomoduese shtëpitë e tyre, por mund të jenë edhe persona të tjerë që udhëtojnë të shtyrë nga kurioziteti për këto vise të bukura dhe për të kaluar disa ditë në ajrin e pastër dhe klimën e mrekullueshme të zonës sonë. Këta vizitorë mund të sistemohen në shtëpitë e fshatarëve si miq, por dhe me gjere. Tani së fundi disa biznesmenë dhe investitorë vendas kanë ndërtuar edhe shtëpi të vogla turistike.
shpella e neziritDo të ishte me interes që të bëhen organizime në disa vende të spikatura si pranë burimeve të Mllaçes, Visharica, Mali i Mirakës, Dragan, Kallkan, etj., të ngrihen edhe kampingje me struktura modeste akomoduese për të tërhequr grupe të organizuara, kryesisht fëmijë dhe pushues të brezit të tretë, pensionistë nga qytetet rreth zonës. Ky do të ishte një apel për të gjithë banorët e zonës, për pushtetin lokal, si dhe për fondacione të ndryshme që veprojnë në zonë, për të ndihmuar banorët rezidentë në rinovimin e shtëpive të tyre ekzistuese sipas të gjitha standardeve për jetesë normale, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës, kryesisht rrjetit rrugor të fshatrave, fuqizimin e rrjetit elektrik, funizimin me ujë të pishëm etj.
Rritja e madhe e sporteve dimërore ka bërë që shumë vende me kushte klimaterike të përshtatshme, të afirmohen si qendra të pajisura për këto veprimtari. Stebleva dhe Klenja me malet e saj ofron mundësi për zhvillimin e sportit të skive. Ky sport ka qënë traditë e kesaj zone. Sporti i skive mund të organizohet në qendra të caktuara për të pritur turistët që vijnë për pushime apo enkas për të ushtruar sportin e skive.
Pikërisht këtu ka nisur të  zhvillohet një lloj turizmi që lidhet me mjedisin rural. Personat që spostohen nga shebenik8vendbanimet e tyre të përhershëm dhe që duan të kalojnë një periudhë kohe larg vendbanimeve me mjedise të ndotura urbane, kërkojnë sisteme të tjera pushimi në vende rurale. Por, pritja e turistëve këtu kërkon një organizim dhe menaxhim të vendeve të akomodimit si  kampingje, apartamente me gjera, shtypi-bujtina në zona të rhella etj.
Agroturizmi përfaqëson atë lloj turizmi që është i lidhur me fshatin, ku krahas veprimtarive argëtuese turistike zhvillohen edhe veprimtari të tjera karakteristike të zonës si korrje, vjelja e frutave, përgatitja e ushqimeve, ëmbëlsira të veçanta, punime artizanale etj.
Ato ndryshojnë sipas vendeve dhe brenda vendit, sipas rajoneve për nga karakteristikat e pritjes, shërbimeve te afruara, mjedisi, kushtet natyrore etj. Agroturizmi ose turizmi rural është motivi më tërheqës për lëvizjet, kryesisht të ish-fbanorëve të zonave të thella.
Ekoturizmi mund të gjeneroj në të vërtetë të ardhura të larta për ekonominë lokale e rajonale , të stimulojë shebenik10qëndrimin publik dhe atë zyrtar në drejtim të ruajtjes së mjedisit. Ekoturizmi kombinon kënaqësinë e zbulimit e të përjetimit të florës e faunës me mundësitë për të kontribuar në ruajtjen e tyre. Ai mund të përkufizohet si udhëtim në zonat natyrore të qeta dhe të pa ndotura, si një veprimtari njerëzore që respekton dhe shfrytëzon pasuritë natyrore dhe harmonizon njeriun me mjedisin, ku si objektiv kryesor i tij është studimi, admirimi, përjetimi i pamjeve dhe botës së gjallë si dhe të çdo manifestimi kulturor të pranishëm në këto zona.
Parqet natyrore, rezervatet e gjuetisë, peizazhet e mbrojtura etj, janë rajone ekoturistike që tërheqin vëmendjen e turistëve për vlerat rekreative, edukuese dhe estetike të tyre. Shërbimet bazë për zhvillimin ekoturizmit, për t’a bërë atë një faktor të rëndësishëm ekonomik të një rajoni, janë sigurimi i transportit dhe infrastruktura, ndërkohë që për kushtet e sistemimit dhe të ushqimit kërkesat mund të jenë shumë modeste kur flitet për zona të thella.
Për fat të mirë, ndërtimet në këto qendra turistike janë të kontrolluara dhe në harmoni të plotë me mjedisin për rreth. Qendrat turistike të ekoturizmit janë mjedise të mbrojtura, të cilat janë të vendosura në relieve dhe kushte klimaterike të ndryshme. Pyjet e bukura, kullotët alpine në Raduç, Kallkan, Visharica, Dragan, Mali i Letmit, Steblevë, Moglicë,Okshtun, Prodan, etj, janë mjaft tërheqës për ngulmime turistike apo dhe ekskursione. Por, ato duhet të zhvillohen si zona shebenik9turistike të mbrojtura në harmoni me natyrën.
Kjo është një zonë tepër interesante për turizmin natyror, por deri më sot nuk është e reklamuar sa duhet dhe më shpesh vizitohet  nga të ikurit e këtyre fshatrave dhe që vijnë e verojnë këtu. Por, për këtë destinacion mund të ketë interes edhe nga vizitorë të brendshëm, të huaj, të motivuar nga kurioziteti, natyra e bukur apo dhe biznesi për të shfrytëzuar burimet natyrore si vende relaksuese, ujërat e kristalta, bimësinë etj.
Të gjitha këto vende krijojnë një ansambël të pakrahasueshëm bukurish. Drurët janë të shumëllojshëm, ahe, pisha të zeza, lisa, bredha të bardhë, panja, vidh, etj. Ka gjithashtu bimë mjekësore të shumta si, boronica, qershi e egër (gjethe dhe kokërr), dëllinjë e zezë dhe e kuqe, lule balsami, aguliçe, rrënjë salepi, rrënjë sanzi, disa lloj tërfilesh, të cilat mblidhen nga banorë të zonës.
Në këto masive pyjesh jetojnë edhe shumë kafshë të egra si, ariu, derri i egër, ujku, dhelpra, kaprolli, lepuri etj Jetojnë edhe shumë shpendë të egra.
shebenik6Mbi të gjitha është klima e shëndetëshme dhe kurative për disa sëmundje. Këto perla të natyrës ofrojnë ajër të pastër, ujë të ftohtë mineral me veti të rralla kuruese, ofrojnë qetësi shpirtërore. Të gjitha këto pasuri natyrore, duhen futur në sistemin e menaxhimit turistik. Ky turizëm malor nuk kërkon shumë investim, vetëm pak promocion dhe infrastrukturë.
Në skaj të Shqipërisë verilindore ndodhet një vend i bukur, mrekulli e natyrës, që quhet Steblevë. Mijëra pushtues u turrën ta bënin të tyren dhe s’e bënë dot. Qindra tregtarë u turrën ta blenin dhe s’e blenë dot. Gojë më gojë ka ardhur emri dhe gojedhana: ”Moj e bukura Steblevë, me para s’të bleva dot”. Mrekulli të tillë si Stebleva nuk mund të shiten dhe të blihen, por duhen shfrytëzuar për turizëm.
Vende të tilla si, Fusha e Steblevës, Mali i Raduçit, Mali i Draganit, Liqeni i Draganit, Gështenjat e Egra, Çairet e Thata etj, janë perla të natyrës shqiptare. Këto pasuri natyrore janë një ftesë ndaj atyre që duan të kthehen në vendlindje për të investuar si dhe për pushtetin lokal administrative, shoqatat turistike, sigurisht dhe për ministrinë e Turizmit që ta njohi këtë zonë dhe të përgatise projekte konkrete për shfrytëzimin e saj turistik. /a.kehttp://www.ata.gov.al/shebenika-dhe-stebleva-bukurite-e-natyres-shqiptare-te-harruara-mes-malesh-391719.html

Ekspertë të Trashëgimisë Botërore, mision faktmbledhës në rajonin e Liqenit të Ohrit, Pogradec

12439482_10154050891445996_3772269155974590537_nTIRANE, 25 Mars/ATSH/- Një ekip ekspertësh nga Bordi këshillimor i Komitetit të Trashëgimisë Botërore (IUCN dhe ICOMOS) të shoqëruar nga ekspertë lokalë shqiptarë, do të zhvillojnë një mision inspektimi, studimor e faktmbledhës në rajonin e liqenit të Ohrit, Pogradec.
Qëllimi i këtij misioni është identifikimi i zonave potenciale që do të përfshihen brenda kufijve të rajonit të propozuar për t’u përfshirë në trashëgiminë botërore të Liqenit të Ohrit.
Ky mision zhvillohet nga e hëna deri të mërkurën (28-31 Mars) në rajonin e Pogradecit. Ekipi faktmbledhës do i paraqesë këto të dhëna që do të grumbullojë në terren, në takimin që do të zhvillohet të enjten, datë 31 Mars, në Lin të Pogradecit për ngritjen e kapaciteteve shqiptare në menaxhimin e kësaj trashëgimie kulturore dhe natyrore të Liqenit të Ohrit.12794597_953797884715686_1522968369632194739_n
Workshop-i që zhvillohet të mërkurën do të mbledhë së bashku ekspertë dhe grupe të interesit në rajonin e Liqenit te Ohrit për të bashkërenduar përpjekjet e tyre dhe për të patur një qasje të përbashkët në menaxhimin e këtij rajoni kompleks.
Ky mision studimor në terren si dhe workshopi dyditor me grupet e interesit të rajonit të Liqenit të Ohrit për menaxhimin e përbashkët të tij, janë pjesë e projektit: “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, i financuar nga BE dhe zbatohet nga UNESCO.
Qellimi i këtij projekti është që të përfshirjë dhe pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit 1/3 në UNESCO, ndërkohë që pjesa maqedonase e tjetër e Liqenit 2/3, është tashmë e listuar si trashëgimi kulturore dhe natyrore e mbrojtur nga UNESCO.
/a.ghttp://www.ata.gov.al/eksperte-te-trashegimise-boterore-mision-faktmbledhes-ne-rajonin-e-liqenit-te-ohrit-pogradec-391934.html

24 marzo 2016

Shqipëria po merr pjesë në Panarin Ndërkombëtar të Turizmit, MITT 2016, që po zhvillohet në Moskë, nga data 23 deri 26 Mars

plazhTIRANE, 24 Mars /ATSH/- Shqipëria po merr pjesë në Panarin Ndërkombëtar të Turizmit, MITT 2016, që po zhvillohet në Moskë, nga data 23 deri 26 Mars, ku  marrin pjesë operatore turistike nga e gjithë bota.
Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe katër kompani turistike nga Shqipëria, “KLSU Travel”, “Albania Experience”, “Harmonia Hotels Group”, “In Tours Albania”, prezantojnë risitë dhe vlerat turistike, që Shqipëria ofron për vizitorët e huaj.
Delegacionin shqiptarë në Moskë e kryeson Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, i cili do të zhvillojë disa takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të agjencive private turistike në Rusi.
Stenda e Shqipërisë në këtë panair pritet të jetë në qendër të vëmendjes nga operatorët evropian, por edhe ata botërorë. Ndersa vete operatorët turistikë shqiptarë janë optimistë se viti 2016 do të jetë shumë i mbarë për Shqipërinë sa i përket turizmit, kjo bazuar edhe në kontaktet me operatorët e huaj. e,xh/ /a.kehttp://www.ata.gov.al/shqiperia-prezantohet-ne-panarin-nderkombetar-te-turizmit-ne-moske-391384.html

Search

Translate