06 maggio 2014

Reshjet dëmtojnë kishën “Shën Spiridhonit” në Vuno, ja fotot


06 Maj 2014 - 01:50

Vuno- Dëmtohet për shkak të reshjeve të shumta të shiut çatia e kishës shekullore të “Shën Spiridhonit” e shpallur monument kulture e kategorisë të parë, në fshatin Vuno në rrethin e Vlorës. Kisha e ndodhur në lagjen e poshtme të këtij fshati prej disa kohësh nuk ka pasur investime për rikonstruksion. Mësohet se shembja e çatisë së kishës qindravjeçare të ketë ndodhur në datën 3 maj, duke dëmtuar rëndë afresket  dhe materialet e tjera brenda saj.

Në kishën e braktisur për shkak të amortizimit të tepërt nga koha dhe nga kushtet e një mungese rikonstruksioni, nuk ka pasur njerëz në brendësi të saj, dhe fati ka bërë që të mos ketë persona të lënduar.

Mësohet se kisha e vjetër e “Shën Spiridhonit" është restauruar për herën e fundit në vitin 1998, por vite me vonë është djegur dhe çatia e saj pas djegies u restaurua në një mënyrë provizore, pavarësisht fondeve që buxheti I Shqipërisë caktoi në ato kohë, gjithçka ngeli e parealizuar. 

Kisha e Vunoit është ndërtuar në vitin 1778 dhe ka stilin e një bazilike. Emri i saj “Shën Spiridhonit” i përket një prej shenjtorëve më të rëndësishëm në Shqipëri që e jetoi jetën e tij mbi toke me drejtësi dhe shenjteri, dhe me lutje të shumta ia dorëzoi shpirtin e tij perëndisë.

Ambjentet e kishes ne gjirokaster

(Në foto: Na anën e majtë janë ambjentet e kishës para shkatërrimit, në anën e djathtë janë ambjentet pas shkatërrimit)  Foto të tjera








Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/reshjet-d-mtojn--kish-n-sh-n-spiridhonit-n--vuno-ja-fotot-213218.html#sthash.El6FkJiC.dpu
f

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate