20 maggio 2014

“Klasa e gjelbërt” në Apolloni 20-23/maj/2014, aktivitet per sensibilizimin e femijeve per mbrojtjen e trashigimise kulturore dhe mjedisore

Parku Arkeologjik i Apolonisë
Parku Arkeologjik i Apolonisë
Tiranë, 20 Maj / ATSH – Klajdi Musabelliu / – Nga data 20 deri më 23 maj 2014, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, Shkolla Franceze e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministrinë e Kulturës dhe Ambasadën e Francës në Shqipëri organizojnë  aktivitetin e titulluar “Klasa e gjelbërt”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i fëmijëve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, si dhe edukimi i tyre në kushtet e peizazhit kulturor, përmes njohjes së drejtpërdrejtë në terren me gjurmët e qytetërimit dhe kulturës së lashtë europiane që përmban Apolonia.
Çelja e kësaj ceremonie të “Klasës së gjelbër”, zhvillohet sot në prani të Ambasadores së Francës, Christine Moro, të  Lindita Nikolla, ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës si dhe personaliteteve të kulturës dhe arsimit në rreth.
Në këtë aktivitet janë ftuar të marrin pjesë gjithashtu edhe nxenës të shkollave 9-vjecare të qytetit të Fierit si dhe shkolla “Miti Stroni”e fshatit Pojan. Për katër ditë me rradhë nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet do të ndjekin një program të posaçëm me gërmime të improvizuara, vizita në muze dhe shëtitje arkeologjike, i cili është hartuar nga Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik të Apolonisë në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik.
Shkolla Franceze e Tiranës është një institucion arsimor i akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe e njohur zyrtarisht nga Ministria franceze e Arsimit. Programet e saj shkollore, të barasvlefshme me ato të sistemit edukativ francez, synojnë pajisjen e nxënësve me dije dhe vlera universale si toleranca, humanizmi apo kurioziteti intelektual./a.g/http://www.ata.gov.al/klasa-e-gjelbert-ne-apolloni-113297.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate