30 luglio 2013

Sensibilizim per te drejten e te pushuarit ne plazh.... ZMK & REAGO me rroba banje dhe me shezllone dhe cadra plazhi zaptojnë sheshin para Bashkise Durres meqe detin ja dhane privatit

28 luglio 2013 alle ore 17.19
ZMK dhe REAGO me plazhistë me rroba banje dhe me shezllone dhe cadra plazhi zaptojnë sheshin para Bashkise Durres meqe detin e ka zene private
                                    
Goxhaj i ZMK: “Ky është diskrimin klasor për 1 milionë të papunë”

Leonard Dedej i REAGO: “Na premtuan shëndetësinë falas por na detyrojnë të paguajmë detin që është i yni”

Shoqëria civile ka protestuar para Bashkisë së Durrësit për zënien e hapësirave publike në plazh.

Dy shoqata, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Shoqata REAGO, vendosen sot te zene sheshin para Bashkise Durres me cadra dhe shezllone meqe nuk gjeten asnje meter katror te lire ne plazhin e Durresit.
2 cadra, 3 shezllone, nje top, dhe nje shalqi ne lulishten para zyrave te Bashkise, ishin dekori i plazhistave me costume banjoje qe u vendosen në mes të qytetit të Durrësit, aty ku ndodhet sheshi qëndror.
Sepse e gjithe ranishtja eshte zaptuar nga private sipas parcelave që u ka ndarë Bashkia.

Drejtuesit e dy organizatave Altin Goxhaj dhe Leonard Dedej, përkatësisht drejtues të Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe të Shoqatës REAGO janë shprehur se një situatë e tillë nuk mund të tolerohet pasi është shkelje e të drejtave të njeriut.

Bashkia e Durresit ka premtuar prej vitesh se 40 % e ranishtes ne plazh do te jete hapesire publike. Ne te vertete, privatet e kane zene te gjithe hapesiren.

Sipas Avokatit Altin Goxhaj te ZMK: “Ne erdhëm këtu pasi nuk gjetëm asnjë metër katror në plazh dhe kjo ndodh në të gjithë plazhet e Shqipërisë ku Kryebashkiakët dhe Kryekomunarët u kanë vjedhur detin qytetarëve dhe ua kanë dhënë privatëve. Ne po protestojmë këtu para Bashkisë Durrës si simbol i bashkive dhe komunave qe cdo meter katror plazh ia moren qytetareve dhe ua dhane privateve duke i hequr cdokujt te drejten te gezojne pakez pushime konform te ardhurave... se jo per gje por ne nje popull me 1 milione te papune sic kane thene vete kryetaret e bashkive dhe komunave te bregdetit u eshte hequr e drejta e plazhit... dhe ky eshte nje akt i paster diskriminimi klasor. Ne në fakt erdhëm këtu në mes të vapës me shpresë se do të përdornim shatërvanin por plazhi ynë në një farë mase dështoi edhe këtu, sepse siç e shikoni as shatërvani 20 metra përballë Bashkisë ska ujë..”

Ndërkohë edhe z. Leonard Dedej, Drejtuesi i Shoqatës REAGO tha: “Kryetari i Bashkisë Durrës dhe kryebashkiakët dhe kryekomunarët e tjerë të të gjithë bregdetit premtuan  shëndetësi falas për të gjithë por ndërkohë nuk lejojnë asnjë qytetar të tyre dhe të gjithë Shqipërisë që të shijojnë të paktën detin falas. Jo të gjithë kanë kaq shumë para sa këta kryetarë ndaj dhe qytetarëve u është hequr e drejta për pak plazh në detin që ua morën.”

Mungesën e plazheve publike e konfirmojnë edhe pushuesit e shumte në qytetin e Durrësit dhe në të gjithë Shqipërinë dhe protesta ka gjetur shumë përkrahje në rrjetet sociale ku njerëzit po shprehin solidaritetin me protestën dhe akuzojnë rëndë pushtetarët lokalë për këtë grabitje që po u bëjnë qytetarëve të tyre që u kanë dhënë votën dhe të gjithë Shqipërisë.

Prej vitesh në bregdetin shqiptar kanë lulëzuar plazhet private të cilët rrethojnë hapësirat duke pakësuar gjithmonë e më shumë  hapësirat publike në plazhe.

Ndërkohë dy organizatat po mendojnë ta shtrijnë protestën e tyre edhe në qytete të tjera duke e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale të cilat po rezultojnë shumë efektive siç ishte edhe ky organizim.

Durrës, 28 Korrik 2013








https://www.facebook.com/notes/avokati-altin-goxhaj/zmk-reago-me-rroba-banje-dhe-me-shezllone-dhe-cadra-plazhi-zaptojn%C3%AB-sheshin-para/511631738908933

Shije Pushimesh relaksuese në bregdetin e Vlorës...Albania summer 2013

Oferta turistike e Shqipërisë 2013


Oferta turistike e Shqipërisë
29/07/2013
Pas ndalesës në Sarandë dhe në Grykën e Rugovës në Kosovë, emisioni “Shqip” u rikthye në studio Tiranë, por jo për të braktisur temën e turizmit, por për ta trajtuar atë nga një këndvështrim tjetër. 

Tirana është kryeqendra e vendit. Nga Tirana lind e nis gjithcka, politikat dhe vendimmarrjet për zhvillimin e turizmit, infrastruktura në dobi të tij. Të ftuarit e pjesës së parë, Stavri Çifliku, specialist turizmi, Katherine Boui, përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun, Roland Tasho, fotograf, Kliton Gërxhani, ekspert i turizmit folën për bukuritë që ka Shqipëria në përthithjen e turistëve.

Katherine Boui tregoi eksperiencën e saj në vendin tonë.

“Kur mbërrita këtu nuk dija asgjë për 

Shqipërinë. S’e dija ku ishte. U habita shumë kur erdha, sepse Tirana dhe Shqipëria është një vend shumë i ri dhe jeta është goxha e lehtë dhe shqiptarët janë shumë miqësore, pastaj edhe ushqimi është i shkëlqyer”, tha ajo.

“Të huajt,  shumica e tyre, nuk e kanë idenë fare se ku është Shqipëria, nuk dinë se cfarë të presin kur mbërrijnë këtu. Unë u them që mos prit ndonjë vend shumë të zhvilluar, me shumë rrugë. Po! Ka probleme me rrugët, por edhe kjo është një lloj aventure për turistët”, shtoi ajo.

Katherine tha se me punën e saj ka sjellë disa televizione, gazeta e media të tjera franceze që kanë realizuar reportazhe për Shqipërinë, me gjithë të avantazhet dhe dizavantazhet e saj sa i përket turizmit.

Ndërsa Stavri Çifliku, bashkëpunëtor i Katherinës foli për pasionin e saj për të vizituar Shqipërinë. Ai tha se në shumë pak kohë, ajo kishte vizituar thuajse gjysmën e zonave turistike të Shqipërisë. Ai tha se në përgjithësi, Ballkani mbetet një nga tregjet më të preferuara të turizmit global dhe se Shqipëria duhet të përfitojë nga ky fakt.

Zoti Çifliku tha se Europa Perëndimore është vizituar prej vitesh dhe turistët janë në kërkim të vendeve të reja. Avantazh, tha ai është edhe situata në Lindjen e Mesme, tensionet dhe lufta në disa prej këtyre vendev, sidomos në Egjipt, ku pasiguritë janë të mëdha. Ai tha se Shqipëria ka përfituar nga fluksi i vizitorëve që kanë shmangur vendet e Lindjes së Mesme.

Ai shtoi se Shqipëria penalizohet disi nga moskalimi i rrugëve të mëdha të trenit, një ndër mjetet kryesore të lëvizjes së turistëve.

Ndërsa Kliton Gërxhani tha se në krahasim me vendet si Turqia, Shqipëria është një destinacion modest përsa i përket ofertës turistike. Ai tha se vendi ynë duhet të përqendrohet në konkurencën me vende të barabarta, si Mali i Zi apo Maqedonisë. Stavri Çifliku tha se fqinjët tanë investojnë shumë në promovimin e vendit.

“Në momentin e parë që futesh në Maqedoni, të vijnë 2 ose 3 mesazhe që të njoftojnë për vendet që mund të vizitosh. Ky është promovimi i vendit”, tha ai.

Fotografi Roland Tasho foli për nismën e tij, atë të veshjes me kostumet tradiconale shqiptare, disa prej diplomatëve të njohur. Këtu ishte zanafilla e nisjes së projektit, në vitin 2001”, tha Tasho.

Ai u ndal tek rëndësia e fotografisë dhe artit në përgjithësi në tërheqjen e turistëve. Fotografi Tasho tha se po punon vazhdimisht me fotografitë me kostume popullore dhe se shpejt do t’i materializojë ato me një album fotografik.

Pjesës së dytë të panelit të “Shqip” me gazetaren Rudina Xhunga iu bashkuan Blerina Ago, zv. Presidente e Rafting Group dhe foografi anglez Robert Hackam, i dashuruar me Shqipërinë dhe me gjuhën shqipe.

Robert me aparatin e tij ka përjetësuar imazhe bunkerësh nga Shqipëria. Por c’e ngacmoi fotografin anglez për të realizuar foto të bunkerëve shqiptarë?

“Bunkerët janë patjetër shumë interesantë për audiencën ndërkombëtare. Janë intrigues, shumë të pazakontë dhe duhet të shfrytëzohen nga turizmi shqiptar si një pikë unike për t’u shitur, si një mjet tërheqës unik për të sjellë para të huaja në këtë vend. Është dicka që nuk e gjen asgjëkundi nëpër botë. Bunkerët që kam nxjerrë unë në fotografi janë që të gjithë bunkerë që janë rishfrytëzuar, ricikluar për qëllime të tjera, si banesa, restorante, kafene apo edhe pishina të vogla duke i kthyer përmbys”, tha ai.

Zoti Hackman bëri thirrje që të mos shkatërrohen bunkerët që kanë mbetur. Ai tha se ata janë një burim mjaft unik tërheqës për turistët, sepse njerëzit intrigohen nga bunkerët.

Mes imazheve të Robert është edhe një foto e Piramidës. Ai tha se Piramida është një ndërtesë unike dhe është një mëkat që ka ndërshuar kaq shumë për keq.

“Unë mendoj që kjo ndërtesë duhet të jetë një dëshmi e vuajtjeve të njerëzve gjatë regjimit komunist. Është bërë me shije dhe respekt dhe duhet lënë në kujtim të shumë njerëzve që kanë vuajtur nga regjimi komunist. Njerëzit, turistët, dinë dy gjëra për Shqipërinë, njëra që Shqipëria ka qenë një prej vendeve me komunizmin më të ashpër dhe të rrish gjysmë ore para Piramidës do të shohësh që shumë turistë ndalojnë dhe bëjnë fotografi dhe kjo tregon sa interes të gjall shkakton kjo ndërtesë. Do të ishte një tragjedi kombëtare nëse shkatërrohet. Si ajo që pësuan lapidarët komunistë. Disa prej tyre janë shumë unikë dhe shumë njerëz në Perëndim tërhiqen shumë nga realizmi socialist, tërhiqen nga arti i realizmit socialist ndaj lapidarët ishin një dëshmi e regjimit”, tha Hackman.

Hackman tha se monumentet duhet të mbrohen me patjetër, dhe ndër ta përmendi edhe “Heronjtë e Vigut” që u hoqën nga qendra e Shkodrës.

“Jo vetëm që ishte mëkat dhe turp që u hoqën, sepse në fund të fundit ata vdiqën për të mbrojtur këtë vend, por edhe si turist unë nuk dua të shoh një shatërvan, një shatërvan mund ta shoh në gjithë botën. Unë dua të shoh një statujë të tillë që të më ngjallë pyetje, kush janë këta? Cfarë kanë bërë? Ata ishin shqiptarë dhe ata janë pjesë e historisë së këtij vendi”, tha fotografi anglez.

Ndërsa zv.presidentja e Rafting Albania Group, Blerina Ago foli për një tjetër shkatërrim, atë të monumenteve të natyrës.

Ajo tha se ka shumë pak mbrojtje ndaj aseteve dhe monumenteve për të qenë një vend me objektiv primar turizmin.

“Në Përmet ka patur disa reagime në lidhje me ndërtimin e një hidrocentrali pranë Kanionit të Langaricës, një ndër kanionet më të bukura dhe ne duhet të ndjehemi me fat që e kemi”, deklaroi  Ago.
Për të kuptuar se në c’nivel konkurueshmërie është oferta jonë turistike nevojiten statistikat. Ajo që është problem është se në vendin tonë nuk ka të dhëna të qarta sa i përket numrit të vizitorëve të huaj.

“Unë e kam patur projekt të hershëm po në kuadër të promovimit të turizmit, mund të përmend që edhe veshja e Bajronit me kostum shqiptar, është goxha promovim. Kjo është shumë domethënëse. / Top Channel



Shqip, turizmi i Veriut
Pas Jugut, Shqip me Rudina Xhungën u zhvendos këtë javë tek turizmi në “veriun e shqiptarëve”; tek Bjeshkët e Namuna në Malësinë e Rugovës, pjesë e Alpeve Shqiptare. 

Të ftuar në “Shqip” ishin Veli Lajçi, kryetari i Komunës së Pejës, Fatos Lajçi, ambjentalist, Skënder Thaçi biznesmen dhe Hysen Sogojeva, ekspert turizmi në Prishtinë.

Të ftuarit folën për avantazhet dhe dizavantazhet e turizmit malor. Malësia e Rugovës përbëhet nga 13 fshatra piktoreskë, njëri prej të cilëve është edhe Boga ku u ndal “Shqip”.

U fol për bukuritë natyrore dhe se cfarë duhet të bëhet për të përfituar dhe ruajtur këto bukuri. Biznesmeni Thaçi tha se infrastruktura rrugore dhe energjia elektrike janë dy ndër problemet kryesore që përballen njerëzit e kësaj zone. / Top Channel



“Shqip”, turizmi i jugut
Një ndër destinacionet kryesore të turizmit në Shqipëri është bregdeti dhe padyshim bregdeti i Jonit është më i lakmuari. Por sa u plotëson kërkesat e turistëve ky bregdet, nisur që nga cilësia e bregdetit, shërbimet e deri tek politikat të strukturave qeverisëse vendore dhe qendrore? 

Për këto dhe të tjera çështje kësaj jave “Shqip” me Rudina Xhungën u zhvendos në Sarandë me të ftuar kryetarët e bashkive të bregdetit të jugut, ai i Sarandës, Stefan Çipa, ai i Bashkisë Himarë, Gjergji Goro, Dhimitër Kote, kryetar i Komunës Xarrë, kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe dhe deputeti i PS-së, Auron Tare.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa u ndal tek disa nga problematikat që pengojnë zhvillimin e 

mëtejshëm të turizmit. Ai tha se me heqjen e moratoriumit të skafeve, tashmë duhet të fuqizohet biznesi i marinave që është shumë fitimprurës në këtë sektor.

Ndërsa Auron Tare tha se Shqipëria është i vetmi vend mesdhetar që nuk ka të zhvilluar industrinë e turizmit për anijet dhe jahtet. Ai renditi disa faktorë që kanë penguar këtë sektor që tërheq turizmin elitar.

“Ka një problem të madh me Shqipërinë. Ne jemi i vetmi vend që ka bregdet dhe nuk ka të zhvilluar industrinë e turizmit për anijet dhe jahtet. Taksa e naftës dëmton turizmin, edhe peshkarexhat tona furnizohen në Korfuz ose Mal të Zi. Është një taksë absurde”, tha Tare.

Tjetër problem, sipas tij, janë burokracitë për ankorimin e anijeve dhe kultura e mentaliteti i shërbimit. Turizmi është shërbim, tha ai.

“S’kemi një infrastrukturë shërbimi për turizmin. Duhet të ndryshojmë mentalitetin për shërbimin. Bregdetit i mungon një politikë e caktuar për shërbimin. Shërbimi është kryesor, ky është themeli i fortë i turizmit”, deklaroi Tare.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe u ndal tek prioritetet e vendit. Ai tha se duhet një politikë e qartë sa i përket turizmit dhe jo herë i jepet prioritet energjitikës dhe herë turizmit. Kryebashkiaku i Përmetit solli si shembull koncesionet për ngritjen e dy hidrocentraleve që po shkatërrojnë kanionet e Përmetit, një nga aksesorët kryesorë të turizmit për këtë qytet.

Në pjesën e tretë, biseda u ndal tek përparësitë dhe se cfarë duhet të bëhet për t’u qenë sa më afër turistëve, sidomos atyre të huaj. Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa foli për më shumë fushatë sensibilizuese dhe përpjekjet për të mbajtur një mjedis sa më të pastër.

/ Top Channel

Shkodër, Lugina e Kirit, një perlë turistike per tu vizituar kesaj vere 2013

Korçë, festa e Lakrorit mbush qytetin me aromë dhe turistë, Albania summer 2013


Jul 29, 2013
Qindra qytetarë korçarë dhe vizitorë nga vende të ndryshme janë bërë pjesë e festës tradicionale të lakrorit që prej gjashtë vitesh është kthyer në një traditë në qytetin e serenatave.
Amvisat korçare, të ardhura nga të gjitha zonat e saj, përgatitën për pjesëmarrësit, lakrorin në saç, një gatim ky i cili ruhet me mjaft fanatizëm prej tyre pasi është trashëguar brez pas brezi.

29 luglio 2013

Perla e Kepit të Rodonit, rregullimi i rruges deri ne fund ben qe ta vizitosh me lirshem kete summer 2013


Sapo lë pas fshatin Shetaj, i fundit që mbyll rrethinat e banuara të Komunës Ishëm, pamja që të hapet para është përtej mrekullisë.

Kodrina të gjelbërta, që flasin për një natyrë ende të paprekur, dhe një rrugë, që dredhon aq bukur mes tyre, e cila të çon drejt Kepit të Rodonit, një prej destinacioneve më të fundit të zbuluara nga turistët.

Ishte rruga e re, ajo që hapi mundësinë e kësaj perle të bregdetit të Durrësit për shumë njerëz. Ka së paku 2 vite, që Kepi vizitohet rregullisht nga turistë vendas dhe të huaj.

Në brendësi të zonës, në anën perëndimore të Kepit, gjendet një plazh i vogël. Bregu nuk është nga më të mirët për të pushuar, kuptohet për shkak të mungesës së investimeve dhe mirëmbajtjes, por deti është nga më të bukurit dhe shumë i pastër.

Natyra në këtë vend piktoresk ka lëshuar gjithçka nga elementët e saj. Det, përbri një relievi të thepisur, dhe livadhe, ku mund të pushoj nën hijen që krijon kurora e gjelbëruar e kodrinave. Një parajsë në miniaturë, që nuk ka të ngjarë me asnjë prej plazheve simotra të Adriatikut.

Natyra është mjaftueshëm për të të sjellë deri këtu. Megjithatë, në zonë ka edhe monumente me vlerë shumë të madhe historike dhe kulturore për t’u vizituar. Një prej tyre është Kisha Françeskane.

Turistët e huaj janë ata, që zgjedhin më së shumti këtë vend. Jo për detin, se sa për natyrën dhe vlerat historike që ruan në brendi. Julia, një turiste australiane, thotë se Kepin e ka zbuluar në një guidë turistike të botuar në vendin e saj.

Dhe, si për t’i vënë vulën e bukurisë, në pikën fundore të Kepit ndodhet kjo kala e mrekullueshme, e cila mund të vizitohet përmes një shtegu, që të çon aty. Kjo është kalaja e Skënderbeut, një tjetër monument i lashtë historik, i cili i qëndron aq bukur madhështisë së kësaj natyre. / Top Channel

bjektet e trashëgimisë kulturore në procesin e restaurimit të plotë Shtyhet ekspozimi i tyre në Pavionin e Etnografisë


Shtyhet ekspozimi i tyre në Pavionin e Etnografisë
19 korrik 2013 21:46

Edhe pse ishte lajmëruar se në gusht do të hapej Pavioni i Etnografisë kjo është e pamundur pasi shumë prej eksponentëve janë në restaurim. Restauratorët thonë se ndërhyrjet në vlerat e trashëgimisë kulturore kërkojnë edhe më shumë kohë.

Objektet muzeale kanë ciklin jetësor të tyre ndërhyrjet në këto relike janë kirurgji më vete sipas resturatorit Ferderik Stamati.

Ekipi i restauratorëve pas një mundi disa mujor për t’i rikthyer shkëlqimin objekteve muzeale 200 vjeçare tashmë janë spostuar në pavionin e etnografisë, ku edhe objekte prej druri do të strehohen.

Restauratori Ferderik Stamati na shpjegon se trapazani i familjes Kazazi të Shkodrës qëndron më së mirë në ballinë, tashmë janë duke u kryer ndërhyrjet e fundit.

Jo të gjitha objektet kanë fatin të qëndrojnë në vendin ku duhet, ky tavan 2 shekullor më i vjetri në historinë etnografike shqiptare, që i përket familjes Ruli nga Berati për shkak të amortizimit thjesht do të ekspozohet dhe jo të kryejë funksionin e tij parësor bën me dije Stamati.

Pavioni i etnografisë ishte lajmëruar nga organizatorët që në fund të verës do të jetë gati, por një gjë e tillë duket e largët. Një gjë është e sigurt se vlerat e trashëgimisë kulturore që do të ekspozohen në dy katet e këtij muzeu do të jenë unikale. Pjesa më e madhe janë resturuar, por ka ende pune për të bërë me këto objekte

Pogradec, plazhi i Tushemishtit një nga plazhet më të frekuentuara per pushuesit kesaj vere 2013


Qindra pushues të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit kanë populluar këtë fundjavë plazhin e Tushemishtit,një ndër plazhet më të frekuentuara në Pogradec.Resurset e shumta natyrore,u ji i embel i liqenit,por edhe klima e fresket ne kete zone ,terheqin vemendjen e tusitëve. Per pushuesit plazhi kete vit duket i paster ndersa cmimet duken te favorshme krahasuar me plazhet e tjera në vend.(da.xha/BalkanWeb)

28 luglio 2013

Shkulet basorelievi i kalasë së Rodonit, denoncojnë Tare e Shkreli korrik/2013

DURRËS 28 Korrik 2013 - 13:18
Shkulet basorelievi disashekullore, e Kryeengjëllit Mikael nga kalaja e Rodonit. Aktin e rëndë e kanë denoncuar specialistët e trashëgimisë Kulturore, njëkohësisht anëtarë të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, Auron Tare dhe Artan Shkreli. Ata kanë shprehur keqardhjen për dhunimin e kalasë, e cila në fakt u ka rezistuar shekujve me radhë.

 “Edhe pse për shekuj me radhë, kjo kala arriti ta mbronte vetminë e saj tragjike, edhe falë një basoreliefi të Kryeengjëllit Mikael, i cili me shpatë në dorë mbante larg saj hordhitë barbare, kjo kala nuk mundi të rezistojë gjatë ditëve të sotme”, vërejnë specialistët Tare e Shkreli. Sipas tyre, Kryeengjëlli Mikael e mbrojti kalanë e Skënderbeut nga otomanët, nga venecianët dhe nga banorët e zonës përreth, që të mos i shkulnin gurët për shtëpi.

“Kryeengjëlli Mikael për çudi arriti të shpëtonte edhe nga komunizmi, sistem i dhunshëm ndaj simboleve fetare. Dhe, sot në korrik të vitit 2013, statujën arritën ta shkulin nga muret e Kalasë së Skënderbeut. E shkulën mu në hundën e shqiptarëve, të cilët për të mbrojtur kulturën e tyre, kanë krijuar edhe institucione”, shprehen anëtarët e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Auron Tare dhe Artan Shkreli.

Ata shprehen se me sa duket, kryeengjëlli nuk e ka ditur se ky shtet i falimentuar, i cili kërkon të përfitojë edhe në minutën e fundit në kurriz të publikut, nuk pyet asfare për trashëgiminë e vet kulturore, duke i braktisur njëherë e mirë të gjitha sitet arkeologjike apo historike.

Sipas Tare e Shkreli, me firmën e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Kulturës po jepen koncesionet e fundit dhe po merren përfitimet e fundit në kurriz të trashëgimisë. “Askush nuk e ka mendjen tek Kryeengjëlli i Rodonit, i cili për turpin e shqiptarëve, u shkul ditën për diell”, përfundojnë Tare e Shkreli.

SHKRELI NË "A1 REPORT": KA RËNË KONCEPTI I LIGJIT, TEK NE ËSHTË: HA, MERR DHE IK...
Artan Shkreli, ish-drejtor i Institutit të Monumenteve, ka qenë sot i ftuar edhe në studion e 'A1 Report", për të analizuar ngjarjen në Kepin e Rodonit. "Si mund të ruhet trashëgimia kulturore? Njerëzit kanë frikë ligjin, i cili nuk presupozon një njeri me automatik. Këtu ka rënë ligji si koncept. Ligji bie kur bie shteti dhe kur e drejton shtetin një kriminel. Mos ketë asnjë prononcim për vjedhje e vjedhje të trashëgimisë?!", ka nisur analizën e tij Shkreli.

Ai ka shtuar se" kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit është nga të paktat relike, që kemi nga koha e Skënderbeut. Kalatë e tjera janë riprekur nga osmanët. Ndërsa te Kepi i Rodonit, kalaja në 1466 u shkatërrua nga osmanët".

Shkreli ka kujtuar kohën kur ishte drejtor i Institutit të Monumenteve, vitin 2001, kur kalaja u restaurua me një pjesë të fondeve të Institutit të Monumenteve dhe të ambasadës gjermane. "U zbuluan disa relike, që u çuan në Muzeun e Krujës, ku janë sot dy stema mesjetare, që u zbuluan gjatë gërmimeve në Rodon me qëllim restaurimin e portave", shpjegon Shkreli.

Ai tregon që atëkohë u mendua që të hiqej ky bazoreliev nga muret dhe të çohej në muzeun e Krujës. Por meqë ishte material prej një guri reanear, gur i butë, e kishte nisur të humbte trajtat e fytyrës Arkangjelli, specialistë nuk morën përsipër ta thyenin se ishte i brishtë.

Dhe u vendos të bëhej një kopje. Ajo nuk u hoq dhe mbeti aty kur në vitin 2013 qe një dorë kriminale, që ka shkuar aty për ta shqitur. "Ajo stemë nuk ka asnjë vlerë komerciale. Vlera artistike zero, por ka vlerë të madhe simbolike dhe historike,  se kryeëngjëlli vihej në dyert e kështjellave në raste rreziku. Sipas Biblës ishin ëngjëj të armatosur të Zotit", mban qëndrimin e tij Shkreli.

Ai ka bërë edhe krahasimin me kalanë e Ulqinit,ku stemat e Balshanjve janë në tokë dhe çdo njeri mund t’i marrë. Por s’e bëjnë, sepse funksionon ligji. "dërsa në Shqipëri vidhen nga muzeumet. Ka mbetur që të vidhen edhe afresket e Rodonit, largqoftë!"

Shkreli ka bërë apel, që kjo gjendje duhet të marrë fund. "Këtu mund të hahet, pihet dhe iket pa paguar. Falenderoj “A1 Report” për sensibilizimin, shpejtësinë e reagimit në lidhje me monumentet", tha Shkreli.

Sipas tij, autorët apo autori i vjedhjes mund të gjendet. "Është vjedhur në një fshat të humbur, ku kuptohet se kush ka qenë. Po të bëhet një hetim gjendet. Në të kundërt ai do bëjë vjedhje të tjera", thotë Shkreli, i cili dyshon se objekti është dëmtuar gjatë vjedhjes.

"Për shqiptarët Rodoni ka rëndësi primordiale. Është kalaja e fundit që bie në pushtetin turk në vitin 1501 bashkë me kalanë e Durrësit. Nuk ka asnjë kala, që bie më vonë.  Pika e fundit ishte Ishull Lezha në vitin 1506, e cila shënon largimin përfundimtar të Venedikut, i cili mbronte nën emrin e Venedikut ato troje. Ky është një dëmtim i rëndë i trashëgimisë tonë artistike; mos merret si trashëgimi artistike. Është hequr një nga nyjet e kodit gjenetik të mesjetës shqiptare", përfundon reagimin e dhimbshëm specialisti i monumenteve shqiptare, Artan Shkreli.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/shkulet-basorelievi-i-kalase-se-rodonit-denoncojne-tare-e-shkreli-169475.html#sthash.w0WeebbK.dpuf

gjëlli i Rodonit shkulet nga
muret e kalasë së Skënderbeut 
Shkulet statuja disashekullore, e Kryeengjëllit Mikael nga kalaja e Rodonit. Aktin e rëndë e kanë denoncuar specialistët e trashëgimisë Kulturore, njëkohësisht anëtarë të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, Auron Tare dhe Artan Shkreli. Ata kanë shprehur keqardhjen për dhunimin e kalasë, e cila në fakt u ka rezistuar shekujve me radhë.

“Edhe pse për shekuj me radhë, kjo kala arriti ta mbronte vetminë e saj tragjike, edhe falë një basoreliefi të Kryeengjëllit Mikael, i cili me shpatë në dorë mbante larg saj hordhitë barbare, kjo kala nuk mundi të rezistojë gjatë ditëve të sotme”, vërejnë specialistët Tare e Shkreli.

Sipas tyre, Kryeengjelli Mikael e mbrojti kalanë e Skënderbeut nga otomanët, nga venecianët dhe nga banorët e zonës përreth, që të mos i shkulnin gurët për shtëpi.

kryengjelli 1
(Foto/ Kryeengjëlli në muret e kalasë para se ta shkulnin)
 
“Kryeengjëlli Mikael për çudi arriti të shpëtonte edhe nga komunizmi, sistem i dhunshëm ndaj simboleve fetare. Dhe, sot në korrik të vitit 2013, statujën arritën ta shkulin nga muret e Kalasë së Skënderbeut. E shkulën mu në hundën e shqiptarëve, të cilët për të mbrojtur kulturën e tyre, kanë krijuar edhe institucione”, shprehen anëtarët e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Auron Tare dhe Artan Shkreli.
kryengjelli 2
kryengjelli
(Foto/Kryeengjëlli është hequr nga muri i kalasë)
 
Ata shprehen se me sa duket, kryeengjëlli nuk e ka ditur se ky shtet i falimentuar, i cili kërkon të përfitojë edhe në minutën e fundit në kurriz të publikut, nuk pyet asfare për trashëgiminë e vet kulturore, duke i braktisur njëherë e mirë të gjitha sitet arkeologjike apo historike.

Sipas Tares e Shkrelit, me firmën e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Kulturës po jepen koncesionet e fundit dhe po merren përfitimet e fundit në kurriz të trashëgimisë. “Askush nuk e ka mendjen tek Kryeengjëlli i Rodonit, i cili për turpin e shqiptarëve, u shkul ditën për diell”, përfundojnë Tare e Shkreli.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/kryeengjelli-i-rodonit-shkulet-nga-muret-e-kalase-se-skenderbeut-169351.html#sthash.JPPBfrqR.dpuf

Butrint, mozaikë me rërë nga artizanët


Jul 28, 2013
Prej vitesh tashme ne hyrje te Parkut Arkeologjik te Butrintit, nje grup artizanesh tregojnë produktet e tyre per turistet. Punimet lidhen kryesisht me detin, guackat dhe reren. Kjo e fundit është shndërruar kete sezon ne art, ku per here te pare artizanet ofrojnë edhe punime me rere, me motive nga mozaikët unike te Butrintit. Përveç këtij suveniri te ri, artizanet, kryesisht banore te fshatit Shendelli, me origjine nga veriu i vendit, vijojnë te tregtojnë produkte e përqendruara tek punimet e dorës. Xhela Ndrein, e gjen prej tete vjetësh duke punuar me shtiza. Këta artizane shesin gjate sezonit, rreth 2 mije cope mozaikë te vegjël, ne dru apo gur. Me këto te ardhura ata përballojnë shpenzimet familjare prej pjesën tjetër te vitit.

For years now the entrance to the Archaeological Park of Butrint, a group of artisans show their products to tourists. Papers relating mainly to the sea, shells and sand. The latter has become this season in art, where for the first time provide the artisans work with sand, motivated by unique mosaics of Butrint. In addition to this new Suveniri, artisans, mostly residents of the village Shendelli, originating from the north of the country, following the trade of products centered handcraft. Ndrein polish, finds eight years of working with spears. These artisans sell during the season, about 2 thousand pieces of small mosaics, in wood or stone. With these income family afford them the rest of the year.

2-4 gushte-2013 kamping ne Qeparo me Eksploruesit e "Albanian Beauty"

Ekpsloruesit rikthehen me ide te reja per te kaluar nje gusht ndryshe nga veret e tjera :)) Ne bashkepunim me KAMP 3D organizojne grupin e pare me 2 - 4 gusht kampin ne Qeparo. Ne nje staf prej 12 vetash, kamping 3D ne Qeparo eshte pogramuar per te qene me shume se nje fundjave plazhi. Argetim, plazh ne gjiret e pakta te jugut qe kane ngelur akoma te virgjer, kamping (me krevat), mengjeset & darkat, workshop, alcoholic games, hiking ne Qeparo e vjeter, sport (vojleboll, futboll, etj), transporti Tirane - Qeparo - Tirane, etj etj Gjithcka per 5500 lek personi.
Per rezervime dhe me shume informacion kontaktoni ne: C: +355693771019 E: eksploruesit_albania@hotmail.com F: ose na shkruani ne adresen tone ne fb

27 luglio 2013

The new Riviera: Albania tackles 'badlands' image with parasols, Reportazhi i BBC për Shqipërinë summer 2013




Jul 27, 2013
Për 30 vite me radhë, Julia Langdon kalonte thuajse cdo vit pushimet në brigjet veri-lindore të Korfuzit dhe në anën tjetër të Kanalit dëgjonte të shtëna armësh dhe varkat e Rojes Kufitare në ndjekje të personave që kërkonin të linin Shqipërinë.

The new Riviera: Albania tackles 'badlands' image with parasols

Sunbeds in AlbaniaAlbania is the latest Balkan country to want to join the European Union. To do so, it will have to convince Brussels it has tackled corruption and organised crime. After decades of holidaying on neighbouring Corfu, Julia Langdon took the hydrofoil to see how formerly Communist Albania was shaping up.
For 30 years I have been visiting the north-east coast of Corfu. And for all that time I have been looking at Albania, often with a shiver at what little we knew about it.
Its bare coastline and forbidding mountains seemed to represent the isolation of the country, cut off by communism for half a century, home to the mafia - the badlands of the Balkans.
In the old days, the Straits of Corfu were raked by Albanian searchlights trying to catch those desperate enough to risk a night-time swim, or a paddle in the inner tube of a car tyre to escape its hunger and brutality.
When communism collapsed, I had heard the putt-putt of outboard engines at night on piratical missions. "The children usually sleep through the early-morning gunfire," I used to joke, but it was true.
Albanians hoping to escape to Italy 1997Thousands of Albanians tried to flee the unrest in their country in the late 1990s
I had watched the tracer bullets light up the night-time sky over Saranda, the small city in the south of Albania where the last violent rebellions occurred as the country struggled to secure some sort of democracy 20 years ago.


Now I am approaching Saranda for the first time. I am on the hydrofoil, the Flying Dolphin, prepared for heat and poverty and boys begging for biros.
And what was the last thing I expected to see? Sun umbrellas on the beach. Welcome to the Albanian Riviera.
There is a promenade with cafes, bars, fairy lights, restaurants and tourist shops selling universal tourist tat.
There are oleanders and palm trees and hibiscus and solanum. There are sunbeds. A water playpark. Carefree children diving from a platform on a jetty. And holidaymakers, although few of them apparently foreign visitors.
There are also cars. Expensive ones. And in the middle of this very small city: nice-looking apartment buildings. Smart hotels.
Jetski passes a beach in AlbaniaThe new Albanian Riviera
Era, a pretty, dark-haired Albanian in her 40s, is a tourist guide who wants to boast as much about the new Albania as describe the archaeological site of Butrint that I plan to visit.
Where once the second language in schools was Russian, now it is English and Era speaks it enthusiastically. She also relishes the freedom to say what she wants without fear.
They have just had an election here and Era - whose name means "echo" - is very pleased with the result.
"Albania is making a big progress on the road of democracy now," she tells me. "Before if we would complain, we very soon would find ourselves in police station. A lot of things are changing here."
Celebrations after June's electionsCelebrations after last month's elections
She is old enough to know about the bad old days. When she was a girl, the youth of Albania were forced to work in the fields on Sundays. In this area they planted olives and oranges.
Agriculture and fishing are still hugely important to the economy but the average monthly wage is only just over £200 (it sounds better in Albanian lek, where it converts to 32,800) and the old age pension is less than half of that.
People are helped by their children, says Era, and also by the informal - ie black - economy and by money sent home by the four million Albanians who live elsewhere.
There are problems in this transition economy. There is building work everywhere. The infrastructure is far from adequate.
There are cars. But no car parks. There are limited consumer goods but no rubbish collection. There is fly-tipping at every turn.
There is only one airport - named after the country's most famous native, Mother Teresa - but that is in the capital Tirana, six hours' drive away - if you are lucky. Most of the roads are frightful.
None of this dents Era's optimism. "We hope new politicians will do better things for us in future."
A beach in Albania in 2003In transition in 2003 when illegal coastal developments were demolished
She believes the government can secure membership of the European Union and will assert the rule of law over the traditional culture of revenge, which still holds sway in what she calls the "backward" north.
Can Tony Blair help Albanians again?
Tony Blair at a refugee camp in 1997 things are moving. And what's more, the new leader, Edi Rama, has a secret weapon.
There are 13-year-olds running round this country called "Toniblir" in tribute to the former British Prime Minister Tony Blair's support in 1999 for the beleaguered Albanian population in neighbouring Kosovo.
He is very popular here and he has offered to help the country towards EU membership.
Somehow, however, I still suspect it will be a long time yet before Era's optimism echoes through the corridors of Brussels.
How to listen to From Our Own Correspondent:
BBC Radio 4: Saturdays at 11:30 and some Thursdays at 11:00

23 luglio 2013

Albania Tourism Tour promo from Apolonia to Karaburun ,summer 7/2013


“Shqipëria Ime” këtë javë ka udhëtuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, në zbulim të objekteve të lashta dhe legjendave. Po ashtu, udhëtimi vijon në Ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit për të treguar shpellat e lashta, që mbajnë histori, plazhet e virgjëra dhe botën nënujore.

Qytet i madh dhe hijerëndë! E përshkruante kështu cicëroni, në shkrimet e tij, Apoloninë.

“Cicëroni e quante kështu, sepse kishte disa arsye: E para, ishte një qytet i zhvilluar, si nga ana ekonomike, ku përfshihen disa degë të ekonomisë, siç ishte blegtoria, bujqësia, zejtaria dhe tregtia me të gjithë botën mesdhetare”, tha Admir Xhelaj, arkeolog.

Arkitektura ishte një tjetër pikë e fortë e qytetit, i cili u themelua në shekullin e VII p.e.s. nga kolonizatorë helenë, që vinin nga Korinti. U zhvillua përgjatë 1000 viteve, arsye për të cilën gjenden gjurmë nga antikiteti, deri në periudhën bizantine.

Rrënojat u gjetën gjatë viteve ’20-’30, nga arkeologu francez Leon Rei. Ndër pikat për t’u parë janë: Zona e shenjtë e qytetit, Akropoli, Portiku dhe muri rrethues. Nga lashtësia, përpos objekteve, janë trashëguar edhe legjendat.

Këtu gjendet edhe Kisha e Shën Mërisë, e cila i përket periudhës bizantine. Pranë saj ndodhet edhe Muzeu Arkeologjik, me objekte të lashta e statuja, ku cicëronët shpjegojnë gjithçka mbi to dhe qytetin.

Apolonia konsiderohet nga arkeologët si Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10% e saj është zbuluar nga qytetërimi i hershëm. 12 km larg Fierit, ka një pozicion gjeografik të përshtatshëm që, përveç se mundëson pamje nga deti Adriatik e Fusha e Myzeqesë, rreth një orë larg saj mund të shijohen plazhet e Vlorës.

Disa km më pas, në drejtim të jugut, në të djathtë të hyrjes së qytetit të Vlorës, marrim rrugën për në Triport. Vendasit ofrojnë për turistët guida me skaf, për të eksploruar zona të virgjëra.

Etapa jonë e parë: Gadishulli i Karaburunit. Me një gjatësi prej rreth 15 km dhe gjerësi deri në 4,5 km, ai ofron pamje mbresëlënëse për shkak të terrenit të thyer, ujrave të kristalta, gjireve të fshehura, plazheve të vogla e të qeta, shpellave e historive, që ato mbartin, dhe botën nënujore për t’u eksploruar.

Ndalojmë në shpellën e detarit Haxhi Ali. Thuhet se këtu, ai strehohej së bashku me të birin, për të sulmuar piratët e detit, në mbrojtje të njerëzve dhe tregtarve, që udhëtonin me anije në këto zona. Shpella është e gjatë rreth 30 metra, 12 m e gjerë dhe me lartësi rreth 18 metra. Prej fundit të saj burojnë ujra të ëmbël. Objektet arkeologjike, që janë gjetur këtu, dëshmojnë se shpella është përdorur si vendstrehim edhe në lashtësi. Ajo njihet ndryshe edhe si shpella Ilirike.

Ky është Gjiri i Dafinës. I vogël dhe intim, përpos plazhit, një vend ideal edhe për snorkeling, për të parë bimësinë nënujore dhe peshq. Për të apasionuarit, edhe gjueti me pushkë në ujë.

Një sërë shpellash për t’u parë, derisa të mbërrihet në Gjirin e Arushës. Një tjetër vend për t’u ndalur. Plazhe të tjera: ai i Mermerit... dhe plazhi i Shën Vasilit.

Lëmë pas Gadishullin e Karaburunit dhe nisemi drejt ishullit të Sazanit. Pika më perëndimore e Shqipërisë.

Është më i madhi i vendit, me një sipërfaqe prej 5,7 km katrorë dhe i pabanuar. Gjendet në fillim të gjirit të Vlorës, mes ujrave të detit Adriatik dhe Jon. Në antikitet, nga shekulli i VI p.e.s, njihej me emrin Sason. Pas pushtimeve veneciane, angleze e greke ndër shekuj, ishulli është përdorur gjatë periudhës komuniste si bazë ushtarake.

Ende pa struktura turistike, në shoqërinë e guidave lokale, në Sazan mund të shikohen mes të tjerash peisazhet, që ofron vija bregdetare e thyer. Për zhytje: shpella nënujore në Gjirin e Djallit, në anën perëndimore të ishullit. Gjurmë nga baza ushtarake e dikurshme shihen qartë nga deti. Në lindje të ishullit, në Gjirin e Shënkollës, porti detaro-ushtarak.

Perëndimi i diellit pas Sazanit, spektakël më vete për t’u shijuar! / Top Channel

22 luglio 2013

Guida në Lumin Valbona me 55€ personi vetem me FaniTravel

Guida per ne Valbone behet cdo fundjave nga Pranvera deri ne fund te Vjeshtes . Ne stinen e Dimrit ajo organizohet me rralle . Ne Guiden tone jane te perfshira duke filluar nga Transporti, Ushqimi Mengjezi – Darka, Fjetja, guida neper male dhe ne lumin e saj te mrekullueshem Valbone , duke ju shoqeruar guida jone , qe njeh mire zonen dhe historine e saj . Menuja e ushqimit eshte kjo qe vijon me poshte . Nisja behet ne mengjes heret  nga Tirana ora 6.00 gjate rruges do te bejme  disa  ndalesa ne vajtje. Qendrimi do te behet ne Bujtine ose Hanet  e zones. .
Programi i Guides
Dita e pare
Nisja ne oren 6.00  te mengjesit nga Tirana .Ne drejtim te  Komanit per te marre tragetin qe do te na coje ne Fierze .
Pasi udhetojme per rreth 2 ore 30 minuta me traget do te zbresim. Ndalesa e pare do te jete ne Bujan ne shtepine e  Mic Sokolit hero Shqipetar  Tropojan . Me pas do ti drejtohemi Qytetit te Bajram Currit ku dhe do te njihemi me nje nga qytetet me te vogla ne Shqiperi, pas nje pushimi ne Bajram Curri .  Me pas  do te marrim rrugen per ne Valbone, udhetimi zgjat mesatarisht 1 ore e 30 minuta . Gjate  rruges kemi mundesine te shikojme bukurine e natyres  qe i ka dhuruar  kesaj zone. Pas  mberritjes ne Han ose Bujtine ne kete rast  do te akomodohemi ne dhoma ku dhe qendrimi dhe fjetja jane te per bashketa ne kolektiv, me pas do te nisemi ne nje rruge aventuriere  me destinacion tek  Burimi i Valbones, nga ku rrjedh dhe ky uje. Eshte nje terren alpin dhe i veshtire koha ne dispozicion 2 ore e gjysem ne kembe . Darka do te shtrohet rreth ores 20.00. Pas darke duke pasur parasysh se ndodhemi ne nje zone te izoluar, mund te bejme disa lojra popullore  si domino, letra ose ide te tjera sipas deshires se grupit. Kemi mundesine gjithashtu  te krijojme dhe pak atmosfere muzikore. Gjithashtu mund te ndezim dhe zjarre ne natyre dhe te bisedojme me njeri-tjetrin per tu njohur me mire .Kjo e fundit Opsionale.
Dita e dyte
Pas mengjesi te shijshem fshati dhe nen rezatimin e bukur te diellit qe shkelqen ne lartesi te malit te Hekurt do te vazhdojme guiden tone  . Pas kesaj kenaqesie do te behemi gati per tu nisur,  ne sezon te veres do te bejme plazh ne lumin e Valbones ndersa ne dimer do te bejme shetitje ne natyre ne bardhesine e bores dhe per amatoret e skise  ski ne pista natyrore  . Aty do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines ku te gjitha majat e maleve jane mbi 1800- 1900m. . Pas kesaj do te vazhdojme rrugen tone per tu kthyer . Marrim rrugen per ne Prizren ku do te bejme dhe nje ndalese per dreke  keshtu keni mundesine te shijoni dhe gatimet tradicionale te zones pas dreke do te bejme nje guide te qytetit dhe pasdite vone do marrim rrugen per ne kthim . Kete here kthimi do te jete  nga rruga  e "Kombit". Mberritja ne tirane  do te jete nga darka vone rreth  ores 22.00.

Menuja e Ushqimit

M E N GJ E S I
Veze te skuqura ose te ziera sipas dëshires.
Djath, gjalp, recel fiku ,buke fshati te bere vete .
Çaj mali .
D A R K A
Sallatë  sipas stines, , maze te zier salse kosi te zones
Trofte te lumit Valbone e shoqeruar me  patate te skuqura ose furre ,
Pilaf  ose Gjellet tradicionale si pas zones, si mish me patate  ose me perime .
P.s: Kjo menu i perket një personi të vetem, (mund të kemi edhe ndryshime sipas dëshirës së vizitorve).Pijet alkolike dhe kafja ekspres  nuk perfshihen ne kete kosto ato mund te merren me vete ose te porositen aty kundrejt nje pagese.
KESHILLA
Ju keshillojme  qe per nje guid te tille duhet te merrni veshje sportive dhe atlete , kapele ne sezon vere , duke pasur parasysh qe e gjithe guida behet ne zone te veshtire  malore dhe duke mos harruar dhe nje xhakete ose dicka tjeter per ne darke pasi eshte me fresk.
JU FALEMINDERIT.
KOSTO E PAGESES  PER NJE PERSON 55 € ne pakete HB (mengjes

Nisja nga Tirana

Cfar eshte Thethi,Albania...?



Thethi është park zoologjik natyror, 70 km larg Shkodrës. Ky park ka një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar”. Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, duke filluar nga Qafa e Thanës, Shtegu i Dhenve, Radohima, Sheniku, Papluku, Maja e Alisë, Qafa e Pejës, Gropa e Bukur, Qafa e Jezercës, Maja e Zezë, Maja e Zorgjit. Fshehin në brendësinë e tyre ballafaqime të panumërta me alpinistë, spedologë, botanistë, gjeografë dhe shumë dashamirës të alpeve, te të cilët kjo zonë lë mbresa të pashlyeshme. Fshatrat e kësaj zone shtrihen në të dy anët e lumit nga Okoli deri në Grunas, ku spikasin shtëpitë karakteristike që të gërshetuara me sfondin alpin, të shfaqen si peizazhe të papërsëritshme dhe të papara ndonjëherë. Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë të ndryshëm si shqiponja, skifteri, thëllëza, pëllumbi i egër, gjeli i egër dhe pula e egër e shumë shpendë të tjerë që shtegtojnë në Theth gjatë sezonit të riprodhimit. Nuk duhen lënë pa u përmendur edhe pasuritë e lumit të Shalës, që buron në Okol dhe të lumit të Kapresë, që shquhen për peshkun karakteristik: troftën pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt të Tërthores, ku gjendet peshku triton alpin dhe shumë lloje të tjera. Ndërsa për banorët e kësaj zone, Dr. Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lë Grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjatë, 40 deri 60 m i thellë dhe vetëm 2 deri në 3 m i gjerë. 



Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, spelologëve, gjeografëve etj, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj, janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Resurset natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e bukura të Tirolit, Austri. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone, Ujvara e Thethit me lartësi 25m, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojes, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar. Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5 deri në 3 m kub ujë në sekondë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t’u admiruar .
https://www.facebook.com/notes/thethi-shtepia-pushimi/cfar-eshte-thethi/113539500278

16 luglio 2013

aktivitet Turistik, Kalimi VALBONE—THETH 19-20-21 Korrik 2013

Kalimi VALBONE—THETH 19-20-21 Korrik 2013
SUPER OFERTE All Includet 9900 Leke!!!
Rezervimet Mbyllen te MERKUREN ne OREN 16:00.
A e keni menduar ndonjeher qe ti shikoni te dy keto zona te mrekullueshme ne te njetin udheim? Sigurisht qe eshte e mundur, mjafton te ecim per rreth 6-7 Ore dhe kalon nga Valbona ne Theth.
Kete Fundjave Klubi do te organizoje nje Guide Per te Eksploruar keto dy Zona, duke bere Kalimin Valbone-Theth.
Ky itinerar përfshin një ngjitje nga Vlbona (995 m) ne qafen e Valbonës (1759 m) dhe per te zbritr ne Theth (745m). Ky Kalim eshte nje Shteg i lashtë qe lidhte rajonet fisnore të Shalës dhe Nikaj. Behet fjale per te ngjitur rreth 800 m dhe te zbresim rreth 1000 m. Ky udhetim eshte 13.9 Km dhe eshte menduar te zgjase rreth 6-7 Ore.
Itenerari:
Nisja behet te premten ne oren 17:00 nga Tirana ( Liceu Artistik “Jordan Misja”). Grupi Kete here do te jete I Limituar. Gjate rruges do te behen ndalesa per tu cplodhur ne Prizren. Rreth ores 22:00 jemi ne Valbone. Pas akomodimit ne Hanin e Kol Gjonit, behet gati darka, ushqim Bio dhe kartakteristik i zones.
Te shtune pasi mbarojme mengjesin rreth ores 8:00 nisemi per Theth, por jo pa bere nje vizite te shkurtetr tek LIQENI I XHEMES, NJE LIQEN MJAFT PIKTORESK.. Do te Kalojme mes per mes Lugines se Valbones, aty a po te Kalojme Lumin do fillojme ngjitjen. Do te na duhet qe per sa kohe kemi energji dhe te palodhur sic jemi te ngjitemi ne Qafe. Para se te Ngjitemi ne Qafe do te bejme nje Ndalese te Shkurter dhe ne Qafe do te ndalojme pak me Gjate per te Konsumuar dreken. Pas Zigzakeve qe beme per tu ngjitur kemi perballe luginen e Thethit, ku nje pmje mjaft piktoreske do te na shoqeroje ne te gjithe zbritjen e saje graduale.
Rreth ores 18:00 jemi ne Shtepi. Nga ora 18:00-20 Kohe e lire. Pas Darke nje Zjarr I ndezur do krijoje nja atmosphere mjaft fantastike, ku tentativat per te shpresuar dhe nje here mos kemi faktorin X ne muzike nuk do rreshtin nga asnje pjesmarres Te dielen perseri pas mengjesit rreth ores 9:00 do te nisemi per eksploruar Thethin. Do te duhet te Nxitojme pak qe te shohim sa me shume, sepse kemi per te pare vertet shume: Syrin e Klater, Vaskat, Kanionin, Ujvaren, Kishen e Fshatit si dhe Kullen e Ngujimit, Disa jane afer e disa jane pak me Larg, por secila ka rendesine e vet dhe duhet pare.
Pagesa per kete aktivitet eshte 9,900 Leke per person ne te cilen perfshihen: Transport Furgon dhe Trageti, Fjetja, Mengjesi, Dreka, Darka, Guida, etj
Per te krijuar nje ide me konkrete klikoni tek linku me poshte per te pare disa FOTO nga aktivitetet e kaluara:
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.429553873750110.88992.142397065799127&type=1&l=f62f9030b2
Gjerat qe duhet te keni parasyshe:
P.S Cdo Pjesemarres do te Gykohen nga Gudat, ne ka pregaitjen e Duhur ose jo per te Realizuar kete udhetim, Ne raste se Drejtuesit/Guidat e klubit mendojne se nuk keni pregatitjen e Duhur, Nuk eshte e Mundur Pjesemarrja.
Guda Profesionale dhe te Licensuara per kete Kalim do te jene: Pavlin Polia-Theth dhe Bledar Jubani-Valbone.
1. Kepuce per hiking.
2. Uje 1.5 Liter per Person.
3. Fruta te thata ose Molto/Bake Rolls/Snickers nqs ju nevoiten gjate rruges per me shume energji
4. Fryma e bashkepunimit ne grup
5. Aparat fotografik per ti ndare me te tjeret ato pamje fantastike
6. Duke qene se do bejme kalimin, mundohuni te merrni sa me pak rroba te teperta (canta nuk duhet tju rendoje shume)
Ne CMIM PERFSHIHEN:
Transporti (Tirane-Valbone)
Transporti (Theth– Tirane)
Fjetja per 2 Nete
2 Darka
2 Mengjese
Guida
Per te Rezervuar Dergoni SMS ne nr 0696583870.

Search

Translate