19 maggio 2014

Nis dizinsektimi në Butrint ,Vetëm pak ditë nga hapja e sezonit turistik 2014, Ministria e Shëndetësisë ka nisur zbatimin e planit të masave, ndër më kryesoret dizinsektimin e zonave bregdetare nga vektorët.

Vetëm pak ditë nga hapja e sezonit turistik, Ministria e Shëndetësisë ka nisur zbatimin e planit të masave, ndër më kryesoret dizinsektimin e zonave bregdetare nga vektorët. 



Ky program kryhet pas 23 vitesh dhe zbatimi i tij ka nisur me Parkun Arkeologjik dhe Liqenin e Butrintit.

Milva Ikonomi, zv/ministre e Shëndetësisë, shpjegon: “Jemi të gëzuar që nisi ky projekt pasi u desh ca kohë që të hartohej dhe të mendohej. Po përdorim teknologji që nuk dëmtojnë mjedisin.”

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Cipa, thotë: “Është një investim që ka vite që nuk bëhet në Sarandë. Unë e vlerësoj 



si një nga investimet më të rëndësishme që bëhet në zonat turistike.”

Grupet e specialistëve të shëndetit publik kanë inspektuar terrenin duke ngritur dhe kurthet për mushkonjat. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, tha se kjo teknikë do t’i shërbejë specialistëve që të krehin të gjithë zonën me qëllim që të dezinsektohen të gjitha vatrat e mushkonjave.
/ Top Channel

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate