24 aprile 2017

Liqenet e Rajcës, bukuria natyrore që po tërheq vizitor turistik

liqTIRANË,24 Prill / ATSH / – Ndodhen në shpatin lindor të malit të Shebenikut, të vendosura në një cirk të madh kompleks akullnajor, në afërsi të fshatit Rajcë të rrethit të Librazhdit, 2200 m mbi nivelin e detit.
Janë katër liqene akullnajorë, me gjatësi e gjerësi mesatare 100 – 200 m dhe 80 – 100 m, thellësi deri në disa metra.
Janë të veçuara nga njeri tjetri prej depozitimesh morenike.
Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë.
Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe.
Dallohen për botë të pasur të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpinë.
Kanë vlera shkencore, hidrologjike, biologjike, estetike, ekologjike turistike dhe kulturore.
Mund të vizitohen sipas rrugës rurale Përrenjas – Rajcë Skënderbej. Më pas ndiqet rruga këmbësore përgjatë shpatit lindor të malit të Shebenikut. /n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/liqenet-e-rajces-bukuria-natyrore-qe-po-terheq-vizitor-turistik/

“Bukuroshja e fjetur” Ulëza, feston Promovimin Turistik të vitit dhe Ditën e Shën Markut

UlzaTIRANË, 24 Prill / ATSH / – Me rastin e festimit të Ditës së Shën-Markut në Njesine Administrative Ulëz dhe të promovimit të vlerave mjedisore dhe turistike të Parkut Natyror Rajonal “Liqeni i Ulzës” dhe zhvillimit të turizmit nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfshirjes së komunitetit, Bashkia Mat, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Agjencia Kombetare te Zonave te Mbrojtura (AKZM), Qëndrën Rajonale të Mjedisit Shqipëri (REC), Projektit “Natyra 2000” dhe Fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerezit) si dhe partnerët lokalë  të zonës si organizata Miqësia Ulëz pjesë të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, organizuan ditën e djeshme   aktivitete mjedisore,kulturore dhe artistike, në territorin e Njesiseë Administrative Ulëz,duke kujtuar kështu dhe Ditën e Shën Markut që përkon me datën 25 prill.
“Bukuroshja e fjetur”, Ulëza dje u zgjua nga zhurma e vizitorëve që kishin ardhur për ta parë. Bashkë me festimin e Ditës së Shën-Markut në Njesinë Administrative Ulëz, për të katërtin vit festohet dhe dita e Shpalljes së Parkut Natyror Ulëz, e cila shërben për promovimin e vlerave natyrore të Parkut Natyror Rajonal “Liqeni i Ulzës”.
Promovimi i këtyre vlerave shërben për zhvillimin e turizmit nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfshirjes së komunitetit.ulza1
Po kthehet tashmë në një traditë festimi i kësaj dite, e cila nuk është më thjesht festa e një kominiteti lokal, por dita ku kërkohet më tepër vëmendje nga autoritetet institucionale dhe shoqëria civile për zhvillimin e kësaj zone.
Qëllimi i këtij aktiviteti është zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në këtë zonë, ardhja e vizitorëve vendas dhe të huaj. Por, për të arritur deri këtu duhet që komuniteti të sensibilizohet për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës së vendit ku jeton.
Ndërkohë, këto festa lokale të komunitetit, promovojnë vlerat turistike, kulturore dhe ato natyrore të krahinës të cilat janë me të vërtetë unikale. Ky muze historik dhe i sendeve artizanale, por dhe kjo ekspozitë fotografike janë vetëm një prej treguesve të kësaj vlere.
Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale, pasi do të jeni ju banorë që do t’i ofroni shërbimet vizitorëve ditor, pse jo dhe atyre afatgjatë.
18076880_10209398295177072_5900915157040368107_oParku Natyror Rajonal Liqeni i Ulzës përbën shëmbullin e parë në vendin tonë të kësaj përqasje të re për t’i sjellë zonat e mbrojtura më afër komunitetit, autoriteve vendore dhe institucioneve qëndrore duke kontribuar si në mbrojtjen e natyrës dhe në njohjen e vlerave historike-kulturore të zonës.
Për këtë park kërkohet të promovohen vlerat e biodiversiteti që kjo zonë strehon, të rrisë interesin për zhvillimin e turizmit dhe të sjellë në vemendjen e çdo vizitori mundësinë e argëtimit dhe kënaqësisë dhe pse jo, të bëhet shembull dhe promotor për shpalljen e parqeve të tjerë natyror rajonal në Shqipëri.
Ende nuk janë të shumtë njerëzit që e dinë që 60 minuta larg kryeqytetit deri në Shkopet, gjendet një pike e tillë pushimi dhe ne duhet të punojmë fort në promovimin e vlerave të zonave tona.
Ulza është një nga vendet më interesante për të zhvilluar turizmin gjithë vjetor, atë natyror në verë dhe të dëborës në dimër.
Janë të shumtë turistët nga vendet nordike, Gjermani, Suedi, Danimarkë, Zvicër, por oazet tona të gjelbëra duhet të njihen dhe nga vet shqiptarët dhe aktivitete të tilla shërbejnë në rradhë të parë për këtë qëllim. /n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/bukuroshja-e-fjetur-uleza-feston-promovimin-turistik-te-vitit-dhe-diten-e-shen-markut/

18 aprile 2017

Urat e Zagories, një kujtesë e arkitekturës historike

uraTIRANË, 15 Prill / ATSH / – Të vendosura mbi lumin e Zagories në krahinën me të njëjtin emër në Gjirokastër, urat historike të Hoshtevës dhe Nivanit janë dëshmia më e shkëlqyer e një periudhe të artë ndërtimesh.
Urat e Zagories janë monumente të kulturës  që jetojnë edhe sot pas 200 vjetësh.
Ali Pashë Tepelena, sipas gojëdhënës popullore, i dhuroi Zagories urat e famshme të Nivanit dhe Hoshtevës.
Strukturat që përtej gojëdhënës bartin gjithë hiret arkitektonike të periudhës, janë dëshmitare shekullore të rrugëtimeve të karvaneve të tregtarëve.
Ato i dhanë jetë në fillim të shek.XIX komunikimit jo vetëm tregtar, por edhe shpirtëror mes Gjirokastrës dhe Përmetit.
Karvanet që vinin nga Gjirokastra kalonin mbi urën e Hoshtevës, në Hoshtevë, në Gjurmëmushkë, në Buhaj në Lipë e përfundonin në Përmet,ura1ndërsa itinerari i dytë më i rëndësishëm që kalonte mbi Urën e Nivanit ndalej më pas në Manastirin e Nivanit ndërtim i vitit 1777, vijonte në Nivan, Sheper në Qafën e Dhëmbelit e më pas në Përmet.
E ndërtuar me një qemer guri të dyfishtë rreth 1,1 m të gjerë dhe hapësirë drite rreth 15 m, ura e Hoshtevës ofron një prej peisazheve më mahnitëse mbi lumin e Zagories.
Ura e Nivanit përfaqëson një strukturë më komplekse me 2 harqe guri dhe një hapësirë dritë rreth 20 m.
Të dyja urat janë të mbuluara me kalldrëm përkatësisht 28m dhe 40 m të gjatë.
Sot, ato veç funksionit të tyre rajonal për kalimin e kafshëve dhe të njerzëve, janë kthyer në objekte të vizitueshme për historinë, kuriozitetin dhe arkitekturën e veçantë të tyre. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/urat-e-zagories-nje-kujtese-e-arkitektures-historike/

Thethi, bukuria e bjeshkëve shpallet Qendër e Mbrojtur Historike

theth - CopyTIRANE, 18 Prill /ATSH/ – Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka shpallur fshatin Theth- Qendër e Mbrojtur Historike-, duke i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura ti japë Thethit statusin e Qendrave të mbrojtura Historike, fshatit me bukuri të rrallë në mes të Alpeve në Veri të Shqipërisë.
Qendra Historike e fshatit Theth që propozohet, është pjesa me vlera urbanistiko- arkitektonike e fshatit dhe hapësira që mbart vlera të rëndësishme historike, që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të fshatit drejt krijimit të një qendre të banuar dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij.kullat - Copy
Pjesa dërrmuese e fshatit ruan ndërtime të vjetra me vlera arkitektonike e konstruktive dhe rrjetin rrugor karakteristik. Këto ndërtime janë të lidhura me mjedisin tradicional, i cili është pjesë e Qendrës Historike. Brenda kësaj Qendre përfshihen objekte monument kulture të kategorisë së parë si Banesa e Lulash Kecit (Muzeu Etnografik i Dukagjinit), Kulla e Nikoll Zef Koçekut (Kulla e Ngujimit), etj.
Krahas këtyre ndërtimeve, në këtë zonë janë ndërtuar banesa që, ndonëse nuk kanë numër të madh ambientesh, dallohen nga përpunimi mjaft më i pasur arkitektonik. Këto ndërtime janë më të vonshme dhe të përhapura në zona të kufizuara, si në Theth të Dukagjinit e Vermosh të Kelmendit.
kisha - CopyAto kanë të përbashkët trajtimin arkitektonik të ngjashëm. Karakteristike për këtë trajtim janë çatitë mjaft të pjerrëta, të mbuluara me funde dërrase, të cilat duke mos mbajtur dëborë, lehtësojnë mjaft punën e konstruktorit. Pasuria dhe përpunimi i elementëve arkitektonikë, futja e elementeve të drurit krahas muraturës së gurtë, e gjallërojnë shumë pamjen e banesës, ndërsa çatitë e pjerrëta harmonizohen me ambientin e thepisur shkëmbor dhe duken sikur përsëritin konturet e majave të maleve, që përbëjnë sfondin natyror të banesave.
Thethi është vendbanim shumë i hershëm, duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Këtu kanë banuar Oksetët, Bythdosët, Berbati, Vladët, Kelmendas e ndoshta edhe grupe të tjera popullsie të panjohura. Thethi për herë të parë shfaqet i dokumentuar në Defterin e regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte vetëm 7 shtëpi të mëdha.bjeshket - Copy
Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar”. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. /a.a/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/thethi-bukuria-e-bjeshkeve-shpallet-qender-e-mbrojtur-historike/

Shpella e Lepenicës ose Shpella e Shkruar, një destinacion për turizmin historik

shpellaTIRANË, 18 Prill / ATSH / – Shpella e Shkruar e Lepenicës ndodhet në rrjedhën e mesme të Lumit të Vlorës, 800 m mbi nivelin e detit, në faqen lindore të malit të Lepenicës.
Ajo u bë e njohur për studiuesit dhe vizitorët pas viteve 1970.
Në vitin 1930 është vizituar nga Shtjefën Gjeçovi i shoqëruar nga patrioti vlonjat Tol Arapi.
Në faqet e brendshme të shkëmbit tavanor gjenden të vizatuara 19 figura antropomorfe dhe 8 figura gjeometrike.
Vizatimet janë realizuar me bojë minerali ngjyrë kafe dhe datohen në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit.
Ato flasin për një nivel të lartë të artit neolitik në vendin tonë.
Për Shpellën e Lepenicës, kanë shkruar e bërë studime personalitete të shkencës si Prof.Myzafer Korkuti, Prof.Dhimitër Shuteriqi, Dr.Shpend Bengu,etj.
Sot, kjo shpellë vizitohet nga studiues dhe kurioz spelolog, por edhe nga turistë të zakonshëm që kërkojnë të njihen me natyrën dhe historinë. /n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/shpella-e-lepenices-ose-shpella-e-shkruar-nje-destinacion-per-turizmin-historik/

Turizmi shëtitës fillon edhe në krahinën malore të Kurveleshit

kurveleshTIRANË, 18 Prill / ATSH.N.Lena / – Projektidea e prezantuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, mbi lidhjen infrastrukturore të  zonave bregdetare me ato malore në Qarkun e Vlorës dhe konkretisht të zonës së Borshit-Nivicës dhe Kurveleshit, po jep sinjalet e para të një turizmi shëtitës me mjete të pedalimit apo dhe ato motorrike.
Këtë fund- javë, një ekip i vogël çiklistësh përshkruan pjesën e parë të këtij intenerari ku u nisën nga  Borshi-Nivicë e përfunduan në Kurvelesh, duke kapërcyer  me biçikletat e tyre peisazhe të mrekullueshme malore që gjenden në këtë itinerar.
Kurveleshi është një krahinë që jep mundësi për një turizëm në disa fusha si ajo e natyrës, turizmit malor, kulturor, historik dhe të traditës.
Por deri më sot kjo krahinë pothuajse ka mbetur e pa zhvilluar në këtë fushë.kurvelesh1
Kjo për arsyen se ajo është një zonë tepër e thellë në zemër të Labërisë.
Infrastruktura rrugore është e vështirë dhe mundësitë e lëvizjes janë të kufizuara.
Ka disa mundësi të futesh në Kurvelesh, nga Tepelena, Gjirokastra, Vlora dhe Borshi.
Nga Borshi në Kurvelesh futesh nëpërmjet Çorrajt dhe Kuçit.
Kjo është një zonë pothuajse e harruar por me potenciale të mëdha për turizmin.
Krahina e Kurveleshit është zonë malore,  me reliev të lartë e të ashpër në pjesën më të madhe të tij, që në Kurveleshin e Sipërm merrkurvelesh2karakterin e një rrafshnalte shumë të copëtuar nga përrenjtë me shtretër të thellë e gryka të ngushta në trajtë kanionesh që shkojnë deri në 150 m të thella, rrëpirash e humnerash si në Nivicë, kurvelesh, Lekdush etj.
Janë të përhapura shumë dukuritë dhe format karstike si: gropa, puse, galeri, shpella si dhe mjaft fusha karstike si ajo e Progonatit, e Golëmit, ku janë përqendruar edhe qendrat kryesore të banimit dhe tokat bujqësore.
Ujërat e shirave e të borës së shumtë, nëpërmjet hinkave, puseve e të çarave të tjera depërtojnëkurvelesh4shpejt në thellësi të tokës. Kjo bën që, sidomos Kurveleshi i Sipërm, të ketë burime të kufizuara uji, si edhe varfërim të bimësisë për shkak të mungesës së ujit.
Kurveleshi i Sipërm, në pikëpamje natyrore është një kështjellë nga ku, për të dalë në qendër të tij, në Gusmar, mund të futesh vetëm nëpër disa drejtime e kryesisht grykash malore si: Gryka e Bënçës, Gryka e Vërmikut, Gryka e Borshit për në Kuç e Grykë të Shurit deri në Gusmar dhe Gryka e Kaparielit, që të nxjerr në Golem-Gusmar apo edhe Qafa e Kreshtës.
Ky pozicion gjeostrategjik e shkëput disi Kurveleshin, sidomos atë të Sipërm, nga krahinat e tjera dhe ka favorizuar qëndresën e armatosur tëkurvelesh3vendasve, por edhe ruajtjen e vlerave etnokulturore sa më autoktone.
Burimet e jetesës për këtë zonë janë kryesisht blegtoria dhe pemtaria. Tokat bujqësore janë të pakta dhe në vështirësi për tu ujitur.
Kjo krahinë me një histori heroike në mbrojtjen e gjuhës amëtare dhe të territoreve të saj,të kulturës dhe të historisë, akoma ka problem të zhvillimit dhe të prezantimit të vlerave të shumta edhe ato turistike te vizitorët vendas  e të  huaj që duan të njihen me të.
Kjo për shkak të infrastrukturës rrugore të mundimshme.
Me zbatimin e projektit të propozuar nga AKB-ja,për lidhjen e bregdetit të Vlorës me zonën malore të saj,do të sjell një zhvillim jo vetëm për turizmin zonal,por edhe për ekonominë e krejt krahinës. /a.g/
https://www.ata.gov.al/turizmi-shetites-fillon-edhe-ne-krahinen-malore-te-kurveleshit/

14 aprile 2017

Njoftim për çertifikimin e udhërrëfyesve turistikë - Faza II, dokumentet dhe afatet

Postuar më: 12 Prill 2017
Ju njoftojmë se ka filluar procesi i dorëzimit të dokumentacionit për t’u pajisur me certifikatën e udhërrëfyesit turistik, si kërkesë e Nenit 57 të Ligjit 93/2015 “Për turizmin”. 
Për t’u përfshirë në fazën e dyte të certifikimit të udhërrëfyesve turistikë, ju lutem paraqisni dokumentacionin e mëposhtëm brenda datës 18.04.2017, ora 10:00, pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Drejtoria e Përgjithshmë e Zhvillimit të Turizmit.
Dokumentacioni që duhet dorëzuar për aplikim është si më poshtë vijon:

1. Kërkesë e cila përmban:
a) të dhënat e aplikuesit (emrin, mbiemrin, numrin personal, adresën e saktë, numrin e telefonit);
b) kategorinë e udhërrëfyesit turistik, për të cilën kërkohet certifikata;
c) gjuhën ose gjuhët e huaja në të cilën udhërrëfyesi do të ushtrojë aktivitetin e tij.
2. Fotokopjen e letërnjoftimit ose pasaportës;
3. Dëshminë e penalitetit, të lëshuar jo më herët se tre muaj përpara datës së aplikimit, e cila mund të paraqitet origjinale ose fotokopje e noterizuar (ose formularin e aplikimit për pajisjen me dëshmi penaliteti);
4. Fotokopjen e noterizuar të dokumentit të përfundimit të studimeve të arsimit të mesëm ose të lartë;
5. Fotokopjen e noterizuar të dokumentit që vërteton përfundimin me sukses të programit të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik (Certifikata të trajnimeve, seminareve, workshope për kategorinë përkatëse të udhërrëfyesit turistik);
6. Programet e trajnimeve, seminareve etj. që janë kryer, si dhe institucionin ofrues të këtyre trajnimeve, seminareve.;
7. Certifikatën e vlefshme të ndihmës së shpejtë të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar ose subjekte të tjera, vendase apo të huaja;
8. Vërtetime pune/ kontrata pune/shërbimi ose dokumente të tjera për të vërtetuar eksperiencën në punë gjatë 5 viteve të fundit;
9. Dokumentin që vërteton njohjen dhe aftësitë komunikuese shumë të mira në gjuhën e huaj, në të cilën do të ofrojë shërbimet e tij udhërrëfyesi turistik, të paktën në nivelin B2. 
10. Vërtetimin për pagesën e tarifës së aplikimit, në shumën 500 Lekë.
Per te bere pagesen, aplikantet duhet te paraqiten prane finances se MZHETTS, per te marre nje mandat pagese per banken.
Për shtetasit e huaj, përveç dokumenteve të sipërpërmendura, duhet dorëzuar edhe:
a) Leja e qëndrimit e shtetasit të huaj në Republikën e Shqipërisë, e vlefshme për jo më pak se një vit;
b) Dokument (certifikatë/dëshmi) që vërteton njohuritë bazë të gjuhës shqipe, të lëshuar nga një institucion i certifikuar nga ministria përgjegjëse për arsimin.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një testimi për vlerësimin e njohurive dhe aftësive profesionale të tyre.
http://www.ekonomia.gov.al/al/newsroom/lajme/njoftim-per-certifikimin-e-udherrefyesve-turistike-faza-ii-dokumentet-dhe-afatet&page=1

12 aprile 2017

Laguna e Kune Vainit dhe vila e Kontit Çiano

lagunTIRANË, 12 Prill /ATSH-N.Lena / – Laguna e Kune Vainit është e vendosur në mes të bregdetit shqiptar të Adriatikut, në të dy anët e grykëderdhjes së lumit Drin, 70 km larg nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.
Kjo zonë është e para Zonë e Mbrojtur e Shqipërisë, e shpallur si Rezervë Gjuetie që nga korriku i vitit 1940.
Ajo dhe pas çlirimit deri në ditët e sotme ka ruajtur këtë status të emërtuar si “Rezervat Gjuetie dhe Rezervë e Manaxhuar, etj.
Laguna e Kune Vainit është një sistem ligatinash, ku përfshihen laguna e këneta, ujëra detare dhe bregdet, toka nën nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqësore e kullota.
Laguna është e pozicionuar në jugperëndim të qytetit të Shëngjinit, në perëndim të fshatrave të ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës.laguna1
Ishulli i Kunes është një zonë e mbrojtur e veçantë, shumë e rëndësishme për zogjtë. Në ambientet e kësaj lagune, ndodhet një ndërtesë e vjetër që nga viti 1939, që mban emrin Hoteli i Gjuetisë. Hoteli i famshëm ka dhe një histori interesante që e lidh me Kontin Çiano.
Hoteli i Gjuetarëve në Ishull-Lezhë ka historinë e vet dhe vlera arkitekturore, që i ruan ende sot e kësaj dite, ndonëse pjesa më e madhe e kësaj rezidence është e shkatërruar.
Hoteli i Gjuetisë është ndërtuar nga Konti Çiano, në vitet ’38-’39. Vila dhe i gjithë mjedisi përreth, pra laguna deri në bregdet ishte vendi i preferuar i ministrit të Jashtëm të Italisë, Çiano, i cili ftonte në këtë vilë shumë personalitete italiane dhe miq nga vende të ndryshme, si dhe projektuesit kryesorë të operacioneve ushtarake, strategjike e diplomatike të Duçes.
laguna2Ai vinte atje së bashku me miqtë e vet, ushtarët, shoqet, dhe kalonte kohën e qëndrimit në Shqipëri.
Në ato vite, pikërisht në këtë ndërtesë, u strehua edhe shefi i Sigurimit të Republikës Jugosllave, Rankoviç. Dihet, se Çiano kishte marrëdhënie diplomatike të mira me qeverinë jugosllave, në kohën e planeve për ndarjen e Shqipërisë.
Pas çlirimit të vendit, Vila e Kontit Çiano, ka qenë vendi i preferuar edhe për diktatorin Enver Hoxha.
Po kështu, një tjetër figurë shteti, që parapëlqente mbi të gjitha Vilën e Kontit Çiano, ishte kryeministri shqiptar më jetëgjatë në pushtet, Mehmet Shehu. Ai shkonte shpesh për të pushuar dhe për të bërë gjueti në rezidencën e famshme.
Sot, kjo lagunë është një zonë e mbrojtur ku rriten e shumohen mjaft shpend ujorë dhe vizitohet nga turistë të shumtë amator të vëzhgimit të faunës ujore. Është një zonë me prioritet turizmin e vëzhgimit dhe të natyrës./m.m/
https://www.ata.gov.al/laguna-e-kune-vainit-dhe-vila-e-kontit-ciano/

“Guri i Cjapit” Monument Natyre dhe kuriozitet për vizitorët

guriTIRANË, 12 Prill / ATSH / – “Guri i Cjapit” ndodhet në brendësi të parkut të Bozdovecit, në komunën Drenovë të rrethit të Korçës.
Përfaqëson një bllok shkëmbor konglomeratik dhe ranor me formë të veçantë: ngjan me një deve të ulur “për të pushuar pas një udhëtimi të gjatë në shkretëtirë”.
Gojdhëna thotë se  emrin e ka marë nga një cjap, që është rrëzuar në këtë shkëmb.
Gjatësia e këtij guri është 20 – 25 m, gjerësia është 5 – 10 m dhe gati po kaq është edhe lartësia. Përbëhet nga shkëmbinj konglomerate të modeluar nga erozioni dhe era.
Ka vlera shkencore, didaktike, estetike e turistike.
Turist kurioz për shkak të emrit dhe formës e vizitojnë sidomos në periudhën e verës.
Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Korçës – Drenovë – Bozdovec./m.m/
https://www.ata.gov.al/guri-i-cjapit-monument-natyre-dhe-kuriozitet-per-vizitoret/

“Shpella e Akullit” në Librazhd tërheq vizitorët e fundjavës

shpellaTIRANË, 12 Prill /ATSH/ – Shpella e Akullit ndodhet në Fushën e Letmit në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”, në rrethin Librazhd.
Ajo ka një gjatësi prej 48 m dhe një lartësi 10 m si dhe gjerësi mesatare 9 m linear.
Kjo shpellë karakterizohet nga freskia e lartë që ka në stinën e verës për shkak se aty rezervohen akuj nga stina e dimrit të cilët fillojnë shkrirjen e tyre gjatë muajit maj.
Vizitohet nga shumë turistë vendas e të huaj.
Gati në çdo fundjavë, vizitorë të shumtë nga Elbasani, Librazhdi po edhe nga Tirana e qytete të tjera e vizitojnë për kuriozitetin që ngjall kjo shpellë.
Rruga me anë të cilës shkohet në destinacion Librazhd- Fushë Studën- Fusha e Letmit./m.m/
https://www.ata.gov.al/shpella-e-akullit-ne-librazhd-terheq-vizitoret-e-fundjaves/

11 aprile 2017

Liqeni i Komanit, udhëtimi turistik më i preferuar në stinën e verës

liqTIRANË, 11 Prill / ATSH.N.Lena /-  I ndërtuar fillimisht si liqen artificial për furnizimin me ujë të hidrocentralit të Komanit, ai  në vitin 2000 filloi të përdorej edhe për udhëtime ujore nga njëri vend në tjetrin, për të lidhur qytetin e Bajram Currit, Gjakovën me pjesën tjetër të vendit.
Më vonë, liqeni i Komanit ka filluar të nxisë edhe kureshtjen e vizitorëve turistik vendas e të huaj, pikërisht për faktin e bukurive natyrore dhe Monumenteve të Natyrës e historisë që gjenden në shtrirjen e brigjeve të tij.
Përgjatë tërë liqenit, nga Fierza e deri në Koman, në një udhëtim që zgjatë më pak se tre orë, vizitorët mund të mahniten me pamjet që ofrohen.
Udhëtimi me traget apo me ndonjë barkë më të vogël ofron kënaqësi të pa përshkruar, ndërsa atraksion në vete janë fshatrat e kësaj zone dheliq3grykat e disa lumenjve që derdhen në liqen.
Liqeni i Komanit është njëri ndër vendet më të bukura dhe që më së shumti i’a vlen të vizitohen në Shqipëri, për ujrat dhe natyrën e veçantë.
Ka disa  vite që organizohen  ture nëpër liqen dhe interesimi  rritet çdo ditë e më tepër, veçanërisht nga turistët e huaj, të cilët po mahniten me bukuritë që ofron ky udhëtim.
Lëvizjet turistike nëpër ujërat e Liqenit të Komanit vazhdojnë përgjatë gjithë vitit,  por sezoni i vërtetë turistik fillon nga maji deri në shtator, periudhë kur edhe klima është e përshtatshme.
liq4Operatorët  turistik  që operojnë në këtë liqen, e pranojnë se zona ka nevojë ende për shumë investime të tjera veç tragetit dhe disa varkave, që të  garantojnë turizëm të mirëfilltë.
Përveç transporti,  në këtë zonë nuk ka ndonjë vend që ofron akomodim për turistët e interesuar.  Shpeshherë  turistët strehohen apo akomodohen në shtëpitë e banorëve rreth brigjeve të liqenit,duke përdorur dhe ushqimin e banorëve të zonës.
Për eksploratorët e natyrës dhe të historisë së zonës,të kulturës dhe të zakoneve,  shfrytëzohen për fjetje e strehim bujtinat e rralla të fshatrave buzë liqenit.
Por, edhe në mungesë të kapaciteteve, zona e liqenit të Komanit duket të jetë mjaft atraktive për turistët.
Mundësia e kampingut në ndonjërin prej fshatrave të zonës, shëtitja nëpër pjesët e ndryshme të liqenit dhe ushqimi tradicional, tërësisht bio,liq2duket se janë të mjaftueshme për kënaqësinë e tyre.
Qëndrimi në këtë zonë është një aventurë e bukur dhe ja vlen të  provohet.
Një nga fshatrat që ia vlen të vizitohet apo të ngrihet një kamping i vogël është dhe fshati Berbull, një fshat me kulla të bukura dhe me një pozicion të mahnitshëm me pamje mbi liqen.
Nga këtu mund të nisesh e të vizitosh lumin e Shalës,një vend i mahnitshëm  e përrallorë, me shpellat e tij apo lumi Daica, një vend i mrekullueshëm për qëndrim ditor dhe freskim.
liqenii_fierzes1Të mahnitur me pamjet përrallore të liqenit të Komanit janë shprehur shumë  turistë të huaj, të cilët lundrimin nga Fierza në Koman apo anasjelltas e kanë cilësuar si “udhëtimin në mes të fjordeve shqiptare”.
Përveç dy porteve në të dyja anët e liqenit, atij të Fierzës dhe të Komanit, liqeni si tërësi ofron edhe shumë vende tjera që vlen të vizitohen.
Në mesin e tyre vlen të vizitohen  Lumi i Shalës, Lumi i Daicës, Lumi i Berishës, Lumi i Gominës, Shpella e Shalës, Shpella e Kaurrit, Ishulli i Paqës, Përroi i Gjakut, si dhe fshatrat Svinë, Berbull, Zhub, Berishë, Nanbli, Temal, Toplane, Brise, Salcë, Palcë e të tjera.
Jemi future në ditët e ngrohta të stinës,bora ka shkrirë dhe gjethi ka çel e ka gjelbëruar ambientin në të dyja anët e rrjedhës së liqenit,turistët e parë stinorë kanë filluar udhëtimet e tyre drejt këtyre viseve me një natyrë dhe histori mahnitëse. Operatorët turistik janë futur në aktivitet të plotë. Ja vlen një fundjavë udhëtimi nëpër Liqenin e Komanit. /n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/liqeni-i-komanit-udhetimi-turistik-me-i-preferuar-ne-stinen-e-veres/

AOS nis punën për Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë

aosTIRANË, 11 Prill / ATSH /. – Albanian Ornithological Society (AOS), ka nisur punën për grumbullimin e të dhënave mbi Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë si kontribut për Atlasin e Shpendëve Folezues të Europës 2.
Nga specialistët e AOS, janë gjetur shenja folezimi të shumë specieve si dhe foletë e tre specieve të rralla si Huta (Buteo buteo), Qafëdredhësi (Jynx torquila) dhe Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus).
Ky i fundit u gjet në një koloni të vogël të përbërë nga 3-4 çifte folezues.
Puna e specialistëve të AOS për identifikimin e specieve në rrezik zhdukjeje, si dhe sensibilizimi qytetar në ruajtjen e këtyre specieve, ka bërë që gjeografia e specieve të rralla të zgjerohet në territorin shqiptar./m.m/
https://www.ata.gov.al/aos-nis-punen-per-atlasin-e-shpendeve-folezues-te-shqiperise/

Search

Translate