DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore.
Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
Vjen i pari reagim zyrtar për çështjen e Parkut Arkeologjik të Amantias. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë kërkon ringritjen e Muzeut Arkeologjik të Amantias, por kjo nismë ka hasur në vështirësi, pasi banorët që jetojnë në këtë zonë e kanë kthyer ish- godinën e muzeut në kasolle për bagëtitë e tyre.
Sipas drejtorit të DRKK Vlorë, Agim Haxhiraj, kërkohet ndërhyrja e shtetit për të larguar bagëtitë nga ky objekt, dhe më pas të fillojë puna për të rikthyer muzeun arkeologjik në funksion. Muzeu Arkeologjik i Amantias u vodh dhe dëmtua në trazirat e vitit 1997. Pas afro 20 vitesh, synohet që të rikthehet ky muze, dhe disa prej objekteve të gjetura në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Amantias të ekspozohen.
Në zonën e Akropolit të Amantias jetojnë 4 familje, të cilat mbarështojnë bagëti në godinën e ish-muzeut. Largimi i tyre do t’i hapte rrugën investimit për të rikthyer muzeun, që do të futet në axhendën e turistëve që vizitojnë këtë zonë.
Parku, debati e historia Dy ditë më parë, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë publikoi disa imazhe, duke denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet Parku Arkeologjik Kombëtar, ndërkaq, nga Ministria e Kulturës, Amantia bashkë me Orikun paraqiten si një ndër investimet dhe arritjet e vitit 2015.
Historia: emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin IV para Krishtit. Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin III para Krishtit, qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.
Arkeologët që zbuluan Amantian ishin Frano Prendi, Hasan Ceka e Skënder Anamali. Ata udhëhoqën gërmimet që nisën në vitin 1949 deri në 1956. Gërmimet zbuluan gjurmët e një prej qyteteve të rëndësishme të Antikitetit. Përveç mureve rrethuese të Akropolit dhe portave të qytetit, janë zbuluar edhe stadiumi, tempulli i Afërditës, nekropoli me varret monumentale, kisha e ndërtuar në shekullin I pas Krishtit etj. Stadiumi është i përbërë nga 17 shkallë në pjesën ballore, 8 shkallë në pjesën lindore dhe 4-6 shkallë në atë jugore. Ky objekt (stadiumi) është ndërtuar në shekullin III para Krishtit. (m.k/GSH/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/site/amantia-muzeu-si-kasolle-drkk-vlore-kerkon-ndihmen-e-shtetit/
Rruga Egnatia shpallet zonë me përparësi për turizmin historik
TIRANË, 27 Janar / ATSH / – Duke parë impaktin e lartë turistik të Rrugës Egnatia vitin që shkoi, Ministria e Ekonomisë dhe e Turizmit e shpalli këtë intenerar, si zonë me përparësi turistike.
Promovimi që i bëri Agjencia Kombëtare e Bregdetit kësaj rruge, duke sjellë si vizitorë, profesorë dhe studentë nga universitetet e Venecias dhe të Shteteve të Bashkuara, krijoi njohje dhe prezantim të kësaj rruge të rëndësishme antike, të mbuluar nga koha dhe harresa.
Ky vlerësim është një kontribut i madh dhe një vlerësim mbi potencialin e madh që ka ky intenerar në zhvillimin e turizmit rural dhe historik./m.m/
Rrëfim mbi historinë në shkollat tona nga specialist të AKB-së
TIRANË,28 Janar / ATSH N.Lena /- Një iniciativë interesante në promovim të turizmit historik, është marrë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe drejtori i saj Auron Tare.
Ideja është që rrëfimi mbi historinë e monumenteve të kulturës,të zbulimeve arkeologjike, të historisë dhe natyrës sonë, të shpërndahet tek nxënësit e shkollave tona nëpërmjet specialistëve historiane.
Takimi i parë me nxënësit ka qenë një rrëfim mbi historinë e Via Egnatia me nxënës të shkollave në Tiranë. Për të njohur fëmijët e vegjël është folur mbi historinë dhe rëndësinë e kësaj udhe të lashtë që lidhte dikur Lindjen me Perëndimin, ku kanë shkelur nga Ilirët, të parët e Romës me ushtritë e tyre, Bizantinët, Apostujt e Krishtërimit, Barbarët, Normanët, Venecianët dhe ushtritë Kryqëtare që shkonin në Tokën e Shenjtë. Në këtë rrugë kane shkelur po ashtu, Ushtritë Otomane dhe kronikanët persianë e deri tek udhëtarët e periudhës romantike mesjetare. Kete rrefim e ka realizuar drejtori i kësaj Agjencie. Auron Tare.
Temperaturat e ulëta nën zero, ngricat dhe bora kanë sjellë shqetësime në zona të ndryshme të Shqipërisë, por në disa të tjera moti i ftohtë po shijohet në maksimum.
Nuk jemi në Mavrovë të Maqedonisë, as në ndonjë majë mali të alpeve të Zvicrës apo Francës. Jemi në zonën juglindore të Shqipërisë. Kryeqytetasit ‘kanë mbajtur vrapin’ sot në Dardhë të Korcës për ski. Këto janë disa foto që siguron BalkanWeb ku shihet qartë sesa e vizituar është Dardha këto ditë dimri.
..Shqipëria po kthehet në një vend të lakmuar për vizitorët e huaj. Sipas tyre në këtë vend miksohet bukur tradita me modernen ndaj europianët e kanë shënuar në hartat e tyre si një ndër vendet që duhet patjetër vizituar. Helen Armitage, në bloggun e saj shkruan se ka vizituar shumë vende dhe ndër më të bukurat ka renditur, zonat e Gjirokastrës, Beratit, Korcës, Sarandës, Ksamilit, Linin e Pogradecit, Shkodrën, Thethin, Krujën, Dhërmiun, duke sjellë karakteristikat për secilën zonë.
TIRANË, 23 Janar / ATSH / – Edhe në këto ditë të ftohta dimri, Ujëvara e Sotirës ne Gramsh, vazhdon të jetë një mrekulli natyrore e vizitueshme nga turistë vendas e të huaj. Janë aventuriere të borës dhe të akullit që udhëtojnë drejt Gramshit për të shijuar këto bukuri natyrore. Kjo ujëvarë buron nga një shkëmb i malit të Tomorrit, që shkarkon disa mijëra litra ujë në sekonde dhe krijonë një shfaqje spetakolare stërkalash uji.
Sipas burimeve të AdMZ së Elbasanit, mbi 500 vizitorë kanë shijuar gjatë këtij sezoni këtë mrekulli natyrore dhe akoma kërkojnë nëpërmjet guidave të mbërrijnë në këtë atraksion turistik. Specialistët e AdZM Elbasan çdo ditë kujdesen për vizitorët, duke i shoqëruar dhe treguar për historinë dhe bukurinë e këtij vendi, por edhe të krejt zonës përreth. /a.kehttp://www.ata.gov.al/ujevara-e-sotires-ne-gramsh-atraksion-turistik-edhe-ne-kete-stine-364925.html
TIRANË, 18 Janar /ATSH- N.Lena/. – Kur specialistët e frutit të gështenjës shqetësohen për kultivimin dhe kujdesin që duhet treguar për këtë burim të vërtetë ekonomik, duhen dëgjuar me kujdes.
“Në kushtet e reja mjedisore të krijuara, me një biodiversitet të dëmtuar nga shfrytëzimi pa kriter dhe jashtë mundësive reale të shfrytëzimit dhe kërkesave të shtuara për një mjedis më të pastër dhe më efektiv dhe në shërbim të komunitetit, kërkohet ndërhyrje në ripërtëritjen e biodiversitetit“, shprehet në rrjetet sociale, Shpend Nikoçi nga shoqata “Gështenja e Tropojës”.
Për rehabilitimin e biodiversitetit të dëmtuar në zonën e ulët kodrinore-malore, në zonën mesdhetare të dushqeve, duhet të merret në konsideratë multi-funksionaliteti i llojeve për të balancuar funksionet e ndryshme të specieve ndaj mjedisit natyror, duke i dhënë përparësi funksionit prodhues, duke mos përjashtuar funksionin mbrojtës, të klimës, atij rekreativ të peisazhit natyror dhe ekoturizmit. Gështenja në këtë zonë luan një rol qëndror dhe të pazëvendësueshëm në ballancimin e ekosistemeve në ekologjinë e kësaj fito-zone.
Përparësitë e saj janë rritja e shpejtë, kapacitetet e larta të prodhimit, diversiteti i produkteve, jetëgjatësia e lartë dhe mbi të gjitha vlerat e larta ekonomike dhe ushqimore të frutave.
Gështenja mbart vlera universale, duke përfshirë ato ekonomike, industriale, shëndetësore, turistike dhe ambientale.
“Gështenja si pemë, veçse është një stoli e përkryer e natyrës është krenaria e lartësive të Tropojës, pema madhështore, gjigande, fisnike, e guximshme, është pemë me rritje shumë të shpejtë dhe është shumë jetëgjatë”, shprehen specialistët. Ky drufrutor, kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe turistëve të huaj. Kanë qenë me qindra ata që janë ngjitur vitin e shkuar drejt lartësive të Nika-Mërturit, për të parë nga afër pyjet me gështenja në këtë zonë. Kjo është një nxitje për turizmin natyror, ekologjik dhe të peizazhit./m.mhttp://www.ata.gov.al/geshtenja-e-tropojes-perla-ballkanike-qe-kerkon-me-shume-vemendje-362722.html
TIRANË, 19 Janar / ATSH/ – Ka një parashikim për hyrjet portuale turistike në portet tona për vitin 2016.
Ky parashikim është bërë nga Agjencia Intermed Shiping që monitoron hyrjen e kroçerave në brigjet Adriatiko-Joniane.
Sipas kësaj Agjencie, kroçerat dhe velierat që do të prekin portin e Durrësit për këtë vit, do të nisin nga muaj Mars deri në Nëntor të vitit në vazhdim.
Parashikohen të futen në vendin tonë lundrues të konfirmuar në lëvizjet e tyre turistike në botë si “MS Berlin”, ”Thomson celebration”, MS Explorer”, ”MS Albatros” e disa të tjerë lundrues që do të prekin për herë të parë brigjet shqiptare.
Gjatë vitit 2015 në portin e Durrësit kanë mbërritur 12 kroçera dhe veliera luksoze me rreth 8227 turistë nga vende të ndryshme të botës.
Fluksi i turistëve për vitin e shkuar në këtë port ishte më i lartë se i vitit 2014. Megjithëse Durrësi është një port kryesisht për përpunimin e mallrave, vazhdimisht APD ka marrë të gjitha masat për ankorimin e kroçerave si dhe për lëvizjen e turistëve në hapësirën portuale gjatë qëndrimit disa orësh.
Pjesa më e madhe e krocerave që qëndruan në portin e Durrësit në vitin e shkuar,lëviznin në kuadër të turneve mesdhetare,ku përfshiheshin portet e Shqipërisë, Italisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Greqisë.
Sipas agjencisë Intermed Shiping,ky vit do të jetë më i suksesshëm në turizmin lëvizës që prek brigjet tona./a.ghttp://www.ata.gov.al/per-2016-ten-me-shume-krocera-dhe-veliera-ne-brigjet-tona-detare-363117.html
TIRANË, 20 Janar / ATSH-N.Lena/ – Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është kthyer në një atraksion turistik jo vetëm në periudhën e verës, ku turistët ngjiten për gjelbërimin dhe peisazhin natyror por edhe tani, në periudhën më të ftohtë të vitit, vizitorët ngjiten drejt këtij parku për turizmin e aventurës, të borës dhe të pa priturave dimërore.
Administrata e Zonave të Mbrojtura e qarkut Elbasan, që me specialistët e saj është në monitorim të përhershëm të parkut për të shmangur dëmtuesit e pyjeve dhe gjuetarët e pa ligjshëm në këtë periudhë të vështirë monitorimi, bëjnë dhe shoqërimin e vizitorëve e turistëve aventurier që vizitojnë pyjet tashmë të mbuluar me borë dhe akull.
Nga kjo administatë, shpesh herë në drejtim të ATSH-së vijnë dhe foto tepër pikanta ku pasqyrohet peisazhi i këtij parku.
Këto foto janë shkrepur në Frarë të Hotolishtit, gjatë monitorimit nga grupet e kontrollit në terren për gjueti të paligjshme.
“Bashkëpunimi me komunitetin është mjaf i mirë dhe i efekshëm ku vet ata janë të angazhuar që të mos lejojnë asnjë gjueti të pa ligjshme në zonë dhe në gjithë parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë”, thotë Drejtori i AdMZ Elbasan, Fatmir Brazhda. /a.ghttp://www.ata.gov.al/parku-kombetar-shebenik-jabllanice-terheq-turistet-edhe-ne-stinen-e-dimrit-363488.html
TIRANË, 21 Janar /ATSH-Gjergji Mima/ – Shqipëria mori pjesë për të dytin vit rradhazi në Panarin Ndërkombëtar të Turizmit në Vjenë “Ferien Messe 2016”.
Gjatë 4 ditëve Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe subjekte private ndër më të mëdhatë të vendit paraqiten vlerat turistike, që Shqipëria ofron për vizitorët e huaj.
Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, i cili zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të ndryshëm të kompanive dhe tur opertoreve austriak duke i shprehur mundësitë e panumërta që Shqipëria rezervon në aspektin turistik.
Që në ditën e parë u organizuan një seri aktivitetesh promovuese, ku spikatën prezantimi i Shqipërisë përballë një audience të gjerë nën drejtimin e gazetarit të famshëm austriak Peter Agathakis, si një destiancion që duhet vizituar.
Gjithashtu u bë promovimi i dokumentarit mbi Shqipërinë i realizuar nga televizioni publik austriak ORF në muajin shtator të vitit të kaluar dhe hedhja e disa shorteve ku për pjesëmarresit u dhuruan suvenire dhe vera shqiptare.
Prezantimi i sivjetshëm ishte kombinuar me konkurse të improvizuar mbi njohuritë për vendin tonë, si dhe mundësinë për të shikuar bukuritë e Shqipërisë në teknollogjinë 3D. Numrit të lartë të vizitorëve në stendën tonë, ju shtua edhe prezenca e medias austriake e cila tregoi interes të veçantë për t`u njohur me Shqipërinë.
Një axhendë të ngjeshur pati gjithashtu edhe Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së, Ardit Çollaku, ku u takua me homologë të vendeve të ndryshme, tur opertorë të interesuar të përfshijnë Shqipërinë në paketat e tyre turistike si dhe me kompaninë ajrore Austrian Airlines.
Me këtë të fundit u ra dakort që Shqipëria turistike të marrë më tepër vëmendje dhe të promovohet intensivisht në hapësirën e marketingut që gjigandi austriak i fluturimeve disponon. Panairi qëndroi i hapur nga data 14-17 Janar.
Gjithashtu edhe Ambasada e Shqipërisë në Vjenë mori pjesë në promovimin e Shqipërisë. Vizitorët e shumtë dhe pjesmarrësit në konkurse i përshëndeti edhe Ambasadori Roland Bimo.
Yahoo Travel: Shqipëria një nga pesë vendet evropiane që duhet vizituar në 2016-ën
TIRANE, 13 Janar/ATSH/- Meagen Collins, shkrimtare e udhëtimeve dhe fotografe e Travel Freedom Network, në një reportazh të botuar së fundmi në Yahoo Travel përzgjodhi pesë destinacione evropiane, të cilat ajo i cilëson si të nënvlerësuara që duhet të vizitohen tani.
“Jemi në 2016-ën dhe shumë prej jush mund të kenë dy objektiva kryesorë: të humbisni në peshë dhe të udhëtoni më shumë. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar me këtë të dytën. Ju inkurajojmë që të befasoni miqtë tuaj këtë vit dhe të zbuloni disa prej vendeve ‘të nënvlerësuara’ europiane. Dhe e dini çfarë? Që të gjitha këto vende janë jashtëzakonisht të bukura dhe me kosto të përballueshme”, shkruan Collins. Rezultati!
Këto destinacione të papritura evropiane do të ju japin një rast serioz të shfrenuar për të shëtitur dhe zbuluar të panjohurat e mëdha këtë vit.
Shqipëria
Në qoftë se ju doni bukurinë e ishujve grekë me një çmim më të përballueshme – atëherë blini një biletë avioni për në Shqipëri sot. Ne vizituam Tiranën dhe Shkodrën, por qytetet bregdetare të Rivierës Shqiptare janë një vend popullor për të vizituar gjatë muajve të ngrohtë. Ky vend është i mbushur plot me bukuri aq shumë natyrore sa që do të ishte një turp për të lënë atë jashtë çdo udhëtimi evropian. Njerëzit janë të gjithë të mirëpritur, saqë bëjnë gjithçka për të ndihmuar ndonjë të huaj që ka nevojë për ndihmë.
Çfarë duhet të hani: mish viçi është specialiteti i Shqipërisë. Ne rekomandojmë pilafin shqiptar për të provuar, që është oriz i gatuar në lëng mishi. Zakonisht kushton rreth 1 dollar. Një fakt: Shqipëria, Armenia, Maqedoni, dhe Vatikani janë të vetmet vende evropiane pa degën e një McDonald.
Kosova
Kosova, e në veçanti qyteti i Prizrenit, është vendi ynë i ri i preferuar. Kur ishim atje në nëntor, dimri po afrohej dhe ditët po bëheshin më të ftohta. Por, njerëzit përsëri i shijonin orët e limituara me diell. Banorët pinin kafe në kafenetë e qytetit. Restorantet ishin plot çdo natë dhe baret ofronin pije të lira dhe atmosferë relaksuese.
Çfarë mund të hani? Provoni ‘pleskavicat’, mish i pjekur dhe i mbushur me djathë. Këtë ushqim e provuam tek restoranti “Te Syla’, aq i mirë sa që shkuam atje çdo ditë. Çmimi ishte më pak se pesë dollarë, dhe shumë prej restoranteve e shërbejnë atë me sallatë dhe patate të skuqura. Kosova është vendi më i ri i shekullit të 21-të dhe zyrtarisht i pavarur që nga data 17 shkurt 2008.
Maqedonia
Shkupi edhe pse është një qytet në ndërtim e sipër është ende i bukur për të vizituar. Besoj se do te jetë i mrekullueshëm pasi të jetë përfunduar. Ju mund të endeni rrugëve dhe admironi arkitekturën dhe artin e ndërtimit të urave, ose zonën e Pazarit të Vjetër. Fakt: Nga të gjitha territoret e ish-jugosllavisë, Maqedonia është i vetmi që fitoi pavarësinë në mënyrë paqësore.
Mali i Zi
Mali i Zi ofron bregdet të bukur, male mahnitëse, dhe qytete historike të vjetra. Është nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Ballkan.
Ushqimi: Ushqim deti, sidomos kallamari është popullor në Mal të Zi.
Rumani
Ne jetuam për katër muaj në Bukuresht gjatë 2015-ës dhe ramë në dashuri me këtë vend. Njerëzit janë miqësorë dhe kostoja e jetesës është e përballueshme. Gjatë qëndrimit natyrisht vizituam kështjellën e Drakulës, që ua rekomandojmë.
Çfarë të hamë: kur nisesh jashtë për një vakt në Rumani dueht të dish këtë: Ju kurrë nuk do të largoheni nga restoranti i uritur.
Ditch the typical European track — add these unexpected spots to your travel list. (Photo by Douglas Pearson/Corbis. Design by Lauren DeLuca for Yahoo Travel.)
It’s 2016 and many of you will most likely be making those two big New Year’s resolutions: 1. Lose weight and 2. Travel more! Well, we are here to help you with the second one.
Not only are we going to inspire you to travel more, but we want to inspire you to outdo your friends this year and discover some of the best off-the-beaten-path European destinations. And guess what? They all are stunningly beautiful — and they’re super affordable too! Score!
These unexpected European destinations will give you a serious case of wanderlust, and will have you packing your bags, booking a flight, and discovering the great unknown this year.
Kosovo, in particular the city of Prizren, is our new favorite spot in Europe. When we were there in November, winter was approaching and the days were becoming colder. But even so, the people were still out enjoying the limited hours of sunshine they had every single day. We discovered locals drinking coffee in the numerous coffee shops around town, restaurants full every night, and bars offering cheap drinks and a chilled atmosphere.
A must-see is the view from the Kalaja Fortress. If it’s a nice day bring a picnic and hang out with the locals, many of whom are happy to chat with foreigners.
What to eat: Try pljeskavica, grilled meat stuffed with cheese. We had this dish at Te Syla restaurant and it is seriously the best in town — so good we went back the next day and had it again! The prices is less than five dollars, and many restaurants serve it with salad and fries.
Pljeskavica stuffed with cheese is a delicious and inexpensive meal. (Photo: Travel Freedom Network)
Fun fact: Kosovo is the youngest country of the 21st century. It officially declared independence from Serbia on February 17, 2008.
If you want the beauty of the Greek islands with a more affordable price tag - then book that plane ticket to Albania today. (Photo: Travel Freedom Network)
We visited Tirana and Shkodra, but the coastal towns of the ‘Albanian Riviera’ are a popular place to visit during the warmer months. This country is jam-packed with so much natural beauty it would be a shame to leave it off any European trip. The people are all welcoming, and go above and beyond to help any foreigners in need of assistance.
What to eat: Veal appears to be the specialty of Albania — or 'the baby cow’ as it is usually described. We recommend giving the Albanian pilaf a try, rice cooked in seasoned broth. It usually costs around $1 for a small serving.
Fun facct: Albania, Armenia, Macedonia, and Vatican City are the only European countries without a McDonald’s branch.
The first thing to realize is that there are two Macedonias in Europe. In fact they are side by side. One is the the Republic of Macedonia (sometimes called the Former Yugoslav Republic of Macedonia or FYROM), and the other is a region of Greece. It’s best not to get these mixed up — otherwise you might encounter some rather upset locals.
We visited the capital of the Republic of Macedonia, Skopje, and though it is a city under construction, it’s still beautiful to visit. It’s going to be incredible once it’s finished. You can wander the streets admiring the architecture and art bridges, or head into the Old Bazaar or Bit Pazar area to get a taste of the local market scene.
Macedonian food is well worth trying, even though it seemed to us that most locals were more interested in international cuisine. (Photo: Travel Freedom Network)
What to eat: Make sure you try pastrmajlija — this is a fried dough pie that is covered with salted and cubed meat pieces and sometimes cheese or egg. Often you’ll get a couple so chili peppers on top as well. The dish is so tasty there’s even a festival for it every fall. A small serving cost around $3 and fed both of us!
Fun fact: Of all the Yugoslav territories, Macedonia is the only one that gained independence peacefully.
Montenegro offers beautiful coastlines, stunning mountains, and historic old towns. (Photo: Travel Freedom Network)
One of the fastest growing tourist destinations in the Balkans, Montenegro offers beautiful coastlines, stunning mountains, and historic old towns to explore. Whilst not as cheap as some other Balkan destinations, you can certainly still get some bang for your buck if you go about it the right way. In the summer months prices go through the roof, but come during the off season and prices of accommodation can sometimes be negotiated.
Food: Seafood, especially squid known as lignje, is popular in Montenegro. Due to its positioning there is also a lot of Italian influence in local cooking, with Turkish coming in a close second place. The cuisine also revolves around fresh produce including olive oil, olives, and cheese — all of which are divine.
Seafood and fresh produce dominate dishes in Montenegro. (Photo: Travel Freedom Network)
Fun fact: Montenegro features in the James Bond movie Casino Royale — but in name only. Bond supposedly bullet trains to the small European country and then joins a high-stakes poker tournament at a hotel there. But the filming was actually done in the Czech Republic.
We spent close to four months living in Bucharest in 2015, and we fell in love. The people are friendly, the countryside is captivating, and it doesn’t hurt that the cost of living is quite reasonable. Plus, being able to say you’ve visited Dracula’s castle will make you instantly cool with your friends — trust us.
What to eat: When heading out for a meal in Romania know this: You will never leave the restaurant hungry. Romanian food is incredible, and the portion sizes are insane.
Prepare to be stuffed. But save room for papanasi, a fried pastry filled with cheese or jam. (Photo: Travel Freedom Network)
Make sure you try the grilled minced-meat rolls called mititei (meaning “small ones”). We also liked sarmale, which is minced meat with rice wrapped in either pickled cabbage leaves or vine leaves; it’s served with a few slices of ham or bacon and a nice big helping of polenta. For dessert, order papanasi, a boiled/fried donut of sorts that’s been smothered in jam and cream — heavenly.
Fun fact: In 1889 the Romanian city ofTimisoara became the first in Europe to have electric street lighting.
So there you have it, Europe’s best off-the-beaten-path destinations to visit in 2016. I recommend adding these countries to your itinerary straight away, and as soon as possible too — they won’t be quite so 'unvisited’ in the coming years.