09 maggio 2014

Liberalizohen vizat për një grup vendesh për periudhën e Sezonit Turistik 2014

Liberalizohen vizat për një grup vendesh për periudhën e Sezonit Turistik 2014. Përmbushet në këtë mënyrë, një nga 48 masat e përcaktuara nga Task Forca e ngritur me urdhër të Kryeministrit Rama për menaxhimin e këtij sezoni.
Qeveria Shqiptare në mbledhjen e saj të fundit mori vendimin që i lejon shtetasit nga Rusia, Moldavia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Oman, Kuvajt të hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë për periudhën 25 maj deri në 30 shtator 2014.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate