31 ottobre 2016

Çesma e Tarikos dhe “Vrromi i Madh”, si destinacione për turizmin historik në zonën e Tomorrit

cezma-e-tarikosTIRANË, 29 Tetor / ATSH.N.Lena/ – Një nga pikat turistike më të frekuetuara në rrethin e Beratit është edhe zona e Roshnikut.
Ajo ka një bukuri të rrallë natyrore. Kushtet e favorshme klimatike i kanë falur kësaj zone një gjelbërim të përhershëm. Kjo ka sjellë që produktet e saj blegtorale të jenë nga më të kërkuarat në treg. Veç tyre, Roshniku ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike.
Nga Roshniku e kanë prejardhjen Qyprillinjtë e famshëm që drejtuan Perandorinë Osmane më shumë se 50 vjet.
Në këtë fshat është dhe “Cesma e Tarikos”.një burim uji historik i dekoruar me një murale guri dhe me bishkrime dedikuar emrit të Tarikos.
Kjo çesmë tashmë është kthyer në një vend shlodhjeje, freskimi, por edhe pelegrinazhi për të mësuar më shumë prej historisë së saj.
Pllaka përkujtimore e vendosur në murin e çezmës thote: “Ju udhetarë që kaloni e pini ujë e uroni, Tarikon ta kujtoni. Tarikua e ema e Demirit që ngeli garibe nga dora e qafirit në  vitin 1925” .
Tariko ka qenë një grua dhe nënë e mirë që  ju vranë të dy djemtë  nga hasmi dhe ngeli e  vetme. Ajo e përballoi dhimjen dhe qëndroicesma-e-tarikoskryelartë. Banorët e zonës e nderonin dhe e respektonin.
Në nder të sakrificave të saja, ata ngritën një çesme që Tarikos mos t’i humbte emri i mirë.  Kjo çesme e lashtë ndodhet në anë të  rrugës tregetare ose  Vromit të madh siç i thonë fshatarët e zonës, që lidhte dikur Beratin, Korçën, Maqedoninë me portin  e Vlorës.
Kjo rrugë ishte një degëzim i rrugës Egnatia që të shpinte në Stamboll. Mbi këtë rrugë ndodhet dhe “Hani i Perisnakës”, që është futur në gojëdhëna  për bëmat e tija të kusarisë.
Aty mblidheshin hadutët e kusarët që grabisnin karvanet që kalonin në rrugën e madhe  dhe ndanin plaçkën. Aty ziheshin, rriheshin dhe vriteshin për plaçkën e vjedhur.  Në këtë rrugë grabiteshin dikur edhe të pambrojturit.
Kjo rrugë e vjetër dhe zona përreth Tomorrit, kanë vlera historike, kulturore, mbartin në vete kuriozitete dhe shumë vlera natyrore e turistike. Udhëtari që kalon në këto zona, do të qëndroje e do pijë një grusht ujë nga çesma e Tarikos. /a.ke/
 https://www.ata.gov.al/cesma-e-tarikos-dhe-vrromi-i-madh-si-destinacione-per-turizmin-historik-ne-zonen-e-tomorrit/

28 ottobre 2016

Dëmtime serioze në kalanë e Gjirokastrës, shembje në murin lindor

26 TETOR 2016 - 12:45 | PËRDITESUAR NË 12:55

Shembet një pjesë e murit lindor në Kalanë e Gjirokastrës në zonën pranë hyrjes së Sahatit.
 
Degradimi që ka nisur prejt vitesh në strukturën murale rrezikon që të pasohet me shembjen e një pjesë tjetër të murit.
 
Paqëndrueshmëria bazale e murit, si pasojë e erozionit, lagështirës dhe mungesës së rehabilitimit, janë faktorë të cilët kanë çuar në këtë gjendje alarmi themelet e objektit shekullor.

Banorë të lagjes ‘Pazari i Vjetër’, qendrojnë me frikën e shembjes së pjesëve të tjera të murit të kalasë.

‘’Makina e ka shtyrë apo vetë nga koha ka rënë. Tani sa dola në mëngjes dhe e pashë dhe më erdhi keq. Nuk e di si do ja bëjmë’’, u shpreh një banore.
 
Shembja e murit mund të jetë provokuar tërmeti që lëkundi Gjirokastrën disa ditë më parë dhe reshjet e shiut.

Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës konfirmon se do të ketë një ndërhyrje tërësore që do të izolojë rrezikun, sidomos për kalimtarët dhe mjetet. 

Kalaja e Gjirokastrës është monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore në jug të vendit. Ajo përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

Ligji i trashëgimisë/ Ndryshon rrënjësisht, ja kujt i hiqet licenca e restaurimit


h

NGA FATMIRA NIKOLLI

TIRANE-
 Ndryshon rrënjësisht Ligji për Trashëgiminë Kulturore. Ka qenë sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Elira Kokona që në një takim në Fakultetin e Drejtësisë me temë “Kontribute në përpunimin e projektligjit të ri të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri”, ka bërë me dije të mërkurën të gjitha ndryshimet. Takimi ishte si një event pararendës i fazës së konsultimeve të projektligjit të ri të “Trashëgimisë Kulturore & Muzeve”. Praktikisht, shkrihen instanca me rëndësi si Këshilli Kombëtar i Restaurimit dhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, vihet në funksion Inspektorati për Trashëgiminë Kulturore, ruhet me ligj peizazhi, rregullohet me ligj lëvizja e trashëgimisë së luajtshme (objekte si ikona a piktura), krijohen fondacione që do të menaxhojnë parqe kombëtare si Butrinti, krijohen organe kolegjiale vendimmarrëse, përcaktohet dhënia e licencave të restauratorëve, si hiqen/mbahen ato etj. Kokona theksoi se gjithë ç’po bëhet është në koordinim me UNESCO-n.
LICENCIMET 
Sipas Kokonës, pika e parë me rëndësi te ligji i ri që po diskutohet, është rregullimi i marrëdhënieve me subjektet që merren me restaurim. “Do jenë të licencuara jo vetëm objektet që projektojnë ndërhyrjet në trashëgiminë kulturore e ato që zhvillojnë punimet, por edhe subjektet që mbikëqyrin ndërhyrjet në pasuritë kulturore”. Sipas saj, “subjektet duhet të kenë informacion dhe të bëjnë trajnime të vazhdueshme, nga shkolla e restaurimit pranë IMK-së. Për të gjitha ato entitete që licencohen nga MK, mosmarrja e krediteve dhe e informacionit, a mospërditësimi i informacionit, do të jenë kusht për heqjen e licencës. Kushtet e heqjes së licencës do të jenë të parashikuara shumë qartë, në të gjitha rastet kur subjekti me mosveprim apo me keqzbatim të kushteve të lejes, do të çojë në dëmtimin e vlerave kulturore”. Madje do licencohen edhe operatorët që bëjnë licencimin e pasurive kulturore.
PASURIA E LUAJTSHME 
Kokona theksoi se të gjithë ata që kanë pasuri kulturore të luajtshme do të kenë kushte shumë të qarta jo vetëm në licencimin e koleksioneve a pronave që kanë, por edhe për mënyrën si do t’i mbajnë. “Nëse s’kanë kushte për t’i mbajtur, jo vetëm do të penalizohen, por do t’u krijohet mundësia që këto vlera kombëtare, të mund të ruhen në vendet publike, pa ua hequr tagrin e pronarit. Nuk cenon të drejtat e pronarëve privatë, nuk cenon veprimtarinë profesionale të askujt, por kjo rregullon qartë sjelljen e tyre ndaj vlerave kulturore që janë domen publik”.
KOMPETENCAT QË NDRYSHOJNË 
Te parashikimet e përgjithshme në ligj përcaktohen qartë kompetencat e institucioneve shtetërore e sidomos të organeve kolegjiale. “Këto organe do i dedikohen zbatimit të parimeve të mësipërme. Organi Kolegjial kryesor do të jenë ish-KKR dhe ish-KKA të mbledhur në një organ që do quhet Këshilli Kombëtar i Pasurive Kulturore, e do të jetë një organ tjetër tashmë i ri që nuk është më pjesë e organeve që ka sistemi aktual, që është Këshilli Kombëtar i Menaxhimit të Pasurive Kulturore”, – tha Kokona. Do krijohet, sipas saj, edhe Komisioni i Vlerësimit pranë Qendrës për Inventarizimin e Pasurive Kulturore, që bën të mundur vlerësimin e pasurive kombëtare të luajtshme, por një vlerësim shumë të qartë të pasurive që eksportohen dhe importohen në territorin e Shqipërisë. Ndërkaq, do bëhet edhe rishikimi i tipologjive të pasurive, kategorizimeve dhe klasifikimeve të tyre sipas rëndësisë e rrezikut.
MUZETË E PEIZAZHET 
“Kemi menduar që muzetë të mos kenë ligj më vete, por të trajtohen si të gjitha pasuritë kulturore me një vështrim special në një pjesë të caktuar sa i takon muzealizmit e organizimit të tyre”. Një tjetër risi, sipas Kokonës, është pasuria e peizazhit. “Shqipëria është anëtare e Konventës së Peizazhit dhe për herë të parë në kontekstin e të drejtës së peizazhit kemi një ligj të dedikuar me organe të specifikuara për peizazhin.
ORGANET KOLEGJIALE E KOMPETENCAT 
Duke e konsideruar ligjin më të dobët në rajon, Kokona tha se ligji aktual ka krijuar probleme në praktikë. Sipas saj, ligji rregullon së pari “parimet kryesore dhe politikat shtetërore mbi trashëgiminë. Ka një pjesë të parë me dispozita të përgjithshme që parashikojnë shumë qartë, detyrat e të gjithave organeve shtetërore përveç MK-së, që pasuria të mbrohet nga të gjithë, madje ka përkufizime të koncepteve dhe kompetencave”. Ajo shtoi se kompetencat e organeve të specializuara dhe organeve kolegjiale kanë qenë një dedikim që të mos ketë konfuzion. Ajo shtoi se janë përcaktuar qartë ndërhyrjet në pasuritë e luajtshme, për çka sipas Kokonës, ligji aktual nuk flet fare, madje tani përcaktohet se kush mund të ndërhyjë në një pasuri të luajtshme si një ikonë, një pikturë a një fyell.
INSPEKTORIATI/ GJOBAT 
“Shpronësimi për interes të trashëgimisë kulturore, – tha Kokona, – ka një kapitull më vete në ligj”. “Ekziston në ligjin për shpronësimet, por e kemi të detajuar te ligji i ri. Nuk lihet në vullnetin e qytetarëve, duhet të jetë pjesë e detyrimeve. Ka pasur një ndërhyrje në vitin 2013, për krijimin e Inspektoratit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, por është një ndërhyrje që nuk ka pasur zbatim në praktikë. Inspektorët brenda drejtorive rajonale, bëjnë aq sa munden, por duke qenë se ka pasur një mungesë në aspektin e logjistikës dhe procedurave të parashikuara, ka bërë që inspektori të jetë i pafuqishëm para qytetarit”. Sekretarja e Përgjithshme në Ministrisë e Kulturës vërejti se “kemi fuqizuar Inspektoratin dhe kemi krijuar detyrim ekzekutiv me gjoba të vëna në momentin që ato lëshohen nga inspektori, kemi qartësuar si ankohet qytetari dhe si e kontestojnë për të mos krijuar abuzime, por kemi krijuar mundësinë që gjoba të zbatohet. Si shifër gjobe, ndryshon, por ende nuk e dimë se sa”.
FONDACIONE PËR MENAXHIM 
Veçse është rritur numri i veprave penale në fushën e trashëgimisë kulturore, është menduar edhe një mënyrë si shteti mund të rikuperojë pasuri që janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Ajo tha se për menaxhimin e trashëgimisë, do të funksionojë Këshilli Kombëtar i Menaxhimit, sipas të cilit nuk i lihet më vullnetit të ministrit apo institucioneve lokale a kombëtare, por do të bëjë politika të qarta për menaxhimin e pasurive kulturore. “Një format është krijimi i fondacioneve të Ministrisë të Kulturës me partnerë strategjikë, që do të bëjnë të mundur që titulli i pronësisë t’i mbetet shtetit, por formati e mënyra e administrimit të jetë më pranë të drejtës private”. ABUZIMET Kokona, tha në përgjigje të interesit të mediave se “ligji bën të pamundurën për të përshkruar procedurat që evitojnë abuzimet”.
Sipas saj, kjo është arsyeja pse ministria ka menduar të krijojë organe kolegjiale. “Abuzimet në parim krijohen kur: janë vendimmarrje unikale, e një personi; abuzimet bëhen kur nuk ka procedurë të rregullt e vendoset pa procedurë, ose abuzime ka në momentin që nuk ka një kontroll. Këto ne i evitojmë: përmes krijimit të një organi kolegjial, dhënies së formateve shumë të qarta dhe procedurave të qarta dhe si krijohen fondacionet apo entitetet administruese me karakter publik, dhe parashikojmë që të mos jetë vetëm vendimmarrje e ministrit për të dhënë me administrim Butrintin, por të jetë gjithashtu një ligj në parlament kur të jetë momenti për ta dhënë”. Kokona tha se janë ende në fazë diskutimi. Ndërkaq, mbeten të paqarta penalizimet për dëmtuesit e trashëgimisë, përveç heqjes së licencës, ashtu si edhe çfarë cilësohen vepra penale.
(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Natyrë dhe mikpritje; turistët e huaj çelin mundësi të reja për banorët e Kolonjës

Në fshatrat e Kolonjës rrëzë malit të Gramozit, turizmi i aventurës po krijon hapësira të reja punësimi për banorët e zonës duke mundësuar zhvillimin e bizneseve të vogla familjare.

Autor: Dhorjela Çule  BIRN  Kolonjë
Kisha e Shen Kollit në Rehovë, Kolonjë | Foto nga : Dhorjela Çule
Kisha e Shen Kollit në Rehovë, Kolonjë | Foto nga : Dhorjela Çule
Kur katër francezë mbërritën në Rehovë të Kolonjës tre vjet të shkuara, banorët i pritën me drojë pa e ditur se ajo vizitë do të hapte dyert e shtëpive të tyre për turistët e huaj. Fshati i ndërtuar shekuj më parë rrëzë malit të Gramozit, me shtëpitë karakteristike prej guri të bardhë dhe këmbanoret e kishave që lartohen mbi to nuk ishte shkelur më parë nga të huajt-por historia ka ndryshuar rrënjësisht gjatë tre viteve të fundit.
Në sheshin kryesor të fshatit pranë kishës së Shën Kollit, Koço Thomollari kujton episodin e tre viteve më parë, që e nxiti të përfshihej më pas në sipërmarrjen e turizmit familjar.
“Më kontaktoi një miku im, pasi donte të sillte 4 turistë francezë. Deri atëherë fshati nuk e njihte fjalën turizëm. U tregova pak skeptik atëherë…por i prita si njerëzit e shtëpisë dhe nga ai moment në fshat nisën të vijnë turistë njëri pas tjetrit,” tha Thomollari për BIRN.
Sot familja e Thomollarit pret deri në gjashtë turistë në natë, ndërsa njësoj si ai, edhe shtatë familje të tjera kanë hapur dyert për turistët e huaj, numri i të cilëve rritet nga viti në vit.
Fshati i Rehovës është i pari në Kolonjë që ka pasur rrjet kanalizimesh dhe ujësjellës prej shekullit të kaluar, pasi banorët e tij njihen si gurpunues të zotë dhe ustallarë të mirë. Fshati nuk i ka shpëtuar fenomenit të braktisjes nga të rinjtë, të cilët prej vitesh kanë gjetur si zgjidhje emigracionin. Megjithatë, rritja e numrit të turistëve të huaj po hap një perspektivë të re për banorët e zonës.
Ngjallja e turizmit në fshatin e Rehovës përkon me një trend në rritje për të gjithë bashkinë e Kolonjës. Afërsia me Greqinë dhe Maqedoninë si dhe natyra e virgjër dhe pak e eksploruar e kësaj zone po tërheqin gjithnjë e më shumë çiklistë, alpinistë dhe turistë të aventurës.
Rruga Korçë-Ersekë, një pjesë e së cilës është në rikonstruksion e sipër është e populluar çdo ditë nga çiklistë që vijnë nga vende të ndryshme të Europës, e që më biçikletat e tyre ngjisin me vështirësi Qafën e Qarrit për t’u lëshuar më pas në rrugën e pjerrët që gjarpëron deri në Ersekë.
Çifti gjerman Wanja Rine, 27 vjeç dhe Jannis Buttlar, 34 vjeç sapo është ngjitur në majë dhe në fytyrat e tyre lexohet dukshëm lodhja fizike. Ata janë nisur mbi biçikletat e tyre nga qyteti Jena i Gjermanisë 1 muaj më parë dhe kanë mbërritur në Kolonjë pasi kanë përshkruar shumicën e vendeve të Ballkanit. Finishi i aventurës së tyre është Turqia.
Wanja Rine, 27 vjeç dhe Jannis Buttlar | Foto nga : Dhorjela Çule
Wanja Rine, 27 vjeç dhe Jannis Buttlar | Foto nga : Dhorjela Çule
“U njohëm me Kolonjën kur po shihnim guidën…por kur e sheh nga afër është diçka shumë e bukur. Ka hotele të mira, shërbim të mirë dhe pa lukse të tepruara. Ishte bukur që zbuluam këtë vend dhe do t’ia rekomandonim kujtdo që të mos e humbiste,” thonë ata.
Vala e turistëve të aventurës i gjeti fillimisht të papërgatitur banorët e Kolonjës dhe fshatrave të saj. Koço Thomollari tregon se tre vjet më parë në Rehovë, ai i priti turistët francezë njësoj si miqtë e tij. Por kjo eksperiencë e parë krijoi një traditë në shtëpinë e tij.
“Është si të kesh një familje të madhe. Momentet më të veçanta janë ato të vakteve ushqimore, ku pasi bashkëshortja u shtron tryezën ata nuk pranojnë të hanë nëse edhe ne nuk ulemi me ta,” tregon ai.
Bashkëshortja e Koço Thomollarit gatuan gjellë nga më të ndryshmet, por bamjet me mish në furrë habisin më shumë turistët e huaj. Ai thotë se në fund, të gjithë mbeten të kënaqur nga ky gatim.
Përveç mikpritjes në shtëpitë e banorëve të Rehovës, turistët e huaj ngjiten deri në majën e malit të Gramozit, ndërsa disa prej djemve të fshatit janë angazhuar tanimë me shoqërimin e tyre.
Për banorët të cilët nuk kanë asnjë mundësi më të mirë pune, vizitorët e rinj u kanë krijuar hapësira të mjaftueshme dhe mundësi të reja për zhvillimin e turizmit familjar.
“Turistët e këtij fshati vlerësojnë dy gjëra; mikpritjen dhe alpinizmin në malin e Gramozit. Dhe ne po vazhdojmë t’i presim si njerëzit e shtëpisë,” përfundon Koço Thomollari.

Mungesa e fondeve mban peng ‘çlirimin’ e Amfiteatrit të Durrësit

I zbuluar nga arkeologu Vangjel Toçi 50 vjet më parë, amfiteatri i Durrësit-ndër më të mëdhenjtë në Ballkan mbetet ende peng i mungesës së fondeve për çlirimin nga ndërtesat mbi arenë dhe shkallare. 

Autor: Gëzim Kabashi  BIRN  Durrës
Amfiteatri i Durrësit në vitin 2005 | Foto nga : Gëzim Kabashi
Amfiteatri i Durrësit në vitin 2005 | Foto nga : Gëzim Kabashi
Kur arkeologu i njohur Vangjel Toçi filloi të gërmonte 50 vjet më parë mbi një faqe kodre në qendër të Durrësit dhe nxorri në dritë pjesë të amfiteatrit antik, shtëpia aty pranë e familjes së Oni Simakut i shpëtoi për qime rrafshimit.
Burri në mesin e të 70-ave rikthen në kujtesë kohën kur ishte ende fëmijë dhe pa sesi  nga kodra në krah të bashkisë, që fshihte nën këmbët e saj monumentin madhështor u prishën 33 shtëpi dhe u larguan 50 familje të vjetra durrsake.
Pjestar i nëntë familjeve të fundit, shtëpitë e të cilëve gjenden brenda perimetrit të amfiteatrit, Oni Simaku është ende në pritje të shpërnguljes.
“Jam në pritje të lajmit për kompensimin për t’u larguar nga shtëpia,” i tha Simaku BIRN-it.
Amfiteatri antik në qendër të Durrësit nisi të zbulohej në vitin 1966 falë këmbënguljes së arkeologut Vangjel Toçi, që shfrytëzoi të dhënat e pakëta që ofronte Marin Barleti në librin “Historia e Skënderbeut” dhe të dhënat e banorëve të zonës.
Studiues dhe historianë bashkohen sot rreth idesë se amfiteatri mund të jetë ndërtuar gjatë periudhës Trojane 98-117 pas Krishtit dhe është ndër më të mëdhenjtë e llojit të tij në Ballkan.
Pavarësisht vlerave të padiskutueshme të tij, ky monumenti nuk i është kthyer tërësisht publikut. I nisur gjysmë shekulli më parë, projekti i çlirimit të arenës dhe shkallareve të amfiteatrit të Durrësit nga shtëpitë e banorëve ende nuk ka përfunduar.
Nëntë banesat e fundit që ndodhen mbi monument pritej të rrafshoheshin brenda 2016-s, por mungesa e fondeve e bën kapjen e këtij afati të pamundur.
Në maj 2015, Ministria e Kulturës premtoi rehabilitimin e plotë të amfiteatrit të Durrësit. Projekti do të realizohej në dy faza. Tre objektet e para u prishën dhe familjet u kompensuan. Faza e dytë parashikonte prishjen e 9 objekteve të tjera brenda vitit 2016, por mungesa e fondit 100 milionë lekë për kompensim e shtyn projektin në një kohë të pacaktuar.
Amfiteatri i Durrësit gjatë gërmimeve të vitit 1969
Amfiteatri i Durrësit gjatë gërmimeve të vitit 1969
Ledion Lako, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare i tha BIRN se çlirimi i arenës dhe i shkallareve të amfiteatrit mbetet tanimë vetëm një çështje kohe.
“Gjatë vitit të kaluar prishëm tre shtëpitë e para mbi amfiteatër, pas kompensimit prej 50 milionë lekësh për familjet që banonin aty prej disa dhjetëvjeçarësh. Banesat u rrafshuan nga firmat e specializuara brenda disa javëve, duke i hapur rrugë edhe prishjes së grupit të banesave të fundit,” thotë Lako.
Lako ka besim se projekti i miratuar nga qeveria shqiptare do të realizohet së shpejti, megjithatë ai nuk flet për një datë të përafërt të financimit, që mund t’i hapë rrugë procedurës.
Kjo shtyrje reflekton ndërkohë historinë e gjatë të neglizhencës dhe zvarritjeve të autoriteteve shqiptare me amfiteatrin e Durrësit.
Në vitet 1966-1970, profesor Toçi për katër sezone ekspeditash radhazi arriti të nxjerrë mbi sipërfaqe rreth 60 për qind të monumentit, duke i dhuruar Durrësit një objekt arkeologjik të klasit të parë.
Punimet e tjera nisën 20 vjet më vonë dhe ishin tepër të zbehta. Në fund të viteve 1980, pranë amfiteatrit pati një përpjekje tjetër për të zbuluar nga jashtë faqen e mureve dhe hyrjen e galerisë veriore. Shtëpitë mbi monument u bënë sërish shkak për ndërprerjen e gërmimeve.
Edi Berdaku, një tjetër banor në zonë kujton vitin 1990, kur familjarët e tij u përgatitën të transferoheshin pasi shtëpia mbi amfiteatër do të prishej. Gjithçka u harrua në vitin e parë të tranzicionit dhe lulishtja u rimbush me dherat që ishin larguar në zonën pranë xhamisë së madhe të qytetit.
Në vitin 2000, forcat xhenjere të NATO-s me mision paqeruajtës në Kosovë mbështetën nismën e arkeologëve durrsakë për hapjen e arenës së amfiteatrit. Për afro 2 muaj, ushtarakët e huaj nën vëzhgimin e arkeologëve vendas larguan dhjetra metër kub dhera, duke zbritur drejt kuotës 0 të arenës. Pastrimi i përgjithshëm i monumentit u ndërpre sërish, për arsye ende të paqarta.
Tre vjet më vonë, një ekip tjetër shprehu interes për amfiteatrin dhe nisi punën mbi të.
Që nga viti 2003, në pjesën juglindore të amfiteatrit një grup studiuesish dhe studentësh italianë të Universitetit të Chieti – Pescarës, në bashkëpunim me Institutin shqiptar të arkeologjisë kanë realizuar një sërë studimesh të rëndësishme që kanë krijuar tashmë një ide të qartë mbi gjendjen e tij jo vetëm në pjesët e dukshme, por edhe në ato që ende nuk janë zbuluar.
Puna 10 vjeçare e këtij grupi studiuesish realizoi zbulime befasuese dhe një vëllim i veprës
“Dyrrachium”, i publikuar në Itali i kushtohet amfiteatrit.
Hapja e plotë e arenës është këshilluar edhe nga fondacioni “Europa Nostra”-një organizatë 50 vjeçare në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Ajo e konsideron amfiteatrin një monument të rrezikuar, ndërsa shtyn institucionet vendase për të bashkëpunuar me ato ndërkombëtare për rivitalizimin e tij.
Gërmime arkeologjike në amfiteatrin e Durrësit në vitin 2009 | Foto nga : Gëzim Kabashi
Gërmime arkeologjike në amfiteatrin e Durrësit në vitin 2009 | Foto nga : Gëzim Kabashi
Megjithatë, apeli për rivitalizimin e plotë pritet t’i kushtojë edhe disa vite amfiteatrit.
Ledion Lako i tha BIRN se projekti i miratuar i Ministrisë së Kulturës parashikon vetëm rrafshimin e shtëpive mbi monument.
“Aktualisht gjithçka është përqendruar në rrafshimin e shtëpive. Projekti që do të paraqitet për çlirimin e mureve dhe arenën do të fillojë të zbatohet vetëm pasi të prishen plotësisht banesat e fundit mbi amfiteatër,” përfundoi Lako.

Kampi i restauratorëve shpëton nga rrënimi monumentet e Beratit

Kampi i restauratorëve i CHwB Albania shpëtoi nga emergjenca disa prej monumenteve të kulturës në Berat dhe shërbeu si trajnim për 30 studentë nga i gjithë Ballkani, duke i dhënë shpresë banorëve se mund të ruajnë historinë e tyre.  

27 oct 2016 Autor: Erjola Azizolli  BIRN  Tiranë
Seancë trajnimi gjatë kampit të restaurimit në Berat | Fotot nga " Eriola Azizolli
Seancë trajnimi gjatë kampit të restaurimit në Berat | Fotot nga ” Eriola Azizolli
Aty nga fundi i shtatorit kur gjethet sapo filluan të  zverdheshin në rrugicat e lagjes historike Goricë, mbi Osum,  aromat e vjeshtës u përzien me ato të gëlqeres dhe llaçit, ndërsa 30 studentë të fushës së Arkitekturës dhe Trashëgimisë Kulturore nga Shqipëria dhe pesë shtete të tjera të Ballkanit u mblodhën në qytetin muze të Beratit.
Pjesë e kampit Rajonal të Restaurimit organizuar nga CHwB Albania, (Trashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri) që përfshin trajnim dhe praktikë, ata ndërhynë në bashkëpunim me mjeshtrit lokalë, në mure, porta, çati, tavane të rrënuara prej kohës, ndërkohë që shijuan edhe mikpritjen e familjeve Beratase.
“Familjet na kanë gostitur, pasi kanë pasur një gëzim familjar duke na përfshirë dhe ne, na kanë ndihmuar që puna të jetë më e lehtë, kanë përkrahur studentët në çdo minutë dhe janë ndier të lumturuar kur kanë parë se muri nuk rrezikon më, apo porta është e qëndrueshme,” tha Lejla Hadzic, Drejtoren Ekzekutive e CHwB në Shqipëri, BIRN.
Kampi i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim (SIDA) dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), u zhvillua nën mbikëqyrjen e lektorëve nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Greqia, Italia, Anglia dhe Suedia dhe
Hadzic thotë se falë mbështetjes ai do të përsëritet edhe në vitet në vijim. Synimi i tij është tu mësojë studentëve mbi ruajtjen e trashëgimisë dhe po ashtu të ndihmojë në restaurimin e monumenteve dhe shtëpive të cilat banorët nuk kanë mundësi t’i mirëmbajnë.
Vendosja e skelave të ndërtimit në hyrje të sokakut ngjalli interes të pashoq të banorëve, të cilët çdo punë restauruese e konsiderojnë një plagë të mbyllur nga mijëra të tilla që ka lagjja ku ata jetojnë.
At Petraq Simsia një prej banorëve autokton të lagjes, i cili njeh çdo rrugicë, portë, sokak të saj dhe ka ndjekur me mjaft interes punën e mjeshtërve dhe studentëve të rinj në lagjen që nën hijen e malit me të njëjtin emër duket se është përfshirë nga melankolia e vjeshtës së parë.
“Problemet në lagjen tonë janë të mëdha që nga banesat që janë rrënuar, pasi nuk jetojnë familjar, portat e jashtme të shtëpive, muret nëpër rrugica, çatitë, etj. Të jetosh në këtë lagje është më shumë se sfidë”, thotë At Simsia për BIRN.
“Vetë institucionet përgjegjëse nuk kanë fonde për restaurimit dhe nismën për organizimin e këtij kampi e kam mbështetur jo vetëm unë por, gjithë lagjja”, thotë ai.
Restaurimi i portës së jashtme në familjen Simsia është një prej ndërhyrjeve që Kampi Rajonal i Restaurimit ka bërë gjatë ditëve të qëndrimit në qytetin e Beratit. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare mësohet se i propozoi drejtuesve të kampit ndërhyrjet në pesë monumente të cilat ishin në ‘emergjencë’ dhe për të cilat specialistët kishin të hartuara projektet.
Studentët mësojnë teknikat e restaurimit nga mjeshtrit lokal në Berat | Foto nga : Eriola Azizolli
Studentët mësojnë teknikat e restaurimit nga mjeshtrit lokal në Berat | Foto nga : Eriola Azizolli
“U restaurua streha e portës në familjen Ndrio, u restaurua fasada dhe  muri në banesën Gjogu, u restaurua muri i gurit dhe pjesa e qemerit prej guri në familjen Cilingiri, të gjitha këto në lagjen “Goricë”, tha për BIRN drejtori Eugen Kallfani.  Së bashku me to ai tregon se është bërë dhe konsolidimi i pjesshëm në ambientet e brendshme në afreskun e kishës së “Shën Triadhës”, në lagjen “Kala”.
Për specialistin Kallfani ky kamp arriti një prej qëllimeve të tij, nxjerrjen nga emergjenca të disa prej monumenteve të kulturës dhe pjesëve të veçanta të banesave popullore. Edhe një prej mjeshtërve Xhoxhi Fani, me një eksperiencë 40 vjeçare në fushën e restaurimit dhe një prej instruktorëve në këtë kamp thotë se është i kënaqur që u shpëtuan nga rrënimi disa objekte muzeale. Kjo ishte e rëndësishme edhe për goricarët dhe banorët e Kalasë.
Kampi, që sipas organizatorëve do të vijë çdo vit në këtë qytet, u organizua këtë fund shtatori për herë të parë këtu dhe ndërhyrjet restauruese të gjashtë grupeve u dhanë shpresë banorëve se mund të shpëtojnë nga rrënimi pjesë të historisë së tyre.
“Është e mrekullueshme kur t’i shikon se sa shumë janë të gatshëm që të ndihmojnë banorët, pasi je duke u rregulluar murin apo portën e shtëpisë dhe janë duke bërë gjithçka për të falënderuar”, thotë Hadzic për BIRN.
Kampi i Beratit është i 30-ti i këtij lloji që organizohet në Shqipëri dhe për Drejtoren Ekzekutive e CHwB Lejla Hadzic, mund të konsiderohet dhe si më i miri. Sipas saj u lidhën natyrshëm bashkë rektorë, mjeshtra, studentë, banorë dhe kjo bëri sipas saj që ditët të kalojnë shumë shpejtë. E dedikuar krejtësisht pas restaurimit që prej vitit 2006 Lejla thotë se Berati e ka impresionuar për shpresën që kampi ka ngjallur tek banorët e tij.
Edhe për studentët kjo ka qenë një përvojë e mirë. Petar Petrov, student nga Bulgaria, pjesë e kampit e cilëson punën restauruese në Berat si një shkollë të dytë që mund të kryente në fushën e restaurimit.
Studentët marrin pjesë në restaurimin e një muri në lagjjen Gorië në Berat | Foto nga : Eriola Azizolli
Studentët marrin pjesë në restaurimin e një muri në lagjjen Gorië në Berat | Foto nga : Eriola Azizolli
“Këtu punuam me mjeshtra që dhanë gjithçka nga dijet e tyre që nga mënyra se si përgatitet llaçi, si vendoset në mistri, si tretet në mur për të riparuar një dëm. Punuam në lagje të mrekullueshme, duke rregulluar porta, mure, dhe të gjitha teknikat na i mësuan mjeshtrit që kishin një jetë që i bënin këto punë”, thotë ai për BIRN.
Platforma edukative siç është përdorimi i trashëgimisë kulturore në ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj të fushës ka krijuar lidhje mes studentëve nga vende të ndryshme të Ballkanit. Madje përndryshe nga sa mund të “paragjykohet”, pjesa më e madhe e muratorëve ishin vajza.
“Këto janë ditë që nuk do të përsëriten më. Shkolla jo gjithmonë i krijon mundësitë e të tilla praktikave. Kishim fatin të na mësonin në praktikë mjeshtërit më të mirë, të na jepnin dije pedagog të njohur, por mësuan më shumë dhe rreth universiteteve të së njëjtës fushë, por të shteteve të ndryshme”, thotë Luena Golemi, një prej vajzave të grupit studente e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore që  ka rastisur të jetë nga Berati edhe pse e larguar prej vitesh.
Në fund të punës ajo është dy herë krenare, ndoshta edhe ngaqë ndihmoi për të rregulluar diçka në qytetin e saj.

Tashmë edhe Shqipëria pjesë e itinerareve turistike të kompanisë MSC Cruise

genericTIRANE, 22 Tetor/ATSH/- Një ndër kompanitë më të mëdha nëe botë e krocierave, MSC, ka vendosur të përfshijë më në fund edhe Shqipërinë në destinacionet e saj turistike duke u bërë kompania e parë globale që përfshin në itineraret e saj vendin tonë.
Sipas zëdhënësve të kesaj linje lundrimi që janë cituar në agjencinë e lajmeve Ansa, raporton radio travel, duke nisur nga muaji prill i vitit 2017, MSC Cruises përfshin Sarandën në paketat e saj të udhëtimeve një javore.
Do të jetë krociera MSC Poesia e cila do të niset nga Venecia dhe do të ketë 7 destinacione në shtatë ditë, mes tyre Barin në Itali, Katakolon në portin antik të Olimpit dhe Mikonos në Greqi, Dubrovniku në Kroaci dhe Saranda në Shqipëri.
Në Sarandë, krociera do të qendrojë 8 orë duke nisur nga mesdita. Destinacionet turistike mjaft tërheqëse të Sarandës si Syri i Kaltër apo parku i Butrintit duket se kanë qënë një shtysë e mirë për MSC që të marrë këtë vendim.
/a.g/
https://www.ata.gov.al/tashme-edhe-shqiperia-pjese-e-itinerareve-turistike-te-kompanise-msc-cruise/

Vjeshta “pikturon” Thethin… fotografo momentin vizito Thethin fshatin alpin i kater stinëve.


vjeshtaTIRANË ,24 Tetor / ATSH.N.Lena/ – Përsëri Thethi edhe në këtë stinë befason me natyrën e tij ekspresive.
Të udhëtosh në Theth këto ditë mesvjeshte është një mrekulli. Lugina është e përflakur nga ngjyrat e saj dhe vizitorë të shumtë shkelin në tapetin e gjetheve vjeshtake. Duket sikur një piktor peizazhezh ka mbërritur në atë luginë.
Turistët vijnë këtu për peizazhin, aventurën, bukurinë dhe qetësinë.
Era dimërore ka filluar të ndihet dukshëm nëpër pyje dhe më e cilësuar është në lartësitë e bjeshkëve të kësaj zone.
Edhe pak ditë dhe do të mbërrije “mbreti“ i bardhësisë malore, dimri.
Mrekullia e krijuar nga zverdhja e gjetheve në pyjet e lartësive të Thethit, është befasuese.
Kjo bën që në luginë dhe pyjet e lartësisë të ketë çdo ditë vizitorë të shumtë.vjeshta3
Thethi është i vizitueshëm në katër stinët.
Në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e deborës dhe për lojrat aventureske, ndërsa vjeshta për kolorin befasues dhe begatinë në frutikulturë.
Bukuritë e papërsëritshme të Thethit  malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë  që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.
Rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë.
Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë  e kafshë të ndryshme.
Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa le grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit.
vjeshta2Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmëndjen e shumë alpinistëve, spelologëve, gjeografeve, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me permasat e tyre dhe dukuritë interesante qëmbartin brenda tyre si liqenet nëntokesore, galeri, sifone etj, janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.
Këto janë disa prej arsyeve që shumë visitor të huaj dhe vendas,vijnë në Theth në çdo stinë.
Edhe në këto ditë të ftohta vjeshte, drejt lartësive të Thethit janë ngjitur mjafvjeshta1t turist të ardhur nga Europa Lindore për të shijuar peizazhin natyror në tranzicion.
Turistë të shumtë ngjiten në këto lartësi pikërisht për këto vlera emocionale.
Për një turizëm gjithëvjetor në këtë zonë tepër të lakmueshme për vizitorët, duhet menduar edhe për infrastrukturën rrugore, që le shumë për të dëshiruar për t’u ngjitur në Luginën e Thethit sa më lehtë dhe pa mundim./a.g/
https://www.ata.gov.al/vjeshta-pikturon-thethin/

Search

Translate