

Peisazhi është vërtet mahnitës: shpella, kanione, gjelbërim, pemë dhe shkurre aromatike, ndërsa ujërat termale që burojnë rrëzë shpellave të kaltra dhe me një aromë të lehtë sulfuri, pasi dalin nga rrëzat e shtratit të lumit, derdhen në rrjedhën e rrëmbyeshme të lumit të Langaricës.
Ujërat termalë:Çdo fillim sezoni, përreth burimeve termalë, vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë stinës së verës zhyten mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim e derman për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës. Pjesa më e madhe e vizitorëve janë njerëz të thjeshtë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena dhe Gjirokastra, por gjen mes tyre edhe të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit. Njerëz të thjeshtë, por edhe të varfër, që nuk u mban xhepi të shkojnë në plazhet brenda dhe jashtë vendit. Një pjesë e frekuentuesve qëndrojnë në ngrehina të improvizuara, çadra, autokabina dhe ngrehina të tjera më të thjeshta, të ndërtuara me mjete rrethanore.Për shkak të ngrehinave provizore, vendi ngjan shpeshherë me një kamping.

Pas përfundimit të infrastrukturës rrugore është rritur edhe interesimi i të huajve, kryesisht turistëve çekë dhe austriakë të cilët vlerësojnë bukurinë e peizazhit dhe cilësitë kurative të këtyre ujërave. Legjendat urbane se këtu janë kuruar dhe kanë gjetur shërim pacientë që nuk kanë gjetur zgjidhje nga përdorimi i ilaçeve, për turistët e huaj nuk janë sajesa. “Para viteve ‘90, këtu ka funksionuar një llixhë me 40 shtretër, ku nën kontrollin e mjekëve merrnin shërbim pacientë të ndryshëm.Rreth zonës janë ngritur disa hotele e restorante që bëjnë të mundur akomodimin e pushuesëve që frekuentojnë këto llixha.
Burimet termale të Bënjës janë një fenomen vërtetë i rrallë natyror. Të gjitha burimet kryesore me ujëra termominerale sulfurore ndodhen shumë afër me njëri-tjetrin, në një gjatësi që nuk shkon më shumë se një kilometër dhe të gjitha këto rrethana krijojnë kushte për investime me interes. Ujërat termominerale të Bënjës janë të studiuara nga pikëpamja analitiko-shkencore dhe përmbajtja e tyre kimike. Studiuesit i vlerësojnë ato si burime sulfate, me përmbajtje të lartë sode bikarbonate. Sipas tyre këto burime janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura, që u japin atyre ngjyrë, shije dhe veti terapeutike.
Legjenda “Burimi i Priftit”:-Të gjithë frekuentuesit e Bënjës njihen me legjendën e Burimit të Priftit. Një zinxhirin e
burimeve termale, Burimi i Priftit është më i largëti dhe ndodhet thellë brenda kanionit. Sipas vendasve ai është burim me vlera universale, pasi sipas legjendës: “njëherë e një kohë sollën këtu një prift të sëmurë, të mbështjellë kokë e këmbë me batanije, të paralizuar krejtësisht dhe gati duke vdekur nga një dhembje e fortë në stomak. Pa shumë shpresa për të jetuar, priftin e zhytën në ujin e burimit dhe i dhanë të pijë ujë nga burimi. Pas disa ditësh qëndrimi në ujë, prifti u ngrit në këmbë dhe iku në shtëpi me këmbët e tij, krejt i shëruar”.

Pellgu i luginës së Vjosës është zona më e pasur me burime ujërash kuruese në rajonin jugor. Përveç Bënjës, kurative janë edhe burimet me gazrat sulfurore të Postenanit, burimet e ujërave termominerale të Vronomerit, afër Leskovikut në kufi me rajonin e Konicës në Greqi. Këto thesare të rralla të natyrës,duhen mirëmbajtu e duhen shfrytëzuar. Me pak investime, mund t’i kthejmë këto pasuri natyrore në të ardhura për banorët vendas./a.g/ http://www.ata.gov.al/ujerat-kurativ-te-benjes-ose-lumi-i-bekuar-109408.html
Nessun commento:
Posta un commento