07 maggio 2014

Durrës- Turizëm mes ujërave të ndotura, ku sëmundjet infektive janë ato me të cilat do të përballet çdo pushues në Durrës. Ky është realiteti në zonën kryesore turistike nga shëtitorja "Taulantia" deri prane zonës së Currilave may/2014

on May 6, 2014
Durrës- Turizëm mes ujërave të ndotura, ku sëmundjet infektive janë ato me të cilat do të përballet çdo pushues në Durrës. Ky është realiteti në zonën kryesore turistike nga shëtitorja "Taulantia" deri prane zonës së Currilave.

Kjo situatë, e cila shënohet në prag të sezonit jo vetëm që është e papranueshme, por cilësohet alarmante nga qytetarët.

Për vite me rradhë në këtë zonë është folur se do të vihej në zbatim projekti, i cili do të mundësonte devijimin e tubacionit të ujërave të zeza, por ky investim asnjëherë nuk është vënë në jetë.
Në të tillë situatë, koha e mbetur në dispozicion nuk premton shumë për ndërhyrje, çka do të thotë se sezoni turistik në Durrës për këtë verë do të lërë për të dëshiruar.

---

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate