23 maggio 2014

Ndërtimet pa leje në Patok, shkatërrojnë bukurinë natyrore

PATOK-Aksionet për prishjen e  ndërtimeve pa leje ende nuk  janë shtrirë në bregdetin e Patokut në Kurbin. Asnjë objekt qoftë edhe  me mungesë të theksuar dokumentacioni nuk është shembur, ndërsa punimet për ndërtimin objekteve të reja vazhdojnë.
 
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report japin një tablo të qartë të kësaj panaromë të trishtë të një nga bregdeteve më të bukur në vend.
 
Komuna Fushë-Kuqes ka mbetur neutrale përballë kësaj situate ku persona të ndryshëm zaptojnë pronën shtetërore si të ishte baçja e tyre. Ja si shprehet për A1 Report, Mislim Baci një peshkatar i zonës.
 
“Në plazhin e Patokut siç e shikoni edhe vetë është bërë një katrahurë e madhe. Nuk merret vesh sesi janë bërë këto ndërtime., e kanë prishur bukurinë e këtij vendi sepse kjo është një zonë turistike. Kjo është një zonë, e cila mbrohet nga shteti. Sipas rregullave këtu nuk duhet të bëheshin fare ndërtime. Edhe turistët që vijnë nuk kanë nevojë për locale por për të parë natyrën siç është,”-thotë peshkatari.
 
Kjo pikë turistike prej kohësh frekuentohet shumë edhe nga vizitorët e huaj, të cilët të gjënduar përball kësaj baterdie ndërtimesh do mendohen dy herë para se të rikthehen sërish në Patok.
 
Redaksia Online(xh.k/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/ndertimet-pa-leje-ne-patok-shkaterrojne-bukurine-natyrore-216104.html#sthash.ewqeyaM0.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate