31 maggio 2014

Gjendja e parqeve natyrore në Shqipëri May/2014

Betonizohet zona arkeologjike Lezhë, Drejtoria e Monumentëve: Shkelje flagrante e ligjit

on May 29, 2014
Lezhë- Përplasje të mëdha janë shënuar mes bashkisë së Lezhës dhe Drejtorisë Rajonale të Kulurës, pasi Zona Arkeologjike në Lezhë ka nisur të betonizohet, nga Bashkia e cila ka nisur ndërtimin e një objekti, që ndalohet me ligj.

Drejtori i këtij institucioni, Besi Bekteshi, ka deklaruar se ndërtime të tilla nuk lejohen edhe kur ato ndërmeren nga shteti, pasi mbi të gjithë qëndron ligji dhe kjo sipas tij është shkelje flagrante.

Edhe përgjegjësi i Monumenteve të Kultures në Lezhë, Paulin Zefi, kritikon hapin e hedhur nga Bashkia, ndërsa ka shtuar se kjo njesi vendore nuk ka patur njoftuar asnjë institucion në lidhje me këtë ndërtim që po bëhet.

Monitorohen plazhet e Evropës Shqipëria me cilësinë më të dobët ne 2014, Një raport i Agjencisë Europiane të Mjedisit



31 Maj 2014 - 11:24
Një raport i Agjencisë Europiane të Mjedisit ka përfshirë në studimin e saj për cilësinë e ujërave edhe Shqipërinë. Përveç raportit, ajo ka botuar një hartë të zonave me tregues të cilësisë. Ajo çka është për t’u përgëzuar është fakti që mbi 94 % e ujërave për larje në Europë plotësojnë standardet minimale të cilësisë.

 Agjencia Europiane e Mjedisit ka studiuar 22 mijë zona plazhi në të gjithë Evropën për vitin 2013. 83% e zonave të përfshirë në studim janë me cilësi të shkëlqyer duke kapur parametrat maksimalë, ndërsa 95% arrin cilësinë minimale. Vetëm 2 % e plazhve në të gjithë Evropën kanë rezultuar me cilësi esktremisht të dobët dhe të papërshtatshëm për not.

Në raportin e Agjencisë Europiane të Mjedisit  kryeson listën me ujin më të pastër në Europë, Qipro me cilësi 100%, më pas vijnë Luksemburgu, Malta, Kroacia dhe Greqia. Ndërsa shtetet me treguesit më të ulët të cilësisë janë Estonia, Holanda, Belgjika, Franca, Spanja dhe Irlanda.

Më keq nga të gjithë në vendet e Bashkimit Evropian është Estonia me 7.7% të ujërave të papërshtatshëm për t’u larë, më pas vjen Finlanda me 4,9%.
Megjithëse në listën e mësipërme nuk përmendet Shqipëria, kjo nuk e përmirëson aspak situatën. Këtë e tregojnë më së miri raportet e përvitshme nga specialistë të Shëndetit Publik.
http://maps.eea.europa.eu/EEABasicviewer/v3/?appid=a4d94dd157b84008ba6630d2fba0bc68&webmap=3d36d1fd22234c459c4e8545be87abcd&embed=false
Sipas raportit të Agjencisë Europiane të Mjedisit  8.2% e ujërave në Shqipëri janë të papërshtatshëm për të bërë not. Megjithatë, në raport thuhet se Shqipëria nuk është krahasuar direkt me pjesën tjetër të Europës, pasi është hera e parë që është përfshirë në studim. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/monitorohen-plazhet-e-evrop-s-shqip-ria-me-cil-sin--m--t--dob-t--217415.html#sthash.vq5OkWfD.dpuf

30 maggio 2014

konferencën e 6-te kombëtare të ATA, Zhvillimi i turizmit/ Formalizimi i sektorit do të rrisë cilësinë e shërbimeve





Konferenca e VI e ATA-s
Konferenca e VI e ATA-s
TIRANE, 30 Maj/ATSH/-Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, pjesëmarrëse në konferencën e 6 kombëtare të ATA, u shpreh se formalizimi dhe rritja e cilësisë së shërbimeve janë sfidat e këtij sektori.
Industria e turizmit organizon çdo vit përmes ATA-s, konferencën më të madhe kombëtare dedikuar turizmit.
Kjo konferencë është një platformë e rëndësishme komunikimi, ku marrin pjesë përfaqësues të industrisë turistike, të sektorit publik dhe mediave.
Në këtë aktivitet u ndanë çmimet e Markës së Cilësisë për 10 hotele si dhe u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të 105 të rinjve, të trajnuar në fushën e turizmit në kuzhinë, menaxhim e hoteleri.
“Turizmi sot në botë është në epokën e tij të artë, si sektori që krijon më shumë vende pune se çdo industri tjetër dhe ndikon në rritjen e mirëqenies së jetës së çdo qytetari. Prandaj e vlerësoj faktin që në titullin e eventit të sotëm ju keni lidhur turizmin me punësimin, sepse në fakt është një sektor që krijon mundësi punësimi edhe e nxit punësimin. Mendoj se një nga sfidat e mëdha për ne është, si zhvillimi i këtij sektori në Shqipëri mund të zgjerohet edhe forcohet duke krijuar më shumë mundësi punësimi e më shumë të ardhura”, tha Gjermeni.
Sipas saj, në mbarë botën të ardhurat për destinacionet nga vizitorët ndërkombëtarë u rritën me 5% në vitin 2013 dhe po ashtu dhe numri i turistëve.
Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni në konferencën e 6 kombëtare të ATA
Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni në konferencën e 6 kombëtare të ATA
Në Shqipëri, tha ajo, krahasuar me sektorët e tjerë të ekonomisë edhe pse i radhitur i pesti për nga kontributi në Prodhimin e Brendshëm Bruto, turizmi është sektori që ofron më shumë mundësi punësimi sidomos për të rinjtë dhe per gratë, duke filluar nga industria e udhëtimeve, agjencitë turistike, sektori i hotelerisë dhe restoranteve.
“Formalizimi i tregut dhe nxitja e një konkurrence të ndershme mbeten sfida për turizmin, jo vetëm në Shqipëri. Rritja e cilësisë së shërbimeve në këtë industri, pa dyshim që është sfida tjetër, të cilën të gjithë jemi të interesuar edhe angazhuar, që t’ja dalim mbanë. Cilësia e shërbimeve lidhet ngushtësisht me trajnimin dhe kualifikimin e stafeve që punojnë në këtë sektor, një proces kaq dinamik edhe që ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e turizmit”, theksoi Gjermeni.
Në këta 9 muaj qeverisjeje, vijoi Gjermeni, ju keni qenë pjesë e të gjitha nismave të ndërmarra nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, duke filluar nga rishikimi i ligjit për Turizmin, i cili përmban komponentë të rëndësishëm për të formalizuar tregun e turizmit në vend dhe për të rritur cilësinë e shërbimit të ofruar, Strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2014 – 2020 që vjen në një kontekst të ri , duke adresuar nevojën imediate të Shqipërisë për të siguruar një pozicion të konsoliduar në tregun rajonal dhe ndërkombëtar, si edhe përmirësimi i Imazhit të Shqipërisë turistike e promovimi më i mirë i vendit përmes një bashkëpunimi më të mirë mes të gjithë aktorëve.
Enver Mehmetaj  në konferencën e 6 kombëtare të ATA
Enver Mehmetaj në konferencën e 6 kombëtare të ATA
Sektori i turizmit gjatë viteve të fundit, edhe pse ka qënë prioritet për çdo qeveri, thuajse është rritur në mënyrë spontane.
Kjo jo vetëm nuk ka sjellë një zhvillim të qëndrueshëm, por ka ulur dhe konkurrueshmërinë me rajonin. Krahas mungesës ligjore, probleme që kanë shoqëruar këtë sektor janë mungesa e infrastrukturës rrugore, por edhe furnizimi me ujë apo energji elektrike gjatë sezonit.
Presidenti i ATA-s Enver Mehmetaj kërkoi mbështejten e qeverisë për zhvillimine turizmit. Sipas tij ky sketor nuk mud të zhvillohet vetëm nga privati. Gjithashtu tha ai mungesa e infrastrukturës penalizon ardhjen e turistëve. /a.gjonaj/./a.g/http://www.ata.gov.al/zhvillimi-i-turizmit-formalizimi-i-sektorit-do-te-rrise-cilesine-e-sherbimeve-119998.html

Sezoni turistik 2014, marrëveshje bashkëpunimi mes policisë Shqiptare dhe Malit të Zi

Nga takimi i Drejtorit te Policisë së Shtetit, Artan Didi  me Stojanoviç ne Malin e Zi (1)TIRANË, 30 Maj/ATSH/-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Maleze, Sllavko Stojanoviç, zhvilluan sot në Podgoricë, Mal të Zi, një takim të nivelit teknik, gjatë të cilit dy drejtuesit e lartë kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit policor ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi në kuadër të sezonit turistik veror 2014.
Në kuadër të këtij protokolli, policia Shqiptare dhe ajo Malazeze, do të bashkëpunojnë dhe organizojnë shërbime të përbashkëta të punonjësve të policisë së rendit dhe të policisë kriminale në territorin e Malit të Zi, për t’i ofruar një shërbim sa më cilësor, sa i përket rendit e sigurisë, qytetarëve shqiptarë, që do të kalojnë pushimet në Malin e Zi dhe anasjelltas.
Është viti i tretë që policitë e të dy vendeve bashkëpunojnë me ekipe të përbashkëta të policisë në interes të garantimit të një shërbimi policor sa më efikas dhe me standarde për qytetarët e të dy vendeve në kuadër të sezonit turistik veror. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është i një rëndësie të veçantë në drejtim të konsolidimit të iniciativave operacionale dypalëshe sa i përket sigurisë publike, si dhe i shërben forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit policor ndërmjet të dy vendeve.
Ndërkohë gjatë takimit të zhvilluar ndërmjet drejtuesve të lartë të policive Shqiptare dhe Malazeze, dhe delegacioneve që i shoqëronin, u evidentuan gjithashtu fushat në interes të bashkëpunimit  të policive të të dy vendeve, si dhe aktivitetet e përbashkëta që do të ndërmerren për të parandaluar e goditur fenomenet kriminale, në mënyrë të veçantë sa i përket krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, trafikut të armëve, kontrabandimit të personave etj., duke përcaktuar dhe modalitet e bashkëpunimit në këtë kuadër.Nga takimi i Drejtorit te Policisë së Shtetit, Artan Didi me Stojanoviç ne Malin e Zi
Në qendër të takimit ishte dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në nivel ekspertësh, si dhe shkëmbimi në kohë reale i informacionit mes palëve.Po ashtu një vëmendje e veçantë iu kushtua dhe masave të përbashkëta për krijimin e lehtësirave në pikat e kalimit kufitar, në mënyrë të veçantë gjatë sezonit turistik veror, ku evidentohet një fluks në rritje i qytetarëve që lëvizin përmes këtyre pikave.
Në përfundim të takimit Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi ndanë të njëjtin mendim se forcimi i bashkëpunimit mes strukturave policore të të dy vendeve është faktor i rëndësishëm për një luftë sa më efikase ndaj fenomeneve kriminale dhe i shërben më së miri interesave të qytetarëve./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/sezoni-turistik-marreveshje-bashkepunimi-mes-policise-shqiptare-dhe-malit-te-zi-120127.html

Southern Albanian city Korca to hold int'l carnival festival, by GlobalPost

TIRANA, May 28 (Xinhua) -- The Southern Albania city of Korca will open this year's touristic season with the International Carnival Festival which will begin on June 7, ATSH news agency reported on Wednesday.
PlacardBesides carnival groups from Korca and other cities of the country, the festival of international proportions will bring to the city carnivals from the Balkan region.
With the slogan "Korca, city of celebrations", the Municipality offers a complete package of festive events which bring to the city a considerable number of visitors.
The touristic season in the mountain resort town, culminates each year in August with the Beer Festival, in 2014 from August 13 to 17.
Korca is one of the first cities in Balkan that re-awakened the carnival tradition, established in 1992, by the Association of Carnival as part of the National Association of Albanian Carnival.
On April 10, 1994 it was organized in Korca the First International Festival of Carnival in Albania. A year later the second edition was organized.
Korca is part of the Federation of European Carnival Cities (FECC). In 2013 Korca represented Albania at the International Festival of Carnivals, which was held in Srumice-Prilep, Macedonia.http://www.globalpost.com/dispatch/news/xinhua-news-agency/140528/southern-albanian-city-korca-hold-intl-carnival-festival-0

29 maggio 2014

ATA mbledh Konferencen e VI-te kombetare

Thursday, 29 May 2014 10:23
ATA mbledh Konferencen e VI-te kombetare
Ditën e Premte, 30 Maj 2014, ora 9:30, në ambientet e Hotel Tirana International, salla Akenia, Shoqata Shqiptare e Turizmit zhvillon konferencën e VI-të vjetore. Ne konference do te marrin pjese anetaret e ATA-s dhe drejtuesit e shoqates. Tema e konferences do te jete “Turizmi dhe sfidat e punesimit’.
- See more at: http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=86408:ata-mbledh-konferencen-e-vi-te-vjetore&Itemid=617#sthash.9EiN02K7.dpuf

Mbrëmja turistike në Vlorë Mes mungesës së ndriçimit dhe ndotjes

Banoret dhe pushuesit ne Vlore kane filluar te shijojne mbremjet turistike. Megjithe shpresen per nje te ardhme me te mire, aktualisht nje xhiro darke behet ne mungese te ndriçimit dhe te ndotjes.

Megjithe mungesen e ndriçimi moti i ngrohte i ka nxjerre ne xhiro buze detit. Qytetaret e Vlores kane vershuar ne Skele- Uji i Fttohte.
Trotuaret jane te ngushte dhe te demtuar. Shetitja behet njesh me mjetet. Banoret preken sup me sup.
Mbetjet inerte nga prishjet e vitit te shkuar jane akoma aty. Ndotja i shqeteson me teper keta njerez.
Ne pritje te nje reagimi nga vendoret, njerezit shpresojne se qyteti do te behet me mire
Deri atehere Vlora ka kete kartoline.

Çelet sezoni turistik veror për 2014 në Parkun e Valbonës


TIRANE- Rruga që degëzohet nga Bajram Curri drejt Valbonës, gjysma e së cilës ende e paasfaltuar, gjarpëron në teritorin e komunës Margegaj, grykës së Dragobisë, kah Valbona, e cila kohët e fundit ka hyrë në guidat turistike, si një oaz lakmues për turistët mes bjeshkëve në Alpet e veriut. Këtej shtrihet edhe eposi i kreshnikëve dhe shumë histori shqiptare. Në hyrje të fshatit Klisyrë, mbeti njëri prej 7 Omerëve të Mujit, e Ajkuna mallkoj bjeshkët për varrin e pagjetur, duke mbetur të pagëzuara përjetësisht bjeshkët e Nemuna.

Në njëren prej Shtatë Grykave shtrihet Dragobia, mes maleve, në rrjedhën e sipërme të lumit Valbona. Fshati Dragobi shfaqet me mbi 20 kulla karakteristike prej guri deri 200 vjeçare, me ujëvarën që rrjedh pingul nga shpati i malit. Shtëpitë karakteristike prej guri, me çati të pjerrëta, e ruajnë akoma konstruktin tradicional të krahinës. Tashmë është bërë traditë çelja e sezonit turistik në Parkun Kombëtar të Valbonës. Këtë vit ishte një eveniment i veçantë organizuar nga komuna Margegaj dhe kryetari i saj, Rexhë Byberi.

Në programin përcjellës komuna kishte parashikuar një seri aktivitetesh dhe të ftuar nga ana e anës, Tirana, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e deri në Amerikë. Në Qendrën e Turizmit Valbonë, u tubuan qindra mysafirë të Valbonës, duke hijeshuar edhe më shumë bukuritë e saj mahnitëse. Mernin pjesë shumë medias të ftuara nga kryetari i komunës, krijues vendas dhe të ftuar, piktorë. Ndodhej edhe kryetari i Komunës së Preshevës, i cili përshëndeti në emër të shqiptarëve të asaj pjese të atdheut akoma nën Serbi.

Pas fjalës mirëseardhëse të Rexhë Byberit, mori fjalën prefekti i qarkut Kukës, Safet Gjici, i cili nënvizoi se ky eveniment tregon në radhë të parë edhe vemndjen e qeverisë shqiptare, për të zhvilluar më tej turizmin malor, siç është edhe zona e Valbonës. “Besoj se rruga e mbetur e paasfaltuar së shpejti do përfundojë”, tha ai. Evenimente të veçanta në çeljen e sezonit turistik në Valbonë, ishin organizimi i aktiviteteve kulturore, si lojëra popullore të krahinës, panairi i librit me autorë vendas. E veçanta e këtyre aktiviteteve ishte promovimi i vlerave etnografike dhe artizanale të krahinës, si punimi me vek, puna e dorës, veshjet tradicionale, etj.

Në fund këngë e valle nga artistët e Tropojës, ku veçanërisht u evidentua melodia me gjethe ahu nga Shaban Zenelaj dhe rituali i nuses me duvak, traditë e banorëvë të këtyre anëve.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com) 
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/reportazh---elet-sezoni-turistik-p-r-2014-n--parkun-e-valbon-s-216800.html#sthash.KKzFEolM.dpuf

Korça çel sezonin turistik 2014 me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve

KarnavalTIRANE,28 Maj /ATSH/ N.Lena  -Korça çel sezonin turistik këtë vit me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve që do të nisë më 7 Qershor.
Kjo festë e bukur, bazuar në një nga traditat më të spikatura të qytetit të kulturës, fton në Korçë vizitorë nga e gjithë Shqipëria si edhe shumë turistë të huaj të cilët së bashku me qytetarët korçarë, të festojnë  e të shijojnë paradën e grupeve të karnavaleve dhe të bëhen pjesë e festimeve.
Me sloganin “Korça qyteti i festave”, Bashkia e Korçës prej vitesh tashmë ofron një paketë të plotë eventesh festive të cilat sjellin në qytet një numur të madh vizitorësh. Sezoni turistik i qytetit malor, kulmon çdo vit në gusht me Festën e Birrës, këtë vit nga data 13-17  gusht.
Karnavalet edhe këtë vit do të sjellin paradën muzikore, gazin dhe harenë e maskave si dhe koloritin e kostumeve të shumta. Rreth 30 grupe pjesëmarrëse do të paraqiten me fabulën e tyre të shoqëruar me koreografi dhe skenar të veçantë. Krahas grupeve nga Korça dhe qytete të tjera të vendit, festivali i përmasave ndërkombëtare do të sjellë edhe karnavalet nga trevat e Ballkanit.karnav
Veç grupeve pjesëmarrëse edhe qytetarët e Korçës veshin maskat dhe kostumet e tyre dhe i bashkohen festimeve.
Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 Prill të vitit 1994, në Korçë u organizua Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri. Një vit më pas u organizua Festivali i Dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri sot, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.
Korça është pjesë  e FEEC (Federata e Karnavalit Europian). Në vitin 2013 qyteti i Korçës përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, Srumicë- Prilep 2013 në Maqedoni. Në këtë festival merrnin pjesë 57 grupe, që përfaqësonin shtete të ndryshme të botës si Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Polonia, Ukraina, Belgjika, etj. fKGrupi përfaqësues i qytetit të Korçës u paraqit me fabulën “Udhëtimi i Çarli Çaplinit nëpër Ballkan”. Presidenti i Federatës së Karnavalit Europian, Van der Kroon e vlerësoi qytetin e Korçës me çmimin e madh “GRAND PRI”, për performancën e shkëlqyer të këtij grupi, duke e cilësuar fabulën si një risi për Ballkanin dhe gjithë Europën.Përgatitni maskat dhe bëhuni gati të bashkoheni me qytetarët Korçarë në festën e karnavaleve./a.g/http://www.ata.gov.al/korca-cel-sezonin-turistik-me-festivalin-nderkombetar-te-karnavaleve-118397.html

Turizëm mitologjik- Gurët e Judbinës

M5TIRANË, 28 Maj /ATSH- Nikolla Lena/ -Mitologjia Shqipëtare, ka një figuracion tepër tronditës që qëndron midis legjendës dhe reales. Kemi dëgjuar në mitin tonë për fushën e Judbinës.Por ku ndodhet ajo dhe ku bashkohet legjenda me realen.A ka dëshmi për heronjtë emocional të krijuar prej popullit e të mbetur nëpër legjenda.
Lengjendat dhe mitet kanë të tyren një pozicion gjeografik dhe njerëzit besojnë në to, ashtu si besoi Shlimani në rrëfenjat e  Homerit dhe zbuloj Trojën. Fshati Marinë i Drenicës ndodhet në Kosovë.Aty kanë kryer bëmat e tyre Muji dhe Halili, heronjtë e Judbinës.
Aty ndodhen dhe tre gurët e famshëm  të tyre që askush vendali nuk guxon t’i prekë.Vërtetësinë e Mujit dhe Halilit në fshatin Marinë, nuk e konteston askush. Gurët e këtyre kreshnikëve, që gjenden në këtë fshat, janë krenaria dhe njëkohësisht burimi i një frike të vjetër. Sipas banorëve, ata që janë munduar të ndryshojnë vendin apo formën e gurëve të Mujes dhe Halilit, sot nuk jetojnë më.
Në telin e Lahutës, ata edhe më tutje shkulin lisa dhe peshojnë shkëmbinj. Muji dhe Halili kanë qenë dy malësorë që kanë pasur fuqi mbinatyrore. Ata, sipas legjendës, ishin shtatgjatë, muskulorë dhe me musteqe të gjata.Muji
Madje, fshati Marinë i Drenicës ka një lidhje shumë të veçantë me këta dy malësorë. Këtë lidhje e bëjnë më të fortë dhe të prekshme tre gurë të mëdhenj, të cilët qëndrojnë afër shkollës së fshatit.
Brez pas brezi në Marinë e në rrethinat e sajë tregohen legjenda se si këta gurë janë peshuar nga duart e Mujës dhe Halilit.
Ndërsa profesorët e shkollës fillore nuk kanë nevojë t’ua vizatojnë nxënësve madhësinë e gurëve në dërrasë të zezë. Ata i kanë vetëm pak metra larg shkollës dhe fëmijët kanë mundësi edhe t’i shohin nga afër.Edhe vizitorët kurioz mund t’i shohin ata, por më parë duhet rrëfyer legjenda dhe vendi ku ka ndodhur.
“Së pari kur i kanë gjuajtur gurët Muji dhe Halili, si ka ra këtu njerëzit kanë menduar që është tërmet, por kur ka ra ka shpërthye uji”, rrëfejnë banorët vendas dhe vërtet e besojnë ngjarjen.
Vendasit, këta tre gurë i ruajnë si sytë e ballit. Ata besojnë se kush i prek gurët, mund t’i ndodhë ndonjë fatkeqësi në familje. Në këtë mënyrë, gurët janë ruajtur nga dëmtimi dhe sot janë objekt pelegrinazhi i turistëve kurioz.
“Nuk kanë guxu, kush e ka prek atë janë dëmtu të gjithë. Kush e ka prek iu ka kajt nana”, thonë banorët e fshatit Marinë.
Vërtetësinë e tyre nuk e konteston askush në Kosovë. Madje as të rriturit.
Ata besojnë se këta tre gurë janë hedhur nga duart e Mujës dhe Halilit nga fshati Gradicë, i cili gjendet tri kilometra larg Marinës. “Para 150 vjetëve këta gurë janë këtu, dy këtu e një qatje. Thonë që i kanë gjuajt prej Qyqavice, Tali e Muja këta këtu,e Halili atë atje”.Ata besojnë dhe i tregojnë me gisht gurët e mëdhenj.
M1Madje edhe mësuesit besojnë fort në legjendën e kreshnikëve dhe  këtë bindje çdo ditë ia transmetojnë edhe fëmijëve në shkollën fillore në Marinë. Ata tregojnë se si kanë ardhë gurët deri këtu. “Është kap guri me dy duart, edhe është hulat edhe është hedh sa ka pas fuqi në lartësi shumë të madhe. Kësaj loje i kanë thënë gurapeshë”, tregojnë në fshat.
Por ata thonë se “Mesazhi i vërtetë i saj është se fuqia njerëzore është shumë e madhe, dora e njeriut është shumë e fuqishme, mundet të bëj çudi, mund të bëj mrekulli”, dhe ky është mesazhi.
Pavarësisht kësaj, mësuesit dhe banorët e fshatit Marinë e kanë ndërmend t’i ruajnë këta gurë, në mënyrë që legjenda për Mujin dhe Halilin të mos vdesë kurrë. “
“Një person e ka shpinë qatje, ia ka hek një copë për me zidu një bunar, atë dite iu ka sëmur një djalë , i ka mbet sakat, tash ka vdek, por gjatë gjithë jetës u kanë sakat”, vazhdon legjenda.
Ndërsa ne dimë se frika qindravjeçare e banorëve është e natyrës psikologjike. Një shënjë paganizmi ku mosrespektimin e kultit e lidhin me fatkeqësi. Fatkeqësitë gjithmonë ndodhin, por bashkësia, popullata e projekton fatkeqësitë si pasojë e një veprimi që nuk e ka respektuar kultin apo vlerën që e ka krijuar bashkësia.M2
Rrëfimet për gurët çdo ditë ushqehen dhe e rrisin legjendën. Sipas banorëve, dikur afër këtyre gurëve janë shfaqur edhe krijesa të papara më herët. Sipas tyre, këto krijesa kanë shërbyer si mbrojtës të gurëve të Mujit dhe Halilit.
“Shumë njerëz e kanë pa një gjarpër të madh në zgavrën e gurit të madh dhe verës prej zhegut këndon. Ka qenë me një kaqurotë shumë të madhe dhe ka dalë në kohën kah 8:00…9:00 e mëngjesit”, rrëfejnë fshatarët.
Por, a del dikush brenda dhe jashtë Marinës që ka guxim të dëmtojë këta gurë?
“Jo, kurrë, se kush i ka dëmtuar, ia ka pa sherrin”, thonë ata.
Historia e Mujit dhe Halilit nis nga malet e Çiçavicës, pasi ata kanë pirë qumështin e zanës, kanë bërë garë se cili mund të gjuajë gurë më larg se tjetri. Natyrisht ata gurë kanë qenë të përmasave shumë të mëdha, por qumështi i zanës u ka dhënë atyre një fuqi mbinatyrore. Dhe gara kishte përfunduar pikërisht në fshatin Marinë, ngase gurët që janë gjuajtur prej tyre, janë përplasur në tokën që sot quhet Marinë.
M3Përshkrimi i personazheve është i mbinatyrshëm; ata flasin me orët, luftojnë me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lumë, i kanë mustaqet nga një pash, e hedhin topuzin me aq forcë sa ngrihet pluhur nëntë pashë lart etj. Heronjtë e këtyre legjendave janë të shumtë, por ai kemi shfrytëzuar ne ato në dobinë tonë kulturore dhe të prezantimit të dëshmisë se vijmë prej lashtësisë dhe jemi autokton në këto troje.Duke parë se turizmi i sotëm është ai tranzit, kalimtarë, do të ishte me vlerë që të prezantohej e gjithë kultura jonë, e shkruar, arkeologjike, monumentalepor edhe ajo gojore. http://www.ata.gov.al/turizem-mitologjik-guret-e-judbines-118467.html

“Rally Albania” 2014, së shpejti nis aventura fantastike

Relly AlbaniaTIRANE, 28 Maj/ATSH/-E çuditshme apo jo Shqipëria e ka ndërtuar reputacionin sfidues dhe tërheqës  mes qindra garuesve që kanë marrë pjesë në edicionet e përvitshme të “Rally Albania”.
Karakteristikat specifike gjeografike kanë fituar mbi konkurrentët dhe kanë inkurajuar edhe organizatorët të provojnë sfida të reja sportive. Risitë do të vazhdojnë edhe për këtë edicionion me faza maratonë që do të përfshijnë të gjitha kategoritë. Starti “off road” do të nisë në 7 qershor 2014.
Ekipi organizator i cili ka mbajtur gjeometrinë e grackave në  fazat e shkuara, ka prezantuar ndërkohë edhe terrenet e reja,  shumë të ndryshme nga ato të edicionit të 2013.
Duke kontrolluar garën përgjatë dhjetë viteve, organizatori dhe menaxheri  sportiv Edvin Kasimati konfirmoi se ky vit ështe viti i surprizave dhe grackave :  “Ky edicion do ketë të veçantë  numrin e pjesëmarrësve ,  gjatësinë e trajektores dhe disa zona të reja siç është zona e Lurës”.
“Të  150 garuesit mes tyre edhe shqiptarët do të kenë rastin të përballen me njëri -  tjetrin, ”- thotë Kazimati.
Ai  konfirmon se gjatësia e garës është 2 100 km,  e gjitha kjo e shtrirë në 6 ditë me zonat e reja midis Ersekës dhe Frashërit.  “Kemi një etapë të gjatë Peshkopi – Orikum e cila do shkojë  600 km e do jetë dhe etapa më e vështirë.  Një etapë maratonë rezistence e cila mendohet të zgjasë  14 deri në 16 orë”.
Veç terreneve të paeksploruara,  këtë vit si në çdo garë tjetër simotër në botë “Rally Albania” do të ketë  “Life tracking”, e cila do tregojë në kohë reale vendndodhjen e çdo garuesi.
Të marrësh pjesë në “Rally Albania” është një përvojë unike. Një kërcim i guximshëm drejt së panjohurës ku aromat e padukshme të ardhura nga e gjithë bota refletojnë edhe qëllimin e saj, kulturor, turistik, historik.
Tani koha për të folur ka mbaruar sepse të gjithë po merren me përgatitjet e fundit  për këtë aventurë fantastike./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/rally-albania-2014-se-shpejti-nis-aventura-fantastike-118627.html

Shkodër- Shtëpia muze e Ndre Mjedës i nënshtrohet restaurimit may/2014


Shkoder-Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA)  vizitoi  shtepine muze-Ndre Mjeda-Kukel Foto Gasper MarkuShkodër, 28 Maj/ATSH-Gaspër Marku/- Drejtori Menaxhues i Agjencisë Austriake të Zhvillimit (ADA), Dr. Martin Ledolter, pjesë operacionale e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC) dhe znj. Astrid Wein, Drejtuese e zyrës ADC në Tiranë, vizituan sot në fshatin Kukel të komunës Bushat në rrethin e Shkodrës, shtëpinë muze të poetit dhe meshtarit të njohur, Dom Ndre Mjeda, e cila po i nënshtrohet restaurimit.
Dom Nik Ukgjini, meshtar i njohur, njëkohësisht edhe Drejtor i Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, deklaroi se ky investim do të kthejë në identitet pikërisht shtëpinë e poetit të madh të letrave shqipe, Ndre Mjeda.
Drejtori Menaxhues i ADA-s, Martin Ledolter, theksoi se “Austria po investon në këtë zonë me qëllim rritjen e fluksit të vizitorëve, duke i dhënë përparësi zhvillimit të turizmit”. Shkoder-Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA) gjate vizitës ne shtepine muze-Ndre Mjeda-Kukel Foto Gasper Marku (2)
Krahas qendrës muzeale “Ndre Mjeda”, drejtori Ledolter i ADA-s dhe shefja e zyrës Wein vizituan edhe disa projekte të tjera me ndikim në qark të financuara nga programi Austriak/Zvicerian për zhvillimin rajonal (RDP) duke parë nga afër punën që po bëhet në këtë zonë në kuadër të mbështetjes që Austria po i jep Shqipërisë në forcimin e zhvillimit rajonal./k.s/f.n/http://www.ata.gov.al/shkoder-shtepia-muze-e-ndre-mjedes-i-nenshtrohet-resaturimit-118975.html

Turistët suedezë në Sarandë rrisin “xhelozinë” hotelerike të qytetit May/2014

SuediaTIRANË, 29 Maj /ATSH – N.Lena/ -Turistët suedezë të mbërritur në Sarandë, janë bërë epiqendër e hotelerisë dhe shërbimit kualitativ në këtë qytet. Mësohet se turistët suedezë kanë prenotuar 6 ndër hotelet më të mira të Sarandës, me tendencën që verën e ardhshme numri i tyre të shtohet dukshëm. Turi i tyre  do të vijojë deri në fillimin e muajit tetor, duke ndikuar ndjeshëm në zgjerimin e kufijve të sezonit turistik në Sarandë. Në këtën mënyrë numri i tyre shkon në total në më shumë se 1000 vetë, ndërkohë që rezervimi javor në hotelet e përzgjedhur vijon dhe numri është ende i hapur.
Mësohet se është kompania prestigjoze “Kuoni”, me qendër në Zvicër, e krijuar qysh në vitin 1906, sipërmarrëse e kësaj prurjeje të re turistike drejt Sarandës, ndërsa kontratuese është kompania “Apollo”.
Çdo grup i turistëve suedezë është programuar të qëndrojë një javë në Sarandë, ndërkohë që guida e tyre turistike përfshin hapësirën Sarandë-Gjirokastër dhe asetet natyrore, arkeologjike, kulturore dhe monumentale të këtij rajoni. Vasil Barka, agjent turistik i “Apollo” në Sarandë, tha se turistët suedezë i përkasin turizmit të tipit “back to back”, pasi brenda harkut kohor të një jave vendin e tyre në Sarandë e ze grupi pasardhës. SSS
Kryebashkiaku Stefan Çipa ka vlerësuar pranine e turisteve suedezë si surprizën e kësaj vere për turizmin e Sarandës, duke nenvizuar se praninë e tyre do ta ndjejë qyteti edhe në planin ekonomik, pasi çdo shpenzim, përveç akomodimit në hotele, do të bëhet prej tyre jashtë organizimeve standarte në grup, duke u lënë ushqyerja, suveniret etj. në zgjedhjen preferenciale individuale. Kjo ka rritur cilësinë e shërbimit, por edhe “xhelozinë” në hotelerinë e qytetit. /a.ke/http://www.ata.gov.al/turistet-suedeze-ne-sarande-rrisin-xhelozine-hotelerike-te-qytetit-119189.html

Ministri Beqaj në Divjakë për dezinsektimin dhe per nje park natyror sa me te sigurt dhe te vizitushem nga turistet.


Ministri Beqaj në Divjakë për Dezinsektimin “Mbajmë zotimet, më shumë siguri për turizmin dhe banorët e Divjakës!”
Ministri Beqaj në Divjakë për Dezinsektimin “Mbajmë zotimet, më shumë siguri për turizmin dhe banorët e Divjakës!”
Ministri Beqaj në Divjakë për Dezinsektimin “Mbajmë zotimet, më shumë siguri për turizmin dhe banorët e Divjakës!” (2)Tiranë, 29 Maj /ATSH-Z.Tosku/ – Ministri i Shëndetësisë,  Ilir Beqaj, ishte te merkuren ne   Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë me rastin e nisjes së programit të dezinsektimit në këtë zonë, në vijim të planit të kontrollit të integruar të mushkonjës të lançuar një javë më parë në zonën e Butrintit. Në takimin ku ishin të pranishëm edhe Deputeti i Partisë Socialiste  Erion Braçe, Kryetari i Bashkisë së Divjakës,  Fred Kokoneshi, përfaqësues të tjerë të qeverisjes vendore dhe përfaqësues të OJF-ve mjedisore në vend, si dhe specialistë të shëndetit publik, Beqaj tha se “përdorimi i teknikave të reja të dezinsektimit nëpërmjet agjentëve biologjikë në këtë program, bëjnë jo vetëm kontrollin e mushkonjave, por janë edhe tërësisht të padëmshme për shëndetin e njerëzve dhe miqësore ndaj mjedisit”. Nga ana e tij, deputeti Erion Braçe u shpreh se “ky proçes do  të përfundojë me sukses dhe jo të dështojë. Dhe natyrisht dua t’ju them se, janë  vendime shumë të mira të kësaj qeverie, fakt i kryer dhe që kanë sjell një ndryshim rrënjësor të gjithë situatës edhe në Parkun e Divjakës – Karavastasë”. /a.ke/http://www.ata.gov.al/ministri-beqaj-ne-divjake-per-dezinsektimin-119315.html

Albania, Go your own way! Branding Albania 2014


Albania’s Beaches Dirtiest in Europe, Report Says

A report by the European Environmental Agency, EEA, ranks Albania’s bathing sites as having the poorest quality in Europe among 29 countries monitored in 2013.
Besar Likmeta

BIRN
 Tirana
Trash lines the beach in Cape Rodon, in central Albania | Photo by : Besar Likmeta
The report, entitled European Bathing Water Quality in 2013, said 8.2 per cent of the bathing waters in Albania were classified non-compliant with minimum standards.
"Albania’s rate of non-compliance is comparable to when other countries reported their bathing water quality for the first time," the EEA noted.
Albania first reported its rate of quality for bathing sites in 2013.

The report assesses bathing water quality in all EU member states, plus Albania and Switzerland, indicating where the best quality bathing is likely to be found this year.
Albania’s 360-kilometre coast has seen a good deal of wildcat and anarchic development in the last two decades, which has turned once pristine areas into maritime ghettos, where concrete condos, restaurants and hotels vie for space.
Of the 77 bathing sites reported to the EEA in 2013, 37 had an excellent quality of compliance with EEA standards, 37 were deemed of sufficient quality and six were rated as non-compliant and of poor quality.
To turn the tide in safeguarding the coastline, the center-left government of Prime Minister Edi Rama last October created the National Coastal Agency.
Aware of the problems, the agency has launched a clean-up campaign this year ahead of the tourist season engaging government and civil society.
“We have launched a national clean-up campaign across the coast with the help of the armed forces, while the government has created a permanent task-force to monitor problems associated with coastal areas, with an eye on infrastructure and water quality,” the head of agency, Auron Tare told Balkan Insight.
Tare said the government has also planned a number of serious investments this year in the sewer systems in the coastal areas.
Across Europe, more than 94 per cent of bathing waters met the minimum water quality standards set by the EU directives, and only 2 per cent of bathing waters were found to have poor bathing water quality.http://www.balkaninsight.com/en/article/albania-s-beaches-dirtiest-in-europe-report-says

27 maggio 2014

Gramsh: Ujëvara e Sotirës, destinacion turistik pa infrastrukturë may/2014



Ujevara e Sotires
Ujevara e Sotires
GRAMSH, 26 Maj /ATSH-Miranda Sadiku /.- Një nga perlat e natyrës Ujëvara e Sotirës ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj vetëm rreth dy vjet më parë.
Ajo ndodhet rreth 20 kilometra larg qytetit të Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më shumë se dy orë më këmbë. Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara, që dikur ka qenë me 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme. Asnjehere nuk eshte investuar per tab ere kete destinacion te vizitueshem nga te gjithe edhe pse shume here eshte premtuar.
Edhe pse është folur shumë për këtë perlë të natyrës shqiptare, deri tani asnjë nuk është interesuar për të kryer një investim në këtë rrugë.
Por edhe pse me një infrastrukturë tejet të amortizuar, në fundjavë ekipit të Alpinistëve në Elbasan i janë bashkuar rreth 180 persona të të vizituar këtë mrekulli të natyrës. Ujëvara ndodhet rrëzë malit të Tomorrit me dy rrjedha të mëdha uji të cilat burojnë nga shkembi. Ajo ka mahnitur vizitorët e shumtë ku nuk mungonin dhe të huaj.
Rruga per ne ujevaren e Sotires
Rruga per ne ujevaren e Sotires
Dikur vite më parë kjo ujëvarë vizitohej kryesisht nga banorët e Gramshit dhe zonave përreth për shkak të infrastrukturës së keqe. Ka qenë iniciativa e trajnerit të alpinizmit në Elbasan, Artur Guni, i cili nëpërmjet rrjetitsocial “Facebook”, i ftoi të gjithë adhuruesit e natyrës t’i bashkohen eksplorimit të kësaj zone të mrekullueshme.
Ftesës iu bashkuan 160 të rinj e të reja, një pjesë e të cilëve të huaj.
Një qytetare amerikane i është bashkuar këtij grupi të këndshëm eksplorues, duke deklaruar se “ më pëlqen të eksploroj natyrën shqiptare, pasi ka vende të mrekullueshme.
rruga per ne ujevaren e sotires 2Foto MMë pëlqen të shijoj rrezet e diellit në prani të qindra miqve. I bashkohem ekipit te alpinisteve 2-3 herë në muaj dhe së bashku me ta kam vizituar vende të mahnitshme”.
Ndërsa për trajnerin e Alpinistëve Artur Guni, Ujëvara e Sotirës është një nga vendet që frekunetohet më shumë të vizitohet nga turistë të ndryshëm jo vetëm nga vendi por edhe bota dhe europa. Ujëvara e Sotirës   është e rrethuar nga lëndina dhe pyje që i japin më tepër hijeshi të gjithë zonës./z.t/./a.g/http://www.ata.gov.al/vezhgim-gramsh-ujevara-e-sotires-destinacion-turistik-pa-infrastrukture-117310.html

Prezantohen hartat për ngjitjen dhe çiklizmin në 9 zona turistike të Shqipërisë

Prezantohen hartat për ngjitjen dhe çiklizmin në 9 zona turistike të ShqipërisëTIRANË, 26 Maj/ATSH/ – Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnöll dhe Dr. Martin Ledolter, drejtor administrativ i Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), njësia operative e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC), morën pjesë sot në ceremoninë e zhvilluar në Kalanë e Prezës, për prezantimin dhe dorëzimin e hartave të detajuara për ngjitje dhe çiklizëm (“hiking dhe biking”) për 9 zonat turistike të Shqipërisë.
Prezantohen hartat për ngjitjen dhe çiklizmin në 9 zona turistike të ShqipërisëSipas burimeve nga MZHUT, hartat, që i mundësojnë turistëve të eksplorojnë në mënyrë të sigurt Shqipërinë me biçikletë, apo në këmbë, gjenden të printuara dhe në format dixhital.
Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim financoi punën për hartimin e tyre./gj.m/ /a.ke/http://www.ata.gov.al/prezantohen-hartat-per-ngjitjen-dhe-ciklizmin-ne-9-zona-turistike-te-shqiperise-117510.html

Search

Translate